Mendime
Alfred Papuçiu: Shqipëria dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara
E merkure, 15.05.2019, 08:10 PM
Shqipëria
dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara
Nga
Alfred Papuçiu
Nuk pretendoj të bëj një vlerësim të
posaçëm dhe të hollësishëm lidhur me marrëdhëniet e Shqipërisë me Organizatën e
Kombeve të Bashkuara. Vetëm se si pjesëmarrës aktiv në tetë sesione të
Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, në komisionin e
çarmatimit, në mbledhjet e shumta për këtë çështje të rëndësishme dhe të tjera,
lidhur me problemet e zhvillimit, të organizuara në Gjenevë, Paris, Vjenë,
Bruksel, Rhodes, Nairobi, Kajro, Bazel, etj., mendoj të shpreh mendimin se
përmendja e Shqipërisë, një nga 187 vendet anëtare të OKB-së, dy herë në
raportin e fundit të sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të
Bashkuara, Kofi A. Anan, me titull: „Parandalimi i konflikteve të armatosura në
kuadrin e projektit „armët kundër zhvillimit“, si një nga projektet kryesore
për parandalimin e konflikteve dhe të ndihmës për zhvillim, është një vlerësim
i veçantë për një vend të vogël. Dhe kjo nuk është e rastit. Kjo dëshmon për
interesimin e Kofi Ananit dhe organizatës së tij me prestigj, për një vend
anëtar të saj si Shqipëria, për rrugën e zhvillimit dhe të ecurisë drejt
demokracisë.
Strategjia
e Kofi Ananit
Me t'u zgjedhur sekretar i përgjithshëm i OKB-së, ganezi Kofi Anan, i vuri
vetes si detyrë kryesore që t'i rigjallëronte Kombet e Bashkuara, nëpëmjet nje
programi të tërë reformash, për të forcuar veprimtarinë tradicionale të OKB-së
në fushat e zhvillimit, të ruajtjes së paqes dhe të sigurisë ndërkombëtare, për
mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe zgjerimin e respektimit të ligjshmerisë
dhe të vlerave universale të barazisë, të tolerancës dhe të dinjitetit njerëzor
që figurojnë në Kartën e Kombeve të Bashkuara. Përballë konflikteve
ndërshteterore që kanë shpërthyer shpesh këto vitet e fundit, për shembull në
Ballkan apo në një sërë vendesh afrikane, OKB-ja i ka zhvilluar veprimtaritë e
saj të ndermjetësimit midis palëve në konflikt. Gjithashtu, Kofi Anan është
përpjekur të vendosë besimin në opinionin publik tek Organizata që ai drejton,
duke e zgjeruar me partnerë të rinj dhe sipas fjalëve të tij duke "i
afruar Kombet e Bashkuara me popujt". Nuk është e rastit qe Kofi Anan, në
një ceremoni të organizuar në Gjenevë, më 7 qershor 2002, në prani të ministrit
të Jashtëm zviceran, Joseph Deiss, mori titullin "Doktor Honoris
Causa" i Universitetit të Gjenevës. Nuk ështe e rastit që sekretari i
përgjithshëm i OKB-së mori çmimin Nobël të Paqes 2001. Ganezi Kofi Anan ka
lindur më 8 prill 1938 në një familje të shefave tradicionale të tribusë Fante.
Ai vazhdoi shkollën në fushën e shkencave në Universitetin shkencor dhe
teknologjik në Kumasi, kreu licencën për ekonomi në Macalester College në
Sent-Pol (Minesota) të Shteteve të Bashkuara, në 1961. Në 1961 dhe 1962, ai
vazhdoi studimet e ciklit të tretë për ekonomi në Institutin Universitar të
Studimeve të Larta Ndërkombëtare në Gjenevë. Në 1971 dhe 1972, me cilësinë
e"Sloan Fellow" në Massachusetts Institute of Technology, Kofi Anan
mori diplomën e Mjeshtërisë në shkencat e administrimit. Në sistemin e Kombeve
të Bashkuara hyri në 1962 si funksionar i administratës dhe i buxhetit të
Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë. Para se të zgjidhet sekretar i
përgjithshëm i OKB-së, më 1 janar 1997, ai kishte funksionet e nën-sekretarit
të përgjithshem (mars 1992-shkurt 1993), pastaj zv-sekretar i përgjithshem për
veprimet për ruajtjen e paqes (mars 1993-dhjetor 1996, prill-dhjetor 1996).
Këto funksione përkuan me një rritje të veçantë të efektivave dhe të zgjerimit
gjeografik të veprimeve për ruajtjen e paqes të Kombeve të Bashkuara. Në 1995,
ato përfshinin afro 70.000 ushtarakë dhe civilë që vinin nga 77 vende. Në
veprime të tilla paqeje kanë marrë pjesë edhe trupa nga Shqipëria. Midis
nëntorit 1995 dhe marsit 1996, pas Marrëveshjes së paqes së Dejtonit, që i dha
fund luftës në Bosnje-Herzegovinë, Kofi Anan ishte përfaqesues i posaçëm i
sekretarit të përgjithshëm për ish-Jugosllavinë, duke vëzhguar me këtë rast
kalimin në Bosnje-Herzegovinë të Forcës mbrojtëse të Kombeve të Bashkuara, në
një forcë multinacionale të venies në jetë të paqes nën drejtimin e NATO-s.
Shkurt, më 29 qershor 2001, me rekomandim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së,
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e zgjodhi njëzëri Kofi Ananin për një mandat
të ri si sekretar i përgjithshëm i saj, duke filluar nga 1 janari 2002 deri në
31 dhjetor 2006. Kolegët dhe funksionarët që kanë punuar me Kofi Ananin në
Kombet e Bashkuara vlerësojnë sidomos cilësitë e tij si njeri që i dëgjon
bashkëbiseduesit dhe prirjen e tij për ujdi. Nuk është e rastit që ai shprehet
me një përfundim logjik, në këtë sentencë: "Kurrë nuk duhet zbarkuar diku
duke menduar se di më tepër se vendasit". Pra, edhe nëse shprehet dy herë
për Shqipërinë në raportin e tij "Parandalimi i konflikteve të
armatosura", në kuadrin e projektit "armët kundër zhvillimit",
Kofi Anan thekson rolin që duhet të luajë qeveria kombëtare, shoqëria civile e
çdo vendi qoftë që e ka kërkuar realizimin e një projekti të tillë, për të
parandaluar konfliktet dhe për të konsoliduar aftësitë kombëtare.
Siç thekson sekretari i përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan, në fjalimin e tij me
rastin e dhënies së çmimit Nobël të Paqes: "Ne duhet, më tepër se kurrë,
t'i vëmë vetes si detyrë të përmirësojmë kushtet e jetesës së individëve,
burrave dhe grave, që përbëjnë pasurinë e një Shteti apo të një kombi dhe që i japin
atij karakterin unikal".
Shqipëria
Në këtë drejtim, vendi ynë, si anëtar i Kombeve të Bashkuara që nga viti 1955
dhe shoqëria jone civile kanë bërë hapa përpara. Por pa dashur të bëj një
bilanc të hollësishëm dhe të jap vleresime të përgjithshme, si një qytetar i
thjeshtë, dua të theksoj se shoqëria jonë aktuale duhet të mësojë, t'i
përmbahet parimeve të Organizatës me prestigj të Kombeve te Bashkuara, të
përfitojë sa më tepër nga programet dhe projektet e OKB-së dhe organizmave të
tij, për të mirën e kombit tonë. Shqipëria është anëtare e një numri të
konsiderueshëm organizmash ndërkombëtare të sistemit të Kombeve të Bashkuara.
Një numër instrumentesh ligjore të këtyre organizmave janë ratifikuar edhe nga
Shqipëria. "Karta e Kombeve të Bashkuara dhe Statuti i Gjykatës
Ndërkombëtare të Drejtesisë" është botuar në shqip, si dhe botime të tjera
të organizatave ndërkombëtare me karakter politik, social, ekonomik, sindikal,
kulturor. Shqipëria merr pjesë cdo vit në dhjetëra e dhjetëra mbledhje e
seminare ndërkombëtare ku përfaqësuesit e saj flasin për probleme që e
shqetësojnë vendin dhe rrugët që mendojnë për të kapërcyer vështirësitë. Një
numër përfaqësuesish të organizmave të OKB-së janë vendosur në Shqipëri ose
shkojnë herë pas here atje dhe japin ndihmesën e tyre në fusha me interes si të
burimeve njerëzore, të legjislacionit, të ekonomisë, problemeve sociale, etj,
etj. Por mendoj të ngre vetëm një nga problemet e rëndësishme që do të
ndihmonte shumë edhe Shqipërine në kuadrin e sentencës së mesipërme të Kofi
Ananit. Do të ishte e volitshme në kohën e sotme që Shqipëria të ketë edhe
njerëzit e saj në këto organizma, kudo ku gjenden ato, për të përfituar sa më
tepër nga projektet e bashkëpunimit apo në fusha me interes për zhvillimin e
demokracisë, ligjshmërise, punësimit, arsimit, kulturës në vend. Deri tani
"me pikatore" mund të gjesh funksionarë shqiptarë në to. Do të ishte
mirë që larg interesave partiake, në këto organizma të dërgohen kandidatura të
të rinjve apo njerëzve me përvojë, në fushat që mbulojnë ato dhe që dijnë gjuhë
të huaj. Nga përvoja ime personale në disa organizma të Kombeve të Bashkuara,
edhe shqiptarët mund të kenë vendin e tyre më të madh në to. Ka ikur koha, kur
vite më parë edhe pse Shqiperia kishte të drejtë të kishte përfaqësuesit e saj,
si shtet anëtar, në organizma ndërkombëtare, nuk mund të ishe funksionar në to,
pasi nuk ishte e lejuar të flisje me amerikanin, rusin, izraelitin apo
afrikano-jugorin. Ka ikur koha kur në ndonjë përfaqësi të Shqipërisë,
përfaqësuesi, duke kujtuar se një funksionar ndërkombëtar i vendit të tij
"i kishte zënë vendin" (?!!!), në një organizëm ndërkombëtar, lëshonte
anatema kunder bashkëpatriotit të tij, tek përfaqësuesi i lartë i atij
organizmi, duke "nxirë" më tepër fytyrën e vet dhe duke lënë një
përshtypje tepër të keqe... Natyrisht, nuk është fjala dhe koha për të bërë një
dyndje me kandidatura të fushave të ndryshme nga Shqipëria, por për të patur
edhe Shqipëria njerëzit e saj në organizmat ekonomike, politike, sociale,
shkencore, kulturore, të të drejtave të njeriut, të tregtisë dhe zhvillimit, të
bujqësisë, mjedisit, telekomunikacioneve, të pronësisë intelektuale, në
biblioteka etj. Përvoja e viteve ka dëshmuar se shumë përfaqësues shqiptarë të
aftë në fushën e tyre, me gjuhë të huaj, kanë përballuar me sukses pjesëmarrjen
në mbledhjet apo seminaret e organizmave të sistemit të Kombeve te Bashkuara,
si dhe punojnë me dinjitet në to, duke ndihmuar në ecurinë e projekteve dhe
programeve të bashkëpunimit me Shqipërinë apo me vendet e rajonit të Ballkanit.
Përfaqesues nga Shqipëria kane marrë pjesë në veprimet e ruajtjes së paqes në
disa zona të botës, në vëzhgimin e zgjedhjeve në vende të ndryshme, në projekte
bashkëpunimi rajonal etj. Edhe organizimi i veprimtarive për Shqipërinë në këto
organizata do të ndihmonte për njohjen më të mirë dhe reale të Shqipërisë, të
shqiptarëve, të kulturës, artit, zakoneve dhe virtyteve të tyre të mira, pasi
disa herë me pa të drejtë Shqipëria megjithëse i përket gjeografikisht dhe si
tërësi Evropës, "nxihet" nëpër televizionet e huaja apo shtypi i
bulevardit. Mjafton të përmend vetëm një fakt domethënës se gjatë vitit 2001 dhe
2002, Shqipëria është përfaqësuar në Pallatin e Kombeve në Gjenevë me tre
ekspozita pikture, të cilat e kanë rritur numrin e dashamirësve të saj. Vetëm
në Gjenevë ka 19 organizata nderkombëtare, nga të cilat 8 i përkasin sistemit
të OKB-së, si dhe më tepër se 170 organizata jo-qeveritare. 148 shtete kanë nga
një përfaqësi në Gjenevë. Gjithsej janë mëse 30.000 vetë, diplomatë dhe
funksionarë ndërkombëtarë dhe familjet e tyre që ndodhen në Gjenevë, ose 7 për
qind e popullsisë lokale.
E
ardhmja
Shembulli i mësipërm, është vetëm një rast midis dhjetra e dhjetra të tjerëve
ku Shqipëria eshte ndjerë me zërin dhe veprën e saj. Do të ishte gjithashtu e
volitshme të ftohen akoma më tepër, herë pas here, funksionarë të lartë dhe
përgjegjës të projekteve për zhvillim të organizmave të Kombeve të Bashkuara,
vizita që mund të ndihmojnë në realizimin e projekteve me vlerë për vendin
tonë, si dhe për të dhënë një imazh realist të mundësive dhe potencialit të
Shqipërisë. Më kujtohet se si vite më parë "luftonim", një grup i
vogël punonjësish që merreshim me organizatat ndërkombëtare, për të siguruar
bursa studimi për pasuniversitarët tanë në Paris, Trieste, Romë, etj., apo
udhëtime studimore për mjekët tanë, për punonjësit e bujqësisë, blegtorisë,
pyjeve, inxhinierët e naftës apo të telekomunikacionit, informaticienët apo
punonjësit e fizikës bërthamore etj. Dhe kënaqësia jonë më e madhe ishte kur
ata sillnin diçka të re nga pjesëmarrja e tyre në to, sillnin një të re në
fushën e tyre. Më kujtohet nga puna ime në disa organizma në Gjenevë, kur
kolegë të mij më ofronin mundësi për bursa e udhëtime studimore për
specialistët tanë. Vetem se në këto raste duhej vepruar shpejt dhe jo të
mendohej se do të shkoj "iks mik i filanit", por njerëzit që e
meritojnë dhe që mund të përfaqësojnë denjësisht vendin tonë. Mundësitë e sotme
janë kolosale pasi edhe njerëzit tanë janë më të përgatitur për një botë të re,
për Evropën, demokracinë dhe shtetin e së drejtës.
Në fund, desha të theksoj se
gjithçka thashë më sipër jane vetëm mendimet e mija personale, që nuk
angazhojnë kërkënd tjetër. Gjithçka e shpreha nisur nga dëshira e mirë që vendi
ynë të meritojë atë që i takon në familjen e madhe të Kombeve të Bashkuara:
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka një buxhet vjetor prej rreth 1, 8 miliardë
frangash dhe 3,2 deri në 3,7 miliardë franga për misionet e ruajtjes së paqes.
Prandaj dhe vetëkuptohet pse kudo në botë flamuri i kaltërt i Kombeve të
Bashkuara është një shenjëe shprese. Atë e sheh kudo në kamionet apo çadrat e
mikpritjes së refugjatëve, në thasët me ushqime apo mjetet shëndetësore. Ato të
kujtojnë se bashkësia e popujve është solidare me ata që vuajnë dhe janë në
nevojë jetike.
Gjenevë, më 9 qershor 2002
Botuar në librin „Meditim për
shqiptarët, Europën dhe Kombet e Bashkuara“ /Toena/
_____________
L'Albanie et
l'Organisation des Nations Unies
Alfred Papuçiu
Je ne prétends pas faire une évaluation spéciale et détaillée des relations
entre l'Albanie et l'Organisation des Nations Unies. Mais, étant donné que l'Albanie,
un des 187 pays membres de l'ONU, a été mentionnée deux fois par M. Kofi Annan,
Secrétaire général de l'ONU dans son dernier rapport intitulé : «La prévention
des conflits armés dans le cadre du projet « Les
armes contre de développement », qui est compté parmi les projets prioritaires
pour la prévention des conflits et l'aide pour le développement. Moi, en tant
que participant actif en huit sessions de l'Assemblée générale de l'ONU à New
York, à la Commission du désarmement, à des nombreuses réunions traitant
de ce sujet important ainsi que d'autres réunions ayant trait aux problèmes du
développement organisées à Genève, Paris, Vienne,
Bruxelles, Rhodes, Nairobi, le Caire, Bale etc., je n'ai pu m'empêcher
d
'exprimer combien je trouve cela important pour un pays comme le nôtre. Et ce
n'est pas occasionnel. C'est par contre l'intérêt que témoigne Kofi Annan et
son organisation prestigieuse pour un de ses membres, l'Albanie, pour sa voie
de développement vers la démocratie.
La stratégie de Kofi Annan
Une fois élu Secrétaire général, le Ghanéen Kofi Annan s'est donné comme tâches
prioritaires de revitaliser les Nations Unies par un programme complet de
réformes, de renforcer l'action traditionnelle de l'ONU dans les domaines du
développement et du maintien de la paix et de la sécurité internationales, de
défendre les droits de l'Homme et de propager le respect de la légalité et des
valeurs universelles d'égalité, de tolérance et de dignité humaine qui figurent
déjà dans la Charte des Nations Unies. Face aux conflits interétatiques si
souvent déclenchés ces derniers temps, comme par exemple dans les Balkans ou
dans une série de pays africains, l'ONU a joué son rôle d'intermédiaire entre
les parties en conflits. Kofi Annan s'est
essayé en même temps à établir dans l'opinion publique, la confiance dans
l'Organisation qu'il dirige en l'élargissant avec de nouveaux partenaires, et,
comme il le dit lui-même, « en rapprochant les Nations Unies des peuples ». Ce
n'est pas un fait du hasard que, pendant une cérémonie organisée à Genève le 7
juin 2002, en la présence du ministre suisse des affaires
étrangères, Joseph Deiss, on a décerné à Kofi Annan le titre « Docteur
Honoris Causa » de l'Université de Genève. Le Ghanéen Kofi Annan est né le 8
avril 1938 dans une famille des chefs traditionnels de la tribu Fante. Il a
étudié à l'Université scientifique et technologique, à Kumasi, et a achevé sa
licence d'économie au McAlester Collège, à St. Paul (Minnesota) aux
États-Unis, en 1961. En 1961 et 1962, il a fait des études de troisième cycle
en économie à l'Institut Universitaire des Hautes Études Internationales, à
Genève. En 1971 et 1972, en qualité de Sloan Fellow au Massachusetts
Institute of Technology, M. Annan a obtenu son diplôme de maîtrise en sciences
de gestion. Il est entré dans le système des Nations Unies en 1962 comme
fonctionnaire d'administration et du budget auprès de l'Organisation mondiale
de la santé à Genève. Avant d'être élu Secrétaire général de l'ONU en 1971, il
a exerce les fonctions de Sous-secrétaire général (mars 1992 - février 1993),
ensuite de Secrétaire général adjoint aux opérations de maintien de la paix
(mars 1993-décembre 1996). Ces fonctions de Secrétaire général adjoint
ont coïncidé avec une croissance exceptionnelle des effectifs et de l'extension
géographique des opérations de maintien de la paix des Nations Unies. En 1995,
ces effectifs comportaient un déploiement total
de près de 70 000 militaires et civils originaires de 77 pays. Entre novembre
1995 et mars 1996, après l'Accord de paix de Dayton, qui a mis un terme à la
guerre en Bosnie-Herzégovine, M. Annan a été représentant spécial du Secrétaire
général pour l'ex-Yougoslavie, supervisant à cette occasion la transition, en
Bosnie-Herzégovine, de la Force de protection des Nations Unies (FORPRONU) à une
force multinationale de mise en œuvre de la paix (IFOR) sous la direction de
l'Organisation du Traité de l'Atlantique Nord (OTAN). Le 29 juin 2001, sous
recommandation du Conseil de Sécurité de l'ONU, l'Assemblée générale de l'ONU a
réélu unanimement Kofi Annan comme Secrétaire général de l'Organisation, Son
nouveau mandat commencerait le 1 janvier 2002 et elle durera jusqu'au 31
décembre 1996. Les collègues et fonctionnaires qui ont travaillé avec Kofi
Annan aux Nations Unies apprécient surtout ses qualités d'interlocuteur et ses
tendances de trouver une solution à l'amiable. Sa conclusion logique donnée
dans la sentence : « Il ne faut débarquer nulle part avec la conviction qu'on
sait plus que les gens du pays » n'est pas du hasard. Donc, bien qu'il mentionne
deux fois le nom d'Albanie dans son rapport «La prévention des conflits armés
dans le cadre du projet Les Armes contre de Développement », Kofi Annan
souligne le rôle que doit jouer le gouvernement national, la société civile du
pays qui a demandé la réalisation d'un tel projet pour prévenir les conflits et
consolider les capacités nationales.
« Nous devons une fois pour toutes nous assigner le devoir, a dit le Secrétaire
général de l'ONU pendant la remise du prix Nobel pour la Paix, d'améliorer les
conditions de vie des individus, hommes et femmes, qui constituent la richesse
d'un pays ou d'une nation et qui lui donne son caractère unique ».
L'Albanie
Notre pays, en tant que membre des Nations Unies depuis 1955 et notre société
civile ont fait dans cette direction des pas en avant. Mais, sans vouloir
m'engager dans une analyse détaillée et donner des évaluations générales, au
titre d'un simple citoyen je voudrais mettre en évidence que notre société
actuelle doit étudier les principes de l'Organisation prestigieuse des Nations
Unies et agir de manière conforme, de savoir profiter autant que possible des
programmes et projets de l'ONU et de ses organismes au bénéfice de notre
nation. L'Albanie est membre d'un nombre considérable d'organismes internationaux
qui font partie du système des Nations Unies. Nombreux sont déjà les
instruments légaux de ces organismes qui sont ratifiés par l'Albanie.
«
La Charte des Nations Unies et le Statut du Tribunal International de Justice
» sont traduits en albanais et il en est de même de plusieurs autres
publications des organisations internationales à caractère politique, social,
économique, syndical et culturel. L'Albanie prend part à des dizaines et des
dizaines de réunions et de séminaires internationaux où ses représentants
discutent des problèmes primordiaux pour le pays et le chemin à suivre
pour franchir les obstacles. Nombre de représentants d'organismes onusiens se
sont établis en Albanie ou bien ils y vont de temps en temps pour donner leur
contribution dans les domaines qui intéressent le pays tels que les ressources
humaines, la législation, l'économie, les problèmes sociaux etc. Mais, j'ai
pensé traiter dans cet article seulement un de ces problèmes importants qui
pourrait être utile aux Albanais dans le cadre de la sentence de Kofi Annan
évoquée plus haut. Il serait vraiment souhaitable que l'Albanie fasse des
efforts pour non seulement se faire représenter dans les activités
internationales mais pour que ses propres citoyens deviennent des employés de
ces organisations internationales. Ceux-ci suivraient de plus près les projets
de coopération ayant trait aux domaines auxquels l'Albanie s'intéresse, tel que
le développement de la démocratie, la législation, l'emploi, l'éducation et la
culture et les chances pour en profiter seraient beaucoup plus grandes. Des
fonctionnaires albanais dans ces organisations, on en trouve aujourd'hui au «
compte-goutte ». Il serait préférable que les candidatures à envoyer ne soient
pas mêlées à la politique, aux intérêts des partis. On devrait faire parvenir à
ces organismes des candidatures de jeunes gens ou de personnes dotées d'une
grande expérience dans les domaines à couvrir et qui connaissent des langues
étrangères. Il est temps que les Albanais occupent une plus grande place dans
les organismes des Nations Unies et je vous parle en connaissance de cause.
Fini le temps où, bien que l'Albanie en tant que membre de cette Organisation,
eût le droit d'avoir ses propres représentants au sein des organismes
internationaux, ceux-ci ne comptaient aucun fonctionnaire albanais ; cela parce
qu'il était interdit qu'un Albanais entame une conversation quelconque avec un
représentant des États-Unis, de la Russie, d'Israël ou de l'Afrique du Sud.
Fini le temps où quelque représentant d'une Mission d'Albanie anathématisait
son propre compatriote auprès du Haut Représentant d'un organisme
international où celui-ci était devenu fonctionnaire. Et cela, pour la simple
raison que ce représentant d'Albanie pensait qu'on « avait pris la place qui
lui appartenait » (?!!) ne faisant ainsi que ternir sa propre figure et
laissant partout une mauvaise impression. Il n'est certainement pas le
temps non plus que l'Albanie afflue en candidatures mais elle doit avoir ses
ressortissants dans les organismes économiques, politiques, sociaux,
scientifiques, culturels, des droits de l'homme, du commerce et du
développement, de l'agriculture, de l'environnement, des télécommunications, de
la propriété intellectuelle, dans les bibliothèques etc.
L'expérience de toutes ces années a mis en évidence que beaucoup de
représentants albanais capables et connaisseurs de langues étrangères ont su
prendre part avec succès à de nombreuses réunions ou séminaires organisés par
les organismes du système des Nations Unies, voire travailler avec dignité au
sein de ces organismes, contribuant ainsi à l’avancement des projets et des
programmes de coopération avec l'Albanie ou les pays de la région balkanique.
Des représentants d'Albanie ont pris part dans les actions pour le maintien de
la paix dans certaines zones du monde ou à l'observation des élections dans
divers pays, à des projets de coopération régionale etc. L'organisation par ces
organismes de quelques activités sur l'Albanie contribuerait aussi à mieux
connaître l'Albanie et les Albanais, leur culture, leur us et coutumes et leurs
vertus, parce que nombreux sont les cas où l'Albanie quoique appartenant
géographiquement à l'Europe est décrite sans aucune raison avec les couleurs
les plus sombres par les télévisions étrangères et la presse du boulevard. Il
suffit d'évoquer ici un fait significatif : pendant les années 2001 - 2002,
l'Albanie a été représentée au Palais des Nations à Genève avec trois
expositions de peinture qui ont sensiblement accru le nombre de ses sympathisants.
Rien qu'à Genève il y a 19 organisations internationales dont 8 appartenant au
système de l'ONU ; il y a en même temps plus de 170 organisations non
gouvernementales. 148 pays ont une représentation à Genève. Le nombre des
diplomates, des fonctionnaires internationaux et des membres de leurs familles
se trouvant à Genève a dépassé les 30.000, soit 7 pour cent de la population
locale.
L'avenir
L'exemple mentionné ci-dessus n'est qu'un seul parmi des dizaines d'autres où
l'Albanie s'est fait sentir par son œuvre. Il serait aussi opportun que les hauts fonctionnaires, responsables de
projets pour le développement se produisant dans le cadre des organismes des
Nations Unies soient invités plus souvent à visiter l'Albanie pour aider ainsi
à la réalisation des projets en faveur de notre pays ainsi que pour se faire et
répandre une image plus réaliste du pays et de ses possibilités. Je me rappelle
quand je faisais partie d'un petit groupe de personnes qui « luttait » auprès
des organisations internationales pour pouvoir assurer quelques stages de
formation ou bourses d'études pour les Albanais qui voulaient poursuivre des
études postuniversitaires à Paris, Trieste, Rome etc. ou bien des voyages
d'études pour nos médecins, les spécialistes d'agriculture, d'élevage, de
forêts, les ingénieurs du pétrole ou des télécommunications, les informaticiens
ou les chercheurs de la physique nucléaire etc. Et notre plus grande
satisfaction était de les voir emporter à leur retour en Albanie quelque chose
de nouveau qu'ils allaient appliquer dans leur domaine. Pendant que je
travaillais auprès
de certains organismes à Genève, quelques uns de mes collègues à moi
m'offraient des possibilités d'obtenir des bourses ou des voyages d'études pour
les spécialistes albanais. Et dans ces cas il fallait agir vite sans attendre
de trouver « tel individu pistonné par telle autorité », mais désigner les
meilleurs, ceux qui peuvent représenter dignement notre pays. Au jour
d'aujourd'hui les possibilités sont immenses et les gens sont beaucoup plus
préparés à affronter les défis pour un nouveau monde, pour l'Europe, la
démocratie et l'état de droit.
Pour conclure, je dirai que tout ce que je viens d'exprimer ce sont mes idées
personnelles qui n'engagent personne d'autre. Je me suis exprimé tout
simplement partant du désir de voir notre pays jouir de ce qu'il mérite dans la
grande famille des Nations Unies. Le budget de l'Organisation des Nations Unies
atteint le chiffre de 1.8 milliard de francs et de 3.2 à 3.7 milliards de
francs sont destins aux diverses missions pour le maintien de la paix. C'est la
raison pour laquelle le drapeau bleu des Nations Unies symbolise dans le monde
entier l'espoir. On le voit partout dans les véhicules ou les tentes
hospitalières des réfugiés, les sacs de nourritures ou les instruments
sanitaires. Il nous rappelle que la communauté des peuples est solidaire avec
ceux qui souffrent et se trouvent dans le besoin.
Genève, le 9 juin 2002
Publié dans le livre « Réflexions sur les Albanais, l'Europe
et les Nations Unies«/Toena/