Mendime
Adil Fetahu: Klerikalizimi i shtetit, apo bindja e kishës…
E marte, 14.05.2019, 09:28 PM
KLERIKALIZIMI
I SHTETIT, APO BINDJA E KISHËS…
Nga
Adil FETAHU
Pjesëmarrja e kryetarit
të shtetit në “Saborin” e Kishës
Kisha
Ortodokse Serbe është duke mbajtur mbledhjen vjetore, e quajtur “Sabor”
(koncil). Sabori do të zgjasë një javë, ndërsa në mbledhjen plenare që u mbajt
dje në Pallatin e Patrikanës në Beograd, ishte ftuar dhe mori pjesë kryetari i
Serbisë, Aleksandar Vuçiq.Bashk me Vuçiqin ishin edhe Milllorad Dodik, lider i
serbëve të Bosnjës, dhe Nikolla Sellakoviq, sekretari kabinetit të kryetarit
Vuçiq.Në “Sabor” merrnin pjesë 46 peshkopë të Kishës Ortodokse Serbe, nga e
gjithë bota. “Sabori” ka në rend dite shqyrtimin dhe marrjen e vendimeve të
shumta nga fushëveprimi i kishës, por edhe i politikës së shtetit të Serbisë.
Përndryshe, përse do të thirrej të merrte pjesë kryetari i shtetit?!
Në
një shtet sekular, siç është caktuar me kushtetutë, nuk është e zakonshme që kryetari i shtetit të
merr pjesë në mbledhjet e forumeve të kishës, të dëgjojë dhe respektojë
qëndrimet dhe vendimet e kishës lidhur me çështjet e politikës dhe të shtetit. Por,
Serbia gjithnjë e më tepër po rrëshqet kah klerikalizimi i shtetit, përmes
formave të ndryshme të bashkëpunimit kisha-shteti dhe anasjelltas.Opozita e ka
kritikuar pjesëmarrjen e kryetarit të shtetit në “Saborin” e kishës, si një
vardisje e kryetarit dhe klerikalizim të shtetit, si një “kalifat ortodoks”.
Për çka biseduan në
“Sabor”?
Sipas
raportimit nga konferenca e përbashkët për media që dhanë kryetari Vuçiq dhe
patriarku Irinej, në bisedën që zhvilluan prej dy orë e gjysëm, trajtuan tema
të ndryshme me rëndësi,të cilat kanë të bëjnë me problemet e popullit e të
shtetit të Serbisë, e më së tepërmi me çështjen e Kosovës. Sipas Vuçiqit, në
takimin e tij me arkierejtë “U bisedua për Kosovën e Metohinë,për
periudhën e rëndë që gjendet para nesh, për pozitën e serbëve në ‘Republika srpska’
(në BH), për pozitën e Serbisë në marrëdhëniet ndërkombëtare, për marrëdhëniet
midis kishës dhe shtetit, për demografinë dhe popullsinë që po zvogëlohet (çdo
ditë nga 104 njerëz më pak), për unifikimin e programeve dhe të teksteve
shkollore në gjithë hapësirën serbe. Unë u fola haptas
e sinqerisht dhe mora dëgjova
mendimin dhe qëndrimin e Kishës për të gjitha problemet me të cilat
ballafaqohemi”, ka thënë Vuçiqi.
Ndërkaq,
patriarku Irinej, në deklaratën për media,theksoi: “Kemi biseduar dy orë e
gjysëm për problemet me të cilat ballafaqohet populli dhe shteti, më së tepërmi biseduam për Kosovën e Metohinë.
Kekmi konstatuar se gjendja në KeM është shumë e rëndë dhe jashtëazakonisht e
paparashikueshme se si do të zgjidhet, por do të luftojmë, nuk do të ndalemi
për ta mbajtur Kosovën, e sa do të kemi sukses, shpresojmë në Zotin, në
historinë dhe në miqtë tanë. Se sa do t’ia arrijmë, kjo varet nga situata dhe rrethanat në botë,nga ata që na përkrahin neve
dhe nga ata që përkrahin anën tjetër. Kyretari ynë po lufton trimërisht dhe nuk
dyshojmë në qëllimet e tij të mira.I lutem Zotit t’i jepë forcë e mençuri në
kryerjen e rolit të kryetarit të shtetit në mënyrën më të mirë dhe më të
dobishme. Është me rëndësi që kemi
mirëkuptim dhe se kryetari ynë po lufton trimërisht për Serbinë dhe për KeM dhe
për gjithë atë që lidhet me emrin serb. Mahnitem
me energjië e tij, derisa bisedimet që ai po zhvillon janë shumë të rënda. Ky nukështë
qëndrim vetëm imi, veçse i tërë
“Saborit”, qëndrim i Kishës Ortodokse Serbe”,- deklaroi patriarku Irinej,në
konferencën për media, bashkë me kreyetarin Aleksandar Vuçiq dhe me atë
“gllavonjën” e serbëve të Bosnjës, Dodikun.
Sekularizmi dhe simbioza
kisha-shteti dhe anasjelltas
Sipas
Kushtetutës së Republikës së Serbisë (neni 11), “Serbia është shtet sekular.Kisha
dhe bashkësië fetare janë të ndara nga shteti.Asnjë religjion nuk mund të vehet
si shtetëror apo i obligueshëm”.Mirëpo, në praktikë, Kisha Ortodokse Serbe dhe
Shteti i Serbisë praktikisht janë një në udhëheqjen e politikës së brendshme
dhe të jashtme, me të gjitha mospajtimet që mund t’iu dalin dhe sekularizmi i
proklamuar me kushtetutë e ka humbur kuptimin. Feja ortodokse dhe KOS kanë
marrë rolin e shpëtimtarit të çështjes dhe të popullit serb, kudo që ata
jetojnë. Ajo është e privilegjuar dhe e ndihmuar nga shteti, me kthimin e
pronave, me donacione të shumta për
obligimet e krijuara dhe për ndërtimin e objekteve të shumta kishtare. Edhepse
realisht populli serb është populli më antifetar (serbët në çdo fjali e shajnë
Zotin), megjithatë kisha është autoriteti suprem dhe faktor me rëndësi në
shoqërinë serbe (ata kishën nuk e shajnë, nuk protestojnë kundër saj edhepse
breda saj ka keqpërdorime të shumta dhe
pedofili, por i mbajnë të fshehta).
Pas
luftërave që ka zhvilluar (dhe i ka humbur) Serbia, në qytetin e Novi Sadit
është dyfishuar numri i serbëve të ardhur nga Kroacia dhe Bosnja, duke ndërruar
radikalisht strukturën etnike të demografisë së kryeqytetit dhe të Krahinës së
Vojvodinës.Në ndërkohë,në qytetin e Novi
Sadit me rrethinë janë ndërtuar 18 kisha, të stilit dhe dimensioneve të
ndryshme, ku dominon stili bizantin. Ndërtimin e tyre e ka ndihmuar edhe shteti
nga mjetet e buxhetit.Në këtë kontekst, vërehet një triumf i primitivizmit
kishtar e shoqëror. Kisha Ortodokse Serbe u kthye triumfalisht në skenën
politike pas ardhjës së Millosheviqit në krye të shtetit, sepse kisha i duhej
atij për t’i dhënë zjarr etnonacionalizmit serb, për ta përgatitë popullin për
luftërat pushtuese, ndërsa Kishës i duhej përkrahja e shtetit për fituar
privilegjet dhe statusin e faktorit të rëndësishëm në shoqëri. Edhe pushtetet e
pasluftës, vazhduan me vardisjet ndaj Kishës, në të gjitha fushat, madje edhe
në ushtri (kryqëzimi i ushtarëve; caktimi i një peshkopi për bashkëpunim me
ushtrinë, pjesëmarrja e kryetarit të shtetit dhe e ministrit të mbrojtjes në
solemnitetet kishtare, etj). Janë
formuar organizata ultranacinaliste kishtare: “Obraz”, “Sveti Justin flozof”,
“Otaçestveni pokret”, etj, të cilat (më 2004)
kanë hartuar program të posaçëm nacional për rininë serbe të shekullit
21 (“Naçertanije nacionalnog programa omladine srpske za 21.vek”). Në vitin
2002 është futur mësimi i lëndëve fetare në shkollat e shtetit, si lëndë
zgjedhore, ndërsa në vitin 2004, Fakulteti i Bogosllovisë është kthyer në
kuadër të Universitetit të Beogradit, që financohet nga sheti, pas 52 vjetëve
që komunizmi jugosllav e kishte distancuar fenë nga shteti.
Krahas
problemeve tjera që kanë, edhe Kisha edhe Shteti, janë të preokupuara më së
tepërmi me çështjen e Kosovës, prandaj kryetarit të shtetit i duhet përkrahja e
kishës për vendimet e shtetit. Se a do ta ketë bindur Vuçiqi patriarkun dhe
mjekërroshat e tjerë të KOS për vendimet e tij të dhembshme e të rënda që duhet
t’i merr, apo u është bindur qëndrimeve të kishës – mbetet të shihet. Te dy
palët deklaruan se kanë arritur në qëndrime të përbashkëta, ndërsa Vuçiqi
deklaroi se ua ka thënë të vërtetën dhe realitetin. Nëse është ashtu, atëherë
kisha do ta ketë zbutur qëndrimin e vet,ndërsa retorikën luftënxitëse do ta
praktikojë edhe më tutje.
Nga
pozita e Vuçiqit, që shihet në foton nga takimi në “Sabor”, fitohet përshtypja
se ky po e kryeson “Saborin”, ndërsa patriarku Irinej po i raporton dhe
përgjërohet! Gjithsesi Vuçiqi duhet të ketë fituar përkrahjen e Kishës, dhe ajo
në këtë situatëi nevojitet si buka e përditshme, sado që opozita e kritikon,
përse kryetari i shtetit i vardiset patriarkut.