Mendime
Skender Jashari: Kërcënimet konkrete paraprirëse që lidheshin me tentim-kidnapimin dhe tentim-vrasjen e 27.05.2009
E shtune, 01.06.2019, 08:20 AM
Kërcënimet
konkrete paraprirëse që lidheshin me tentim-kidnapimin dhe tentim-vrasjen e
27.05.2009
Nga
Skender Jashari
Luginasit që na
njohin, e kanë të vështirë t’i
nuhatin prapavijat e veprimeve të
Serbisë kundër familjes time të ngushtë.
Mirëpo pa i shqyrtu dhe analizu më në
detaje, rastet konkrete të kërcënimeve të ndryshme,
nuk mund të nxjerret lehtësisht qëllimi
i Serbisë-qëllimi i tillëështë i fshehur.
Historikisht
dihej që Serbia angazhohej në
identifikimin e Shqipëtarëve me
islamizëm, gjatë gjitha periudhave
historike pas ardhjes së Perandorisë Osmane. Kujtojmë shkurtimisht: aleancën e Perandorisë Osmane
me Patrikanën e Stambollit( ortodoksët-sllavo-grek); fillet e instrumentalizimit të islamikëve nga
ministrat e jashtëm dhe ambasadorët e Rusisë- praktikë të cilën e mori
edhe Serbia, Greqia etj;
elaborateve të Naçertanisë dhe propjekteve
e ligjeve agrare të Serbisë; etj
etj.
Mos
të harrojmë që
Lugina e Preshevës, nga
Perandoria Osmane filloi të islamizohet
përdhuni( flas për pjesën perëndimore
të saj), pas dështimit të
Çlirimit nga Ushtria e udhëhequr nga At
Pjetër Bogdani( gjegjësisht pas vitit
1690!). Për fat të keq, Karadaku i Luginës së Preshevës, as pas
dëbimit të Perandorisë Osmane nuk ishte islamizuar, por ai u islamizu nga Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene dhe
Jugosllavia, në vitet 1912-1990. Mos të
harrohet që Karadaku i Luginës së
Preshevës, identifikohet si vendi me më
së shumti katolik të fshehtë. Derisa qëllimi kryesor i shovenizmit serb,
ishte që Shqipëtarët t’na
paraqes të ardhur me ardhjen e Perandorisë Osmane; të zbritur nga malet me ardhjen e Perandorisë Osmane; të ardhur nga
azia me Perandorinë Osmane; apo së paku të na mbajë të lidhur me
islamizmin( shkaku i së cilës Trojet tona u pushtuan, copëtuan nga
vitet 1877 e këndej).
Pasi
kishim vërejtur që Serbia me çdo
kusht tentonte t’na identifikonte për islamik, pavarësisht sesa rreziqe mund t’i shkaktonim asaj( derisa
analizonim disa dhjetëra e dhjetëra shokë
të cilët ishin tejet të dalluar
si luftëtarë kundër Serbisë, gjatë luftërave
të fundit, por që Serbia dhe njerëzit e
saj nuk i kërcënonin, nuk i sulmonin dhe
nuk i rrezikonin!), kjo ishte e qartë që
Shqipëtarët Katolik të Luginës së
Preshevës( Karadakut) asesi t’mos i
lejonte të dilnin publikisht. Disa nga gjyshërit dhe stërgjyshërit
e familjes time të ngushtë, shkaku i të
qenit Shqipëtar katolik i
Karadakut, nga Serbia
ishin kryqëzuar në Levosovë.
E
kishim të qartë, kërcënimet e vazhdueshme në forma të ndryshme si në Prishtinë, ashtu edhe në fshatin
Rahovicë komuna e Preshevës, ishin paraprirëse të rasteve serioze, si të 27.05.2009.
Në
mënyrë kronologjike, parashtroj veprimet
e agjentëve dhe agjentëve
islamik të Serbisë kundër meje
dhe familjarëve të ngushtë të familjes time, që lidhen dhe ndërlidhen me luftën e
Serbisë kundër daljes publike të Shqipëtarëve katolik të Luginës së Preshevës.
Disa
herë derisa isha në oborrin e Kishës shën Ndou në Prishtinë,
isha vërejtur nga dy kushëri( V.S. i njohur si
bashkëpunëtorë i policisë serbe në Preshevë dhe djali i tij si informat
i po kësaj policie)! Qënë rastin e parë, e kisha nuhatur që kjo do sjellte rrezik. Menjherë agjenti
islamik i Serbisë F.I, në afërsi të kësaj
Kishe, disa herë filloi t’mëpërcjellte!
Më
11.01.2007, në Kishën Shën Ndou, vje
edhe një Preshevarë (G.S. bashkë me një
vajzë), që në
bisedë e sipër me disa besimtarë, në çastin që pyetet:” nga je!?” Njënga të pranishmit, thotë që edhe ky( pra për mua) është nga Presheva, por nuk kthehej aspak
nga unë! G.S. menjherë sytë i
kthen në drejtim timin, edhe pse
isha pothuajse anash tij dhe nuk e shikoi ndonjë tjetër por
vetëm mua. Kjo më dha qartazi dyshimin, që pastaj privatisht e pyes a qëndrove me dikë këtu apo drejt erdhe në
grup!? Më thotë që drejt kishte ardhur aty! Nga kjo vërtetova që ai kishte paraprakisht informatë për mua. Në shkollën e mesme, një familjarë të tij, e njihja për islamik
ekstrem. Gjatë kësaj kohe kisha kërkuar informata për të, nga miqët
e mi, për t’i vërtetuar dyshimet në lidhje me të. Më 07.05.2007, në orët 18:40-18:55, G.S. më
fliste armiqësisht kundër Shqipëtarëve musliman të Luginës së Preshevës, duke më treguar
që:” një djalë i axhës së tij, që
jetonte në Beograd, me nënën e tij serbe, në trazirat e Marsit 2004, kishte ardhur në Rahovicë
dhe kishte tentu t’ia vinte flakën
Xhamisë së Durçajve)!” Kjo informatë
përfundimisht më kishte bindur që ishte
person i policisë së Serbisë!
Derisa vazhdonin kërcënimet
telefonike dhe përmes internetit, por edhe
kërcënimet nëpër rrugë dhe ndaj
familjes, po ashtu edhe kërkimet dhe kërcënimet e policisë serbe në fshatin Rahovicë. Kërcënime nga serbë( shumica polic), si më 18.10.2007, pastaj edhe përmes internetit, por sidomos përmes telefonit.
Derisa
roletat e dritareve të banesës time në Prishtinë,
më 29.04.2008( e martë, ora 23:20),
për disa ditë rresht goditen me gurë. Arrij ta zë këtë person, e që
ishte kuptu që ishte shkaku i fesë.
Këtë e ka dëshmuar edhe në policinë e
Kosovës edhe dëshmitari K.M. më
30.04.2008.
Kërcënimet shkaku i fesë edhe nga
disa bashkëfshatar, të cilët i njihja
si bashkëpunëtorë të policisë së
Serbisë, madje edhe që disa familjarë të
tyre kanë qenë pjesë e Luftës së UÇPMB-së, siç ishte më
19.07.2008, në Sheshin Nënë Tereza, nga Q. S. dhe V.S. ky i fundit duke filluar t’më
fliste lutje fetare
arabe, për 30-40 sekonda, duke më
këshillu të konvertohesha në islamik,
ashtu siç kishin bë axhallarët e mi. Më
25.07.2008, sërish V.S. fillon
t’më islamizonte duke më fy mua, deri duke tentu të
nxjerrte pistoletë( pistoleta
ishte prodhim serb, dukej që ishte e papërdorur!).
Më 11.08.2008( e hënë), ora 00:10,
përmes telefonit numër i Kosovës,
filloi t’më kërcënonte në emër të
islamit! Nga ky rast dukej
qartë që ky rast ishte fillimi
shumë serioz i kërcënimit. Ndërsa më 20.08.2008, nga nëntë
numra të Kosovës,
044 dhe 049, vazhdimisht kërcënonin në emër të islamit. Rastin e
lajmëroi në Stacion të Policisë në
Prishtinë, ku në ndërrim ishte polici hetues Q. H.[1] ky hetues as si rast nuk e regjistron duke thënë
që nuk është aspak serioze kërcënimi. Mëpas rasti i tentim-kidnapimit dhe për pasojë i
tentim-vrasjes, kishte lidhje me këto
kërcënime.
Agjentët
islamik të Serbisë( e që Agjent të Serbisë janë
quajtur nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, me rastin e arrestimit të kësaj grupe), kanë filluar kërcënimet
në internet, përmes facebookut,
pastaj përmes komenteve dhe mesazheve në Forumin shqipëtar, kurse më saktë me 20 gusht 2008, ora 16:19 minuta,
më thirrë me tel celular me këta numra 049 184 xxx dhe 049 434 xxx. Pasi
kisha lajmëruar policinë dhe përgjegja e
policit të Kosovës( Q.H. që mbronte
agjentët islamik të Serbisë), atëherë kam ble një numër 049 dhe i bëja zile atij si kundërpërgjigje, për
disa ditë e netë vazhdimisht pa ndërprerë. Ngaqë e sheh që
s’mundëte që të qëndronte pagjumë më shumë sesa unë, më
jep një numër telefoni 044331xxx duke më thënë:” a guxon me ja prish nervat
këtij numri!?” Unë kam thirrë 044331xxx
dhe i kam thënë:” këta numra 049184xx,049434xxx,
044401xxx,044503xxx,049834xxx,044474xxx, ma kanë dhënë numrin tënd, që me të
pengu, sepse ata më kanë kërcënuar mua,
policia e Kosovës asgjë nuk bënë, unë kam ble një numër dhe ditë e natë
siç më pengojnë ata, ashtu bëjë edhe unë, a më tregon kush është pas
këtyre numrave!?
Më
tregon duke ma dhënë emrin dhe mbiemrin
të personit dhe emrin e saktë të
fshatit!
Menjherë
kam thirrur numrat që më kërcënonin, duke
ua thënë e dijë kush jeni,
duke e mbyllë telin e duke mos më
kërcënuar më!
Më 10.09.2008(e
mërkur), derisa isha në Meshë në Kishën Shën
Ndou në Prishtinë, në ora 18:00-18:00, hyjnë 4 djem
të panjohur, duke u ulur në krahun e
kundërt timin, disa dhjetëra herë
shikonin dyshueshëm në drejtim
timin. Pas rastit pyes një person, kush ishin këta njerëz, ai më thotë:” G.S. me dy prej tyre ka
qëndru në oborrin e Kishës!” . Të nesërmen
më 11.09.2008, e pyes G.S. në mënyrë që ky mos të dyshonte, e pyes :” bravo
të qoftë , që po i kthen Shqipëtarët
musliman në fenëe Shqipëtarëve!?”[2]
Më përgjegjet:” jo more çfarë të kthyni në katolik ata.”[3]
I them po se a s’janë Preshevarë? Më thotë:”njëri është i Suharekës,e tjetri i Prishtinës…”.
Mirëpo më 29.12.2008( e hënë)
ora 12:50, në Prishtinë, tek Menza e Studentëve, më takon një kushëri A.Q.( i
cili ishte student në UP), i cili
menjherë shprehet:” ishalla bëhet luftë, se menzi po e pres me luftu kundër
shkaut”-kjo më bëri të kuptojë
se ai ishte i dyshimtë, sepse e njihja mentalitetin dhe historinë e familjes së tij. Ai ishte i sigurtë që unë
isha në dijeni të çdo aktiviteti
ushtarak a politik, për Çlirimin e Luginës
së Preshevës. Mes tjerash në besim më tregon që
kishte bërë stërvitje
terroristësh në Bosnje dhe në një
vend të Lindjes së Afërt. Vazhdova të mbaja
kontakt me këtë person, duke e pa që
arrija të merrja informata tepër të
rëndësishme për terrorizmin
islamik të Serbisë! Pasi kisha mbledhur
gjitha informatat e rëndësishme nga
ky person, ato i deponojë në
Institucionet e Kosovës dhe në Ambasadët e
caktuara, e që po atë ditë, kam marr
kërcënimin nga policia e
Serbisë(siç prezentohej dhe dëgjoheshin radiolodhjet si Stacioni i Policisë në
Preshevë). Nga ky agjent islamik i Serbisë, tentohet që
rastin e tentim-kidnapimit tim ta
linin gjoja thjesht si hakmarrje e
Serbisë kundër angazhimeve të mia ushtarake kundër Serbisë!
Në
pranverë të 2009, një familje e njohur
për lidhje me Serbinë, madje edhe
me Klanin e Zemunit( shkaku i së
cilës opozita serbe thekson që
është vrarë nga Agjentura Serbe
Isuf Azizi, ish deputet komunal në Kuvendin
komunal në Preshevë), marrin
një tokë( arë) të familjes së
gjerë( të një axhe tim), por të cilën e
punonim familja ime e ngushtë. Familja që mori këtë tokë, nuk
e kishte patur asnjëherë më
parë tokën në
këtë vend, por në një vend tjetër( rreth 200 metra më poshtë). Mirëpo
qëllimisht për t’a futur familjen time
të ngushtë në konflikt, që ta mbronim
tokën tonë, dmth t’na futnin
që të vrisnim për tokë.[4]
Isuf Azizi dhe familja e tij, paraprakisht kishte konflikte edhe me familjen e
Njazi Kishës( spijunit të Rankoviqit) dhe vëllaut të tij. Po ashtu probleme të
tilla kishte edhe me një kushëri të tij, që ia kishte marr me ndihmën e policisë së Serbisë tokën! Më 22.05.2009, ora
23:10-20, njoftohet në medie qëishte
vrarë Isuf Azizi, sipas gjitha dëshmive që qarkullonin në publik kuptohej që vrasja
ishte bërë nga Serbia. Ky rasti ndodhi vetëm 5 ditë përpara se të ndodhte
tentim-kidnapimi dhe tentim-vrasja kundër meje! Nga bashkëpunëtorët e Serbisë, më vinin informata
që disa vrasje dhe helmime mes familjeve Kishaj dhe Azizi, ishin të implikuar
Serbia, në njërën anë pozita serbe, në anën tjetër opozita serbe( gjegjësisht
Klani i Zemunit)! Madje nga një
bashkëpunëtorë i Serbisë-polic multi(ç)etnik, ka rrjedhur një informatë(
besohet që është dhënë informata e tillë qëllimisht nga policia e Serbisë), që vrasësit( disa persona), të Isuf Azizit, paskan
ikur në drejtim të Kosovës, duke e
hedhur një makinë tek Kacipupi( në Rahovicë)!
Grupi i agjentëve të
Serbisë( siç Kryeministri i Kosovës
i quajti), gjegjësisht të agjentëve islamik të Serbisë, kishin
lidhje me kërcënimet telefonike të gushtit 2008, siç më vonë do e kuptoja disa nga personat që kërcënonin kishin zë të
njejtë me disa nga ata që kishin marrë pjesë në tentim-kidnapim dhe tentim-vrasje ndaj meje.
Po ashtu mënyra e kryerjes dhe
shumë lidhshmëri të tjera i ndërlidhnin
dhe i inkriminonin këtë grup.
Nga kjo kisha kuptuar që
përpjekjet për të kryer kidnapim dhe
atentat kundër meje, ishin
planifikuar me kohë, isha përcjellur nga disa
persona disa herë, informatorë për aktkryesit po ashtu kishte disa të tillë!
Që në fillim kuptohej, që ndodhja e vrasjes së Isuf Azizit, nga fshati im; pastaj përcjelljet e vazhdueshme
nga informantët, bashkëpunëtorët dhe agjentët islamik të
Serbisë ndaj meje në Prishtinë( duke
hyrë edhe brenda Kishës tonë); qëllimet
që kishin në kërcënimet përmes telefonit dhe internetit; të gjitha ishin
komplementare mes vete, që të sjellte në
përfundimin që Serbia ishte urdhërdhënësi për gjitha kërcënimet, sulmet
dhe së fundmi edhe tentim-kidnapimin dhe
tentim-vrasjen time.
Më:25.05.2019
Skender
Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet
e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin
komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi
i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.
[1] I cili ishte i njohur edhe nga unë për lidhjet dhe mbrojtjet që i bënte agjentit islamik F.I.
[2] Pyetja e tillë ishte e qëllimshme, duke e pa që ai në këtë mënyrë ma prezentonte fenë e tij, duke tentu ta fshehte qëllimin e tij.
[3] Përgjigja kaq bindëse, ishte plotësisht e bindshme për mua që ata 4 djem ishin të dyshimtë!
[4] Këtë taktikë Serbia shumëherë gjatë viteve 2001 e më pas e ka përdorur, por nuk kishim rënë viktimë e tyre!