Mendime
Prend Buzhala: Pushteti i medieve dhe Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Medieve
E hene, 03.06.2019, 10:04 PM
PUSHTETI I MEDIEVE
DHE
DITA NDËRKOMBËTARE E LIRISË SË MEDIEVE
(Nga
ligjërimet për të vërtetën)
Nga
Prend BUZHALA
Është
Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Medieve (më parë quhej Dita Ndërkombëtare e
Lirisë së Shtypit, mirëpo, për shkak të revolucionit teknologjik rimerërtohet
si Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Medieve). Mediet përfaqësojnë pushtet në
shoqëri. Madje pushtet të pamohueshëm. Ato zënë vend të konsiderueshëm kudo në
këtë planetë.
E
çka ka për të festuar kjo Ditë?
Lirinë
e plotë e të gjithanshme të tyre?
Apo
Ditë për të përkujtuar cenimin e këtyre lirive?
A
thua, për shkak të ndikimit delikat, a e kryen misionin e vet ky pushtet i
fuqishëm me aftësinë që ka, për t'i dhënë drejtim mënyrës së mendimit të një
shoqërie? Në fakt, ato mund të kontribuojnë për t'i vendosur, rregulluar e
përmirësuar modelet e mendimit me përcaktimin e ideve, shprehive dhe zakoneve,
Nuk
është e habitshme, prandaj, përse ato, në të kaluarën (dhe sot), quhen gjyqtarë
të së vërtetës. madje, me rubrikat e tyre specifike, ato diktojnë stilin e
jetës, modën e veshjes, po edhe mënyrën e ushqimit, konsumin.
Dihet:
medieve u drejtohemi së pari për t'u informuar; nga mediet duam të dimë se çka
është e drejtë e çka e gabuar, cilat ngjarje janë të rëndësishme në vendin tonë
a nëpër botë.
1.
Ky
vërshim i lajmeve në epokën digjitale, shkakton mjegullime, pështjellime dhe
konfuzion dhe publiku bëhet krejtësisht indiferent dhe apolitik. Nuk është e
habitshme pse individi (pas luftës) na është bërë kaq indiferent në vuajtjet e
tjetrit, mbyllet tek vetja, në mënyrë që t'i harrojë pamjet e atyre vuajtjeve.
Nga ana tjetër, meqenëse kapitali i reklamuar në media, ku turizmi i shtrenjtë,
ushqimet e shtrenjta, udhëtimet luksoze etj janë në dorën e një pjese të vogël,
atëherë indiferenca shtohet më tutje. Dikush e ka thënë: ky nuk është triumf i
informacionit, por një dështim total i tij.
Sot,
nuk është e habitshme pse mediet e tilla shpallin HERONJTË E VET, ashtu
sikundër dhe politika sunduese shpall PËRFAQËSUESIT E VET
"LEGJITIMË"! Prandaj dhe ngjarjet shikohen me sytë e këtyre HERONJVE
MEDIATIKË dhe të PËRFAQËSUESVE POLITIKË e jo me SYTË E PUBLIKUT, qytetarit,
votuesit. Dhe nuk është qytetari, publiku, ai që merr e i jep LEGJITIMTET
POLITIKËS së sotme, por na janë mediet ato që i japin e marrin LEGJITIMITETIN POLITIKËS
dhe anasjelltas! Së këndejmi, bëhet ky bashkëpunim kaq i ngushtë mes tyre, mes
politikës dhe medies, duke injoruar totalisht interesat e qytetarëve, të cilët
i pranojnë këto veprime bashkëpunimi kundër vetes me indiferencë, dhe me
qëndrim aspak kritik! Media e tillë tashmë fut "në punë" njerëz me
prirje sa më të ulët për shkrim,punësohet një shtresë e gjerë gazetarucësh që
përbëjnë një fuqi të lirë punëtore, për pak para, ku gjithçka tretet e
deformohet lehtë... ku publiku indiferent, i prodhuar nga mediet, shkon në
shërbim të politikës. Në vend të qytetarit, për politikën mendon mediatiku,
analisti, opinionisti.
Huntington
thotë se diktatura, banaliteti, arroganca në rritje e medieve, popullizmi
mediatik dhe klientelizmi, si dukuri imanente të mediave bashkëkohore, bëjnë,
që, një numër gjithnjë e më i madh i qytetarëve, t'i shohin mediet si
instrument për reduktimin dhe zvogëlimin e demokracisë. Mediet e tilla e kanë
humbur linjën mes PUBLICUS-it dhe PRIVATUS-it. S’ka më ideale për mediet si
shtylla të demokracisë. Sa keq: tashmë parlamentarizmi është bartur në media
nëpërmes opinionistëve, (pseudo)analistëve, publicistëve, përfaqësuesve të
partive politike...
2.
Mediet
e kanë programin e vet (apo agjendën) për t'u imponuar si pushtet, i kanë në
dorë mekanizmat që ua krijojnë këtë mundësi. Domethënë, ato e kanë në dorë për
t'i kushtëzuar veprimet e pushteteve të tjera; ato e kanë në dorë ta imponojnë
një program (agjendë a rend dite) të pushteteve tjera; ato e kanë në dorë për
ta shkatërruar prestigjin, imazhin apo statusin e një grupi njerëzish, e një
organizate politike apo ekonomike, e një individi etj.
Nga
ana tjetër, brenda një shoqërie, mediet, e kanë në dorë që ta shtojnë dhe
përhapin diskursin e urrejtjes, t'i përhapin format e ndryshme të ekstremizmit,
të diskriminimit e të armiqësisë; të përhapjes së dezinformimit apo të dëmtimit
të shkatërrimit të diskursit publik kundruall demokracisë.
Mediet
në epokën digjitale tashmë na e kanë mundësuar që të kemi në përpara një
disponueshmëri të lartë të informacioneve, mundësi zgjedhjeje e përcaktimi.
Është shtuar mundësia e këmbimit të dijeve dhe informacioneve.
Dhe,
të mos harrojmë: profesionistë e medieve mund ta japin ndihmesën e tyre në
krijimin e mirëkuptimit mes njerëzve, pushteteve, forcave politike, grupeve,
bashkësive apo qoftë edhe shteteve dhe kombeve të konfrontuara.
A
nuk e kanë në dorë ato që nëpërmes veprimit të tyre, të na bindin se mund të
ketë drejtësi për të gjithë, se është e mundshme të shprehet opinioni publik,
se mund të përfshihen më shumë publiku e qytetarët
Pikërisht
mediet dhe profesionistët e medies mund të kontribuojnë në mirëkuptimin e ndërsjellë
dhe ndërtimin nëpërmjet veprimeve të tyre
një
shoqëri në të cilën drejtësia do të jetë e mundur për të gjithë, shprehjen e
opinionit publik dhe përfshirjen më të madhe të publikut
3.
Mund
të sillet si ndonjë princ akëcili kryeshef mediatik me pretendimin që gjendet
aty diku te elitat politike apo të biznesit, ashtu si ndodh jo vetëm te ne, por
edhe në botën e civilizuar, se prej tyre i morëm këto modele sjelljesh. Mund të
sillet si një princ feudesh, meqë nëpërmes lidhjeve të dyshimta, kanë arritur
ta sigurojnë “licencën” mediatike, burimet e financimit, në bashkëpunim me këta
krerë të jetës politike apo ekomomike, në mbrojtje të interesit të përbashkët
“elitar”, financiar apo pushtetor e jo në mbrojtje të interesit publik.
Prandaj
është e domosdoshme Liria e individit për ta plasuar mendimin e tij kritik.
Është
e domosdoshme kjo liri e mendimit kritik për t’u artikuluar, shfaqur e
analizuar jo vetëm informacionet, po edhe mënyrën e mendimit e të sjelljes së
këtyre “elitave”.
Te
e fundit, shoqëria postmoderne e ka shprishë mirin për elitën: i jepet fjala
njësoj si akademikut si një rrugaçi mediatik, si një sharlatani si njeriut me
ndërgjegje të lartë kritike.
A
thua, kur ka këso qasjesh, a mund të themi se masat (popullore) apo turmat na
qenkan të drejta?:
Jo.
Prandaj
qasjet janë më të ndërliqshme se sa mund të mendohet.
4.
Qe
disa vite, duke e shënuar këtë ditë, vazhdimisht e kam ngritur edhe një çështje
tjetër: ndalimin e gazetës “Rilindja” (e ndaloi Millosheviqi dhe pas luftës e
ndaluan elitat kushtetore më 2002. Pas luftës “Rilindja” arriti të ketë
gazetën, radion madje siguroi edhe stabilimentet për televizion! Por nuk iu
lejuan! Iu lejuan atyre kompanive mediatike që kishin lidhjet e veta në qarqet
unmiakse apo në Beograd a gjetiu!
Prandaj,
dhe sot, në Ditën e Lirisë së Shtypit, desha ta shpreh thjesht një PROTESTË
INDIVIDUALE (e, e miqve dhe kolegëve të mi): është akti më kriminal që ka
ndodhë në Evropën e dekadave të fundit, si është ndalimi i gazetës shqip,
gazetës RILINDJA! Secili komb modern në Evropë ka gazetën e vet të traditës (me
dekada e shekuj). Kurse Kosova e mbylli, më saktësisht, kreu një agresion të
rëndë kriminal, kur e mbylli këtë gazetë, kur ia uzurpoi pronat dhe
hapësirat... kur la të papunë qindra gazetarë e punëtorë, kur ndaloi gazetën
RILINDJA, sipas tipit të revolucionit kinez. Prandaj kur vetë institucionet
drejtuese të Kosovës veprojnë kështu, atëherë kanë të drejtë të tjerët të na
thonë: "Ju nuk keni trashëgimi, ju jeni qiraxhinj në Kosovë, sepse
trashëgimia e Kosovës është ose serbe ose otomane!" Nuk ka mallkim më të
madh historik se të veprohet kështu... deri te ajo psikologjia masive e ikjes
nga Kosova, si atdhe që u dashka mohuar!!! Po ndodh edhe një HISPOKRIZI TË
RËNDË edhe nga ana e të ashtuquajturave asociacione të gazetarëve dhe të
asociacioneve të tjera që merren me liritë e të drejtat njerëzore, që asnjëherë
nuk e kanë ngritur zërin në këtë drejtim.
5.
Të
vetmit që veprojnë kundër traditës së vet, mjerisht, janë vetëm shqiptarët!!!
Nuk ka popuj evropianë pa gazeta të traditës. Secili i di emrat e gazetave më
të mëdha botërore që kanë nisur të botohen që nga shk XIX e këndej... I vetmi
vend e i vetmi komb, që vepron kundër traditave e trashëgimisë së vet, jemi ne!
(Prend Buzhala, 3 maj
2019)