Mendime
Dedë Preqi: Për një samar kali po digjej mali
E diele, 16.06.2019, 11:51 AM
PËR
NJË SAMAR KALI PO DIGJEJ MALI
Nga
Dedë Preqi
Çfarë
krize politike dhe kritike po përjeton sot Shqipëria, e as më mirë nuk e ka
edhe Kosova, e cila po e kopjon fatkeqësinë e saj politike, duke luajtur lojra
të njëjta dhe të rrezkshme në llogari të njerëzve të vet dhe jetës së tyre. Nuk
ka një porosi më të veqantë se, ajo fjala popullore që thuhet, për një “samar”
kali, po digjej i tërë mali, e cila ka një porosi të veqantë për situatën e
tillë, të cilën po e përjeton sot Shqipëria dhe Kosova.
Qeveria
shqiptare në krye me Edi Ramën, po e luan rrolin e satanit, poashtu sikur të
kishte paramenduar një regjisor i huaj, por jo edhe mik i yni, që të realizoj
skena tragji-komike në pushtetin shqiptar, me të cilat jo vetëm publiku i vet,
por po tallet edhe publiku i botës.
Të
dashur shqiptar, si duhet të mirëkuptohemi në mesveti, fjala është për klasën
politike, thjeshtë në këtë mënyrë, përmes qeverisjeve të tilla po e përmbysim
vetëvetën. Duhet të ndodhë diçka e pritshme për ne! Si jetohet në ditët e sotme
në shtetin tonë plot krim, plot korrupsion, plot drogë, pa respektim ligjor dhe
pa pasur mundësi të nxjerrim një nocion të mundshëm të përspektives njerëzore.
Besimi
në qeveri dhe organet e saj, pothuaj se është i paralizuar, sepse nuk mund t’i
besosh propagandës politike. Askush nuk ka besim në qeveritarin e vet dhe nuk i
beson politikës së tij. Sikur çdo gjë është e vendosur në lojë dhe për ta
rrënuar të ashtuquajturin moral të njeriut.
Modeli
i qeverisjes të Edi Ramës, do të ishte më i shëmtuari që mbas diktaturës të
E.Hoxhës dhe nuk mendohet se një demokraci e tillë popullin shqiptarë do e
integroj në BE dhe do e merr kuptimin e një vendi demokratik, ku qytetari i
vendit nuk e përjeton ekzistencën e vet si vlerë dhe plotësim të saj nga pa
përspektiva dhe vizionet e grisura që prodhon pushtetii kryeministrit Rama.
Populli
është lodhur duke pritë një ditë më të mirë dhe akoma e pret të nesërmën edhe
pse është i vetëdishëm se as e nesërmja nuk do t’u sjellë diçka të “mirë”,
përmes një shteti të kapur në gjitha segmentet Institucionale, që nuk jep
përgjegjësi dhe nuk e njeh as fajin, bile as pendimin, por zhvillohet dhe ecën
sipas instinktëve të veta.
Po
ta shqyrtojmë formën qeverisëse të Edi Ramës në Shqipëri me vendet evropiane
dhe të tjera, nuk ka një domethënje tjetër, apo një krahasim të vetëm me vendet
anarkaike, ku udhëheqët nga njerëzit primitiv, ku zhduket theksi i jetës normale,
e cila nuk quhet e denjë për tu jetuar, dhe kur kthehemi në anën tjetër, bëhët
fjalë për Shqipërinë “moderne”, dhe me plot resurse,për vendin më të bukur
natyror që ka parë syri i njeriut ndonjëherë.
Në
përgjithsi është kjo gjendje sëcilës i referohemi domosdoshmërisht, kur bëhët
fjalë edhe për Rininë e saj të vrullshme, plot energji jete, e cila po humbet
dhe tretët në mërgatë nga kushtet e dobëta ekonomiko-sociale që përjetojnë në
vendin e vet në mungesë të punës dhe përspektivës njerëzore, që ndërlidhet edhe
me të ardhmën e tyre.
Ekzistenca
njerëzore vie gjithnjë në diziorentim dhe çakordim të jetës, nëse shteti dhe
pushteti nuk kujdeset edhe për të ardhmën e rinisë së vet, e cila kërkon një
rrugëdalje, përderisa populli dhe rinija e vendit nuk ndihen të bashkuar nga
brenda institucioneve të veta, ajo merr kahe tjetër, në njërën anë gjeneratat e
shkolluara do bëjnë një gjë të tillë, që të dalin dhe të marrin rrugët e
perëndimit për të gjetë një vend pune dhe jetë më të mirë.
Ndërsa
pjesa tjetër e njerëzve, mbetët në mëshirën e
pushtetit, i cili i manipulon dhe i përvetëson sa herë që ka nevojë për
votat e tyre, por edhe më e keqja, shumica e tyre për të “mbijetuar” jane të
detyruar të përdorin edhe rrugët tjera të rrezikshme, të cilat janë bërë si një
rutinë e përditshme, duke u marrë me prodhimin dhe shpërndarjen e drogës,
përmes sëcilës Shqipëria, e kryeson tabelen dhe radhitet me vendet më narkotike
të botës.
Kështu
funksionon sot organizimi i shtetit shqiptar, duke vendosur llojin e vet jo
demokratik, por atokratik, e cila diktohet përmes një njeriu që ka formuar
kupolën e vet mekanike, për të përvetësuar çdo gjë në favor të politikës dhe
klasës së vet pushtetare, duke shkelur dhe trazuar pa mëshirë jetën e qytetarëve të vendit të vet.
Dhe
ky lloj i pushtetit të Edi Ramës, që prirjet e nevojshme për ekzistencën
njerëzore i dikton të përcaktohen “vetiu”, apo me një trysni kryeneqe të vetën
dhe pa ndonjë angazhim dhe përkushtim moral e politik, që elementet e tyre të
qëndrojnë të ndërlidhura mes tyre dhe të formojnë një unitet, do të ishte sikur
të përdorish një motor, që nuk ka vaj, i cili më vonë do të nxehej gjatë kohës,
që pritej në çdo çast të digjet, apo të eksplodojë.
Në
përpjekje për ta vendosur ligjin dhe rendin në Institucionet e vendeve tona, si
në Shqipëri poashtu edhe në Kosovë, në një rrafsh shoqëror demokratik dhe
integrues, do të duhej të mbështetëmi në një realizim krejt tjetër, ku vlerat
njerëzore të trajtohen në marrëdhënie të përceptimit dhe të veprimit
ndërnjerëzor, dhe ajo që është e një rëndësie të veqantë, që të kthjellohet dhe
të merret parasysh se, jemi njerëz të një kombi dhe gjaku, pse të bëjmë jetë
plot urrejtje në mes vete, me armiqësi dhe rreziqe, kur mundemi ti ruajmë dhe
mbrojmë vlerat tona njerëzore, tradicionale dhe ndërvëllezërore.
Dhe
nëse këtu bëhët fjalë për një afrim të fundit në mes veti, duke kuptuar afrimin
në mes dy partive të mëdha, PS dhe PD, në shtetin shqiptar, duhet kuptuar edhe
si një çështje kohe e politikës së brendshme pa tyrsninë e jashtme, sepse ka të
bëjë me thelbin e çështjes dhe jetës së qytetarëve të vendit, përndryshe mund
të arrihet te ndonjë eskalim i pa dëshirueshëm i situatës, nëse 30 qershori
relizohet si datë zhgjedhore në këtë vend pa rrolin dhe pjesëmarrjen e opozitës
së vendit.