Mendime
Zenel Çeliku: I mbyturi kërkon të të mbysë!
E diele, 09.06.2019, 06:19 PM
I
mbyturi kërkon të të mbys!
Thonë
se I mbyturi të mbyt dhe vërtetë kështu është, por ka mjaft raste që I mbyturi
përfundon I braktisur në fund të llucit. E kamë fjalën per Kryetarin e Bashkisë
Durresit-Vangjush Dako I cili tashmë është nën presionin e madh opozitar dhe
mediatik vendas dhe ndërkombëtarë. Si pasojë e përgjimeve të Dakos që janë
zbuluar sefundmi skandalet penalizuese ku Dako ka patur kontakte me figura të
botës së krimit të organizuar, sot kryefjala e çdo teme televizive dhe
gazetareske, është Dako, Dako dhe Dako me kriminela në ballë të zgjedhjeve më
2017. Ky skandal lidhur me Vangjush Dakon, e zbuluar dhe demaskuar nga gazeta
Bild e cila është një nga gazetat më të mëdhaja në Bote, ka hapur debate të
ashpra në politikën shqiptare e cila sot është në kruzë të thëllë. Kjo krizë
është produkt personal e specifik I skandaleve të Dakos. Është e çuditshme kur
shikojmë Dakon i kryqëzuar nga mediat në vënd, në Gjermani dhe në Kanada, ai me
kurojon më të çuditshme përpiqet të fusë në lojë dhe të shpërndajë tymnaja edhe
tek figura të tjera shumë të njohura e shumë të respektuara si Kryetari i
Partisë Agrare Ambientaliste-Agron Duka. Dako në vënd që të jap llogari
ligjore, politike dhe morale për skandalet si i lidhur me krimin, ai
çmëndurisht përgojon personalitete të tjera me qëllimin për të hedhur çashka në
publik për të çoroditur opinionin.
Dua
të ndaloj në gjykimin tim lidhur me dekleratën e rëndë të Vangjush Dakos, I
cili akuzon rëndë Agron Dukën pikërisht për atë që ai akuzohet dhe për të cilën
ai do të shkoj përpara drejtësisë. Dy ditë më parë ishim në një aktivitet ne
Hotel Tirana dhe në kohën e pushimit aty po diskutohej sulmi I pa precedent I
Vangjush Dakos ndaj Agron Dukës. Në mënyrë apsolute të gjithë ishin shumë
kritik ndaj Dakos për skandalet që lidhen me atë, por edhe për dekleraten e
rëndë ndaj Agron Dukes, I cili në opinion gëzon një rëspekt dhe vlerësim shumë
të pozitiv. Një personalitet shumë I njohur politik në vënd I cili ishte pjesë
e këtij evienti tha; Dako të falenderojë PD që në zgjedhjet lokale të më 2015
nxori si kandidat përballë tij Grida Dumën e cila pësoi një humbje të
suksesshme. Nëse Dako do të kishte përballë Agron Dukën, do të ishte 100 % I
humbur mbasi Duka në Durres dhe jo vetëm, ka popullaritet me shumë se çdokush
tjeter në sërën e politikanëve. Duka është një figurë politike, publike dhe
shoqërore më e plote se kushdo tjeter në Qarkun e Durrësit edhe më gjërë. Nëse
më 2015 do të kishte një përballje Duka-Dako, me siguri matematike Duka do të
ishte kryebashkiaku historik I Durrësit I cili do të votohej nga e majta dhe e
djathta masivisht sepse Agron Duka është I kudondodhur në familjet durrsake dhe
shijakse. Si I tille Duka nuk kishte dhe as nuk ka nevojë për ndihmën e asnjë
elementi kriminal sepse ai personalisht është njeri I punës, I fjalës së
mbajtur (që Dako nuk e njeh fare fjalën), është politikan që ka hyrë në
politikë jo për përfitime mbasi I gjithë Durrësi dhe Shijaku e njohin dhe e
vlerësojnë mjaft mirë atë familjarisht. Nëse Duka paska thënë se Abdyljat janë
familje e mirë i kam njohur në Shijak, kjo nuk do të thotë asgjë sepse Agron
Duka njeh çdo pëllëmbë të Shijakut, por atë e njohin edhe guret e kalldramit të
Shijakut. Kjo na paska qënë lidhja e Dukës me miqtë e ngushtë të Dakos të
evidentuara nga Bild? O Zot, Dako na flet për moral dhe karakter, por Shqipëria
është vënd I çudirave. Pikërisht në këto moment dhe në këtë situatë ku PS
tregon dhembet për zgjedhje më 30 Qershor, por që pa tjetër do të shtyhen,
pikërisht në zgjedhjet lokale kur do të bëhen, opozitës do t’i duhet një
kandidat shumë I fortë. Gjykoj shumë sinqerisht, krejtësisht me ndërgjegje të
pastër dhe për ironi të Vangjush Dakos, figura më e gjetur, më potente që
garanton fitore të padiskutueshme për kryetar bashkie i qytetarëve të Durrësit,
është vetëm Agron Duka. Durrsakët e duan qytetin e tyre të zhvillohet në një
mënyrë krejt ndryshe si deri tani, me një koncept europian, jashtë interesave
klanore, larg korrupsionit, e ky është Agron Duka I cili ka vision, I cili ka
një mbështetje të madhe të votuesve të këtij qarku, I cili ka është mjaft
korrekt si me votuesit, edhe me angazhimet e tij politike. Kjo do të ishte
përgjigjja ndaj dekleratave të dëshpëruara të Dakos, kjo do të ishte ndëshkimi
më I mirë që do të pësojë Dako dhe ata që e mbështesin në fundin e rrugëtimit
të tij politik e plot ankth.
Zenel Çeliku
TIR-FAX
NEws Agency