Mendime
Florim Zeqa: Na ishte njëherë një lëvizje opozitare!
E diele, 16.06.2019, 10:28 AM
Na
ishte njëherë një lëvizje opozitare!
Shkruan
Florim Zeqa
Në
shkrimin autorial "Thyerja e shpresave të qytetarëve, produkt i
politikanëve të papërgjegjshëm!", të datës 18.03.2019, më qëllim e tërhoqa
një parale mes Ibrahim Rugovës dhe Albin Kurtit.
"Edhe
pse dy personalitete të kundërta, Ibrahim Rugova dhe Albin Kurti janë të vetmit
liderë në historinë më të re të Kosovës që nuk u tërhoqën për as një milimetër
nga qëndrimet e tyre politike dhe kombëtare.
I
pari, Ibrahim Rugova (i dëshmuar në qeverisjen e vendit) edhe përkundër
pengesave të shumta, deri në frymën e tij të fundit nuk e hoqi nga goja
pavarësimin e Kosovës nga Serbia. Kurse i dyti, Albin Kurti (i pa dëshmuar
akoma në qeverisjen qendrore) nuk heqë dorë nga mbrojtja e integritetit
territorial dhe sovranitetin të shtetit të njohur ndërkombëtarisht.
Ashtu
sikurse Ibrahim Rugovën, edhe Albin Kurtin konsistenca në qendrime dhe
vendosmëria në arritjen e qëllimeve politike, i bën të dallohen prej politikanëve
tjerë jo vetëm në Kosovë, por në mbarë trojet etnike shqiptare".
Vizioni pragmatik
rugovian
Presidenti
historik Ibrahim Rugova asnjëherë nuk kërkonte rishpallje të pavarësisë, por
vetëm njohje ndërkombëtare të saj.
Pasi
ai e dinte mirë së në historinë e krijimit të shteteve ekziston vetëm një datë
dhe një ditë e shpalljës së pavarësisë, jo dy apo tri sosh!
Kosova
një herë ka shpallë pavarësinë e saj më 2 korrik 1990-të, edhe pse në rrethana
të okupimit klasik, ka historinë e funksionimit të shtetësisë së saj, ka edhe
kushtetutën e saj të shpallur e miratuar nga deputetët shqiptar më 7 shtator
1990 në Kaçanik.
Pse
nuk ndodhi njohja ndërkombëtare e Republikës së Kosovës para 17 shkurtit 2008 ?
Sepse
presidenti historik, arkitekti i shtetit të Kosovës, Ibrahim Rugova nuk ishte i
gatshëm të pranonte kompromiset e dhimbshme e as ndryshimin e përmbajtjës së
elementeve shtetërore që solli 17 shkurti; duke filluar nga simbolet
antikombëtare, përmajtjen multietnike të shtetit e deri të një kushtetutë e hartuar
jo mbi vullnetin dhe nevojat e popullit, por në bazë të një pakoje që avancon
pakicat (serbe) në dëmë të popullatës shumicë (shqiptare) në vend.
Kjo
që solli 17 shkurti 2008, është në kundërshtim të plotë më vullnetin
plebishitar të popullit të Kosovës të shprehur në referendumin popullor të
26-30 shtator 1991.
Rikonfirmim
i referendumit gjithëpopullor, 2 korrikut e 7 shtatorit 1990, ishte edhe lufta
çlirimtare, gjaku i derdhur për liri dhe çlirim kombëtar.
Ikja
nga këto data, është ikje nga themelet e shtetit të Kosovës, pavarësisht si do
të quhet Republika e Thaçit apo e Kurtit nesër!
Sikure
personat fizik (njerëzit) që kanë një datë të lindjes, ashtu edhe subjektet
juridike (shtetet) kanë një ditë të lindjës dhe krijimit të tyre.
Në
kujtesën historike të popullit, Republika apo shteti i Kosovës daton që nga 2
korriku 1990-të.
Parimet e shëndosha dhe
oshilimet e Albin Kurtit
Albin
Kurtin edhe sot, edhe nesër dhe përghithmonë, do të dëshiroja ta shihja të
vendosur në vizionin e tij për shtetin e Kosovës në frymën kombëtare.
Mirëpo,
më oshilimet e fundit, Albin Kurti na shfaqet krejt ndryshe çfarë jemi mësuar
ta shihnim deri më tani.
Republika
e Thaçit, siq i pëlqen Kurtit ta quaj përiudhën pas 17 shkurti 2008, erdhi si
rezultat i një lidershipi të papërgjegjëshëm, që pranoj të tjetërsohet lufta
çlirimtare dhe vullneti i popullatës shumicë të Kosovës për hatër të atyre
ndërkombëtarëve që nuk e duan një shtet të dytë shqiptar në Ballkan.
Kosova
"multietnike" e Thaçit jo vetëm që nuk është vullnet i popullatës
shumicë shqiptare në këtë vend, është një shkelje e rëndë e gjakut të
dëshmorëve e martirëve dhe sakrificave të panumërta të popullit.
Të
gjithë e dimë së ndryshimi i kësaj "status quo"-je është nëvojë
imediate, do të thoja urgjente. Në ketë pikë dakordohem plotësisht më zotin
Kurti, një ditë më shumë për këtë qeveri është një ditë më pak për Kosovën.
Sikur
opzita të ishte unike, e keqja do të ndalej shumë më herët, dhe pasojat e
keq-qeverisjes do të ishin më të vogla.
"Pakoja
e Ahtisarit" mbi të cilën u shpall pavarësia e 17 shkurtit 2008, na ka
shkaktuar probleme zinxhirore duke filluar nga decentralizimi etnik,
trashëgimia kulturore e deri të Asociacioni i komunave serbe.
Reformim apo revizionim
konceptesh ideologjike
Ideja
e Albin Kurtit për një "Republikë" të tretë, daton nga korriku i
vitit 2013!
Edhe
pse shpallja e një "pavarësie të tretë" apo "Republike të
Tretë", për të mos thënë fatale, do të ishte me shumë pasoja për vendin.
Pas
"Republikës së Hashimit", "Republika e Kurtit" do të ishte
prezentimi më qesharak para botës demokratike dhe jo serioz ndaj qytetarëve të
Kosovës.
Kush
e di, pas Republikës së tretë mund të vije e katërta, e pesta,...e kështu më
radhë derisa në Kosovën e vogël të mos mbetët asnjë shqiptarë!
Sikurse
sot "shaminë", idenë e Albin Kurtitë për Republikë të tretë e pata
kundërshtuar më 24.07.2013 përmes shkrimit autorial "Jo Republikë të
tretë, zoti Kurti!"
Andaj,
edhe sot pas gjashtë viteve, i kërkojë Albin Kurtit që t'na sqarojë cili ishte
projekti i "Republikës së tretë"!?
Deri
para hyrjes së Vetëvendosjes në Parlamentin e Kosovës, ideologjia kryesore e
Vetëvendosjes ka qënë bashkimi kombëtar i Shqipërisë me Kosovën.
Shijimi
nga afër i aromës së pushtetit, bëri që Lëvizja Vetëvendosje të harrojë jo
vetëm idenë e bashkimit kombëtar, e ndërroj komplet fizionominë dhe kahjen e
veprimeve të saj.
Sikur
Lëvizja Vetëvendosje të mos bëhej pjesë e sistemit (pranimit të "Pakos së
Ahtisarit" dhe kushteve të lojes parlamentare ), jam i sigurtë se do ta
kishim një forcë të fuqishme politike opozitare, të gatshme jo vetëm për të
protestuar, por edhe për t'u ballafaquar me sfidat e kohës nëpër të cilën po
kalojmë si dhe për të sjellur ndryshimin e shumëpritur.
Të çartësohen kauzat e
Albin Kurtit
Albin
Kurti duhet të dëshmohet për këtë para qytetarëve të vendit.
Tërheqja
e mandateve të deputetëve të LVV-së nga Parlamenti i Kosovës, dhe largimi nga
të gjitha koalicionet qeverisëse komunale, do të krijonte besueshmëri qytetare
dhe kredibiltet politik për subjektin që drejton z. Kurti.
Ndryshe,
nuk ka logjikë dhe nuk mund t'i besojnë qytetarët kauzave për pushtet të Albin
Kurtit.
Për
shkak se, dëmi që i shkaktoi LVV-ja kryeqytetit me kandidaturën e Shpend
Ahmetit është i madh dhe i pa llogaritshëm.
Dorëheqjen
e Shpend Jahtit në komunën e Prishtinës, duhet ta kërkojë në radhë të parë
lideri i LVV-së, zoti Albin Kurti, për të larë borxhin moral para qytetarëve
për dëmin që i shkaktoi kryeqytetit me kandidaturën e Shpend Ahmetit. Për shkak
se dyshohet se Shpend Ahmeti ka paluar dhjetëra miliona gjatë këtyre dy
mandateve në komunën e Prishtinës duke shitur leje ndërtimore dhe duke bërë
pazar tokat komunale me mafio-oligarkët ekonomik.
Ky
nuk është i vetmi milionerë, produkt i VV-së, ka edhe milionerë të tjerë në radhët e VV-së, që u
pasuruan nga aferat korruptive si anëtarë të PDK-së, të cilat kaluan në VV për
"larjen" e mëkateve.
Nëse
vërtetë Albin Kurti dëshrion të mbajë fjalën, për burgosjen dhe dënimin e
politikanëve të inkriminuar, duhet të filloj nga shtëpia e tij (LVV) për
burgosjen dhe konfiskimin e pasurive të figurave të inkriminuara, ish
pjestarëve të SHIK-ut famëkeq, që krijuan biznese tejët profitabile si anëtarë
të PDK-së.
Vetëm
në këtë mënyrë Albin Kurti mund t'i bind qytetarët e zakonshëm për kauzën e
drejtësisë që aq shumë i referohet në fjalimet e tij të sinkronizuara me
patriotizëm folklorik.
"Përgjërimi"
dy herë radhazi brenda pak muajëve i Albin Kurtit ndaj Isa Mustafës, suportit
më të madh të Hashim Thaçit në këto 10 vjetët e fundit dhe nënshkruesit të dytë
të "Zajednicës" (me 25 Gusht 2015 në Bruksel), përveqse befasi e
papritur për qytetarët, ishte ogurëzi për ndryshimet pozitive në vend.
Kjo
e dëshmon faktin se Albin Kurti nuk ka mungesë të kujtesës, por ka mungesë
sinqeriteti.
Le
t'iu tregojë Albin Kurti qytetarëve të vendit, cila ishte kauza e tij kur e
gjuante me vezë në Parlament ish kryeministrin Isa Mustafa, ishte për shtet apo
për pushtet!?
Le
t'na tregojë Albin Kurti, se çfarë paska ndryshuar tek Isa Mustafa, dhe se
takimet me Isa Mustafen, janë kauzë për shtet apo pushtet!?
Pranimi
publik i shamive nga Albin Kurti, gjegjësisht anëtarësimi publik i Labinotë
Demi-Murtezi në radhët e LVV-së, me ç'rast Albin Kurti e prezantoi Labinoten më
shami si letrare dge albanologe që ka përfunduar Letersinë dhe Gjuhën Shqipe në
Fakultetin Filologjik në Universitetin e Prishtinës, paraqet rrëshqitjen më
drastike të Albin Kurtit nga rrafshi kombëtar në atë fetar.
Mos
zgjedhja e mjeteve për arritjen e qëllimit politik për marrjen e pushtetit, do
të jetë tepër e kushtueshme për personalitetin e Albin Kurtit. Jam i sigurtë se
më të shëndetshme për LVV-në dhe Albin Kurtin do të ishin votat shqiptare sesa
votat e shamive apo sekteve tjera fetare.
Kjo
nuk paraqet reformim të LVV-së, por reformim të "shamive" nga Gëzim
Kelmendi tek Isa Mustafa, e prej Isa Mustafës tek trimat e Vetëvendosjes së
Albin Kurtit!
Me
këtë po dëshmohet katërçipërisht se klasa aktuale politike standard të
veprimeve të tyre e kanë gënjeshtrën dhe mashtrimin, vjedhjen dhe abuzimin e
votes së qytetarëve.
Partitë
politike në përgjithësi janë shndërruar në korporata fitimprurëse për liderët e
tyre, ndërsa janë bërë shkelëse dhe abuzuese te besimit të qytetarëve.
Duke
u ngritur në karrierë politike dhe pasuruar nga mashtrimet dhe kauzat e
rrejshme, klasa aktuale aktuale (pushtet dhe opozitë) modelin e abuzimit e kanë
ngritur në standard të politikës ditore.
Na
ishtë një herë një levizje opozitare (Lëvizja Vetëvendosje) jashtë Parlamentit
të Kosovës, e dashur dhe e respektuar, e cila reflektonte shpresë e besim tek
qytetarët dhe tmerr për pushtetarët.