Mendime
Eshref Ymeri: Haradinaj në prehrin e enverizmit
E marte, 18.06.2019, 08:06 PM
Haradinaj
në prehrin e enverizmit
Nga
Prof. Dr. Eshref Ymeri
Është me
të vërtetë i çuditshëm qëndrimi i klasës politike kosovare ndaj Serbisë. Që
prej vitit 2013, ajo klasë politike, përgjegjësinë e bisedimeve me Beogradin,
ia pati ngarkuar Hashim Thaçit gjatë kohës që ishte kryeministër dhe më pas kur
mori postin e presidentit. Ajo klasë politike dhe sidomos Kuvendi i Kosovës,
nuk e dinin vallë që Hashim Thaçi ka qenë dhe mbetet argat i bindur i Beogradit
(siç e ka deklaruar vetë presidenti Vuçiç), të cilit do t’i bënte lëshime pas lëshimesh,
duke shpërfillur kryesoren e kryesoreve - kërkesën për dëmshpërblimet nga ana e
Serbisë për të gjitha grabitjet dhe shkatërrimet që i shkaktoi Kosovës në tërësi
dhe qytetarëve të saj në veçanti, duke iu grabitur edhe depozitat bankare?
Po a është
menduar ndonjëherë për llogaritjen në vlera monetare të dëmeve kolosale që pësoi
Kosova nga lufta agresive e Serbisë?
Le të
njihemi me informacionin në vazhdim.
“Mbi 22
miliardë euro llogariten dëmet e luftës që Serbia ka shkaktuar në Kosovë para
dhe gjatë luftës së fundit (1990-1999), - thonë zyrtarë të qeverisë dhe
analistë në Prishtinë. Por, kompensimi për dëmet e luftës deri më tani nuk
është diskutuar gjatë dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që është zhvilluar në
Bruksel, me lehtësimin e Bashkimit Evropian… Edhe pse kjo çështje nuk është
trajtuar në bisedimet në Bruksel, kjo temë ishte ngritur një herë në procesin e
negociatave të Vjenës, që janë mbajtur para shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Por, kjo temë qe mbyllur menjëherë, pasi pala serbe një kërkesë të tillë nuk e
ka pranuar… Haki Shatri, këshilltar për ekonomi në Qeverinë e Kosovës, i cili
në atë kohë ka qenë pjesë e ekipit në Vjenë, thotë se faktori ndërkombëtar
vazhdimisht ka hezituar që kjo çështje të trajtohet” (Citohet sipas: “Mbi 22
miliardë euro dëme të luftës, të shkaktuara nga Serbia”. Faqja e internetit “albinfo.ch”. 16 qershor 2019).
Para
disa muajshështë bërë publik një informacion interesant, i botuar në mediumin
serb “Blic.rs”, i cili shkruante:
“Nëse do të gjykohet nga zhvillimet e fundit
Beograd-Prishtinë, duket se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk e ka
ndërmend të ndalet.Në dokumentin e hartuar nga Haradinaj thuhet se ai kërkon
kompensimin e dëmeve të luftës, pensionet e papaguara, kursimet që shqiptarët
kishin në bankat e ish- Jugosllavisë, por edhe të tjera. Ndërsa askush, as në
Beograd ose në Prishtinë, me siguri nuk mund të pretendojnë për çfarë mund të
jetë një shumë e tillë. Por, shqiptarët nga Kosova, me sa duket, nuk kanë hyrë
të papërgatitur për këto kërkesa. Kjo është, në fakt, rreth 22 miliardë euro
dhe kjo shumë vlen vetëm për dëme të caktuara, të cilat Kosova i ka pësuar nga
viti 1989 deri në vitin 1999, pikërisht gjatë periudhës së sanksioneve, për të
cilat faji i vihet Serbisë”(Citohet sipas: “Mediat
serbe: Haradinaj dëshiron kapitullimin e Serbisë - përveç njohjes, kërkon edhe 22 miliardë euro dëmshpërblim”. Faqja e
internetit “Zëri.info”. 21 dhjetor
2018).
Nga ky
informacion të krijohet bindjase klasa politike kosovare në krye të pushtetit,
në procesin e bisedimeve me Beogradin, më në fund, i paska thirrur mendjes për
respektimin e dinjitetit kombëtar të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të
vet, dinjitet që lidhet pikërisht me dëmshpërblimet nga ana e Serbisë kriminale
për të gjitha shkatërrimet qëi bëri ekonomisë së Kosovës dhe pasurive të
qytetarëve të saj gjatë viteve të luftës.
Megjithatë,qytetarët
e Kosovës duhet të kenë mbetur të befasuar, për të mos thënë që duhet të jenë
revoltuar tej mase nga një deklaratë e Kryeministrit Haradinaj, e bërë publike
ca ditë më parë. Ja çfarë paska deklaruar ai:
“Njohja… çka mund të jep Kosova që të arrihet
kjo marrëveshje, një pajtim, se tjetër nuk kemi çka japim. Pajtimi nuk është
pak, do të thotë të kalohet mbi dhimbjen tonë, mbi të zhdukurit, mbi të vrarët,
mbi dëmet, mbi dhunimet seksuale, me ekonomi të shkatërruar e të plaçkitur, e
kur ne të pajtohemi, po japim shumë, më shumë se që dikush kish mujt me dhanë.
Nuk po themi me harru, se nuk e bëjmë kurrë, por ne mund të pajtohemi
ndonjëherë, për njohje. A është ky viti për këtë? Nuk mund të ngutem të them
për këtë, por ne kemi kërkuar ndihmën e miqve tanë dhe po ju tregoj që Kosova
kur qëndron pas Amerikës, e bën për interesin e vet”(Citohetsipas:“Haradinaj:
Pajtimi me Serbinë, vetëm në këmbim të njohjes”. Faqja e
internetit “Radio Evropa e Lirë”. 03
qershor 2019).
Kjo është një deklaratë me të vërtetë skandaloze dhe tepër poshtëruese
për dinjitetin e qytetarëve të Kosovës
Prof.dr.
Luftulla Peza shkruan:
“Serbia i ka mbuluar krimet,
çnderimet, vrasjet masive, dëmet ekonomike, etj., që bëri në Kosovë gjatë
luftës dhe sjelljen e saj antishqiptare në veri të Kosovës. Të gjitha këto për
fajin e shqiptarëve, që bëjnë sehir. Në anën tjetër, është diplomacia kosovare
dhe shqiptare, që kanë vetëm emrin si të tilla, por, në të vërtetë, nuk
funksionojnë në mbrojtje të Kosovës. Kemi diplomaci pa diplomatë profesionistë,
të fjetur, që nuk dinë të thonë të vërtetën dhe t’i shpjegojnë botës dhe
forumeve ndërkombëtare situatën reale në Kosovë dhe që Serbia është autore e
krimeve në Kosovë dhe e luftës së ftohtë ndaj saj. (Citohet sipas: “Kosova nuk ka nevojë për njohjen e
Serbisë”. Faqja e internetit e gazetës“Bota
Sot”. 04 maj 2019).
Faik
Krasniqi, njohës i zhvillimeve politike në vend, ka deklaruar:
“Askund
në botë nuk ka ndodhur që viktima t’i kërkojë pajtim vrasësit. Kurse ne bëjmë
kërkesa të tilla. Është shumë e çuditshme çfarë kërkesash bën lidershipi ynë”
(Citohet sipas: ”Kritikohet ashpër thirrja e Haradinajt për pajtim me
Serbinë: Askund në botë nuk ka ndodhur që viktima t’i kërkojë pajtim vrasësit”.
Faqja e internetit e gazetës “Bota
Sot”. 12 qershor 2019).
Prof.dr.
Binak Maxharraj, artikullin e vet kundër këtyre deklaratave poshtëruese për
popullin shqiptar të Kosovës, e ka titulluar “Kryeministër, a je n’vedi, apo të kanë lanë…?!” (Faqja e
internetit e gazetës “Bota Sot”. 12 qershor 2019).
Deklarata revoltuese e Kryeministrit
Haradinaj dëshmon fare qartë se ai ka rënë në prehrin e enverizmit, çka të
kujton traditën e servilizmit të diplomacisë shqiptare në marrëdhëniet me
Greqinë pas vitit 1949.
Në veprën shkencore “Tensioni greko-shqiptar. 1939-1949” (Shtëpia Botuese “GEER”. Tiranë, 2002), prof.dr. Beqir Meta
ka hedhur mjaft dritë mbi traditën e këtij servilizmi me të vërtetë skandaloz.
Interes të veçantë paraqert kreu III, që bën fjalë për përpjekjet e diplomacisë
shqiptare për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë. Autori na zbulon
një faqe që mund ta quash me të vërtetë të turpshme në historinë e diplomacisë
shqiptare, e cila, me servilizmin e saj të pështirë, pati njollosur dinjitetin
tonë kombëtarë me hapat që kishte ndërmarrë për vendosjen e marrëdhënieve
diplomatike me shtetin shovinist grek. Janë 49 aksione të pastra diplomatike të
qeverisë shqiptare, të fiksuara në periudhën mes viteve 1954 - 6 maj 1971, kur
ajo s’la gur pa lëvizur për ta zbutur qeverinë greke që kjo të pranonte
vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me vendin tonë.
Nuk
ishte aspak e nevojshme që diplomacia shqiptare të hiqej zvarrë para shtetit
shovinist grek për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Enver Hoxha dhe
diplomacia shqiptare, para se të kërkonin vendosjen e marrëdhënieve diplomatike
me Greqinë, duhej të shtronin para saj katër kërkesa kryesore.
Së pari, të shfuqizohej ligji i
luftës me Shqipërinë.
Së dyti, popullsia e dëbuar çame
të kthehej në trojet e veta stërgjyshore.
Së treti, Greqia të dëmshpërblente
popullsinë çame për të gjitha shkatërrime e pasurisë së saj dhe për masakrat që
kreu kundër saj.
Së katërti, të njihte minoritetin
shqiptar në Greqi.
Pikërisht
këto katërkërkesa duhej të përbënin katër shtyllat kryesore, ku duhej të
mbështetej Enver Hoxha dhe diplomacia e tij në hapat që ndërmerreshin për
vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë.
Çdo
shqiptar i thjeshtë, me vetëdije kombëtare, çdo nacionalist shqiptar e ndien
veten të fyer në dinjitetin e tij kombëtar, kur në faqet e këtij vëllimi njihet
me qëndrimet arrogante, përbuzëse, shpërfillëse të shtetit shovinist grek ndaj
kërkesave pa bosht kombëtar që ka bërë diplomacia shqiptare për vendosjen e
marrëdhënieve diplomatike me Athinës, çka u arrit më 08 maj 1971.
Qëndrimet
arrogante të diplomacisë shoviniste greke kanë shërbyer si mjet i përhershëm
presioni ndaj diplomacisë shqiptare, me qëllim që kësaj të fundit t’i
zhvateshin sa më shumë lëshime në interes të shovinizmit grekokaragjoz. Dhe
këto lëshime, në fund të fundit, diplomacia greke arriti t’ia zhvatë me shumë
sukses diplomacisë shqiptare, në dëm të interesave tona kombëtare.
Mosparashtrimi
i katër kërkesave të mësipërme, përbënte lëshime të përmasave skandalozeqë
diplomacia shqiptare e servilit Enver Hoxha i bënte politikës agresive greke
ndaj vendit tonë, lëshime që binin erë tradhti kombëtare
Politikën
e lëshimeve tradhtare të servilit Enver Hoxha ndaj Greqisë, e vazhduan dhe po e
vazhdojnë pasardhësit e tij pas zëvendësimit të sistemit komunist me njësistem neokomunist
pas vitit 1991: edhe sot e gjithë ditën, ligjin e luftës me vendin tonë Athina
vazhdon ta mbajë në fuqi, ajo mohon kategorikisht Çështjen Kombëtare të Çamërisë
dhe nuk e njeh absolutisht minoritetin shqiptar në Greqi.
Prandaj
edhe Kryeministri Ramush Haradinaj, si përfaqësues i klasës politike kosovare në
pushtet, nën shembullin e argatit të Beogradit Hashim Thaçi, ashtu si edhe
Enver Hoxha në raport me Greqinë, ka filluar ritualin e lutjeve në adresë të
Serbisë për njohjen e Kosovës. Ky qëndrim i mbarë klasës politike të Kosovës, të
përfaqësuar nga Thaçi dhe Haradinaj, të cilët janë shndërruar në lypsarë të pështirë
në dyert e Beogradit për njohjen e Kosovës, e kanë fyer keq jo vetëm popullin
kosovar, por edhe mbarë kombin shqiptar. Në këto kushte, Beogradi i shton edhe
më shumë dozat e mospërfilljes dhe të përbuzjes jo vetëm ndaj klasës politike
kosovare, por edhe ndaj kombit shqiptar në tërësi, çka ka ndikuar edhe në qëndrimin
shpërfillës të Brukselit ndaj Kosovës, i cili, faktikisht, mbanë tërësisht anën
e Serbisë.
Është
mallkim për mbarë kombin shqiptar kur vëren që, nga radhët e tij, qoftë në
Tiranë, qoftë në Prishtinë, në skenën politike dalin politikanë mercenarë, pa kurrfarë morali kombëtar,
servilë të të huajve, tradhtarë të interesave kombëtare. Fara e amoralitetit
politik, e mercenarizmit, e servilizmit para të huajve, e tradhtisë kombëtare
për interesat e grekosllavizmit, u mboll në trojet shqiptare që më 08 nëntor
1941 dhe vazhdon të lulëzojë deri në ditët tona.
Populli
i thjeshtë, i cili e do me shpirt vendin e vet dhe është krenar për kombin e
vet, do të dëshironte me gjithë zemër që politikanët e tij të ishin njërëz me
moral të lartë kombëtar, që të deklaronin me zë të lartë nga foltorja e
parlamentit evropian në Bruksel për padrejtësinë që i është bërë kombit
shqiptar nga Perëndimi evropian me copëtimin e trojeve të tij etnike dhe të
ngulnin këmbë që ajo padrejtësi të zhbëhet se s’bën, në mënyrë që trojet tona
etnike të bashkohen në një shtet të vetëm kombëtar. Politikanët tanë le ta
provojnë të bëhen burra,të paktën, qoftë edhe një herë të vetmenë jetën e tyre.
Njeriu një herë lind dhe një herë vdes. Por rëndësi ka që njeriu të vazhdojë“të
jetojë” edhe pas vdekjes. Ata le të marrin shembull nga figura e shquar e kombit
shqiptar, Atë Gjergj Fishta, i cili, në fjalimin e tij emblematik që mbajti në
Konfrencën e Paqes në Paris në vitin 1919, deklaroi burrërisht:
“Po qe se
përnjimend parimi i autodeterminacionit asht marrë prej Konferencës së Paqes si
karakter themelor për trajtimin e shteteve si dhe përcaktimin e kufijve të
tyne, e drejta e lypë që Shqipnia të qitet shtet më vete përmbrenda kufijve të
vet etnikë dhe gjeografikë”.
Me qëndrimin e lartpërmendur, Kryeministri
Haradinaj ka nëpërkëmbur opinionit publik kosovar dhe mbarëshqiptar, por edhe në
radhët e komunitetit evropian ka fituar një shpërfillje të heshtur për deklaratën
e çuditshme që nxori nga goja, duke hequr dorë nga kërkesa për dëmshpërblimet që
Serbia duhet t’i paguajë Kosovës për krimet dhe shkatërrimet e kryera dhe duke
u mjaftuar vetëm me kujtimin atyre krimeve dhe poshtërimeve që iu bënë vajzave
dhe grave kosovare nga bishat serbe të Millosheviçit. Me një deklaratë të
tillë, Kryeministri Haradinaj e fyen rëndë popullin shqiptar të Kosovës, të
cilit nuk ia ka vjelë mendimin absolutisht nëpërmjet zhvillimit të ndonjë
referendumi.
Kur ishte në opozitë, Haradinaj ishte kundërshtar
i rreptë i kalimit të 8200 ha tokë alpine kosovare në pronësi të Malit të Zi.
Por kur mori postin e kryeministrit, e ktheu pllakën dhe atëterritor ia dhuroi
Malit të Zi. Ky qëndrim i tij me dy faqe lë për të dyshuar se në morinë e
lutjeve, drejtuar Serbisë për njohjen e Kosovës, ai ka për të hequr dorë edhe nga
vendimi që mori në vjeshtën e vitit të kaluar për vendosjen e taksës 100% për
mallrat serbe.
Ndërkohë, nuk do të ishte keq që Haradinaj,
bashkë me Thaçin, tëemëronin një
“llogaritar” që të mbante shënim numrin në iventarin e lutjeve tëtyre para
dyerve të Beogradit për njohjen e Kosovës. Jo për gjë, por thjesht për ta
krahasuar me atë numrin 49 të lutje-kërkesave servile të
Enver Hoxhës për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë.
Los Anxhelos, Kaliforni
18 qershor 2019