Mendime
Kastriot Myftaraj: Gazeta Panorama boton manifestin e shtetit islamik shqiptar
E hene, 17.06.2019, 08:55 PM
Gazeta
“Panorama” boton manifestin e shtetit islamik shqiptar
Nga
Kastriot Myftaraj
Në
16 qershor 2019, në gazetën “Panorama” u botua një artikull i muslimanit
praktikues Rudian Zekthi, me titull “Ezani”. Në këtë artikull, autori ka marrë
përsipër të bëjë apologjinë, madje dhe më tepër se kaq të aktit të tifozëve të
Klubit të futbollit “Tirana” të cilët pak kohë më parë kryen një ritual fetar
islamik në stadiumin e Laçit.
Pse
merresh me këtë njeri do të thonë disa. Epo edhe në 1914 kështu ndodhi, disa
hoxhë ideologë pëshpërisnin me disa djem të Tekbirit dhe ndodhi ajo që ndodhi.
Nëse në Shqipëri do të ketë një lëvizje islamike, emrin e Rudian Zekthit do ta
dëgjojë jo vetëm çdo shqiptar, por edhe bota.
Le
t’ i kthehemi artikullit të tij të gjatë.
Autori
kërkon asgjë më pak se kjo çështja e Tekbirit në stadiumin e Laçit të trajtohet
sikur Islami të ishte fe zyrtare në Shqipëri, kur Kushtetuta jonë sanksionon se
në vend nuk ka fe zyrtare.
Cilët
janë argumentet e autorit? Në vazhdim, me qëllim debate, do të citoj
pjesë-pjesë të gjithë artikullin e autorit. Ai thotë:
“Së
pari, tekbiri është një formulim bazik në fenë islame, qëndron në themel të
doktrinës së saj dhe si i tillë është shprehje e shpirtit të kësaj feje: pa
besimin se Zoti është më i madhi, në kuptimin më i rëndësishmi, kjo fe humbet
arsyen e saj të të qenurit. Dhe këtë bindje, kjo fe e ka rrugën kryesore për të
depërtuar në mendjet dhe zemrat e njerëzve, rrugën kryesore për t’i formuar dhe
zhvilluar ata. Dhe një mysliman është i tillë nga përparësia dhe vërtetësia e
përbrendësimit të kësaj bindjeje: kjo e dallon nga të tjerët, nga ateistët po e
po, por edhe nga besimtarët e feve të tjera, madje edhe nga myslimanët
sipërfaqësorë.”
Autori
bën sikur harron se problemi u krijua jo për shkak të ritualit, por se ai u
krye në stadium, në një ndeshje futbolli, që në një shtet laik përbëjnë hapësirë
publike laike. Ata njerëz që bënë tekbir në stadiumin e Laçit mund ta kenë bërë
çdo ditë në xhamitë ku shkojnë, dhe me ta nuk është marrë askush. Ata u bënë
problem tani sepse ushtrimi i ritualeve fetare duhet të bëhet brenda kufijve
ligjorë të një shteti laik. Marrëveshjet e shtetit me bashkësitë fetare të
cilat janë shndërruar në ligje të miratuar nga Kuvendi, e kanë shprehimisht të
përcaktuar detyrimin për respektimin e laicizmit. Këtë detyrim nuk e gjen
kurrkund në artikullin e Zekthit. Nënkuptimi është: Ne muslimanët nuk i njohim
ligjet e shtetit laik, sepse Islami nuk e njeh laicizmin. Të këtij mendimi janë
dhe ata djemtë që bënë ritualin islamik në stadiumin e Laçit.
Zekthi
shkruan, duke pasur parasysh muslimanët:
“Është
e drejta e këtij grupi të mbrojë dhe kultivojë bindjet që e themelojnë atë si
grup dhe kjo në mënyrë të vetëkuptueshme është një e drejtë kushtetuese dhe në
mënyrë të natyrshme manifestohet (me vetëm njëzet e tre vjet ndërprerje, pra,
nga 1967 deri më 1990-n) në hapësirën publike të shoqërisë shqiptare nëpërmjet
këndimit të përditshëm të Ezanit, thirrjes së myslimanëve për namaz. Ezani nuk
është gjë tjetër veç shpallje publike e këtij parimi bazë doktrinor të islamit,
pra, që Zoti është më i rëndësishmi, duke qenë se Ezani fillon me shpalljen e
tekbirit e praktikisht dhe mbaron me të.”
Shikoni
sa lehtë dhe thjesht del autori nga kufijtë e tempujve fetarë ku në një shtet
laik besimtari ka të drejtë të ushtrojë fenë e vet, në përdorimin e përhershëm
për rituale fetare të hapësirës publike laike, të cilën mund ta përdorë me
raste dhe me leje. (Bashkësitë fetare në Shqipëri e përdorin secila dy herë në
vit me rastin e festave fetare) Në një shtet laik nuk mund ta përdorësh çdo
ditë, madje pesë herë ditën, hapësirën publike për thirrjen e ezanit me
megafonët e vendosur në minaret e xhamive. Kur thoni se ezani është shpallje
publike parimit bazë islamik, atëherë kjo do të thotë që thelbi i ritualeve
islamike nuk është marrëdhënia e besimtarit me Zotin, por që me anë të
ritualeve t’ u shpallet Islami të tjerëve, jomuslimanëve, ose edhe atyre
njerëzve që janë me prejardhje nga familje të konvertuara në fenë islame në
kohën e pushtimit osman por që janë jopraktikues të Islamit. Pra për muslimanët
praktikues rituali nuk është një marrëdhënie me Zotin, por një sfidë ndaj
jomuslimanëve, jopraktikuesve, domethënë ndaj të krishterëve, hebrenjve,
laikëve etj.
Me
ato që ka thënë më lart, autori pohon atë që çdo studiues i Islamit e di, se
ezani ndryshon nga këmbana e krishterë, e cila gjithashtu është thirrje për
lutje. Ndërsa këmbana nuk përmban fjalë por veç tinguj, ezani është një thirrje
me fjalë që u adresohet atyre që nuk marrin pjesë në ritual, madje në arabisht.
Pra,
ezani është një ngacmim, një provokim. Aq më tepër tekbiri që nuk është lutje
por shpallje e fesë ndaj të tjerëve. Dhe ky ishte qëllimi i tekbirit të
tifozëve të “Tiranës” në stadiumin e Laçit. Ata po shpallnin madhështinë e
Allahut dhe këtë po e bënin ndaj të tjerëve, jobesimtarëve (fjala në arabisht
është sinonim me jomusliman), katolikëve të Laçit.
Autori
shkruan më tutje:
“Duke
qenë tekbiri shprehje e aspiratave të grupit të myslimanëve shqiptarë, çdo
refuzim arbitrar i tij, pashmangshmërisht mund të interpretohet si refuzim i
këtyre aspiratave dhe si bllokim i mundësive të këtij grupi për të synuar
rritjen e vet dhe zhvillimin e kapaciteteve të veta. Prandaj, refuzimi dhe
ndëshkimi pa asnjë referencë dhe pa asnjë sqarim i një akti, që në thelb është
transmetues i së njëjtës të vërtetë sikurse dhe Ezani, duke nënkuptuar lirshëm që
tekbiri – ky shprehës universal i themelit të fesë islame, është problematik,
bëhet edhe ky (ndëshkim) një akt ambig, pra, i cili vetëm se e shton në vend se
ta davaritë turbullinë e aktit që kërkon të korrigjojë. Prandaj, edhe ky
ndëshkim nuk mund të kalojë pa u shoqëruar me koment dhe interpretim.”
Por
reagimi ndaj ngjarjes nuk erdhi për ritualin, por për vendin ku u krye ai, në
stadium. Autori e anashkalon këtë fakt dhe kërkon që qëndrimi ndaj tekbirit në
stadium të jetë i njëjtë si në vendet ku Islami është fe zyrtare, ku nuk ka
dallim dhe ndarje mes hapësirës fetare, të tempujve fetarë dhe hapësirës
publike laike. Në një shtet laik tekbiri refuzohet kur kryhet jashtë tempujve
fetarë përkatës në hapësirën publike, pa leje. Hapësira publike është laike.
Një ndeshje futbolli është një veprimtari laike. KF “Tirana” nuk është një klub
i përcaktuar fetarisht.
Por
këta muslimanët shqiptarë (Vini re: Autori nuk thotë shqiptarë muslimanë) nuk u
penguan në xhami ta bëjnë tekbirin e tyre. Sipas logjikës së autorit, jo veç
tifozët por të gjithë muslimanët praktikues kudo që janë në shkolla publike, si
nxënës dhe studentë, apo dhe kudo ku punojnë si mësues, mjekë, policë,
prokurorë, gjykatës, ushtarakë mund të mblidhen me thirrjen tekbir e të bëjnë
ritualin e thirrjes “Allahu Akhbar”.
Më
tutje autori shkruan:
“Ky
ndëshkim i organeve ligjzbatuese mund të kishte sens në një kuptim që mund të
pranohej edhe nga vetë personat e ndaluar: pra, si ndëshkim për profani, thënë
ndryshe për zhdenjim të tekbirit duke e zhvendosur atë nga sfera e doktrinores,
rituales dhe konceptuales në sferën e zbavitjes dhe vulgaritetit. Apo nëse
shoqërohej me interpretimin se po ndëshkohet mungesa e stilit në shpalljen e
tekbirit dhe jo tekbiri vetë. Por i pashoqëruar nga këto didaskali, veprimi
ndëshkues i Policisë mund të interpretohet ose si një rutinë fatkeqe
justifikuar nga padija, pra, nga mosnjohja e mesazhit të tekbirit, ose si një
çoroditje – veprim dosido i ndërmarrë nxitimthi si reagim imediat, ose
përkundrazi një veprim represiv i përllogaritur pikërisht si goditje preventive
e aspiratave më të larta të grupit të myslimanëve shqiptarë. Cilido qoftë nga
këto versione shpjegimi i veprimit të Policisë, ky veprim duhet të korrigjohet,
por nëse është versioni i fundit i represionit të aspiratave, thjesht
korrigjimi nuk mjafton, por kërkohet një reflektim i thellë që të shmanget
qoftë moszhvillimi i myslimanëve, qoftë arbitrariteti i institucioneve.”
Në
një shtet laik organet ligjzbatuese nuk merren çështje si rregullshmëria e
riteve fetare, sepse që shteti të merret me këtë duhet të ketë fe zyrtare. Kjo
ndodh në vendet ku Islami është fe zyrtare dhe ka polici fetare që merret me
ata që bëjnë shkelje të ritualeve. Shqipëria është shtet laik domethënë një
shtet ku ka dallim mes xhamisë dhe stadiumit. Në vendet ku Islami është fe
zyrtare, stadiumi mund të kthehet në çdo moment në xhami ku thirret tekbiri,
dhe kjo është e mirëpritur për autoritetet. Por organet ligjzbatuese në
Shqipëri kanë detyrim të mbrojnë laicizmin kur dhunohet, siç ka ndodhur në këtë
rast. Autori përsëri bën sikur nuk e di se organetligjzbatuese të shtetit kanë
të drejtë dhe detyrim të ndërhynë kur ushtrimi i së drejtës së fesë tejkalohet
duke dhunuar laicizmin.
Më
tutje autori shkruan:
“Sepse
në të vërtetë nga sa thamë më lart, nuk mund të mos shtrohet pyetja: përveç
myslimanëve, a e di pjesa tjetër e shoqërisë shqiptare se cili është kuptimi
dhe mesazhi i Ezanit? Pra, fakti që nga natyra e tij ritualistike, Ezani
shpallet në gjuhën arabe, mos ka bërë që Ezani nga një akt i lartë i kumtimit
të mesazhit islam, të ketë rënë në nivelin e një komunikimi pragmatik, që
thjesht njofton kohët e faljeve? Thënë ndryshe: a është desemantizuar Ezani,
dhe nga një tekst vizionar është shndërruar në një sinjal i zbrazur nga
kuptimi? Për fat të keq, përgjigja për këto pyetje është e njëjtë: po, Ezani
është një tekst i desemantizuar, kuptimin e të cilit e dinë vetëm besimtarët e
xhamive.”
Këto
që thotë autori nuk kanë kuptim në një vend laik ku feja i përket pjesës
private të jetës së njeriut. Përse duhet që pjesa tjetër e popullsisë, që nuk
janë muslimanë praktikues të dinë kuptimin dhe mesazhin e ezanit. Ky është një
imponim i fesë. Në fakt këtu autori e bën të qartë se qëllimi i ezanit nuk
kufizohet thjesht te muslimanët praktikues, por ai u adresohet të tjerëve,
jomuslimanëve, jopraktikuesve, laikëve, pjestarëve të feve te tjera. Kuptohet
që për këtë qëllim thirret ezani me megafonë nga minaret e xhamive, në mënyrë
që të përhapet në krejt hapësirën publike.
Dhe
madje në arabisht. Përse në arabisht? Asnjë fe tjetër në Shqipëri nuk bën
thirrje për lutje në hapësirën publike, në gjuhë të huaj. Këtë e bën veç
Islami, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë. Përveç të tjerash ezani i thirrur në
arabisht në hapësirën publike është akt antikushtetues pasi gjuha zyrtare në
Shqipëri është gjuha shqipe. Gjuha shqipe është element i rendit kushtetues në
Shqipëri. Me thirrjen e ezanit në arabisht me megafonë nga minaret e xhamive
kemi një dhunim të dyfishtë të rendit kushtetues. Si dhunim të hapësirës publike
laike, ashtu edhe të gjuhës zyrtare të vendit. Lidhja e fesë me një gjuhë do të
thotë asimilim. Kështu, musliman shqiptar do të thotë shqiptar i arabizuar.
Më
tutje autori thotë:
“Posa
që është kështu (domethënë që sipas atyre që ka thënë ai më lart:“Ezani është
një tekst i desemantizuar, kuptimin e të cilit e dinë vetëm besimtarët e
xhamive”), shfaqen menjëherë dy probleme të rënda: 1. Shoqëria shqiptare e
pranon Ezanin si pjesë të fluksit të mesazheve që qarkullojnë në këtë shoqëri,
vetëm përmes këtij desemantizimi, pra, përmes mënyrës faktike sesi Ezani
çngjyroset nga kuptimi dhe i mbetet vetëm natyra sinjalistike e lajmërimit për
një tubim të mbyllur dhe periferik të një pjese të shoqërisë. Sepse sado vulgar
të jetë akti i tifozëve, ai në vetvete ka pasur këtë efekt semantizues: ka
rikujtuar se tekbiri është një formulë me kuptim dhe jo një sinjal i rëndomtë
bashkërendues. Nëse është kështu, shoqëria shqiptare ende nuk e ka kaluar
testin e ekumenizmit të saj, pra, duket se sapo ajo, që është e rëndësishme te
ritet kalon në jetën e përditshme dhe rivitalizohet në një mënyrë apo tjetrën
në pjacë, shoqëria me institucionet e saj të censurës dhe kontrollit ndërhyn,
duke pezulluar e ndëshkuar.”
Shoqëria
shqiptare, shumica e saj që nuk përbëhet nga muslimanë praktikues, nuk e pranon
aspak ezanin e thirrur në arabisht nga megafonët e minareve të xhamive, por e
ndjek atë me bezdi, moskuptim dhe shqetësim. Por me këtë që ka thënë autori ka
pohuar përsëri se qëllimi i ritualeve fetare islame nuk është marrëdhënia e besimtarëve
me Allahun por shpallja e Islamit ndaj atyre që nuk e ushtrojnë ritualin, ndaj
jomuslimanëve, jobesimtarëve, laikëve etj.
Ku
qenka krijuar ky test ekumenizmi që na thotë autori? Mos ndoshta në Arabinë
Saudite ku janë vendet e shenjta të Islamit, ku as mund të imagjinohet
ekzistenca e asnjë lloj ekumenizmi. Autori këtu kërkon që ta ngrejë Islamin në
statusin e fesë zyrtare në vend, pa e pasur kjo fe këtë status me ligj.
Më
tutje autori na thotë qartë se qëllimi i ezanit dhe tekbirit është që të
mësohet me ritualet islame shumica e shoqërisë shqiptare që nuk përbëhet nga
muslimanë praktikues, pra që Islami të dominojë në vend, sikur të ishte fe
zyrtare. Ja sesi shkruan autori:
“Myslimanët
shqiptarë kanë rënë pre e inercisë së ritualeve, dhe nuk kanë vënë re se, në
fakt, shoqëria shqiptare, nuk e di se cila është e vërteta themelore e
myslimanëve, pra, nuk e di ende atë që ne myslimanët e konsiderojmë si themelin
e të gjithë diturive dhe të vërtetave: që Zoti është më i madhi, dhe që më i
madhi do të thotë më i rëndësishmi, madje, i vetmi i rëndësishëm në vetvete dhe
që prej asaj që përcakton dhe vendos Ai buron rëndësia e gjithë gjërave të
tjera (dhe që jashtë këtij përcaktimi çdo rëndësi është e rreme). Fakti që
pjesa tjetër e shoqërisë nuk e di këtë të vërtetë është me siguri shenjë
paditurie thelbësore. Por më i rëndë është fakti, që ne myslimanët nuk po e
kuptojmë që mosdija prej shoqërisë e së vërtetës për rëndësinë e Zotit e bën
këtë të vërtetë praktikisht të parëndësishme jo vetëm për shoqërinë (që në
njëfarë mënyre e ka zgjedhur dhe pëlqyer këtë padituri), por edhe për ne,
myslimanët shqiptarë: ajo e humbet rëndësinë e saj nëse vetëm sa thuhet brenda
xhamive dhe vetëm sa thërritet e desemantizuar (shkuptimësuar) jashtë xhamive
vetëm përmes Ezanit.”
Autori
këtu pohon se ezani e tekbiri janë ritual që muslimanët i kryejnë duke iu
drejtuar të tjerëve, jomuslimanëve, laikëve, jopraktikuesve të Islamit, të
krishterëve, hebrenjve, jo marrëdhënie e muslimanit praktikues me Zotin.
Gjithashtu, këtu autori na pohon se thirrja e ezanit me megafonë nga minaret e
xhamive në arabisht është vetëm etapa e parë e imponimit të Islamit ndaj një
shoqërie indiferente ndaj tij. Faza tjetër duhet të jetë ajo që pjesa e
shoqërisë që nuk përbëhet nga muslimanë praktikues t’ i nënshtrohet thirrjes së
ezanit. Kjo do të bëhet me dinakëri, gjoja në emër të njohjes së Islamit nga
pjesa tjetër e shoqërisë. Por në një shtet laik është zgjedhje e secilit nëse
dëshiron të ketë njohur për një fe të cilën nuk e praktikon dhe një gjë e tillë
nuk mund t’ i imponohet. Autori praktikisht kërkon që në Shqipëri Islami të
funksionojë si një fe zyrtare.
Autori
gjatë gjithë artikullit të tij i shikon muslimanët praktikues si një pakicë në
shoqëri. Ai madje pohon se shoqëria shqiptare, shumica e saj, shpreh një
kundërshtim ndaj muslimanëve praktikues dhe mesazhit të tyre. Ai shkruan:
“Ky
është kontributi më i madh që mund të japim ne për këtë shoqëri(semantizimi i
ezanit), gjithmonë duke pasur parasysh që në fakt vetë shoqëria nuk është e
përgatitur për këtë kontribut, pra, jo thjesht nuk po e kërkon prej nesh, por
edhe nëse ne ia ofrojmë nuk duket ta mirëpresë, e bindur siç është që e vërteta
e tekbirit është anakronike dhejoproduktive.”
Edhe
këtu autori vazhdon të pohojë se ezani e tekbiri janë rituale që muslimanët i
kryejnë duke iu drejtuar të tjerëve, jomuslimanëve, laikëve, jopraktikuesve të
Islamit, të krishterëve, hebrenjve, pra janë ngacmime, provokime. Është domethënëse
që për asnjë sekondë nuk i shkon në mendje autorit se semantizimi, kuptimësimi
i ezanit mund të bëhej nëse ezani thirret në gjuhën shqipe, jo në arabisht. Kjo
është një simptomë e arabizimit të thellë të autorit.
Pjesa
më interesante e artikullit është kur autori e quan ezanin dhe tekbirin si
paralajmërues të përpjekjes së muslimanëve praktikues për të ndërtuar shoqërinë
dhe shtetin shqiptar sipas modelit islamik. Kjo del qartë veçanërisht në dy
paragrafe ku ai thotë:
“Pra,
që të zhvillojmë shoqërinë, ne myslimanet duhet të zhvillojmë veten dhe që të
zhvillojmë veten duhet t’i demonstrojmë shoqërisë epërsinë dhe begatinë e
tekbirit. Askush dhe asgjë nuk ka të drejtë të na privojë nga ky angazhim,
përveç paaftësisë sonë që të zhvillohemi vetë të parët, duke u thelluar te
tekbiri dhe duke nxjerrë prej tij një vizion për shoqërinë, botën dhe
individin.”
Çfarë
domethënë “epërsi dhe begati e tekbirit”? Epërsi ndaj kujt? Epërsi e modelit të
shtetit islamik ndaj modelit të shtetit laik demokratik? Autori nuk e thotë
krejt hapur por ky është kuptimi. Dhe shikoni sesi edhe në paragrafin e
mësipërm autori vazhdon të pohojë se ezani e tekbiri janë ritual që muslimanët
i kryejnë duke iu drejtuar të tjerëve, jomuslimanëve, laikëve, jopraktikuesve
të Islamit, të krishterëve, hebrenjve, pra janë ngacmime, provokime, jo
marrëdhënie e muslimanit praktikues me Zotin.
Paragrafi
tjetër është akoma më interesant. Autori thotë:
“Sikurse,
nga ana tjetër, cilido person grup apo institucion brenda shoqërisë shqiptare
është po ashtu në të drejtën e vet të tregojë se cila është, sipas tyre,
alternativa e zhvillimit të kësaj shoqërie dhe e grupit të myslimanëve si një
pjesë e kësaj shoqërie. Sepse nuk është opsionale, por detyrim që shoqëria të
na tregojë me vërtetësi sesi mendon t’i zhvillojë fëmijët e myslimanëve
shqiptarë, në mënyrë që ata të bëhen myslimanë të rëndësishëm dhe shqiptarë të
rëndësishëm.”
Autori
gjithmonë harron të shtojë brenda kufijve kushtetues, domethënë të laicizmit.
Që do të thotë se modeli islamik që ofron autori është antikushtetues. Nuk ka
asnjë grup në Shqipëri që ofron modelin e shtetit fetar dhe ka synim ta
instalojë shtetin fetar. I vetmi grup që ka një aspiratë të tillë është ai i
muslimanëve praktikues. Kështu që muslimanët praktikues mund të zgjedhin të
rrinë në Shqipërinë laike ose të largohen.
Autori
e di se modeli i shtetit fetar islamik bie ndesh me rendin kushtetues të
Shqipërisë, e di se cdo përpjkje për instalimin e këtij lloj shteti do të
ndeshet me qëndresë, prandaj kërkon të fuqizohet Tekbiri. Sepse tekbiri është
thirrje për mobilizim e muslimanëve praktikues. Mobilizim për aksione. Edhe
terroristët islamikë përdorin Tekbirin.
Artikulli
i Rudian Zekthit tregon se ai tekbiri që u bë në stadiumin e Laçit ka disa
ideologë prapa, të cilët ashtu si krerët e Rebelimit Islamik në vitin 1914,
lëshojnë para djem kokënxehtë si Haxhi Qamili (çunat e “Tironës” në Laç),
ndërsa vetë nxjerrin përfundime dhe përpunojnë strategjinë. Dhe Artikulli i
Rudian Zekthit është një platformë e strategjisë së Xhihadit në Shqipëri.
Artikulli nuk ka lidhje me narrativën intelektuale në kuptimin e shoqërisë së
fjalës së lirë, por është një keqpërdorim i kësaj lirie, është Xhihad medial.
Fakti që artikulli botohet në gazetën më të madhe në vend tregon se deri ku
Tekbiri i ka shtrirë kthetrat në shoqërinë shqiptare.