Mendime
Brahim Avdyli: Samiti i Parisit i 1 korrikut dhe gënjeshtrat serbe e serbofile
E enjte, 20.06.2019, 08:05 PM
Samiti i Parisit i 1 korrikut dhe gënjeshtrat
serbe e serbofile
Nga Brahim
Ibish AVDYLI
Pas samitit të Berlinit,
e cila u tregoi të gjithë pjesëmarrësve çka duhet të bëjnë në një marrëveshje
gjithëpërfshirëse të Serbisë dhe Kosovës, sidomos Kancelarja gjermane Angela Merkel, tani, në fillim të
korrikut vie samiti i Parisit, për
ne mjaft i ligë, sepse Franca është treguar “e
gatshme” t`ua hap rrugën e t`ua japë duart armiqve më të rrebtë të
shqiptarëve, parasegjithash sllavëve, turqëve dhe grekëve. Në këto bisedime
është e ftuar edhe Kosova, por është marrë vesh në tërë botën se pala serbe
është gënjeshtarja më e paskrupullt dhe gënjeshtrat e veta i ka vardisur një
nga një. Për botën e vetëdijshme nuk
shiten gënjeshtrat e Serbisë. Në orketrën e këtyre gënjeshtarëve pritet që
të vinë edhe “Presidenti” i Kosovës,
z. Hashim Thaçi dhe Kryesia e Kosovës, i cili dihet se është “mësuar” të gënjejë krahas kryedjajve
ruso-serbë, mu ashtu siç ishte kryetari i Serbisë, tani i vdekur, Dobrica
Çosiç, në Beograd, dhe zëdhënësi tjetër, në Prishtinë, “intelektuali”, Prof. Dr. Rexhep Qosiç. Gënjeshtra është dënimi i parë i Zotit, nga shtatë dënimet e tij,
dhe i shtati është të vrasësh njeriun pa
faj. Por, këto dënime i kanë mbushur moti serbët, me njëmijë loj dënimesh
të tjera...
Ndoshta atyre u kanë
rënë për tokë gënjeshtrat, si vet spiunit të rryer serb në Kosovë, Baton Haxhiut, me gjithë televisionin
proserb të tij “Klan”. Si duket, mund të
mos mbahet samiti i Parisit. Ai është i planifikuar me 1 korrik 2019, me
iniciativën e Presidentit të Francës, z. Emmanuel
Macronn, i cila na vjen pas Berlinit, ku Kancelarja gjermane ua bëri me
dije se Berlini refuzon çdo plan për këmbimin e tokave shqiptare nga Kosova te
Serbia dhe refuzojnë të japin afër 1/3 e Kosovës në “përdorim” të serbëve, pasi dihet se aty është ndërmarrja “Trepça”,
e cila përbën fuqinë kryesore të fitimit të Kosovës, dhe nuk ka arësye të ipen
tokat shqiptare me minerale për të marrë prej tyre bokat e Preshevës, të
reduktuar në një “Luginë...”.
Këto gjëra i kam shpjeguar
edhe në librin tim, “Sontazhe për Kosovën dhe kufirin e saj”, e cila ndodhet në
botim dhe është vonuar pak të dalë nga bllokimi i të hollave, në Prishtinë,
2019, sikurse i Memorandumit në
nëntor të vitit të kaluar, përmes instancës së pavarur INTELEKTUALËT SHQIPTAR
TË KOSOVËS, që e kemi themeluar po aty, të dërguar në të gjitha instancat e
larta të Bashkësisë Ndërkombëtare, por opinioni i brendshëm nëpër tokat
shqiptare ka qenë i mbyllur nga tipa të tillë të udhëheqjeve tona, megjithëse i
kemi disa gazeta apo organe elektronike me botimet tona.
Bashkësia Ndërkombëtare
i ka të qarta qëndrimet e veta; politikën e vet të akorduar në përgjithësi të
shkrimeve tona, të cilët na i kanë sqaruar; kjo vie në shprehje me së miri nga
Gjermania dhe Kanzelarja Angela Merkel,
por edhe Presideti i SHBA-ve, Donald
Trump, i cili e largoi bashkëpunëtorin e Serbisë dhe Kryetarit
(Kryedjallit) të Kosovës, Hashim Thaçi, z.
John Balton, me largimin e të cilit u tronditën më së shumti Rama-Batoni-Thaçi, treshja e njohur serbofile, ndër shqiptarë. Pra, e largoi ate që e
mbështeste ndarjen e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë të SHBA-së, i mbështetur edhe
ashtu në lobin serb në Amerikë, me të cilët bashkëpunonte Kryedjalli Hashim Thaçi.
Superfuqinë botërore deshën që ta fusin në këtë lojë. Kështu, Shtëpia e Bardhë dhe Presideti
i SHBA-ve, z. Donald Trumpi, i
bënë thirrje për të fundit herë
Serbisë që të njohë Republikën e Kosovës, pa
asnjë kusht. Nga BE vijojnë që të vinë edhe raportet e këtyre bisedimeve
shqiptaro-serbe dhe gradualisht nga kjo anë vijnë thënie publike të cilat e
konfirmojnë se Serbia duhet tu kërkojë
falje shqiptarëve, madje për krimet e tyre të luftës nëpër Kosovë, të cilat
Serbia ende nuk i ka te ndara rrënjët e kësaj lufte as sot, por vazhdon në një
formë tjetër. Veriu i Kosovës involvohej në këtë luftë.
Serbia duhet të vazhdojë bisedimet në Paris, sepse nuk ka rrugë tjetër, dhe
duhet të pranojë definitivisht Republikën e Kosovës. Nëse nuk do të vijë në samitin e Parisit, mund të rrijë, por të mos
harrojë se derën e ka të mbyllur pa
njohjen reciproke në marrëveshjen e përgjithshme Kosovë-Serbi. Dihet se
kështu do të mbyllet tregëtia e lirë, e edhe Evropa për ta...
Sado të përsëriten të
thënat e diplomatit amerikan e njohësit e çështjeve që ndërlidhen me shtetet e Gadishullit Ilirik (por nuk po i themi “Ballkan”!), z. Daniel Server, i cili në Prishtinë i foli hapurazi Thaçit dhe të
tjerëve, se nuk mund t`ua japësh në veri të Kosovës ate që të kërkojnë më tutje
serbët dhe i pangopuri Vuçiç, sepse askush nuk do të merrte në kurrizin e vet
një rrezik të tillë e të tmerrshën; apo të gazetarit britanik që thoshte se
Vuçiçi jetonte ende me ëndërrat e veta; ndërsa Thaçi turpërohet nga
fishkëllimat e shumta të turmës edhe kur erdhi në binë që të mbajë një fjalim
të akorduar në praninë e vizituesve Bill
Clinton dhe Madeleine Albright, miq të vërtetë të kombit shqiptar, nga
Amerika, është sinjal se Kosova nuk do të lejojë asnjë “shitblerje” të tokës së tij. Ish Gjenerali Wesley Clark, gjatë kësaj vizite të 20 vjetorit të çlirimit të Republikës
së Kosovës, për të cilën ka dhënë kontribut të veçantë, ka vënë në dijeni se baza ruso-serbe, e quajtur “humanitare”, afër Nishit, është
themeluar në vitin 2012 dhe është nën kontrollin e ministrisë së
mbrojtjes civile ruse, por kjo bazë ruse është
nën hundën e forcave të NATO-s dhe të SHBA-ve, të grumbulluar në Bondsteel (Bonstil), të cilat e kanë
nën kontroll tërë rajonin e Evropës dhe të Gadishullit Ilirik (pra “Ballkan”!), prej të cilave e përjashton Pentagoni i SHBA-ve Turqinë,
sepse ajo i ka marrë mësheftas dhe në shenjë të marrëveshjes me Rusinë e
Serbinë sistemin Raketor S-400, pa
lejen e SHBA-ve, nën komandën e së cilës ndodhet ajo në NATO, dhe kjo vie në vazhdim të dokumentit Top-Sekret me
Serbinë për “dritën jeshile” të saj
mbi Kosovën. Tashmë kjo është shpallur edhe nëpër organet elektronike
shqiptare, por edhe në profilin tim, në baze të së cilës Serbia do t`i fitonte
20 vite “punë” mbi shpopullimin e
shpërfilljen e viseve tona nga kombi shqiptar, në radhë të parë me xhamitë e
fenë islamike. SHBA-ja dhe NATO-ja do të
intervenojnë menjëherë, sapo të
prekin vijat apo të kalojnë kufirin e Republikës së Kosovës. Këto janë
shumë të fuqishme dhe Rusia është në vijë të raketave të tyre!...
SHBA-të, BE, Gjermania, Britania e Madhe, dhe e tërë bota demokratike perëndimore drejton
sytë me plotë kritikë të mirëfilltë për Lindjen, pa marrë pasyve se a është
Rusia, Turqia, Greqia apo Serbia. Këtë na e tregon edhe vet ambasadori britanik
në Beograd, Denis Keefe, i cili e
drejtoi bindjen e vet mbi Kosovën, e cila tashmë është shtet i pavarur, madje
qe 20 vjet.
Kush ka mundësi që ta
shkatërrojën këtë shtet, para se ta shkatërrojë veten?! Askush. Vetë
Metropoliti i Kishës Ortodokse Malaziase, Miraš
Dedi?, i njohur si Mihailo, gjatë fjalimit për nderë të Pashkëve, e akuzoj
Serbinë se nuk është një “komb” i
vërtetë, por “komb” i ndërtuar mbi
gënjeshtra, të cilat edhe unë ia kam nxjerrur krahas të tjerëve prej vitit 1979
e këtej (2019), pra 40 vite me pendë në
dorë. Dhe, Mihailo i tha edhe një here të gjitha fjalët e ish Presidetit
ultranacionalist serb, të vdekurit Dobrica Çosi?: “Gënjeshtra e përbën interesin shetëror serb...”. Kjo është tashme
e qartë edhe për botën, por edhe për francezët, sepse i përkrahin serbët! Ata, duhet të ndahen nga gënjeshtrat e
tilla të Serbisë. Herën e dytë, ia ka dhënë Avni Rrustemi përgjegjen tonë
midis Parisit, duke e vrarë Esad Pashë Toptanin!
Kjo ishte prova e tretë e tradhëtisë së shqiptarëve, e “Luftës III Botërore”, nga e cila nuk kalon Franca pa pasoja të
mëdha. Mos të harrojë se i ka vëllezërit tanë në Pirrenej dhe Francën
Jug-Lindore, me ish dialektin shqip...
Ne po i afrohemi fundit
dhe mund të themi se një marrëvesje për paqe e gjithëpërfshirëse duhet të fokusojë këto gjëra të
patjersueshme dhe në samitin e Parisit të shtohet kjo gjë: Franca e ka kohën të distancohet nga
Komandanti i forcave speciale franceze, Jacques
Hogard, i cili e pat ndarë siç dëshironin serbët Mitrovicën Veriore dhe
rreth lumit Ibri, që më 1999; e dyta, duhet
të distancohet prej francezit në rolin e eurodeputetit, shërbyes i lartë i
shërbimeve sekrete franceze në shtetet e Gadishulit Ilirik (kuptoni se ky është Ballkanit), Danjean d`Arnaud, i cili e futi me një atentat Hashim Thaçin
në UÇK, së bashku me Xhavit Halitin, duke e mbytur Ali Ukën, sepse ka
qenë zëdhënës i parë legal i UÇK-së, prandaj deri sa vdiç i mbajti fshehtas
Kryeshefin e Shtabit Suprem dhe anëtarët e tjerë; dhe së fundi, qëndrimin e tij, si President i Francës,
Emmauel Macronn, duhet që ta ridefinojë funksionin e tij, i cili ishte mik i ngushtë i Hashim Thaçit,
sepse për pak sa nuk morri pjesë në tradhëtinë e tretë ndaj shqiptarëve. Kjo, e
fundit, nuk do t`i falej atij, edhe pse është president i Francës!!...
Serbisë nuk do t`i japin
asgjë nga tokat shqiptare të Kosovës; ata i kanë sa dy herë Kosova mbrenda
vetes së tyre, për të cilat duhet që të na kërkojnë të falur, sikurse për dëmet
e pa paguara të luftës me UÇK-në; dëmshpërblimet ende të pa paguara për
njerëzit tanë (gra, burra, fëmijë) të vrarë pa mëshirë; për dhunimet e tyre të
shumta; për penzionet e padërguara asnjëherë nga ana e tyre, të atyre që ishin
në punë të serbo-jugosllavisë; pra, për gjenocidin e vazhduar me të gjitha
mjetet e një shteti ultranacionalist.
Ne jemi dëshmitarë të denjë e të
gjallë se politika e Serbisë i ka bërë shekuj me
radhë krimet e terror ndaj popullit shqiptarë. Ajo gjithmonë i ka mbuluar
me gjënjeshtra dhe para botës është paraqitur vetëm si viktimë.
A ka kush zemër të madhe t`i
ndjejë këto dhembje tonat, po iu drejtohemi
francezëve, sepse tjerat i dimë?!...
Ne nuk po
kërkojmë aq më shumë se sa ta njohin Republikën e Kosovës, pa asnjë kusht! E jona është që të kërkojmë edhe për tokat tona
jashtë Republikës së Kosovës, Kosovës Lindore (apo Shqipërisë Veri-Lindore) dhe
Sanxhakut të Serbisë, apo nëpër rajonet e tjera të Mbretërisë së Dardanisë,
dëmshpërblimet e kahershme dhe të vonshme për gjenocid...
Kjo është fjala e jonë për samitin e Parisit, sepse
është në sprovë, me 1 korrik të vitit 2019.
DHASHTË ZOTI I MADH E
KUPTOJNË MË NË FUND EDHE FRANCEZËT!