Mendime
Kastriot Myftaraj: Presidenti të dekretojë krijimin e Gardës Qytetare për mbrojtjen e rendit kushtetues
E enjte, 20.06.2019, 07:43 PM
Policia
e Shtetit është rebeluar, Presidenti të dekretojë krijimin e Gardës Qytetare
për mbrojtjen e rendit kushtetues
Nga
Kastriot Myftaraj
Policia
e Shtetit Shqiptar, me veprimet e saj, për pengimin e autoriteteve të ligjshme
vendore për rimarrjen në dorëzim të mjediseve të ofruara për zgjedhjet, pasi
Presidenti i Republikës me dekret anuloi datën e zgjedhjeve, ka kryer rebelim
dhe vazhdon të jetë në gjendje rebelimi edhe në këtë moment. Të gjitha
shoqërimet dhe ndalimet e qytetarëve që ka kryer dhe vazhdon të kryejë Policia
e Shtetit, për shkak se këta protestojnë ndaj moszbatimit të dekretit të
Presidentit të Republikës për anulimin e datës së zgjedhjeve janë veprime të
kundërligjshme.
Kur
qytetari dhunohet nga polici i rebeluar ndaj autoritetit kushtetues, atëherë
qytetari ka të drejtë jo vetëm ta kundërshtojë me sa të mundet dhunuesin, duke
përdorur ndaj tij të gjitha mjetet e dhunës që i bien në dorë, por madje
qytetari i dhunuar, për vetëmbrojtje, mund edhe ta vrasë në vend policin e
rebeluar dhe ky i fundit shkon si i thonë asaj fjalës së urtë “Si qeni në
vreshtë”. Qenër të uniformuar apo jo nuk ka rëndësi. Sepse policin nuk e bën
autoritet uniforma, por ligji. Dhe polici i rebeluar nuk është autoritet
ligjor, por është bashibozuk politik. Kur të prek me dorë polici i rebeluar
është njëjtë sikur të ka prekur një bandit i çfarëdoshëm.
Të
gjithë prokurorët që kanë kryer marrë të pandehur dhe urdhëruar arrestimin e
protestuesve të sjellë para tyre nga policët, gjithashtu janë pjestarë në
rebelim. Të tillë janë edhe gjyqtarët që kanë dhënë masat e sigurisë për të
ndaluarit.
Shqipëria
është praktikisht në gjendjen e Kilit në kohën e grushtit të shtetit, kur
Ushtria u rebelua ndaj autoritetit kushtetues të Presidentit Alende. Në
Shqipëri ku Policia e Shtetit është numerikisht më e madhe se Ushtria, është
rebeluar Policia. Në këto rrethana Presidenti Meta mund të bëjë dy gjëra:
-Të
shpallë botërisht se në vend ka nisur dhe është në zhvillim e sipër një puç
policor dhe të deklarojë se merr përsipër përgjegjësinë për shtypjen e puçit.
-Presidenti
t’ i kërkojë Ushtrisë që të shtypë rebelimin e Policisë. Nëse Ushtria nuk i
bindet autoritetit të kryetarit të shtetit, për shkak të urdhërdhënies politike
nga Ministrja e Mbrojtjes, atëherë Presidenti i Republikës t’ i kërkojë
Ushtrisë që së paku të mos bëhet pjesë e puçit, duke i paralajmëruar drejtuesit
e saj për pasojat.
-Presidenti,
i gjendur në rrethanën kur janë rebeluar ose nuk binden forcat e mësipërme,
duhet të shpallë se për mbrojtjen e rendit kushtetues është i detyruar të
dekretojë krijimin e Gardës Qytetare si një forcë e armatosur qytetare për
mbrojtjen e rendit kushtetues dhe t’ u bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të
Republikës së Shqipërisë që të rreshtohen në këtë forcë. Në krye të Gardës
Qytetare duhet të ketë një komandë dhe një bord intelektualësh për mbikqyrjen e
veprimeve të saj.
-Garda
Qytetare duhet të ndërmarrë pa vonesë veprimet e duhura për shtypjen e
rebelimit të Policisë së Shtetit, si më poshtë:
-T’
i jepet 24 orë afat gjithë trupës së rebeluar të Policisë së Shtetit që të
tërhiqet nga veprimet antikushtetuese të pengimit të zbatimit të dekretit
presidencial. Pas këtij afati çdo pjestar i Policisë së Shtetit, i uniformuar
ose jo që vihet re se merr pjesë në veprimtari antikushtetuese që kanë synim
pengimin e zbatimit të dekretit presidencial, do të trajtohet si puçist dhe
terrorist.
-Garda
Qytetare, varësisht reagimit të dhunshëm të policëve të rebeluar, duhet të
përdorë të gjithë mjetet e nevojshme të dhunës dhe të ushtrojë të gjithë dhunën
e nevojshme për t’ i neutralizuar rebelët.
-Të
shpallet se përdorimi i gazit kimik do të quhet baras me përdorimin e armëve
kimike, meqënëse efekti dhe pasojat e tij janë shumë më të rënda se të gazeve
të përdorur rëndom nga Policitë europiane. Garda Qytetare të bëjë të ditur se
përdorimi i gazit kimik do të marrë si kundërpërgjigje dhunë me pasoja të
barazvlefshme me efektin e tij.
-Të
kryhen aksione të befasishme në ndërtesat e komisariateve policore në kohën që
pjesa më e madhe e efektivit të tyre janë në veprimtari antikushtetuese dhe të
konfiskohen mjetet e çdo lloji dhe automjetet që përdoren kundër protestuesve.
Këto të mbahen në ruajtje dhe t’ i rikthehen Policisë së Shtetit pas shtypjes
së rebelimit.
-Të
çarmatosen nga Garda Qytetare dhe të arrestohen policët rebelë që kapen në
flagrancë në aksione për pengimin e zbatimit të dekretit të Presidentit, ose
ata për të cilët ka të dhëna se kanë kryer veprime të tilla. Këta të ndiqen
kudo në lëvizjet e tyre, në rrugë, shtëpi etj.
-Të
arrestohen nga Garda Qytetare të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e rebeluar
ndaj rendit kushtetues të cilët kanë dhënë vendime në dëm të qytetarëve
protestues pas dekretit presidencial për anulimin e datës së zgjedhjeve.
-Të
konfiskohet përkohësisht parkingu nëntokësor në Sheshin “Skënderbej” dhe të
përdoret si burg i përkohshëm për izolimin e rebelëve.
-Presidenti
të dekretojë një gjykatë të posaçme antirebelim, e cila duhet të fillojë nga
puna pas shtypjes së rebelimit.