Mendime » Radovani
Fritz Radovani: ‘Bashkjetesa paqsore’ e tradhtarit me heronj
E hene, 17.06.2019, 08:07 PM
Nga Fritz RADOVANI:
“BASHKJETESA PAQSORE” E
TRADHTARIT ME HERONJ
MARY
EDITH DURHAM
(1863
– 1944)
Ah
MARY, MAry, nga Vorri do t’ ikshe ba me dijtë shka ngjet sot në Shqipni...
Sesi
e shikon syni i një Mikeshës së huej Popullin Shqiptar dhe Shqipninë e
Kastriotit, e tregon libri i së Nderuemes Mary Edith Durham me titull “Brenga e
Ballkanit”. Ajo na tregon që në ditët e para që shkeli në Token Shqiptare se i
perket Maleve e Bjeshkëve...
Rrethimi
i Shkodres ka fillue me 20 Tetor 1912 dhe asht mbyllë me 23 Prill 1913. Kjo
luftë asht kenë nder ma të mnershmet e kohës moderne, ku per mbrojtjen e
Shkodres askush nuk ka kursye as jeten e vet dhe, as të trashigimtarëve të
shtrenjtë të Rozafës heroike.
Edhe
Kisha Kathedrale u kthye në streh per sigurimin e jetës së Popullit
trishtuem...
Vetem
gjyle fluturonin në qiellin e zymtë të Shkodres së rrethueme nga malazezët
vrasës.
Me
10 Nandor 1912 në këte luftë u fut edhe Serbia. Në ndihmë të Hasan Rizasë erdhi
Esat Pashë Toptani. Si drejtues lufte Hasan Rizaja ishte i pergatitun. Me 29
Dhjetor 1912 u zhvillue edhe sulmi i fundit serbo malazez, ku Shqiptarët
treguen veten të pathyeshem.
Shkodra
u mbrojt nga Shqiptarët. Hasan Riza Pasha e pau se Shkodra nuk shkelet, dhe u
deklaroi Shkodranve se, krahas flamurit turk, në Kala Rozafat duhet ngritë edhe
Flamuri Shqiptar, që të kuptohet lidhja e Shkodres me Vlonen, dhe malazezët të
pranojnë edhe ata Pavarsinë e Shqipnisë me Shkodren e Lirë... U caktue edhe
data 31 Janar 1913 per me ngritë Flamurin në Rozafë si, dhe një sulm i forcave
të Garnizonit Shkodres kunder serbo – malazezëve. Po, plani deshtoi! Hasan Riza
Pashen e vrane sa doli prej Esat Toptanit...
Koha
provoi se Komandanti turk kje ma besnik se Esat Pasha i Toptanve të Tiranës!
Mis
Durham shkruente: “Osman Bali dhe Mehmet Kavaja, dy sherbëtorë të Esat Pashës,
lavdoheshin ma vonë per vepren që kishin ba!” Komanden e mori Esat Pasha dhe pa
kalue 6 muej, filloi marrveshjet me malazezë per dorzimin e Shkodres... Me 23
Prill 1913 Esati nenshkroi dorzimin e Shkodres mretit Nikolla, dhe ai vetë u
terhoq... Shkodra ju shit anmikut shekullor e tradhtueme nga Esat Pashë Toptani...
Që mbas 106 vjetësh po na del edhe ky “hero” perbrijë Haxhi Qamilit, Enver
Hoxhes, Ramiz Alisë... Kam frikë se “historianët e prof” tanë dikush po na i
drogon! Kjo pra asht “bashkjetesa paqsore”!
Siper
Vorrezave t’ Heronjve, per me rritë lulet e “rilindjes, duhet me.., hjedhë
pleh”...
Melbourne,
17 Qershor 2019.