E hene, 22.07.2019, 07:38 PM (GMT+1)

Editorial » Radovani

Fritz Radovani: ‘Bashkjetesa paqsore’ e tradhtarit me heronj

E hene, 17.06.2019, 08:07 PM


Nga Fritz RADOVANI:

“BASHKJETESA  PAQSORE” E  TRADHTARIT  ME  HERONJ

MARY EDITH DURHAM

(1863 – 1944)

Ah MARY, MAry, nga Vorri do t’ ikshe ba me dijtë shka ngjet sot në Shqipni...

Sesi e shikon syni i një Mikeshës së huej Popullin Shqiptar dhe Shqipninë e Kastriotit, e tregon libri i së Nderuemes Mary Edith Durham me titull “Brenga e Ballkanit”. Ajo na tregon që në ditët e para që shkeli në Token Shqiptare se i perket Maleve e Bjeshkëve...

Rrethimi i Shkodres ka fillue me 20 Tetor 1912 dhe asht mbyllë me 23 Prill 1913. Kjo luftë asht kenë nder ma të mnershmet e kohës moderne, ku per mbrojtjen e Shkodres askush nuk ka kursye as jeten e vet dhe, as të trashigimtarëve të shtrenjtë të Rozafës heroike.

Edhe Kisha Kathedrale u kthye në streh per sigurimin e jetës së Popullit trishtuem...

Vetem gjyle fluturonin në qiellin e zymtë të Shkodres së rrethueme nga malazezët vrasës.

Me 10 Nandor 1912 në këte luftë u fut edhe Serbia. Në ndihmë të Hasan Rizasë erdhi Esat Pashë Toptani. Si drejtues lufte Hasan Rizaja ishte i pergatitun. Me 29 Dhjetor 1912 u zhvillue edhe sulmi i fundit serbo malazez, ku Shqiptarët treguen veten të pathyeshem.

Shkodra u mbrojt nga Shqiptarët. Hasan Riza Pasha e pau se Shkodra nuk shkelet, dhe u deklaroi Shkodranve se, krahas flamurit turk, në Kala Rozafat duhet ngritë edhe Flamuri Shqiptar, që të kuptohet lidhja e Shkodres me Vlonen, dhe malazezët të pranojnë edhe ata Pavarsinë e Shqipnisë me Shkodren e Lirë... U caktue edhe data 31 Janar 1913 per me ngritë Flamurin në Rozafë si, dhe një sulm i forcave të Garnizonit Shkodres kunder serbo – malazezëve. Po, plani deshtoi! Hasan Riza Pashen e vrane sa doli prej Esat Toptanit...

Koha provoi se Komandanti turk kje ma besnik se Esat Pasha i Toptanve të Tiranës!

Mis Durham shkruente: “Osman Bali dhe Mehmet Kavaja, dy sherbëtorë të Esat Pashës, lavdoheshin ma vonë per vepren që kishin ba!” Komanden e mori Esat Pasha dhe pa kalue 6 muej, filloi marrveshjet me malazezë per dorzimin e Shkodres... Me 23 Prill 1913 Esati nenshkroi dorzimin e Shkodres mretit Nikolla, dhe ai vetë u terhoq... Shkodra ju shit anmikut shekullor e tradhtueme nga Esat Pashë Toptani... Që mbas 106 vjetësh po na del edhe ky “hero” perbrijë Haxhi Qamilit, Enver Hoxhes, Ramiz Alisë... Kam frikë se “historianët e prof” tanë dikush po na i drogon! Kjo pra asht “bashkjetesa paqsore”!

Siper Vorrezave t’ Heronjve, per me rritë lulet e “rilindjes, duhet me.., hjedhë pleh”...

Melbourne, 17 Qershor 2019.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT