Kulturë
Gëzim Lojdia: 'Qyteti i monumenteve'
E diele, 09.06.2019, 06:33 PM
"Qyteti i monumenteve"
Nga
Gëzim Lojdia
1.
Historia
jonë është e mbushur me imazhe që kanë
lënë gjurmë të thella në jetën e
banorëve të një qyteti.Edhe pse historia e fotografise filloi në antikitetin e
largët me zbulimin e dy parimeve të rëndësishme, nuk ka artefakte ose
përshkrime që tregojnë ndonjë përpjekje për të kapur imazhe me materiale të
ndjeshme ndaj dritës para shekullit të 18-të.Qyteti i flamurit, sikundër një numër qytetesh sot atyre u ruhet
imazhi I fiksuar në celuloid. Megjithatë,
kishte një kohë kur fotografitë e qendrave urbane ishin një gjë e
rrallë. Me ardhjen e fotografisë në shekullin e 19-të, për herë të parë njerëzit ishin në gjendje të
regjistrojnë peizazhet që i rrethuan. Disa skena të qyteteve më të gjalla ku
bën pjesë edhe Vlora janë ruajtur nga filmimet e të huajve, historia e qytetit
të flamurit ka treguar se ky qytet, ka
një histori të vjetër të lashtë të
respektuar dhe të njohur prej 2.500 vjet. Imazhet, që shfaqin fotografit e vjetra tregojnë
qytetin dhe objektet e tij në periudha kohore të ndryshme. Pikërisht , këtë ka dashur të shpreh edhe gazetari i
vjetër dhe shkrimtari Duro Mustafaj, me librin "Qyteti i monumenteve"
Vlora. Histori në fotografi. Vlora dhe jugu sikundër veriu dhe më tej trojet
arbërore janë të njohura për
trashëgiminë e saj të pasur, kulturën
dhe arkitekturën e saj që kanë zbukuruar shekuj mw shumë ndërtime urbane ,
rrënime arkeologjike, kisha , xhami,
shpella, atraksione natyrore e historike.Mbi dymijë e pesëqind vjet histori të
pasur, është e bekuar që të ketë shumë
monumente të bukura dhe historikisht të rëndësishme të shpërndara në të gjithë
territorin. Një monument është një lloj
strukture tridimensionale që u
krijua në mënyrë eksplicite për të përkujtuar një ngjarje, ose që është bërë e rëndësishme për një grup
social si pjesë e kujtimit të kohëve historike ose trashëgimisë kulturore, për shkak të , rëndësisë historike, politike,
teknike ose arkitekturore. Monumentet janë krijuar për shumë kohë dhe
ato shpesh janë simbolet më të qëndrueshme dhe të famshme të qytetërimeve të
lashta prehistorike , të fuqishëm të një shoqërie shpesh janë
burimi i shumë informacioneve dhe artit tonë nga ato kultura.
2.
Si
e shikon një gazetar, jetën e një
qyteti , ndërkohë që imazhet dhe
fotografit që ka grumbulluar duke i shoqëruar me një përshkrim të
shkurtër, poshtë tyre Duro Mustafaj është shprehur kështu:Me syrin
e gazetarit:”Monumente të kulturës së lashtë. Nuk di po që nga fëmijëria ime, i kam përfytyruar ata si qenie të gjalla e
madhështore, që vetëm emrat ua kemi
ditur si Sahat, (i Vlorës), Xhami,
(e Plumbit), Kala (e Kaninës)
Urë, Kishë, Drashovicë,
Orikum, Sazan, Karaburun,
Himarë, etj. Ua kemi ditur
emrat, e i kemi parë me sy, por,
jo të gjithë ishim të informuar,
kur kanë lindur e cilët kanë qenë prindërit e paraardhësit e tyre. Dhe
për jetën e tyre nuk kemi ditur që të dinim edhe për vlerat ndaj njerëzve. Tani
për këto qenie, që njerëzit e shquar i
kanë quajtur monumente të lashtësisë e vepra të kulturës materiale, është shkruar në disa gazeta e libra. Në to
(edhe në ndonjë album), kanë zënë vend
edhe fotografitë e tyre. Dhe, ata që
kanë shfletuar libra e gazeta për këto krijesa shekullore, të ringjallura, nuk e kanë të vështirë të bisedojnë për ta
njohur sa më mirë edhe Kuzbabanë,
Kaninën me kalanë e saj, edhe
Kishat me xhamitë, Orikun e Amantian dhe
vetë qytetin e tyre të lashtë, AULONËN.
Në këtë libër janë afro 200 fotografi të monumenteve, mbi të cilat kam synuar të pasqyrohen, si në një guitë turistike e historike
jetëshkrimi i monumenteve më të rëndësishme të Vlorës sonë. Por, një nismë e tillë, që nuk është aspak e lehtë, u mundësua falë ndihmës bujare të inxhinier
Besnik Hasanajt, që ndonëse ka lindur në
Bajram Curri (Tropojë) e banon në Tiranë,
nuk e harron origjinën e tij nga Vranishti dhe të qenurit të tij si bir
i Vlorës, për të cilën ka një dashuri e
mirënjohje të veçantë.Gjithashtu, duhet
përmendur, që baza e librit, janë edhe hulumtimet e zbulimet e
shkencëtarëve të tillë me famë në fushën e arkeologjisë si Neritan Ceka, Myzafer Korkuti, Ilia Çano,
etj, të arkitektëve të shquar
vlonjatë, Pirro Stefa, autori i një libri me fotografi të vjetra të
Vlorës, dhe Vangjel Loli me librin e tij
me vlerë për “Qytetin e Vlorës dhe ndërtuesit e tij’’, të vazhduar më tej me librin për Vlorën
Historike të studiuesi Myslym Baburi. Të rëndësishme e të pazëvendësueshme janë
shkrimet e studiuesit të pasionuar Gëzim Llojdia, dhe e të tjerëve si Ergys Alushi, Harilla Koçi,
Gudar Toto, të historianit të pa
lodhur, drejtor i Muzeut Historik të Vlorës, Novruz Bajrami, i cili ka vënë në shërbim të librit materiale
të shumta e të çmuara. etj. Si gazetar,
jam përpjekur, sa kam
mundur, të pasqyrojë edhe punën e tyre
shkencore e krijuese, e në këtë mënyrë
ata, janë edhe bashkautorë të heshtur në
të shkruarit e këtij libri. Le ta quajmë këtë libër modest, një plotësim për atë që është shkruar për
monumentet e Vlorës sonë në shekuj e vite. Sepse, sa më shumë libra të kemi për Vlorën
tonë, edhe në këtë fushë, aq më krenar do të jemi për traditat tona
historike, dhe aq më të pasur bëhemi
shpirtërisht dhe intelektualisht.
3.
Çfarë
ka paraqitur autori në këtë botim të veçantë? Qytete e lashta të bregut jugor
si Aulona, Oriku, ishulli i Sazanit, gadishulli i Karaburunit, qyteti ilir i Amanties, kisha katolike, xhamia e
plumbit, manastiri i Zvërnecit, tre
kalatë e Skelës, Kaninës dhe Treportit,
si dhe të rrethinave e Himarës, Tragjasit, Cerjes, Boderit Iliasit, Horës, Tërbacit, Kucit.
“Guri
me qiell” atraksion natyror i përdorur nga njerëzit, Rrugën:” Justin
Godart”.Flamurtari te varri i Ismail Qemalit, shtatorja e Ismail Qemalit, në Vlorë dhe në Kotë.Qytezat e lashta të
Armenit, Olympe, ish prefektura e Vlorës, godina më moshë njëqind vjeçare,
Muzeu etnografik, bankat e qytetit. Tek
cikli i urave, autori sjell foto dhe të dhëna të shkurtra për urat e
Drashovicës, Mifolit, Vranishtit,
Bratit, Frengut, Gjipesë,
Vuno etj.Në ciklin e xhamive autori përmend: Xhamia e Plaumbit,
e Tabakëve, e Kuqe, e Gjin
Aleksit. Një numër kishash të vjetra dhe të reja janë të shpërndara dhe kanë
jetuar prej shekujsh në këto troje.Që nga Kisha e Shën e Diela Nartë, e
Pilurit, Brataj, Marmiroit, Shën Mëhillit Vuno, Shën Sotiri Vuno, Shën Mërisë
Himarë, Shën Mitër Qeparo.Një vend të
veçantë ndër monumentet e listuara janë edhe kullat e Dervish Aliut në Dukat. Një numër shpellash
historike dhe natyrore janë në rrethin e Vlorës , që përmenden nga autori.
Shpella e Piratëve, e Spilesë, e shkruar
e Lepenicës, e Velcës, e Bilbilenjëve, shpellat karstike të Smokthinës.
Disa atraksione natyrore ka rrethi i Vlorës si Pisha Flamur në Llogara, Shtegu
u Jul Qezarit, Qafa e Llogorasë.
Fshatrat
jugorë të Labërisë kanë pasur në qendër
të tyre rrepe shekullorë që kanë mbajtur edhe kuvende të dëgjuar. Autori
përmend rrapi i xhamisë Vlorë, Rrapi i
Kroit të madh, rrapi i dukatit, i Matogjinit, Tragjasit.