Kulturë
Kalosh Çeliku: E di Miku im besnik e kërkon të Vëllain
E diele, 09.06.2019, 06:25 PM
E
DI MIKU IM BESNIK
KËRKON VËLLAIN
NGA
KALOSH ÇELIKU
(Sahat me një akrep)
Vite
krize politike. Përndjekje. Burg
Vetëm,
për një fjalë goje. Varg lirik.
Mund
të shkoje, mu si qeni në rrush
Im
Atë, doli me prognozë filosofike:
Kaloshi,
është sahat me një akrep
Nuk
dihet, është dymbëdhjetë. A, Një.
Prognozë
e fuqishme asaj kohe qorre
Para
syve të Policisë Letrare. Shtetit:
Dhe,
më shpëtoi nga Përndjekja. Burgu…
(Mikja ime Eshkundura
me Mua në Bregliqe)
Kokë
më kokë mbi tavolinë
Në
një restorant, në Bregliqe.
E
zumë nga një peshk Liqeni
I
cili atë ditë na u lutë: Dhe, tha:
“O,
më hani me verë të bardhë
Ose,
më ktheni prapë në Liqe!”
Ditën
e Nesërme, ika në Durrës
E,
Ajo mbeti si qyqe në Bregliqe…
(Dhe vjen një DitëNatë
kur kthehen xhindet)
Dhe,
vjen një DitëNatë. Pasmesnate
Kur,
të kthehen xhindet në Shtëpi:
DoktorZiu.
Skizofreni. Hojdodolja
Edhe,
të kërkojnë falje. Mëshirë
Nesër,
se: Nuk do të hudhin mbi çati
E,
as majë lisave si dikur ende fëmijë…
(Unë kurrë nuk të
braktisa
Atdheu im Burrë pa Grua)
Unë,
kurrë nuk të braktisa Dje. Sot
Atdheu,
im: Burrë, pa Grua besnike.
Edhe,
kur xhindet hudhnin nateditë
Dorë
më dorë, majë lisave. Çative.
Gjithë
Natën në Luftë si Poet rebel
E
nxora vargun në vend të shpatës:
Armën
time të vetme. Fushëbetejë
Dhe,
i paloja në Libër si dëshmorë.
Unë,
kurrë nuk të braktisa Dje. Sot
Atdheu
im: Burrë, ende pa grua!
Edhe
pse, në mua shkrepi Rrufeja
Qielli
u ndez. Dielli i mbuloi sytë.
Ende
jam gjallë nën Rrap. Nateditë
Le
të shkrep Rrufeja. Shiu. Bora.
Nuk
më trembin. As lagin në Shkup
Përderisa,
ende kam Rrapin. Vargun.
Unë,
sot jam një Ujk Mali i egër
Rrunzën,
e ha nën hije me vapë!...
(Armiqtë e mi në Tavernë
pasmesnate i ngrita
dolli)
Nateditë
në luftë me vargun. Lugatin
“Miqtë”
e mi nën Rrap: Hojdodolja.
Pas
shpine u ndërsye Hoxha i Allahut
Skizofreni.
DoktorZiu. Dhe, Rrufjani.
Unë,
vetëm: Krapërkrahu me vargun
E
shkrepa vargun. Zot t’i dalë Pragut.
Nateditë,
luftë me kulturofagët “kuqezi”
Ditën
e Nesërme, i palova në Bibliotekë...
(Nateditë më vret Poezia
nuk e përzë si Grua)
Imzot!
Nateditë më vret Poezia
Mesdite.
Pasmesnate në shtrat.
E,
Unë s’mund ta përzë si Grua
Kurtizanja
m’i lidh duart. Këmbët
Ditënatë,
më dhunon mes librave.
Kryengritësin,
ma sakatoi. Dënoi
Trimin,
Sot me dy kobure në brez…
(Rrufjani
ma ndërseu pas shpine
edhe
Policinë letrare)
DoktorZiu, ma ndërseu Policinë letrare
Pas shpine, m’u turr me vite e vite:
Shpalli “armik” të shtetit “përbashkët”.
Veten duke shëtitur nëpër Parti politike
Tri Akademi si “këshilltar”. Polic letrar.
Komunizëm e “Demokraci” me gërshërë
Rrufjan, i strukur në Kabinetin e “Babait”.
E zen nata. E gjen, Sot Dita e Madhe
Lakuriq, ende me gërshërë në dorë.
Mos, them: mes Livadheve pa brekë
Rrufjan, edhe Sot
me darkë e drekë.
I sakatoi artistët. Letërsinë Shqipe.
Nateditë si polic, në Shtëpinë Publike.
Duke nuhatur faqe pas faqeje librave
Rrufjani, ende pi gji te Njerka “besnike”?!
Rrufjani ma ndërseu edhe Zonjën Vdekje
Në Voskopojë. Qafë – Thanë. E, Bukoç.
Kot e ka: Nuk më do Kurtizanja për burrë
E do Rrufjanin si polic letrar. Ashik “fetar”.
Nateditë, nëpër “Bit – Pazar”. Hoxhallarë
Këmbetru, edhe sot e kësaj dite në Legen.
Dhe, harroi Halldupi me sejmenët përmbrapa
Se: Unë rrokem fytas edhe me Zonjën Vdekje...
(E
di Miku im besnik
e
kërkon të Vëllain)
E di, miku im besnik. E kërkon të Vëllain
Mëkot. As Ti e as Unë nuk jemi të sigurtë:
Në këtë shtet të “përbashkët”. Idiot
Moti kohë, Unë i humba Nanën. Babain.
E di, miku im besnik. E kërkon të Vëllain
Unë, Nanën dhe Babain. Po. ku t’i gjejmë:
Në këtë shtet të “përbashkët”?! Ende, Idiot.
Përveçse, mes varreve. Rrëzë, Çukës Ilire
Nateditë, na vrasin si në kohën e Pashait...
(Unë
jam Kalosh Çeliku. Poet rebel
Tre
vargje t’i shkrep në ballë)
Unë, nuk jam Kalosh Çeliku partiak
Patriot. Spiun. Apo, tradhtar tinzak!
As, ai burri që shitet në “Bit – Pazar”:
Për pak para. Një torbë taxhi në grazhd
Ose, një post politik në Qeveri si gomar.
Probleme, ende nuk kam me Dashurinë
Shtetin e “përbashkët”. Gratë besnike.
Po, me Poezinë. Rrugaçe e salloneve
Që, një Ditë do të më vras nën Hije. Rrap.
Unë, jam Poet rebel. Që, Sot: Tre vargje
Mes “Bit – Pazarit”, t’i shkrep në ballë...