Kulturë
Kadri Tarelli: Ku buron ky Drin i Bardhë?
E diele, 09.06.2019, 06:28 PM
Drin i Bardhë. Foto. 2009
KU
BURON KY DRIN I BARDHË?
Burim
mali, ky Drin i Bardhë,
Si
gjerdan në tokë Dardane,
Po
thërret, ma hiqni gardhë!
Ka
një shekull, pse më ndanë?
Jam
vëlla me Drin e Zi,
Lëng
jete për trojet mbarë,
Ai
nga jugu, unë në veri
Bashkë,
dritë për t’u parë.
Eh!
Sa ngjarje në Dardani,
Ka
përcjellë ky shpirt i vrarë!
Shekuj
mbushur histori,
Shqiptarët
me kufi ndarë.
Zjarr
e vdekje, plot mizori,
Solli
shkau në këto troje.
Ç’
borxh i kishim hasmit të zi?
Dit’
e natë, kam qenë roje.
Burra
trima të kësaj ane,
Nën
jastëk, mbajnë dyfekun,
Djal’
e çikë, le prej nane,
Hasmit
s’i lëshojnë shtegun.
Haxhi
Zeka, burrë flamuri,
Bardh
Isufi, Isuf Veseli,
Bajn’
kuvend në kullë guri,
Asnjë
serb, këtu mos ngeli.
Lumi
gjak e gjaku lumë,
Shkonte
poshtë valë-valë,
U
nxi toka, u skuqa unë.
Dhimbja
jonë mbeti pa fjalë.
Shihni
rrugët në Dardani,
Mbushur
plot me lapidarë,
Shkuan
trima, pleq e të ri,
Unë
vetë i kam parë.
Unë
vetë i kam parë,
rrjedhën
time s’ndala dot,
Trimat,
me zë kam qarë,
Edhe
sot po derdhi lot.
Do
kënduar historia,
Ngjarjet
po më vijnë varg.
Porse
tash që ndrit liria,
kënga
ime dëgjohet larg.
Kadri Tarelli
Pejë
më: 25, mes pranvere, 2019.
Shënim: Foto 2009. Vizitë në Kosovë. Burim i Drinit të Bardhë. Grup drejtorësh të shkollave të Durrësit. Nga e djathta: fadil Elezi, Kadri Tarelli, Murat Dashi, Flamur Panariti, Bert bezhani. Avdyl Buçpapaj.