Speciale
Ramadan Asllani: Disa formime prapashtesore në onomastikë sipas Eqrem Çabejt
E hene, 29.09.2008, 05:23 PM
DISA FORMIME PRAPASHTESORE NË ONOMASTIKË SIPAS EQREM ÇABEJT
Eqrem Çabej
Nga Ramadan Asllani
Një nga studimet e rëndësishme gjuhësore të A. Xhuvanit dhe E. Çabejt janë edhe parashtesat dhe prapashtesat e gjuhës shqipe. Prandaj, në këtë kumtesë do të paraqesim disa formime prapashtesore në onomastikë sipas tyre. Ato janë vështruar kryesisht në patronimi, toponimi dhe mikrotoponimi. Në shqyrtim janë marrë disa prapashtesa më prodhuese për formimin e emrave topike si: -aj, -ajë, -shtë, -th dhe –zë. Me këto prapashtesa janë formuar emra të hershëm topikë, jo vetëm në të folmet e tanishme shqipe, por edhe në disa të folme të mehershme, të cilat, për shkak të spastrimeve etnike, që janë bërë para 120-vjetësh nga pushtuesi serb, në ato vendbanime nuk fliten më. Mirëpo aty kanë mbetur formimet toponimike shqipe me prapashtesat në shqyrtim. Këto të dhëna dëshmojnë ruajtjen e tyre edhe atëherë kur janë përballur me shkatërrime totale shpirtërore e materiale. Si të tilla ato janë ruajtur fort mirë, (që dëshmohen edhe tani), duke pasur dashurinë për gjuhën dhe kulturën shqiptare.
Edhe pse Çabej në studimet e veta gjuhësore-etimologjike në fushë të shqipes, i ka bërë më vonë siç janë krijuar fjalët dhe pasuria e tyre, një numër sish, edhe sot vazhdojnë të mbeten të paluhatshme sipas shpjegimit fjalëformues të Çabejt me prapashtesim. Kjo është forma më besnike që duhet të vazhdojë e ruajtur edhe në formime të tjera të reja me prapashtesa shqipe. Prapashtesimi i huaj i bashkangjitur në tema emërore shqipe, e ka pasur dhe e ka prapavinë politike të mohimit të etnosit shqiptar. Këtë gjë e pat filluar, (e për fat të keq e vazhdon edhe me tej) pushteti okupues sllav me këto mjete të vogla leksikore, e herë-herë edhe me ndërrimin e krejt toponimit, të cilat kanë peshë shumë të madhe. Kështu p.sh., dikur në Kosovë, në sektorin e gjendjes civile (për shqiptarët), pa marrë parasysh emrin e tij, mjeti leksiko prapashtues sllav –ovi? ka qenë i pashmangshëm, në vend të atij shqip më –i(-uta) ose –aj: Bajrami, Bajramaj; Hasani, Hasanaj, Shabani, Shabanaj etj., e jo Bajramovi?, Hasanovi?, Shabanovi? etj. Elementi i tillë sllav në trojet e banuara me shqiptarë ëshë ende i pranishëm. Një pjesë e mië e shqiptarëve të Maqedonisë edhe sot janë të regjistruar me prapashtesën –ovski si: Mehmedovski, Limanovski, Isakovski etj., në vend të atyre me –i (-uta) ose – aj: Memeti, Mehmetaj, Limani, Limanaj, Isaku, Isakaj etj. Po kështu ngjan edhe te një pjesë e shqiptarëve të Malit të Zi, të cilëve iu është prapashtuar poashtu prapashtesa sllave –i?: Balshic, (nga Balsha), Bushi?, Sukali?, Teli?, etj., në vend më –a, -aj, -i ose –u siç i shënuam më sipër.
Këto mjete të vogla (në shikim të parë), kanë pasur ndikim të madh në praninë tonë hapësinore, edhe pse në realitet kemi ekzistuar, por ka munguar idenfikimi gjuhësor prapashtesor, nga i cili kanë dalë emërtime joshqipe të derivonshme. Të gjitha këo e kanë pasur prapavinë e qëllimshme politike të mohimit enik dh gjuhësor të shqipes dhe të popullit shqiptar. Banori serb, sa herë që kaloi dhe u gjend në troje të banuara me shqiptarë, puna e parë që bënte ishte ndërimi i emërtimeve shqipe të toponimeve, të patronimeve, të antroponimeve, të rrugëve, të lagjeve etj., me emra të personaliteteve dhe të kulturës sllave, që fatkeqësisht i kemi edhe tani (kuptohet të dhunshme mbi ato shqipe).
E bëmë një vështrim të tillë për të treguar se gjuhës shqipe nuk i kanë munguar dhe as që i mungojnë mjete përkatëse gjuhësore, por ato janë bërë për qëllimet e njohura, të cilat po shihen edhe në ditët tona.
Në këtë punim tonin, do të bëjmë fjalë për formimin e patronimeve, toponimeve dhe mikrotoponimeveme prapashtesat: -aj, ajë, -ishë, -th, dhe –zë në onomastikën shqiptare. Prapashtesa e sotme shqipe –aj është një trajtë e hershme –anj, e cila ende është dhe vazhdon të jetë e pranishme, sidomos në patronimi dhe toponimi. Formime të tilla ka mjaft në onomastikën tonë, që vërtetojnë edhe lashtësinë e saj gjuhësore. Sa për ilustrim po përmendi toponimin Bunjaj të Hasit, i cili për herë të parë na paraqitet më 1330 në Krisobulën e Deçanit, pastaj antroponimi Vranaj, Zotaj për të vazhduar me veprat e autorëve të vjetër e këndej.
Sa i përket prejardhjes së kësaj prapashtese, Vajgandi e kundërshon burimin latin dhe njëherit pëdorimin e saj në emra familjesh. Ky mendim i fundit nuk qëndron me të vërtetën, sepse pikërisht aty ajo prapashtesë është më e shprehur dhe më e zgjeruar edhe në emra topikë e të familjes. Prapashtesa –aj, në patronimi është shumë e shprehur në të gjitha zonat e viseve shqiptare: në Shqipëri, në Kosovë, në Mal të Zi, në Çamëri, në Labëri etj., si Likaj, Rrapaj, Demiraj, (kujto studiuesin, Shaban Demiraj), Hysenaj etj., nga emrat Likë, Rrap, Demir, Hysen etj. Përveç në Labëri, patronime të tilla mjaftë të përhapura ka edhë në Kosovë. Kështu, p. sh. në katundin Bob të Kaçanikut, të gjitha lagjet janë formime të kësaj natyre: Demaj, Zenelaj, Çakaj e Kukaj; në Stagovë: Hysaj, Brahaj, Krrabaj, Jahaj; në Kaçanik të Vjetër: Përrzhaj, Hodaj, Prushaj; në Runevë (Runjevë): Kokaj, Ukëmetaj; në Gjelbinë (Sllatinë): Elezaj, Rudaj, Likaj, Shorraj; në Vataj: Neziraj, Nemaj, Hajdaraj, Baftiaj etj. Meqë jemi te rrethi i Kaçanikut, ëshë me rëndësi të përmendim se të gjitha katundet në veriperëndim të qytetthit të Kaçanikut janë të formuara me prapashtesën e zënë ngoje –ajsi: Duraj, Elezaj, Koxhaj, Doganaj, Vataj, Nikaj, kurse Bibaj, Rakaj, Balaj, janë formime toponimike të rrethit të Ferizajt dhe në vetë qyteti i Ferizajt. Në Kosovën perëndimore ky formant është më i shprehur pergjithësisht në onomastikë. Një prani e tillë është më e përhapur në Shqipëri, ecila më e theksuar ëshë në veri, sidomos në rrethin e Shkodës, të Bajram Currit, të Kukësit etj., si: Cimaj, Lekaj, Ukbibaj, Sumaj, Lluqaj, Kernaj, Markgegaj, Gjonpepaj, Shikaj, Bicaj etj. Sipas kësaj shihet se prapashtesa –aj, është shumë prodhuese në mbarë truallin shqiptar.
Vetëm në vitin 1938, në Shqipëri (sipas një regjistrimi të vitit të përmendur për prapshtesat), me prapashesën –aj, janë evidencuar rreth 260 emra fshatrash. Sipas këtyre të dhënave del se kjo prapashtesë është më prodhuese për formimin e ojkonimeve, e cila përfshin gati 10% të të gjitha emërtimeve të vendbanimeve në Shqipëri.
Disa familje shqiptare në Kosovë i kanë pasur këto emërtime deri në prag të Luftës së Dytë Botërore. Mirëpo, një pjesë e tyre kanë vazhduar të mbeten edhe tani me ndonjë ndryshim fare të vogël. Deri atëherë, emërtimet tona “visheshin” me një stolisje prapashtesore sllave dhe turke. Këto stolisje ishin (dhe pë fat të keq janë ende aty-këtu) prapashtesat: -i?v, -vi?, -ovi?, -ski, -ovski, -ov, -lli etj. Për fomime të tilla prapshtesore sllave dhe turke, A. Kelmendi në një punimth gjuhësor kishte evidencuar mbi 130 mbiemra (llagape), patronime vetëm me prapashtesën –iqi dhe 140 me –olli. Shumicës se këtyre emërtimeve iu kishin hequr prapashtesat gjatë viteve 1941/44, kur u bë bashkimi i një pjese të truallit shqiptar nën sundimin italo-bullgaro-gjerman dhe u fut në përdorim administrata shqiptare dhe hapja e shkollave në gjuhën shqipe, por mjeisht kanë mbetur ende. Mr. Ahmet Kelmendi, gati me të gjitha shkronjat e alfabeit tonë kishte gjetur shembuj patronimesh me prapashtesim të huaja (disa prej të cilave përdoren edhe sot, sidomos ato turke). Kështu përmend patronimet me formant sllav si: Bacoviqi, (Baciqi), Bardoviqi, Baliqi, Cekiqi, Gjoniqi, Doçiqi, Kukiqi, Llukiqi, Mavriqi, Shehiqi, Memiqi, Tufiqi, Tufoviqi etj., pastaj ato turke: Baholli, Begolli, Bekolli, Buzolli, Cakolli, Dasholli, (Tasholli- në Gadime, R.A), Vranjolli etj., në vend të njërës prej këtyre prapashtesave shqipe: -i, -u, - a, - aj, Baci (Bacaj), Shehu, Ceka (Cekaj), Vranja (Vranjaj) etj.
Nga këta dhe shumë shembuj të tjerë shihet një “dhunim” gjuhësor-prapashtesor mbi bazën e emrit shqip. Prandaj, të gjitha këtyre emërtimeve lehtë dhe bukur do t’u prapashtohej ndonjëra prej prapashtesave të sipërshënuara, e sidomos ajo –aj, ashtu siç u janë shtuar edhe toponimeve shqipe, Ferizaj, Skenderaj, Balaj, Shkabaj etj., edhe pse këto të fundit janë kijime të reja toponimike, por me mjete të mirëfillta morfologjike-fjalëformuese.
Se është bërë emërtim i dhunshëm jo vetëm në prapashtesa, po edhe në krejt toponimin, flet kjo e dhënë: Ferizaj është themeluar aty kah viti 1873, kur është ndërtuar hekurudha Mitrovicë-Shkup, mirëpo sipas Ami Bues, ky vendbanim lidhet me emrin e shqiptarit, Feriz Shashivari, i cili në vitin 1863 kishte hanin në udhëkryqin e rrugëve Shkodër-Kosovë-Shkup. Ndësa emërtimi i tij sllav, Uroshevac, është bërë pas vitit 1912, ose më saktë, më 1914, kur pushteti serb e riemërtoi me emrin e mbretit Urosh. D.m.th. edhe ato pak emërtime që më herët kanë qenë shqipe, administrat pushtuese serbe i ka riemërtuar me emra sllavë, siç ka bërë edhe me Hanin e Elezit në Gjeneral Jankoviq, me Skenderajn në Serbica etj.
Paraqitja e prapashtesave gjatë kohës
Prapashtesat shqipe –aj dhe –anj, janë të vjetra e të pranishme në trojet shqiptare. Forma e tyre siç përmendem edhe më lart na paraqitet te toponimi Bunjaj i Hasit, më 1330 në Krisobulën e Deçanit dhe te dokumenti i një tregtari raguzas për borxhlinjtë, Mihail Llukareviqi i Novobërdës, të cilin e publikoi historiani, Mihailo Diniq, më 1957, ku gjendet i shënuar mbiemri, Vranaj, Zataj (po me gjasë Zotaj, etj., për të vazhduar me veprat e shkrimtarëve të vjetër, të Buzukut, të Budit, të Bogdanit etj., e deri në ditë tona. Këta shembuj kanë një rëndësi të shumëfishtë: së pari, dëshmojnë ekzistimin e prapashtesës shqipe –aj në vitet 1411-1438 në mbiemra të enosit shqiptar të këtyre anëve; dhe së dyti, dëshmojnë procesin e serbizimit të antroponimisë së etnosit shqiptar, po ashtu të këtyre anëve, si p.sh., toponimi Vraniq në vend të Vranaj. Ëshë me rëndësi të përmendim ruajtjen e kësaj prapashtse në Serbinë Jugore dhe në Çamëri. Për këtë të fundi, studiuesi Fatos Mero Rrapaj në veprën e tij, “Fjalori onomastik i Epirit”, na sjell mbi treqind emërtime toponimike patronimike e antroponimike me –aj dhe –anj, pa e marrë parasysh një zhvillim të prapashtesës –enj, po ashtu shumë të përhapur, e cila, kujtoj është e përafert me atë –anj,. Shtrirjen e prapashtesës –aj e kemi hasur edhe në ish-trojet shqiptare të Sanxhakut të Nishit, ku shqiptarët u ndoqën me dhunë nga i njëjti pushtues si ky i sotmi para 120-vjetësh. Populli shqiptar u ndoq nga trojet e veta, por i ruajti emërtimet onomastike dhe formimet prapashtesore shqipe si toponimet: Rataji (i Vranjës), Krivaja (e Prokuples), Dobranja(e Leskocit), Bubanji (i Nishit), pastaj ato me –ishte, përkatësisht me –iste: Dardiste (Dardhishtë), Ramniste (Ramnishtë), në rrethin e Leskocit; Panadjuriste (Panagjyrishtë), Manastiriste (Manastirishtë), Guriste (Gurishtë) etj. Gjithashtu, janë të pranishme edhe patronimet: Banjajt nga rrehi i Banjës së Kurshumlisë, Gjakajt (nga Gjak e Toplicës), Lepajet (nga Lepaja e Toplicës), Dallkajt (nga Toplica), Devcajt (nga Devca e Toplicës, Bajrajt (nga Bajra e Vranjës), Lecajt (nga Leca e Jabllanica), Arnautajt (e Cfircës), Bucajt (nga Buca), Sfarçajt (nga Sfarça e Toplicës), Rracajt (nga Prollomi i Toplicës), Arnautaj (nga Arbanashka e Toplicës), Nicajt(nga Nica e oplicës), Pllanajt (nga Leskovçiqi), etj. Siç shihet, prapashtesa –aj në trojet shqiptare të Sanxhakut të Nishit ëshë ruajtur me së shumti në patronimi, e cila si e tillë vazhdon te ruhet edhe sot në vendbanimet e shpërngulura. Ndërsa, prapashtesa –ishtë, me së shumti është ruajtur në toponime dhe mikrotoponime për të cilat do të flasim më vonë.
Ajo çka shënon një veçanti, ëshë prania asimiluese e toponimeve shqipe, e cila nuk haset vetëm te shqiptarët e ish-trojeve të tyre, po edhe në vende të tjera të banuara me shqiptarë.
Këto asimilime toponimike janë emërtime të mirëfillta shqipe nga antroponime të hershme si: Dodiq, nga Dodë-Dodaj, Gjinoviq nga Gjin-Gjinaj), Gjonoviq nga Gjon-Gjonaj), Lekiq nga Leka Lekaj, Zotoviq nga Zot-Zotaj) etj., të cilat kanë shtrirje bukur të gjerë në emërtime shqiptare.
Për ta parë një vazhdimësi asimiluese toponimike na dëshmojnë edhe disa emërvende e patronime, të cilat në mungesë të fonemave (shkronjave) përkatëse në gjuhën e tyre, atëherë e sot i kanë shkruar të bastarduara. Ky bastardim ëshë përcjellë deri sot me këto emërtime dhe me këto prapashtesa: Bardiqi (i Pejës) në vend të Bardhaj ose Bardhi, Bardoc ( i Shkupit), Bardoec e Bardunica (të Ohrit ose Prespës); Mahalla Bardiqve (lagje), Kisha Bardiqve, (lat. Barllovo (i Toplicës) etj., të gjitha me bazen emërore shqipe Bardh-i,-aj. Siç shihet, nga mungesa e shkronjes dh, janë zëvendësuar shkronjat d e ll. Ndërsa tek emërtimet e tjera onomastike tipike shqipe, fjalët bazë i kanë veshur me elementin prapashtues sllav –iq si: Baliq, Baloviq, Buliq, Bulanoviq, Bulkovec, Bulliq, Bullajiq, Koliq, Shahiq etj., për Balaj, Bulaj, Bujkaj, Kolaj, Shahaj etj. Prandaj, edhe pse një pjesë e këtyre emërvendeve apo i llagapeve qe ende janë në onomastikën shqiptare, duhet te përdoren në gjuhën e së cilës janë krijuar, e jo në atë që janë dhunuar.
Një zgjerim i prapashtesës –aj, është edhe prapashtesa –ajë, e cila formon emërtime të ndryshme onomastike më pak se të tjera. Kjo ka një shtrirje më të vogël hapësinore se prapashtesa –aj, edhe pse arsyetohet prania e saj në troje të banuara me shqiptarë, dhe atë mjaft herët. Një prani të dukshme të saj, përveç në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni e kemi hasur edhe në ish-trojet e banuara me shqiptarë të Sanxhakut të Nishit dhe në Çamëri. Kështu gjallojnë emërvendet: Hergajë, Shylemajë, Krivajë, Bugajë, Arelugajë, Gurajë, Ramabajë, Gurabajë, Ajlajë, Bogdanajë etj.
Prapashtesa -ishtë është njëra ndër prapashtesat më prodhimtare në toponimi. Për burimin e kësaj prapashtese janë shfaqur mendime të ndryshme. Sipas A. Xhuvani, kjo prapashtesë është latine –etum dh greke –euv.
Ndërkaq, në studimin e përbashkët me E. Çabejin për parashtesat dhe prapashtesat thonë se buron nga sllavishtja jugore, të cilët përmendin edhe emrat topikë si: Bilisht, Blinisht, Tushemisht të cilët i shohin me këtë rrugë.
Megjithatë, duke vlerësuar këta formant, studiuesit e historisë së shqipes, krahas përqasjes së antroponimeve e toponimeve ilire me apelativë të shqipes së sotme, Hahni së pari veçoi dy formantë. Ato ishin formanti –at(ë) i shqipes nga ilirishtja –at dhe formantin –esh e – isht(ë), të shqipes nga ilirishtja –estae. Më vonë këtyre formantëve u shtohen edhe studimet e Norbert Joklit, të cilat do të konfirmohen edhe në studimet e Çabejt “Ilirishtja dhe Shqipja.
Në kërkimet tona këtë prapashtesë e kemi hasur shumë të përhapur në trojet shqiptare të banuara dhe të ish-banuara me ta, të cilët për shkak të dhunës u dëbuan nga vendet e tyre. Megjithatë, prapashtesa –ishtë te shqiptarët paraqitet mjaft herët, por jo në trajtën e sotme shqipe, -ishtë, po –ista. Këtë fomë të këtij formanti e kemi gjetur në librin e një tregtari raguzas, te toponim Gumnista, katund i Anamoravës. Ky variant në fjalë përmendet i shënuar në gjysmën e parë të shek. XV, që edhe sot toponimi e ruan trajtën Gumnishtë. Prandaj, forma e tillë mund të na shërbejë për një vjetërsi mjaft të hershme të kësaj prapashtese në emërtime të emërvendeve në trojet shqiptare. Ngjashëm me toponimin e përmendur e kemi hasur edhe një formim tjetër toponimik dhe mikrotoponimik në rrethin e Leskocit, Ramniste, dhe në rrethin e Vitisë, Ramnishtë. Edhe pse shqiptarët nga Sanxhaku i Nishit janë larguar me dhunë nga shkiet para 120-vjetësh, është ruajtur toponimi dhe forma e prapashtesës –ste, përkatësisht –ishtë.
Meqë jemi tek ish-trojet e banuara me shqiptarë, që dëshmojnë shumçka, e veçmas në onomastikë, po sjellim disa shembuj, ku prania e prapashtesës –ishtë është mjaft e përhapur si: Korishta, Selishta, Arbanishta, Letovishta të rrethit të Leskocit, pastaj patronimet: Orlishtët nga Orlishtja e Toplicës, Igrishtët nga Igrishtja e Kosanicës së Toplicës, Svinjishtët nga Svinjishta e Kurshumlisë, etj. Të kësaj natyre janë edhe: Dardiste për Dardhishtës, Panadjuriste për Panagjyrishtë si dhe mjaft mikrotoponime të tjera të cilat kanë për bazë elementin e shqipes: Firishë, Tallishtë, Kullishtë, Zgurishë, Kuqishte; Lulishtja e Imerit, Kallishtja e Zahirit, Prroni i Kronishtës.
Kjo prapashtesë na del e ruajtur edhe në onomastikën e Çamërisë, kryesisht në mikrotoponimi. Megjithatë, ajo si e tillë mjafton për të konstatuar paninë e saj në ato troje shqiptare. Këto formime mikrotopike me prapashtesën –shtë i kemi nxjerrë nga një vepër e re onomastike e Fatos Mero Rrapajt. Nga ai, formimet mikrotopike dalin të shënuara me prapashtesën e mirëfilltë –shë, e jo si në trojet e Sanxhakut të Nishit me –iste, qe në fakt është –ishtë. Prandaj, edhe këtu kemi një dëshmi se fomanti –ishtë është i hershëm në të folmet shqipe dhe atë të shumtën e rasteve mbi baza emërore shqipe. Sa për ilustrim po përmendim vetëm dy emërvende, toponimin Çerçishtë, katund i Kosturit dhe Dobrolisht, sot Kallohorit.
Ky sufiks më prodhues na del në mikrotoponiminë e katundit Trestenik, si: Bllatishtë, (pyll me dushk). Fjerishta (ara), Fsht e Kërçishtit (fushë), Nisrishte (ara), Okulisht (vreshtë). Një pranim të këtij formanti është edhe në fshatin Vidohova si: Lum i Kërlishtit (lum), Sërt i Kalevishtit (kodër), Kallamishtë (arë) në Vishocicë, Kutlishtë (kodër me ara e pjesërisht e veshur me dushk) në Vin’ani, Muqishtë (ara) në Pandalejmoni, Gropishtë (livadh) në Spartar, Ferrishtë (arë) Çeflik, Përroi Ullishtes (përrua) në Mazrek, Dhrapanishta (ara) në Oraganj etj. Edhe në Kosovë, kjo prapashtesë ka shtrirje të gjerë, ashtu si edhe në Maqedoninë Perëndimore.
Me të drejtë bashkautorët, A.Xhuvani dhe E. Çabej kanë konstatuar se prapashtesat –tu dhe –zë janë formantë, që formojnë emra zvogëlimi në të shumtën e rasteve, por nganjëherë ato shërbejnë vetëm si pjesë formuese. Njëkohësisht, ata kanë vënë re edhe gjininë prapashtesore të tyre, duke treguar se prapashtesa – th u shtohet zakonisht emrave të gjinisë mashkullore dhe formon emra zvogëlimi prej tyre, kurse prapashtesa –zë atyre femërorë. Ky mendim i tyre i ka përfshirë emrat në përgjithësi, por edhe ata topikë. Megjithatë, ne do t’i vështrojmë kryesisht në onomastikë. Paraqitja e këtyre formantëve është e hershme, qysh te autorët e vjetër: Buzuku, Budi, Bardhi etj., mirëpo në fushën onomastike këto prapashtesa paraqesin një shtrije te veçantë gjeografike e dialektore, edhe pse kemi pasur rastin të gjejmë patronime me këtë prapashtesë në hapësira të tjera, ku sipas mendimit tim është më pak e pranishme, si në Shqipërinë e Mesme, në Malësi të Shkodrës dhe në Sanxhakun e Nishit. Në onomastikë këto prapashtesa kanë shtrirje të gjerë në Shqipërinë jugore dhe në Çamëri, pa e përjashtuar mundësinë e pranisë së saj edhe në vise të tjera të banuara me shqiptarë. Prandaj, është me rëndësi të theksohet se në onomasikë, përkatësisht në mikrotoponimi prapashtesat –th dhe –zë e ruajnë përkatësinë gjinore të tyre, e cila nganjehërë paraqet kundërvënie fonologjike e gjinore. Këto prapashtesa në këtë lagje emrash, jo vetëm që paraqesin një qëndrim besnik gjuhësor dhe vërtetim shkencor të bashkautorëve të këtyre studimeve parashtesore, po edhe një reliktë të hershme të ekzisimit të tyre para veprave të autorëve të vjetër. Kështu p.sh. patronimi Linethi na shfaqet në shkrime, më 1415 dhe njiheshin disa banorë si: Paul Linthi (1417), Nicha Linthi, Gjergj Linthi (1415) si dhe toponimi i Matit në Shqipërinë e Mesme, Frankthi i vitit 1467 dhe Lekiqithi – një famullitar i Prokuples i shek. XVII.
Ajo që thash pak më parë, se këto dy prapashtesa kanë një shtrirje të posaçme gjeografike e dialektore është se, gjatë punimit të kësaj kumtese më së shumti kemi gjetur shembuj në pjesën jugore të Shqiperisë, e sidomos në Çamëri, sesa në zona të tjera. Megjithatë, kujtoj se në këto hapësira edhe gjatë përdorimit praktik, ato janë më të pranishme sesa në Shqiperinë veiore, në Kosovë apo në Maqedoni. Kështu formime mikrotopike me prapashtesën –th, vetëm në katundin Shalësi kemi shënuar disa sosh si: Borithi (ara – V), Brikhi (faqe mali – P), Gumradha e Ripthit (zallishtë –L), Malth i Barçit, Rrapthi (ara V), Rripthi (ara –L), Udha e Malthit (udhë në Markat – L); Mejdanthi (shesh i vogël në mal-V) në katundin Drams; Kujthi (ara-J), në katundin Grikëhuar; Kroi me Gurthi (krua me ujë jo të pijshëm –P), në katundin Reçati; Fikthi (krua-VP) në katundin Sopik; Klisha e Shtogthit (J) në katundin Shenica; Shtrikthi (moçal-P) në kat. Vrastovë; Krauthi (krua ivogël- L) në kat. Dhragomi; Sheshi i Ahthit (shesh mall-P) në kat. Lazarat; mironi Turkth (VL) në Sarandë; Mala e qytekthit (majë mal e Arilës – P) në Arpicë; Mal’e Sumjthit (majë) në kat. Guria; Liqen i Liqethit (ara-L) në kat. Kurtesi (sot Mesovuni); Kalethi (pyll e ara-P) në kat. Luarat; Bregu i Druthit(breg – L) në Millokoqezë; Fiqt’e Shtegthit (kullotë –V) në Spatharat F.nota 53 ) etj. Kjo prapashtesë ka një shtrije edhe të të folurit shqipe në Mal të Zi, si: Brekthi (top. Breg i vogël në Bisaq), Lamthi (top. Mal i vogëlth në Malësi të Madhe), Prakthi (top. Pragu në Koritë – Tiepsh) etj.
Edhe prapashtesa zvogëluese –zë, në shkrime të vjetra paraqitet po ashtu në patronimi, në Shkodër, më 1417 në këtë trajtë, Tatezë-a, pastaj antroponimi Lekezë-a, më 1485, emri vetjak Malzë F.nota 55). Si e tillë është hasur dendur në mikrotoponiminë e Çamërisë, si: Qershizë (pyll m qershit’egra-L), Shkallëza (grykë mali) në kat. Pandalejmoni, Dardhëza në Picari, Baltëza (arë – JP) në Sklavi, Shegëza (brinjë-J), në Vërselë, Erëza (arë-J) në Shqefari, Kokëlza (brinjë) në Gumenicë, Mollëza (fushë me ullinj –L), Portëza (grykë shkëmbore – P), në Arvenicë, Kronjëza në Muzinë, Grykëza (ah e pishë-J) në kat. Dardhë.
Përfundim
Prapashtesat: -aj, -ajë dhe –ishtë në onomastikë, përveç funksionit prapashtesor, ato njëherit paraqesin edhe mbaresat e një shumësi kolektiv, qoftë formime prej emrash vetjakë, qoftë prej atyre të përgjithshëm, (ku zakonisht formimet e emërvendeve me prapashesat –ajë dhe –ishtë kanë për bazë një emër të përgjithshëm). Për këto prapashtesa, bashkautorët Xhuvani Çabej nuk thonë se kanë një shumës kolektiv, sikur thonë për prapashtesën –as.
Në onomastikë, prapashtesa –aj ka një shtrirje të përgjithshme gjeografike-gjuhësore në trojet shqiptare, së cilës, gjatë historisë, më së shumti iu bënë “dhunime” gjuhësore-prapashtesore sllave dhe turke. Me këtë prapashtesë formohen më së shumti emra topikë, por sidomos patronime e antroponime shqipe. Prania e saj është e hershme në hapësirat shqiptare, e cila u “dhunua” nga pushtues të ndryshëm, duke u përshtatur sipas tekeve të tyre. Variantja e kësaj prapashtese -ajë është më pak e përhapur në hapësiat shqiptare.
Një përhapje të gjerë ka edhe prapashtesa –shtë, por vërehen anime të saj. Më e pranishme gjendet në Kosovë dhe në Çamëri në formën e sotme të mirëfilltë –ishtë, kurse në Sanxhakun e Nishit, ajo na del në formën –iste, po gjendet aty-këtu edhe në formën –ishtë.
Në vështrimin tonë, prapashtesat –th dhe –zë, në onomastikë, na janë dukur që kanë karakte regjional. Ato, sipas nesh, formojnë emra topikë e mikrotopikë kryesisht në Shqipërinë Jugore dhe në Çamëri, pa e mohuar praninë e saj sporadike edhe në vende të tjera.
Këto prapashtesa, të cilat në fjalëformim dhe në studimet e A. Xhuvanit dhe të E. Çabejt për to, njihen si prapashtesa zvogëluese e pejorative, në onomastikë, kujtojmë se ato më shumë kanë vetëm rol fjalëformues e më pak zvogëlues, për arsye se shumica e tyre emërtojnë vende të vogla që nuk kanë lidhje me madhësinë e primitivit, sepse nuk kanë dalë prej tyre, megjithatë, ka edhe përjashtime.