Mendime
Eshref Ymeri: Kujdes, moj opozitë!
E merkure, 15.05.2019, 08:55 PM
Kujdes, moj opozitë!
Po
të përgatitet gracka
“Popullit
i kushton më shtrenjtë të vazhdojë të ushqejë një diktator, sesa ta flakë atë
nga pushteti”.
Nga Prof. dr. Eshref
Ymeri
Situata në vendin tonë sapo vjen e bëhet
më e ndezur. Protesta e fundit e opozitës vërtetoi se vala e pakënaqësisë së
frontit opozitar, sa vjen e bëhet më e fuqishme. Por kryeministrit Rama nuk i
bën përshtypje kjo gjendje tensioni. Madje në një takim që pati me gazetarët më
12 maj, ai deklaroi se nga kapsollat
e hedhura nuk dëmtohet qeveria, por Shqipëria.
Një kryeministër me gjykim të ftohtë,
me mendje të kthjellët, nuk mund t’i lejojë vetes të nxjerrë nga goja një
deklaratë të tillë. Me këtë deklaratë, kryeministri Rama vërteton në praktikë
se për tëështë shumë më e çmuar selia kryeministrore dhe kolltuku i tij personal,sesa
emri i Shqipërisë në sytë e opinionit
ndërkombëtar. Sepse ai është i vetëdijshëm për dëmin qëi bëhet vendit tonë para
syve të botës nga gjendja e tanishme kaotike, por për këtëatij nuk i bëhet vonë
fare, mjafton që kolltuku i tij të mbetet i paprekur. Kjo është një mendësi
karakteristike prej diktatori të kulluar.
Ky qëndrim i hapur kundër popullit
opozitar, çdo shqiptari me vetëdije kombëtare, pavarësisht se cilit krahu
politik i përket, i sjell në kujtesë sloganin e shpëlarë të Ramës për të
ashtuquajturën Rilindje socialiste, e cila, siç tregoi rrjedha e ngjarjeve të mëvonshme,
paska pasur si qëllim vetëm rilindjen e sundimit njëpartiak të kohës së
diktaturës së kriminelit Enver Hoxha, njësundim ky neokomunist në kushtet
eekonomisë së tregut. Rrjedha e ngjarjeve,po ashtu, vërtetoi konkretisht se
reforma në drejtësi paska pasur po të njëjtin qëllim.
Duhet besuar me domosdo se për pasojat
e rënda që ka sjellë qeverisja e Ramës në gjendjen ekonomike të shumicës së
familjeve shqiptare, është i bindur edhe elektorati i majtë, mbi të cilin,
ashtu si edhe mbi elektoratin e djathtë, rëndojnë taksat e papërballueshme përmes
çmimeve të larta të energjisë elektrike, të ujit, të karburantit, të biletave të
avionëve, çmimet e larta të produkteve ushqimore, e të tjera e të tjera. Por
elektoratin e majtë, për fatkeqësinë e tij, e drejton një parti socialiste, e
cila s’është gjë tjetër, veçse një“parti-kufomë” që tërhiqet zvarrë para
kryeministrit Rama. Kjo është arsyeja që nga radhët e forumeve të saj, nga
asambleja e saj, nga kryesia e saj, nuk pipëtin askush kundër tij, të gjithë
janë katandisur në“të vdekur e të pakallur”, prandaj edhe Ramën e vështrojnë në
dritë të syrit, sepse kanë frikë se mos u bën gjëmën politike po të lëvizin
bishtin, tamam si krimineli Enver Hoxha një herë e një kohë. Në fushatën
zgjedhore të vitit 2013, Rama, në një fletëpalosje, të cilën familjeve
shqiptare ua hodhi poshtë derës, premtoi se taksën e vlerës së shtuar të
energjisë elektrike (tvsh) do ta ulte nga 20% në 06%. Çuditërisht, kur u ul në
kolltukun e kryeministrit, mashtroi hapur dhe jo vetëm nuk e uli, por edhe
çmimin e energjisë elektrike e ngriti me 20%. Por askush nga pjesëtarët e
strukturave të larta të partisë socialiste nuk u bë i gjallë dhe t’i tërhiqte
vëmendjen për këtë mashtrim skandaloz që i bëri mbarë popullit shqiptar.
Edhe këta muajt e fundit, kur opozita
është hedhur në protesta të fuqishme, askush nga radhët e strukturave të larta
të partisë socialiste s’e ka ngritur zërin kundër mënyrës antikombëtare të qeverisjes
së Ramës. Dy zëra që janë dëgjuar kundër me shumë të drejtë, si ai i zonjës
Arta Dade dhe i zotit Hamdi Jupe, kryeministrit Rama nuk i prishin punë fare,
sepse ata s’janë më deputetë dhe as që kanë ndonjë peshë në strukturat e partisë
socialiste.
Në këto kushte, opozita, për shkak të
gjendjes së rënduar ekonomike dhe të përqendrimit të pushtetit politik dhe
ekonomik në duart e një grushti njerëzish me Ramën në krye, është hedhur në
protesta të fuqishme për rrëzimin e tij. Një situatë të tillë, të cilën e ka përjetuar
edhe Ukraina dikur nën sundimin e argatit të regjur të Kremlinit, ish-presidentit
të përmbysur Janukoviç, e ka karakterizuar fare bukur Majkll Shçur (1982), gazetar i njohur i televizionit të këtij
vendi, aktor, skenarist dhe muzikant, i cili thotë:
“Popullit i kushton më shtrenjtë të vazhdojë të ushqejë një
diktator, sesa ta flakë atë nga pushteti”.
Mirëështë që Rama ta mbajë shënim këtë
thënie aforistike të këtij gazetari të talentuar. Sepse vahdimi i sundimit të
tij është varrmihës për shumicën dërrmuese të popullit shqiptar, çka është dëshmuar
më së miri nga braktisja e atdheut prej 500 mijë bashkatdhetarëve, siç i
deklaroi analisti italian Alberto Negri vetë
Ramës kur ishte i ftuar në programin televiziv TG2 të
RaiDue në Itali në fund të shkurtit të këtij
viti.
Duke qenë i prirur për ta
mbajtur pushtetin me thonj dhe me dhëmbë, kryeministri Rama po mundohet ta futë
në grackë opozitën, duke kërkuar të hyjë në bisedime me Bashën, të cilit i bën
thirrje t’i lërë“shëtitjet” në bulevard dhe të bëjë një takim me të. Me sa
duket, ai kërkon të përsëritë skenarin e 18 majit 2017, i cili, për faj të
Bashës që ra në grackën e Ramës, rezultoi katastrofik për opozitën.
Veç kësaj, janë vënë në lëvizje
edhe ca servilë të pushtetit të Ramës, të cilët njoftojnë nga ekranet
televizive se zgjedhjet e parakohshme do të zhvillohen në muajin tetor. Por
edhe nga radhët e opozitës janë dëgjuar zëra për zhvillimin e zgjedhjeve të
parakohshme, zëra këta që çojnë ujë në mullirin e qeverisjes socialiste.
Këto thirrje për zgjedhje të
parakohshme janë gracka që po i ngrihen opozitës, me qëllim që ajo të shkojë
drejt vetasgjësimit përfundimtar. Sepse zgjedhje të parakohshme nuk mund të
zhvillohen në asnjë mënyrë, edhe sikur Rama tani të japë dorëheqjen nga posti i
kryeministrit. Kjo për arsye se oligarkët politikë rreth tij, krejt strukturat
e krimit ekonomik, ai vazhdon t’i ketë më këmbë, gati për t’i hedhur në sulm për
hapjen e pazarit të blerjes sëvotave. Pra, pisllëku politik që ka pllakosur
mbarë vendin, nuk lejon kurrfarë trualli për zhvillimin e zgjedhjeve të lira
dhe të ndershme. Zgjedhjet e parakohshme janë fitore e padiskutueshme e
Rilind(Rivdek)jes socialiste, janë rikthim në pushtet i Edi Ramës. Prandaj
opozita duhet të synojë jo zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, por krijimin
e një qeverie tranzitore me specialistë-teknicienë, të zhveshur nga ethet e
pushtetit, me integritet të lartë intelektual dhe moral (le të shpresojmë dhe të
besojmë se në mjedisin tonë gjenden të tilla personalitete, paçka se praktikat
qeverisëse pas vitit 1990 na kanë bërë që të mos i besojmë as këmishës që mbajmë
në kurriz), të cilët duhet që, gjatë një afati, të paktën, dyvjeçar, të punojnë
për pastrimin e pisllëkut politik që ka pllakosur gjithandej, për ndëshkimin e
krimit ekonomik, i cili i është imponuar mbarë popullit shqiptar me kanabizimin
që i bëri krejt vendit qeversja e kryeministrit Rama.Vetëm paskëtaj, në një
truall tëpastruar nga krimi ekonomik përmes çmontimittë kapitaleve oligarkiane,
të vëna me grabitjen e pasurisë kombëtare, mund të zhvillohen zgjedhje të lira
dhe të ndershme, në përputhje me një kod të ri zgjedhor, sipas të cilit në
Kuvendin e Shqipërisë duhet të hyjnë deputetëqë zgjedh populli drejtpërdrejt
dhe jo deputetë të listave partiake, të hartuara sipas tekave të kryetarëve të
partive.
Kryeministri Rama është vetë
fajtor për krijimin e një situate kaq të rëndë ekonomike që ka sjellë si pasojë
varfërimin e pjesës dërrmuese të familjeve shqiptare. I verbuar nga ethet e
pushtetit, ai ka harruar të mendojë se
çfarë ia shkallmon themelet e qeverisjes së tij me teka diktatoriale.
Së pari, themelet e pushteti të një diktatori i minojnë
lajkatarët, puthadorët, servilët që ai grumbullon rreth vetes.
Poeti francezPjer de
Ronsar (Pierre de Ronsard - 1524-1585)
ka thënë:
“Është fatkeq ai sundimtar që
ka afruar pran vetes njerëz lajkatarë”.
Faktikisht,
kryeministri Rama e ka rrethuar veten me lajkatarë, me puthadorë,me
servilëshembullorë, të cilët ia kanë rritur mendjen shumë, ia kanë bërë mendjen
veri, duke e katandisur deri në atë derexhe, saqë të bëhet gazi i shqiptarëve me
ato që nxjerr nga goja, kur shkon në takime me popullin poshtë e përpjetë Shqipërisë.
Kjo është njëra minë e nëndheshme që e ka rrezikuar dhe vazhdon ta rrezikojë
pushtetin e tij me kahje diktatoriale, i cili ka kohë që lëshon “erë” të keqe.
Së dyti, themelet e pushtetit të një diktatori i minon
varfërimi i shtresave të gjera të popullit.
Personaliteti i shquar anglez, Benxhamin Dizraeli (Benjamin Disraeli - 1804-1881), figurë e njohur politike (dy
herë kryeministër i Anglisë në periudhën mes viteve 1868-1880), shkrimtar, njëri
nga përfaqësuesit e romanit social, ka lënë pas një thënie kuptimplote për sërën
e sundimtarëve që vuajnë nga ethet e pushtetit:
“Pallatet nuk mund të mos jenë të rrezikuara atje ku
kasollet i ka pllakosur varfëria”.
E, pra, varfëria që pllakosi popullin
shqiptar gjatë qeverisjes socialiste me Ramën në krye, është mina e dytë e nëndheshme
qëpoia gërryen ca nga ca themelet e pushtetit.
Santa Barbara,
Kaliforni
15 maj 2019