Mendime
Vangjush Saro: Çështjet tona, si teatër…
E enjte, 09.05.2019, 08:33 PM
Çështjet tona, si teatër…
Nga
Vangjush Saro
Është
e vështirë të përcjellësh në publik ndonjë propozim konkret lidhur me atë që po
ndodh sërish me Teatrin Kombëtar, çështje qëështë vënë disa herë në fokusin e
mediave dhe të opinionit publik në tërësi. Por është e pamundur të rrish
indiferent, ndërkohë që një pjesë e mirë e komunitetit të artistëve dhe
shkrimtarëve, midis të cilëve shumë miq e kolegë, janë tejet të shqetësuar, të
irrituar, shkojnë deri atje sa e riemërojnë teatrin; ndërsa shteti e ka
çemëruar atë më parë, natën…
Si
e thashë këtë? Natën… Pas tre dekadash në një rend tëri, ndërsa vendi përjeton
gjithnjë përplasje të rënda njerëzore, politike, ideologjike e teknike, nuk di
çfarë të mendosh mëpër këto çështjet tona të pazgjidhura. Ato janë shndërruar
edhe vetë në njëlloj teatri. Por në këtë gjini të artit, njihen disa lloje:
pjesa që luhet e shfaqet mund të jetëdramë, mund të jetë tragjedi, por mund të
jetë edhe komedi; madje mund të vijë edhe nësojin mediokër, të lehtë e larg
pretendimeve dhe vizionit më të kthjellët artistik,që do të thotë…farsë.
Duke
ndjekur çështjet tona si teatër, është e lehtë të thuash cilin lloj kemi
përzgjedhur ne: ështëpikërisht farsa. E them këtë, pasi gjendemi herët në një
kakofoni në lidhje me të shkuarën dhe trajtimin e saj, në të gjitha
dimensionet; këtë kakofoni e kemi krijuar vetë, duke mos biseduar, por duke u
sharë kohë e pa kohë, duke i shkulur njëri-tjetrit flokët e bindjet dhe duke u
përpjekur (sekush më vete a në klane) tëpërfitojmë ç’të mundemi nga këto
përleshja groteske.
Po
përpiqem t’i afrohem edhe mësë vërtetës, qëështë mjaft e brishtë. Kam dëgjuar
dikur piktorin Maks Velo, për vuajtjet dhe artin e të cilit kam nderim, të
shajë filmat e ish-Kinostudios“Shqipëria e re”; por ndërkohë, po ai, ka
mbrojtur basorelievin te Muzeu Kombëtar dhe, po ashtu, krijimtarinë e I.
Kadaresë. (Kujtoj që shumica e veprave të këtij autori - ndër më të njohurit e
më të rëndësishmit në kohëra - gjithashtu janë ekranizuar dhe vënë në teatër:
“Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Nëntori i një kryeqyteti” (si film
“Radiostacioni”) “Dimri i madh” (si film “Ballë për ballë”) “Emblema e
dikurshme”, etj.)Siç shihet, ka një mospërputhje që në dukje,është e cekët, por
sa vjen thellohet, për sa kohë nuk i drejtojmë dot siç duhet argumentet
tona.Për më tepër, kjo mospërputhje është e shtrirë në shumë plane, nëbreza,
mentalitete, politika, programe, dhe përbën thelbin e çështjeve tona pezull,
për të cilat thamë se vijnë si teatër, por në llojin e farsës…
Kështu,
mund të pyesim se ç’lidhje ka një traditë e caktuar në art, letërsi, teatër, film,
etj., me ndërtesën ku ështëzhvilluar aktiviteti në fjalë. Po të marrësh artin e
kohës tjetër si krijimtari në vetvete,çfarëdo qoftë, produkt i teatrit,
estradës, kinostudios, etj., shumëkujt ikapëlqyer dhe i pëlqen ta shkelëatëme
këmbë, ta quajë ashtu dhe kështu, tëpërpiqet madje ta ndalojë, ta mbajë sa më
larg njerëzve; edhe pse është vërtetuar që kjo bën efektin e kundërt.
Në
teatër, krahas shumë pjesëve që i qëndruan kohës, madje edhe nga autorë të
huaj, rëndomjanëshfaqurdrama ‘komuniste’, që nga “Familja e peshkatarit” te “Cuca e maleve”, etj. Bie fjala, te“Cuca e
maleve” flitet për përplasjen mes rendit tëri dhe atyre që nuk e donin atë dhe
që krijuan Komitetin e Maleve e sot janë dekoruar.Në atë shfaqje,prifti vjen i
zi sterrë,kurse në ditët e sotme po trajtohetsi i persektuar; edhe pse
shumëkush thotëqënjë pjesë e këtyre fetarëve kanë qëndruar kundër partizanëve e
kundër rendit tërideri edhe me pushkë në dorë, çka nuk elejonte besimi i
tyre.Ndërkaq, lihet mënjanë fakti që edhe përfshirja e të rinjve, edhe e
vajzave, në ato ndryshime që po ndodhnin e për të cilat disa edhe u flijuan, e
gjithë kjo, pra, ishte pjesë e një përplasjeje të pashmangshme. Palët e
pafajshme ndër qytetarë në barrikada të ndryshme, ata që ëndërronin një jetë më
të mirë dhe ata që kuptonin se do të kishte represion, nuk duhen ngatërruar me
abuzimet e krerëve dhe ekstremizmin e shpirtvegjëlve të djeshëm e të sotëm. E
njëjta gjë mund të thuhet për brendinë e shumicës sëfilmavetë Kinostudios, për
shumicën e letërsisë së botuar, për pjesët me humor pozitiv të Teatrit të
Estradës, ku, bie fjala, përqeshen teprimet në dasma dhe, e shumta
,stigmatizohej ndonjë përgjegjës ‘burokrat’, etj.
Nga
njëra anë, bëjmë sikur nuk i ‘duam’ ato çka trashëguam nga koha tjetër, madje
shpesh nuk qasemi as për ndonjë dallim a përzgjedhje; kurse nga ana tjetër,i
trajtojmë këto institucione, pse jo edhe produktet e tyre, si tabu,sidomos
teatrin. Kur u mbyllën estradat, Lidhja e Shkrimtarëve dhe kur ish-Kinostudio u
bë lesh arapi, nuk pati kaq zhurmë. Veças çështja e qytezës së parë (dhe të
fundit) të filmit shqiptar,‘nuk u luajt’ në asnjëlloj zhanri… Madje tani
vonë,dolën edhe mendje tëçartura që donin tëna imponoheshin për t’i ndaluar e
zhdukur filmat.Edhe kur na e morën Lidhjen e Shkrimtarëve, prapëasnjë farsënuk
u luajt… Gjithaq, në këtë gjini, pati dhe ka ende zëra që të shurdhojnë se (të
gjitha) librat e botuar në atë kohë, janë‘komunistë’, duhen djegur… Dhe nuk
doli askush të kërkonte mosprishjen e tabusë. (Madje as ata qësistemi i ka
përkëdhelur tërë jetën, i dërgonte jashtë shtetit, i përkthentee botonte
(falas) në gjuhë të huaja, iu jepteÇmimet e Republikës dhe iu siguronte
strehimin më komod për kohën.)
Gjithsesi,
këto institucione duheshin trajtuar njësoj, çka nuk do të thotë se ajo që nuk u
bë për estradën, ish-Kinostudion dhe Lidhjen e Shkrimtarëve, nuk duhet të bëhet
as edhe për Teatrin Kombëtar. Jo! Ato ishin, janë (aq saka mbetur prej tyre)
pjesë e njëkulture dhe tradite që nuk mund të merret nëpër këmbë nga askush që
ka vrere, poras në emër të ‘përparimit’ e të ‘modernizmit’.Kryeministri i
sotëm, kur ishte Ministër i Kulturës dhe Kryetar i Bashkisë, fliste për
‘kthimin në identitet’ të qendrës së Tiranës.E dimë se ç’iu bë dhe ç’po i bëhet
kësaj qendre; dhe se mos vetëm asaj.
Tani,
këta qëpo mbahen pas termave ‘zhvillim’ e ‘modernizim’ e hanë fjalën, s’e kanë
për gjë. Nuk e kanë për gjë të prishin kinematë, teatrot, kinostudion, etj.,
institucione dhe godina që mund të silleshin me sens në zhvillimet e sotme të
një qytetinë rritje si Tirana.Këtyre s’iu bëhet vonë se iu fakton gafat dhe
marrëzitë e teksteve (të miqve a puthadorëve të tyre) dhe iu kërkon të thirren
ekspertët dhe shkrimtarët e të respektohet jerarkia e këtij komuniteti në
krijimin e asaj që na e quajnë (shikoni ç’fjalë e frikshme) ‘kurrikula’ dhe që
më krijon imazhin e ndonjë shpendi grifshë e të shëmtuar…
Ani.Le
të kthehemi te ato institucione që, siç thamë, janë pjesë e historisë,
traditës; ato kanë shumë për të treguar: për jetën, vuajtjet, teprimet,
censurat, përqafimet ideologjike; (sepse një shumicë e atyre veprave, siç
shpjeguam më lart, kanë përqafuar ideologjinë dhe detyrimet e kohës). Pra, me
ato ente nuk mund të sillemi pa përgjegjësi dhe ca më pak, mbi to nuk duhet të
abuzojmë, siç është bërë së paku me ish-Kinostudion dhe po tentohet të bëhet me
Teatrin Kombëtar.Shumëkatëshet e pasanikëve dhe të shtetarëve nuk mund tëna
hedhin hi syve e të na sillen si ‘zhvillim’.
Por
nga ana tjetër, pyetja që ngrihet është:Si mbrohen ato ente, në ç’masë, me
ç’vendime dhe nga kush?…Pikërisht kjo gjë, institucionaliteti, është termi a
logjika që mungon në këtë histori, në tëgjitha këto histori; me më shumë
fjalë,për to dhe për shumë çështje të tjera pezull, duhet të dimëkujt i takon
të vendosë.Nuk vihet në dyshim roli i artistëve, i qytetarëve, etj.Pyetja, që
përsëritet, është: Kujt i takon, me ligj, të marrë vendime për
to?Kuvendit?Qeverisëqendrore?Asaj vendore?Presidencës?Akademive?Kujt i ka
përkitur mbrojtja e Romës, Parisit, Amsterdamit?E kanë bërë këtë qeveritë
qendrore, ato vendore, komuniteti i artistëve, qytetarët, akademitë e këtyre
vendeve?Apo thjesht… kultura e institucionalitetit?
Këtë
duhet të zgjidhim ne edhe në këtë rast e,këtu, kam ikur nga ironia dhe aludimet
për llojet teatrale.Pyetjet nuk janë më teatër.Dhe ato s’mund të presin pa fund
justifikimet e pushtetarëve, në këtë rast kreuttë Qeverisë dhe atijtë Bashkisë,
jo pak të përgojuar në çështje përfitimesh dhe abuzimesh e bashkëpunimi me ‘të
fortët’ dhe pasanikët; që s’i tregojnë këmbët asnjëherë, por tregojnë ligje e
vendime (si ai i Kuvendit për Teatrin) që gjithashtu, mund të jenë abuzivë e,
me sa duket, kështu janë; prandaj edhe ndonjë punë bëhet natën, kurse llogaria
e pastër kërkohet ditën…