E premte, 26.04.2024, 12:32 PM (GMT+1)

Kulturë

Nebi Dragoti: Komentet e mia në Facebook

E diele, 24.03.2019, 04:44 PM


NEBI DRAGOTI

KOMENTET E MIA NË FACEBOOK

Bëj një koment!? E bëj për vlerësim;

në s’ të pëlqen, s’ka gjë,kundërshtoje!

I thur komentet për ndihmë, për ndihmë,

e, ti mik, ç’ka nuk shkon, argumentoje…

I bëj komentet për vlerësim, për mirë,

për progres artistik,

nuk ka gjë tjetër veç kësaj:

pikë, pikë.

1-Epope Leshi (fabul) Ymer Nurka.

Është poemë fabul satirike. Nurka me këtë krijim hipën në majën e Olimpit shqiptar si satiriku më i madh sotpërsot. Poema është mbështetur te realiteti shqiptar. Poema ka art dhe sikur është e shkruar me dritë yjesh e si një qiell i dytë shfaqet përpara lexuesit. Vlerësimi, që i bëj,  është real dhe askush nuk guxon që ta denigrojë në labirinte mendimi të errët. Kjo poemë duhet të pasqyrohet në të gjitha mediat letrare, edhe në ato fonike dhe vizive. Poema është termet tetë ballësh, që tund politikën e ditës për ta përmbysur atë. Është mire, kohë pas kohe, kjo poemë duhet të ribotohet.

2-

Koment vjersha” Politika shqiptare” e poetit, satirikut dhe humoristit Ali Bregu që jeton me kohën per kohën me armën e tij, mendjen e kthjellët dhe me hostenin në dorë. Bodeci shpon e shigjeton në shenjë, që politika, shoqëria të bëjë përpara progresivisht. Çfarë prek Aliu dhe e fut në krijimtari është vjelë nga realiteti, se realiteti është tabllo frymëzimi.

3-

Nuro Skëndo (Liliana Shkodrani Baçi, Itali).

Figurë interesante në letrat shqip, ku dallohet ndër krijueset femra. Ka bagzh, hapsirë, fjalor të pasur dhe është individualitet i veçantë në prozë dhe poezi. Dallon te kjo autore edhe sensin për t’u marrë me shkrime kritike. Konstaton si anë negative të saj në gjininë e poezisë, sepse shfaq tendenca në praktikimin e poezisë prozaike. Këtu duhet kujdes që t’i shmanget këtij fenomeni, që demton poezinë.

4-

Aqif Isaku (Dardani).

Merret me krijimtari për të vegjlit duke u dhënë krijimeve frymën e karakterit edukues. Mendoj se në këtë fushë Aqifi jep kontribut të rëndësishëm, kur kjo krijimtari është pakësuar përsëtepërmi. Krijimtarinë e tij e mirëpret mosha shkollore, por nuk mungon edhe mosha madhore. Anë pozitive e tij është  se zbaton me përpikmëri lëvrimin në gjuhën standarte ne drejtshkrim dhe pikësim. Edhe kjo ka rëndësi.

5-

“Hesht”, poezi aktakuzë për politikën, në përgjithësi edhe në shkallë botërore, e poetit të talentuar Ymer Nurka. Realitet i hidhur social, ku e drejta për njeriun është shkelur, është bërë rrugë. Detyrë mbarëpopullore për këtë: Popuj, mos heshtni! Tregohuni aktiv!

6-

Në mbështetje të postimit poetik të Hilmi Hajra (Dardani), është dhe dakordësia ime:

-Po, po, po duhet reciprokitet mosprekja e kufijëve të Dardanisë me vërtetësi historike të identitetit të saj, sepse shumë gjak është derdhur për këtë tokë shkëputur padrejtësisht nga Shqipëria amë. Jo, jo, jo ndryshim kufijsh në dëm të Dardanisë. Politikanët dardanë këtë ta kenë ligj, ndryshe nuk janë shqiptarë, por tradhëtarë të rrezikshëm, që dëmtojnë mëmëdheun.

6-

“Vetting pylli” pasqyruar nga Nebi Dragoti.

Agim Bajrami:- Të uroj, o penë e bukur dhe e pakompromis ndaj absurditeteve tona. Vetting dhe një mashtrim më shumë i kamufluar për drejtësinë.

Shefqet Hysa:- Përshëndetje, Nebi,, e shperndava pa të pyetur. Të uroj shëndet e suksese!

Nebi Dragoti:- Shefqet, shëndet e jetë të uroj! Krijimet, kur i postoj për publikun, janë prone e të gjithë lexuesëve. Gëzohem kur kam sa më shumë lexues. Ta kalosh bukur e mire!

7-

Për vjershën “Njeriu” të Rozeta Krestes:

-Bukur poezia. Është realiteti i karakterit të njeriut tepër misterioz dhe tepër i vështirë për t’u ndryshuar. Unë jam i mendimit, duke e quajtur detyrë të penashkruesëve, se për mbyllje duhet filozofi pozitive. Sidoqoftë, ti i ke dhënë këtë mbyllje krijimit. Unë kam idenë e dhënies së pozitivitetit në krijimtari, se kjo më duket sociale dhe njerëzore dhe shumë e shëndosh në parim. Kjo është çështje ilozofike, poete. (Autorja miraton komentin).

8-

“Si ia hodhi mjeshtri i mençur tregtarit dinak”, përrallë nga Kujtim Agalliu :

Përralla për të vegjël sikur është harruar, kur është shumë e nevojshme, sepse në mbrendinë e saj reflektojnë shumë mesazhe të karakterit moralo-edukativ. Kjo përrallë eshtë e bukur dhe kuptohet nga mosha shkollore në ciklin e ulët duke filluar nga klasa e tretë. Autorit i uroj sukse në këtë rrugë të bukur dhe fisnike. Një sugjerim kam: është mire që lëvrimi i përrallës të jetë sa më i shkurtër.

9-

Për vjershën “Fjala për ty” të Namik Selmanit:

-Mirë fjalori poetik, mirë idetë rreth një boshti që mban krijimin në këmbë.Por… por unë për vete nuk i kam shumë qejf zgjatjet, spërdredhjet dhe figuracionin si : “Një ditë do ta ndal tufanin, ortekun dhe dallgën”. (???) Këtu semantika e vargut në mënyrë llogjike a nuk është absurde? Pra nuk shkruhet përçart, (kështu e quaj unë). Sigurisht, mund të ma argumentosh këtë varg lirshëm…Po lexuesi këtë si e merr? Ndërhyra këtu, sepse këtë fenomen e shoh edhe te të tjerët, madje, edhe në përkthime që i bëhet poezisë së huaqj. Mbase çfarë të më shkruash mundet të jetë edhe ndihmë për mua. Mendimet reciproke , kur janë filozofikisht të drejta, vlejnë. Shëndet të uroj.

10- Për vjershen e poetit Agim Bajrami “Kohë tërmetesh” :

-Duke lexuar komentet si vlerësim pozitiv që të bëjnë, unë përsëris çfarë kemi biseduar, se duhet gjetur,duhet kërkuar sekreti i poezisë, mbase ta kam thënë edhe troç: është përgjithësimi artistik, që jo kushdo e kap , e kupton dhe e arrin. Këtu është dhe çelësi i artë për çdo krijues. Lirika jote është e suksesshme, Agim!

11-

Për shkrimin e Nebi Dragotit “Komentet e mia”:

-Agim Bajrami. –Mirëmëngjes, kritik!

Beatriçe Balliçi:- Përshëndetje , Nebi! Bota vuan nga mosthenia e të vërtetës!

Ylli Xhaferri:- Nebi, ne vuajmë të pathënat. Të përshëndes.

Nebi Dragoti:-Po, Beatriçe dhe Ylli, siç thoni ju është; pastaj, ne po e jetojmë këtë kohë, këtë shoqëri, që është pasojë e politikës. Edhe këtë unë e analizoj: a-Emigrimi i popullsisë pas vdekjes së Skënderbeut. b- Emigrimi i një numri të madh shqiptarësh tani në demokraci. Cili është qëllimi politik???Të zhbëhet harta e Shqipërisë?!

12-

Për poezinë e Nebi Dragotit:” Drita e poetëve”:

Ali Bregu:-Urime z. Nebi! Poezi shumë e bukur. S’ka nevojë për fjalë të tjera. Mjeshtër vlerësimi je vetë. Suksese!

Enërjeta Sina:- Një poezi vërtetësisht shumë e bukur. Urime!

Çimi Sallja:- Të uroj ,Nebi, për këto krijime të bukura që na poston.

13-Hyda Ismaili (Angli). Eshtë i prirur për të dhëne motive politike me të cilat josh lexuesin që tregohet kurioz. Rrallë merret dhe me fabulën. Edhe këtë e operon po me përmbajtje politike. Duhet të kuptojë që edhe ky art nuk duhet të jetë thjesht fotografim realiteti. Krijimi kërkon më shumë përpunim artistik dhe përgjithësim tipik social-politik-kulturor.

14-

Nexhip Bashllari:-  Është poet prodhimtar i lirikës sociale.  Trajton bukur në krijime tematika të fushës së jetës.  Lexohet me kënaqësi.

EPILOG

Dhashë shumë pak nga mikrokritikat e mia vlerësuese në facebook. Nuk po i përfshij të gjitha, sepse është edhe pamundësi botimi në volum më vete, por edhe për arsyen, se shumë ide kryesore në shkrimet e mia kritike ceken për bukuri. Nuk di tjetër që ta ketë bërë këtë që kam bërë unë kaq intensivisht me krijuesët. Di që, Maksim Gorki shkrimtar i madh rus, ka ndihmuar talented e reja në kohën e vet në Rusi. Orientimi profesional, kritika si ndihmëse për zhvillimin letrar ( e azhurnuar) duhet, duhet më shumë se kurrë.

Mars, 2019.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora