Kulturë
Kalosh Çeliku: Shtëpinë time do ta djeg vetë
E marte, 21.08.2018, 10:22 AM
NJË DITË SHTËPINË TIME
DO TA DJEG VETË
NGA KALOSH ÇELIKU
(Protestë në Shtëpinë Publike)
Imzot, më diferencuan neokomunistët
Dashuri që bëjnë me Ebu Xhehlin.
E, përhapin SIDËN në Shtëpinë Publike.
Përditë, infektohem nga Virusi
Verë të kuqe pi te “Pazari Grave”.
Përkarshi Ebu Xhehlit me ferexhe
Imam në mesin e kryehoxhallarëve.
Që, ngrenë dolli, dehen me çaj rusi
Shejtanin vrasin me eshtra në xhami.
Dhe, rrugëve të Shkupit me çifteli
Nateditë, haptas më shpallin dashuri.
E heqin vallen, më shpallin të marrë
Ngase: E shava dje keq Pushtetin
E shaj sot, do ta shaj edhe Nesër!
Pasmesnate, kthehem esull në shtëpi
Rrospitë e Ebu Xhehlit me ferexhe:
Dorë më dorë më hudhin mbi çati
Pak para agimit dhunojnë mes librave...
(Shtëpia e ndezur mesdite
me “kashtë” në Shkup)
Përpiqen, nateditë dudumët: Zjarrit. Flakës
Përsëdyti herë, në Shkup. Kryeqytet:
Mesdite, t’i hudhin kashtë. E, jo ujë.
Dudumët, që ma dogjën Shtëpinë mesdite
Përderisa, Unë isha mysafir në Prishtinë.
Përurimin e Librit Princi Letërsisë për fëmijë:
Gani Xhafolli. Poet, që nuk ndizte shtëpi.
Po, mes Prishtine ndizte poezi. Dashuri:
Me bretkosa guak-guuak. Dhe, Dy Breshka
Kryeneqe. Këmbëkryq, përpara Shtëpisë.
Gani Xhafolli, burrë pene nuk ndizte Shtëpi
Vetëmse: poezi. Dhe, Dashuri, në Prishtinë.
Verë e Dimër. Iku me penë në Luftë për Liri…
(Vjellja e zorrëve)
Poetesha, sot nuk ka cigare
Ia piu Rrospia Mashkull.
Ministri me Ambasadorin
Ulen të hanë drekën “festive”
Ehu, që ia paguan Rrufjani.
Përshëndeti, më thotë Piktori
Sytë, sesi s’ti heqin nga malli!
Kush ua shalon Nënën Parti
Palaçove serik në mizanskenë
Dje dhe sot, në një shfaqje?!
Unë jam gjithmonë në Teatër
Publikisht: u shpall dashuri.
Spiuni Kurvë mezi i lëpi buzët
Kukulla Femër ua mban gunat.
O Imzot, do t’i vjell edhe zorrët...
(Azil politik)
Qentë, kur m’u ndërsyen pas shpine
Vetëm për një asht - shpërblim.
E, kulturofagët - këlyshë me zgjebe
Ditënatë të Nënës Parti pas shpine.
Unë Mike, ika nga Atdheu Im
Dhe, tek Ti kërkova azil politik...
(U ngopa me Liri)
Nuk u ngopa me Natë
Nuk u ngopa me Ditë
Nuk u ngopa me libra
Nuk u ngopa me verë
Nuk u ngopa me dashuri
Që, sot bëj ta këndell.
Mike: U ngopa me Liri
Aqsa, më vjen ta vjell...
(Dera ime - oxhaku)
Në jetë dikush
Hyn nga dera.
Derën ma mbyllën kulturofagët
Dritaren - Rrospitë Meshkuj.
E, ma hapën baxhën mbi çati
Krahmëkrah Gratë e mia besnike.
Fisit të kaçakëve, rrëzë Çukës
Që, sot hyj me poezi nga oxhaku...
(Unë nuk pi çaj rusi
po raki rrushi)
Kohën e fundit dudumët “kuqezi”
Nateditë më sulmojnë në Facebook.
E shoh: janë tërbuar para “sabahut”
Dihet, me këmbët dhe trutë në legen.
Instagram: “Armik” i Fesë Islame?!
Shkaku, se: Nën Rrap pi raki rrushi.
Po, dudumë: pi raki rrushi me ibrikë
Edhe Dy shtamba me verë nën Rrap.
Përballë Mikes azgane plotë bereqet
Por, Jo: dhe çajin e rusit në Bit-Pazar:
Ditën e Nesërme ta kaloj në gjumë...
(Nesër do t’i ringjallë
të vdekuri nën Rrap)
Kohën e fundit e kam harruar numërimin
Lëmsh i bëj Ditët. Netët. Edhe, vitet.
Gratë e mia besnike. Edhe, Partitë Politike
Gotat e rakisë rrushit. Shtambat me verë
Miken nën Rrap. Ndoshta, Nesër historike.
Kohën e fundit e kam harruar dhe Veten
Mes librave. Poezive rebele: Kryengritëse.
Nateditë në pusi: Mos dalë Lepurushkë
E, Unë Penën kam përgaditur për Arushë.
Kohën e fundit e kam harruar numërimin
Lëmsh i bëj ditët. Netët. Edhe, vitet.
Nesër, do të zgjohen. Rrokullisen shekujt
Derën krah më krah. Ringjallen të vdekurit...
(Një Ditë Shtëpinë Time
do ta djeg Vetë)
“Xhipin” ma dogjën para dritareve në “Çair”
Edhe pse, banesën e dogjën më herët.
Gjatë “ndryshimeve”. “Lëvizjes shqiptare”.
Sot, për së dyti herë ma dogjën Shtëpinë
Në “Serovë”. Përsëri në lagjen “Çair’?!
Mesdite: Edhe, atë: Afër selisë të BDI -së.
Ende, nuk u gjetën autorët e krimit
Padyshim: Para syve të policisë?!
Një Ditë, Shtëpinë time do ta djeg Vetë
Mesiguri: kësaj radhe do ta gjejnë autorin...