E shtune, 27.04.2024, 11:45 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Ismajl Shala nga Poneshi

E marte, 21.08.2018, 09:42 AM


ISMAJL SHALA NGA PONESHI

 

N’ rreth t’ Gjilanit , n’ fshatin Ponesh –

Një yll drite u lind  mes  nesh !

Një mikpritës , bukëdhënës pa hala –

Trim me emër Ismajl Shala !

 

Ismajl Shala – Ismajl Poneshi ,

N’ krenari të kujton sheshi !

T’ kujton rrethi e mbarë Gjilani ,

N’ ballë të nderit t’ mbanë vatani !

 

T’ mbanë Kosova e t’ mbanë Shqipëria ,

N’ fletë të artë t’ mbanë historia ,

  kujtesë t’ mbanë  krenaria ,

T’ këndojnë pleqtë , t’ këndojnë rinia !...

 

Kontribute të veçanta ,

Atdhetar me virtyte t’ larta !

Ishte personalitet i shquar ,

Kombëtarisht  i  përkushtuar  !

 

Ismajl Poneshi  i shqiptarisë –

Figurë e ndritshme e  historisë !

Rritë  n’ familje  patriotike ,

Atdhetar , zemër kreshnike !...

 

Ismajl Poneshi , qysh  i ri –

Trasojë rrugën e t’ parëve të tij !

U  jetësua  n’ figurë kombëtare ,

Historike   dhe  atdhetare !...

 

Veprimtaria atdhetare ,

Kontributet  kombëtare ,

T’ Ismajl Poneshit , zemër bujare –

Janë  treguar prej dëshmitarëve !

 

Ismajl Poneshi , krijesë  kreshnike –

Mbetet  figurë   historike ,

Atdhetare , patriotike ,

Qëndresëtare , zemër çelike !...

 

Kishte ide përparimtare ,

Aktivist i  çështjes kombëtare ,

I  pa trembshëm n’ luftë çlirimtare –

Për  bashkim  t’ trojeve shqiptare !

 

Ismajl Shala ,  i urtë , i dijshëm ,

Ishte i dashur , i guximshëm !

Njeri i punës dhe i fushës –

Njeri i pushkës dhe i luftës !...

 

Ismajl Shala , biri i babës –

Krenari  e  Anamoravës !

Ishte i  lindur në  Ponesh –

Një regjion  e ka njohtë rreth nesh !

 

II.

 

Ka luftuar dhe ndihmuar grupet atdhetarë –

T’ gjithë ata që e  dëshironin  Bashkimin Kombëtarë !

Ka qenë njeri i  fjalës  me qëndresë  besnike ,

Me virtyte t’ larta t’ frymës  patriotike !

 

Shumë troje  shqiptare : Presheva , Kumanova ,

Ulqini , Prishtina , Gjilani e Kosova ...

E njihnin si “Oda e Ismajl Poneshit “ –

Me ushqim , veshmbathje për  luftëtarët e rrethit !...

 

Oda e Ismajl Poneshit , nuk ka lanë jetima –

Ka afruar e pajtuar shumë burra e trima !

Aty janë marrë shumë vendime të rëndësishme ,

Që kanë sjellë për popull lulëzime të dobishme !

 

Oda e Ismajl Poneshit , si uji nën gurra –

Në te janë tubuar shumë trima e  burra !...

N’ te kanë  dhënë shumë  bukë , dreka e darka mike ,

Aty janë marrë vendime  t’ rëndësishme historike  !

 

Ismajl Shalë  Poneshi , me  zemër bujare –

Kishte  shokë e miq nga t’ gjithë  tokat shqiptare !

Oda e Ismajl Poneshit  , me sofrat bujare –

Ishte shumë  e njohur në trevat shqiptare !

 

Ismajl Shalë  Poneshi , patriot e  atdhetar –

Veçohej  nga  gjithë rrethi ndër  burrat kombëtar !

“Oda e Ismajl Poneshit” , veçohej n’ rreth  t’ parëve –

Bukë , kripë e zemër u dha shumë luftëtarëve !...

 

Ishte Odë e këshillave  dhe e shumë  vendimeve ,

Për trojet shqiptare –  vend i  konsultimeve !

Emri i Ismajl Poneshit ,  i njohur  në Turqi –

Ndihmoi  shumë  familje , me sa pati fuqi !...

 

“Hajde bujrum” –  ishte  fjalia e  vetme  e tij ,

Për mysafirët që mësynin drejt odës së tij !

Kur ka qenë në pyetje interesi kombëtar –

Nuk ka ditë  t’ flas ndryshe , pos si guximtar !

 

Gjilan, më 20.08. 2018.     Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora