E diele, 28.04.2024, 11:54 PM (GMT+1)

Kulturë

Marjan Sebaj-Sopi: Interviste me Z. Sali Avdullahu

E marte, 14.08.2018, 08:23 PM


GJITHÇKA PËR LDK-NË, PËR POPULLIN TIM SHQIPTARË, PËR VENDLINDJE, PËR ATDHEUN TIM TË DASHUR DHE BASHKIMIN KOMBËTARË!

Biografi e shkurtër:

Z. Sali Avdullahu është i lindur vitin 1953 në fshatin Debelldeh, komuna e Vitisë. Që nga mosha rinore filloi aktivitetin e tij patriotik dmth betejën për mëvetësinë e Kosovës dhe bashkimin e trojeve shqiptare. Që atëherë ishte therr në sy të armikut shumëvjeçar serb, të shtetit artificial Jugosllavi që thuajse drejtohej nga nacionalistët serb. Mirëpo, z. Avdullahu falë urtisë që ia dhuroi Zoti dhe trashëgoi nga të parët e tij, falë maturisë, falë shkadhtësisë dhe miqëve të shumtë i shpëtoi kthetrave të egëra serbe, dhe që herët del dhe merr në sy gyrbetin, migrimin, vetëm e vetëm për ti shpëtuar më të keqës, dhe për të patur mundësi krijimi të kushteve më të mira ekonomike, dhe për të patur hapësirë veprimi e veprimtarie të lirshme edhe pse, siç thot ai; “Mërgata shqiptare edhe në perëndim ishte në shënjestër të shpiunëve apo shërbimeve serbe, UDB-së siç njihej, dhe se çdo vepër e jona, çdo veprimtari, thuajse edhe çdo lëvizje o fjali përcillej me vëmendje”. Mirëpo, z. Avdullahu, shton; “Ne me shoqëri, nuk u ndalëm kurrë deri në realizimin e dëshirës sonë, aspiratave tona, dëshirë e kahmotshme e kombit shqiptarë, pra deri nuk arritëm mëvetësinë e Kosovës. Flijuam shumë, por në fund falë Zotit, falë bashkësisë ndërkombëtare, falë presidentit të pavdekshëm, të madhit lider i papërsëritshëm, babës së pavarësisë Ibrahim Rugova dhe djemëve e vajëzave të kosovës – të UÇK, ia dolem dhe fituam lirinë, shtetin e shumë pritur dhe pamvarur, Republikën e Kosovës”.

Z. Avdullahu njihet në opinjon të gjerë Kosovë, Shqipëri, Maqedoni si një bëmirës i madh, humanitar i pashoqë, ndihmëtar i të përndjekurëve politik nga Kosova në Zvicër (strehues),ndihmëtar i të shpërngulurve gjatë luftës së fundit në Kosovë, ndihmëtar i UÇK, dhe se kuptohet për gjithë këtë veprimtari të bujshme sakrifikuese z. Avdullahu edhe u shpërbly me dhjetëra e dhjetra mirënjohje e falenderime nga institucionet shtetërore e shoqata të ndryshme.

INTERVISTË ME Z. SALI AVDULLAHU – DEBELLDEHU

Marjan Sebaj SOPI: Përshëndetje për gjithë lexuesit e nderuar, përshëndetje për Ju z. Sali Abdullahu. Shfrytëzuam rastin dhe me kënaqësi morëm inisiativën për këtë intervistë, por fillimish ju falenderojmë që keni ndarë kohën tuaj të çmuar për ne dhe lexuesit tanë. Nga jeta Juaj shumë e frytshme, vërtetë njeriu ka se çka të mësoj.

Shkurtimisht për fillim na prezantoheni edhe pse besoj se shumica e lexuesve e në veçanti mërgata e jonë ju njeh e kanë dëgjuar për veprimtarinë tuaj politike e në veçanti atë humanitare?

Sali AVDULLAHU: Përshëndetje për lexuesit e dashur dhe çdo shqiptarë kudo që të jetë. Unë, jam i lindur me 18. Janar 1953., në fshatin Debellde, komuna e Vitisë, nga prindërit baba Avdullah Avdullahu nga Debelldeu dhe nëna Fetije lind. Gjelili nga fshati Lubishtë. Rrjedh nga një familje mesatare, dhe që në fillim e them se si moto dhe qendrim i familjes tonë është: “Të huajën nuk e dojmë, por as tonën nuk e japim për asnjë çmim!” Mund lirisht të them se familja e jonë e ka si betim që mikun të mos e shes, që mos e tradhtoj askurrë, vëllaun e ruajmë gjithmonë dhe shumë e respektojmë, jemi shumë të kujdesshëm në veprime. Na thonë se pak jemi gjakë nxehtë por ndoshta kjo është edhe si pasoj e pësimeve tona, e mundimeve e sakrificave, e flijimeve që kemi pasur gjatë jetës sonë familiare që nga të parët tanë e këndej tutje deri pas luftës së fundit në Kosovë. E them lirisht se përkrahje nuk kemi pasur pos nga i Madh Zot i cili na ka dhuruar shpirtin e është kujdesë dhe kujdesët për gjithë ne, sepse gjithmonë hyqmetin (pushtetin) e kemi pasur të huajin dhe të disponuar gjithmonë armiqësisht ndaj familjes tonë të ngushtë e të gjerë.

Marjan Sebaj SOPI: Debelldehu është një fshat rural në jugëperëndim të Komunës së Vitisë, fshat kufitar me teritorin e Maqedonisë, por një fshat i lashtë sipas disa të dhënave e veçmas atyre gojore. Na thuani diç për t’i njohtuar lexuesit që në fillim se nga vini?

Sali AVDULLAHU: Po, me kënaqësi. Pra, Debelldehu siç cekët edhe ju është një fshat rural por shumë i lashtë, më tepër sipas gojëdhënave por edhe sipas pak shënimeve që posedojmë. Flitet se një pjesë e mirë e banorëve të Pozheranit (tani ndër fshatërat më të mdhenjë në Kosovë) e kanë prejardhjen pikërisht nga Debelldehu. Pra, vet fjala Pozheran mendohet se rrjedh nga fjala Poshtë ranë = Posh(t)ë+ran(ë) = Pozheran (sipas Feri Arifit e disa historianve tjerë shqiptar të anamoravës). Fshati Debellde ishte në rritje deri vitin 1961, mirëpo kushtet e rënda ekonomike, largësia nga qendra Vitia etj. bërën që fshati dalngadal të braktisët nga banorët. Kuptohet se në fshat që nga lashtësia popullata ishte e pastër shqiptare, dhe mirrej me blegtori e pylltari, meqë pozita gjeografike është e tillë, por kuptohet se kishte gjithmonë njerëz të vyer, ata edhe punonin fusha dhe kultivonin patate për çka edhe njihej Debelldehu më parë, pra si kultivues i patatave pasi kushtet atmosferike ishin shumë të përshtatshme e të volitshme për këtë.

Marjan Sebaj SOPI: I nderuari z. Avdullahu, ti kthehemi edhe pak fëmijërisë Tuaj, pasi më duket shumë interesant jeta në atë fshat të lashtë me tradita të ruajtura të mirëfillta shqiptare dhe me një lartësi mbidetare diku afër 1.000 metra?

Sali AVDULLAHU: U rrita në fshat si gjithë fëmijtë tjerë, pata një fëmijëri të lumtur, mirëpo, kur isha unë diku 8 vjeçar saktësisht vitin 1961 mbetëm bonjak, baba na vdiç. Neve na la katër fëmijë dhe nënën të vejë. Mbetëm me gjyshin Azizin i cili u kujdes për ne dhe na rriti. Kishim edhe dy mixhallar Xhemailin dhe Halilin dhe u rritëm me ta.

Unë si fëmijë nuk pata mundësi ta vazhdoj shkollimin, pos që kreva shkollën fillore, atëherë tetëvjeçarën. Debelldehu aso kohe nuk kishte rrugë, as transport, kushtet ekonomike ishin shumë të dobëta, por edhe qendrën Vitinë e kishim 12 Km larg, kështu që u dëtyrova të ndërprej shkollimin edhe pse gjithmonë pata dëshirë të shkollohem. Por, ja kushtet e rrethanat e bëjnë të vetën. Kështu që, realisht në fshat edhe nuk kishim se çka të bënim si djem të ri, dhe pas dhjetë vitesh që kur më vdiç baba, d.m.th. si djalë shumë i ri, pra 18 vjeçar, pikërisht vitin 1971., mora rrugën e gyrbetit. Atë vit dola fillimisht në Austri, dhe pikërisht në këtë shtet fillova jetën e mërgimtarit, por e them menjëher se së pari duke falenderuar Zotin e pastaj njerëzit që takuam, që na pranuan e na ndihmuan, sepse ne në Perëndim kemi gjetun gjëra shumë të mira, të mrekullueshme, jemi pasuruar materialisht por edhe shpirtënisht dhe kulturalisht. Njeriu pasurohet në komunikim me tjetrin, merr e mëson njëri nga tjetri sepse edhe jemi qënie shoqërore, e plotësojmë njëri tjetërin me njohuri. Kështu e pranoj se përveq parave që fitonim, ne fituam më së tepëri në kulturë, morëm kulturën perëndimore por kuptohet duke mos e harruar e bragtisë askurrë kulturën e traditën tonë të lashtë Pellazgo – Iliro - Shqiptare.

Perëndimi na ka dhënë shumë, na ka mësuar shumë. Na ka dhënë mundësin e punës, për fëmijë e të rinjë tanë, na ka dhënë mundësinë e shkollimit etj. Kështu që të integrohesh nuk do të thot se duhesh ta mohosh tëndën, jo asesi. Pra, integrim po, por asimilim jo. Ne sot, pra unë dhe bashkëshortja ime jetësore, së cilës i jam mirënjohës përjetësisht për edukimin e fëmijëve tanë, kemi apo më mirë të them na ka dhuruar Zoti katër fëmijë. Kështu sot falë Zotit ne jemi mbi 20 antarë me fëmijë, mbesa e nipa…dhe të gjithë këta sot jetojnë e veprojnë në Zvicër. Të gjithë janë shëndosh e mirë, e rehat. Punojë që të gjithë, janë shkolluar dhe punojnë në profesionet e tyre. Kanë shtëpitë e tyre dhe janë të integruar jashtëzakonisht mirë në jetën e shtetit ku jetojnë, mirëpo siç e potencova edhe më parë kjo nuk do të thot asesi se ata janë në proces të asimilimit. Janë të integruar por shqiptarinë e kanë primare, pra ruajtjën dhe kultivimin e gjuhës tonë të ëmbël, ruajtjen e kultivimin e traditave tona të lashta stërgjyshore, atdhe dashurinë e pashuar e veçmas dashurinë ndaj vendlindjes të cilën me ëndje e kujtojnë pandërpre dhe gjithnjë me kënaqësi e mallë të pashuar e vizitojnë sa herë iu ipet rasti e mundësia.

„E gjitha shkoi sipas traditave të lashta shqiptare, fejesa, martesa…dhe vërtetë falenderoj Zotin për gjithçka më dhuroi në jetën tonë bashkëshortore – familiare

Marjan Sebaj SOPI: Këtu z. Avdullahu, të jemi të qartë meqë juve cekët se dolët në Austri, e nga pra tani fëmija në Zvicër?

Sali AVDULLAHU: Po, z. Sopi mos tju mes borxh, dhe mirë se ma përkujtuat. Është e vërtet se unë në Austri jetova e punova katër vite radhazi. Dhe pasi me një rast erdha për ta vizituar familjen të cilën ende e kisha në Kosovë, organet e atëhershme shtetërore nuk ma lejonin dhënien e pasaportes dhe këthimin në Austri pa kryerjen e shërbimit ushtarak që atëherë ishte shërbim i dëtyrueshëm për çdo të ri mbi moshë 18 vjeçare. Atëherë shërbimi ushtarak zgjatëte 15 muaj.

Unë kreva shërbimin ushtarak, dhe pasi u ktheva në shtëpi, në ndërkohë, nëna ime dhe mixha im Xhemaili qyshmë më kishin pas fejuar. Pra, këtu e gjitha shkoi sipas traditave të lashta shqiptare, fejesa, martesa (dmth të tjerët, të afërmit e vendosnin e ne nuk iu prishnim dëshirën)…dhe vërtetë falenderoj Zotin për gjithçka më dhuroi në jetën time bashkëshortore – familiare. Kështu tanimë (pasi isha i fejuar) nëna e mixhallarët dëshironin me çdo kushtë edhe të më martonin para se të dal ndokund e qëllimi im ishte jashtë vendlindjes, jashtë atdheut.

Dhe e them menjëherë se, unë me të shoqën më parë nuk njiheshim, por martesa jonë u bë sipas traditave të atëhershme, dmth propozonin e përzgjidhnin nusën për djalë të tjerët apo siç i quanim atëherë mësytnia, shkuesit. Do të thot se ndonjë nga antarët e familjes apo ndonjë mik, dashamirë propozonte ndonjë vajzë nga dera (familja) e mirë e pastaj pa pyetur djalin familiarët shkonin dhe merrnin dorë, që do të thot e pinin kafën nëse ishin të dy familjet të pëlqimit të lidhnin miqasi. Kështu më fejuan edhe mua, pra siç thash nuk njiheshim unë dhe bashkëshortja ime. Por, më besoni se e tërë jeta e jonë ka qenë lumturi, jemi kuptuar gjithmonë mes veti, kemi dashur gjithmonë njëri tjetrin. Unë nuk kam shiquar bashkëshortën time të jetës në saje të bukurisë (as ajo), por kam respektuar në te vlerat e saj të larta morale, humane… bujarinë, sjelljen, mikpritjen, dashurinë ndaj meje dhe familjes, interesimin dhe kujdesin e madh, flijimin e sakrificën ditë e natë ndaj rritjes, kujdesit dhe edukimit të fëmijëve.

Dhe vërtetë edhe u martuam ashtu siç e kishin planifikuar nëna e axhallarët, pra familja, u martuam me gjitha ritet e traditat tona shqiptare. Kështu që, tre muaj pas martesës sime unë prapë mora rrugën e gyrbetit, pra shkova, por tani jo në Austri, por në Zvicër.

Pikërisht me 02. 02.1978 kam shkuar në Zvicër, në Kantonin (kështu quhen njësitë federale Zvicërane) Freiburg, dhe është e vërtet se katër muaj punova ilegalisht. Dhe pas katër muajëve ishte mixha Halili në një firmë, ku unë shkova te ai dhe pikërisht shefi ku punonte mixha mi bëri letrat e punës dhe qëndrimit, kështu që sot e asaj dite unë ja edhe dola në penzion dhe i qëndrova besnik shefit, apo njeriut i cili fillimisht ma siguroi jetën dhe eksistencën time familiare e të cilit i jam mirënjohës të tërë jetën time.

Marjan Sebaj SOPI: Meqë cekët se keni katër fëmijë. A kanë lindur fëmija Juaj në Zvicër apo në Kosovë?

Sali AVDULLAHU: Jo, fëmija më kanë lindur në Kosovë. Mirëpo, vlenë këtu të ceku se situata në Kosovë (qysh e kam ndier unë) filloi të keqësohet qysh vitin 1971., dhe isha pjesëmarrës i demostratave që nga fillimi, më pas situata eskaloi dhe filloi me të madhe të keqësohej menjëherë pas vdekjes së presidentit të Jugosllavisë Titos d.m.th ishin vitet 1979/80 e 1981 kur vërtetë filloi situata të bëhet e paqëndrueshme për shqiptarë. Presioni, padrejtësitë, maltretimet, përsekutimet e të rinjëve nga ana e shtetit ende atëherë jugosllav (por të dominuar nga serbët), burgosjet politike të montuara, rrahjet e vrasjet filluan të intesifikohen gjithnjë e më tepër…Kështu që, nën këto trysni të padurueshme edhe vazhduan demostratat e të rinjëve tanë fillimisht e më vonë demostrata gjithpopullore antijugosllave në të cilat isha present d.m.th pjesëmarrës aktiv thuajse gjithkund në çdo fshat e qytet, natë e ditë, ku u mbajtën ato, si në Kosovë e veçanarisht me miqë e shok (më vonë) të cilat i organizonim në mërgim, në përkrahje të popullit tonë dhe senzibilizim sa më të gjerë të opinjonin ndërkombëtarë, për t‘i treguar botës se është një popull i robëruar edhe në shekullin e 20  dhe në prag të shekullit 21., i cili vuan padrejtësi të mëdha.

Pasi pyetët për fëmijë, mos t’iu mbesë borxh; unë familjen d.m.th. bashkëshortën time dhe fëmijtë i kam marrë në Zvicërr qysh vitin 1992., kur edhe pushteti i atëhershëm filloi intenzivisht të ma maltretoj familjen shkaku i veprimtarisë sime e ku unë nuk guxoja lirshëm të vizitoj familjen në Kosovë, në vendlindje.

Marjan Sebaj SOPI: Meqë treguat se fëmija janë të lindur në Kosovë, por që u edukuan dhe integruan mjaftë mirë në jetën dhe shoqërinë Zvicërane, më intereson a kanë dëshirë fëmija të kthehen në vendlindje dhe a e duan vendlindjen siç e doni Ju si një atdhetar i flakët?A keni arritur ta përqoni në fëmijtë tuaj, gjeneratat e reja, këtë atdhedashuri Tuajën?

Sali AVDULLAHU: Me ta thënë të vërtetën, edhe pse me gjithë mundin që kemi bërë lidhje me rritjen e edukimin e tyre, me presionin e mundimin që ata një ditë të kthehen në Kosovë, megjithatë them se vështirë se do të kthehen për të jetuar në Kosovë. Mirëpo, dashuria ndaj vendlindjes së tyre e të babës tyre, e tani edhe gjyshit tyre (unë) është e madhe. Vazhdojnë edhe fëmija, nipat e mbesat ta duan vendlinjen, gjuhën shqipe të ëmbël, traditat tona të lashta, kulturën tonë si muzikën, e artet tjera…bile gjithë kanë shkuar e shkojnë në orë plotësuese shqipe në Zvicër vetëm e vetëm për mos i harruar rrënjët e tyre, prejardhjen e tyre. Kështu që, lirisht e them një fjali që; ditën gjatë punës, shkollës e jetës dinamike atje ndoshta „jemi zvicëran“ kurse natën e së bashku në shtëpi gjithmonë jemi shqiptarë pasi edhe të gjithë së bashku në familje flasim vetëm shqip, qeshim shqip, ngrëjmë ushqime tradicionale shqiptare, kështu në familjen time gjithçka frymon shqip! Pa diskutim se fëmija mi, si nipa e mbesa me dëshirë vizitojnë Kosovën dhe gjithmonë sillen si shqiptarë meqë janë shqiptarë, mikpritja bëhet siç e kërkon tradita jonë, vizitohemi mes vete me familje, miqë e dashamirë, kalojmë ditë së bashku e gjithë familja, meqë mbahemi të lidhur ngushtë e gjithmonë si familje në dashuri, e këtë mund ta vërtetoj edhe vajza e mixhës tim që është këtu prezente. (Vr. ime; ajo i vërteton konstatimet e fjalët e z. Sali Avdullahut me deklaratën; Jemi shumë të lidhur mes vete). Unë fëmijëve të mi, familjes time gjithmonë ia kam përqua fjalët e të madhës Shën Nënë Tereza tonë e cila thot:“ Nuk është me rëndësi se sa na don dikush, por ne duhet dashur të gjithë, dhe le ta din ai/ajo që e dua!“ Kështu që edhe unë i dua dhe shprehu dashuri ndaj të gjithve.

Marjan Sebaj SOPI: Kur cekët këtu dashurinë, gjithësesi që më intereson mua e lexuesve tanë një virtyt i Juaj i mrekullueshëm, se; A është trashëgim veprimtaria e Juaj humanitare bëmirëse, për të cilën Ju njohin të gjithë në rrethinë e më gjerë, dhe e di se veprat humanitare Ju nuk i bëni për ndonjë lavdatë etj, por pikërisht shkaku se qysh moti keni kuptuar se mbi të gjitha është Zoti dhe vëllau e motra njeri, veçmas ata që kanë nevoj për ndihmën tonë, gjegjësisht Tuajën? Gjithnjë ndihmuat, tërë jetën tuaj, dhe e dimë ndihmën tuaj e kontributin tuaj të pakursyer para luftës, gjatë luftë edhe tani pas luftës?

Sali AVDULLAHU: Gjithsesi e padiskutim se zemërgjerësia, bujaria, dashuria e përkushtimi dhe kujdesi ndaj vëllaut e motrës njeri është dhuratë e Zotit, por patjetër edhe trashëgim familiar. Fëmija është thuajse si kamerë e fshehur, dhe gjithnjë përcjellë çdo veprim të prindërve e të afërmëve. Lirisht e them se neve u edukuam në atë frymë të bëmirësisë, të afërsisë e dashurisë mes vete dhe ndaj të tjerëve. Nëna ime që në atë kohë ishte e shkolluar, e arsimuar, dinte shkrim e lexim, por e them, fatkeqësisht ishte e arsimuar në gjuhën arabe atë kohë, por sidoqoftë kishte afirmim e arsimim, pra kishte arsye të mjaftuar dhe të shëndoshë për të kuptuar njeriun e veçmas ata që kanë nevoj, pra në veçanti i kuptonte shumë të varfërit e bonjakët, bashkëvuante me ta dhe sado që kishte mundësi u solidarizonte me ta, me mundësit që kishte iu ndihmonte pa kursye asgjë. Pikërisht falë nënës, edhe pse ajo ka pasur burrin e vdekur që në moshë të re, me ne u sillte sikur të ishte baba gjallë, dhe më kujtohet që pandërpre na thoshte; „Fëmijtë e mi, keni kujdes, ruanu se mos rastësisht po ja koritni vorrin babës tuaj!“ Kështu që gjithnjë u flijua, u sakrifikua deri në maksimum për t’na edukuar mirë, që mos ta korisim burrin e saj të vdekur, pra babën tonë. Kishte kujdes të jashtzakonshëm për kunetërit e vet (dmth axhallarët e mi), për ne fëmijtë, dhe sillej siç ceka sikur të kishte burrin gjallë, nuk u ipte asnjëherë para nesh e para familjes. Si shembull të marr; gjyshi im (vjehrri i saj) ishte për nëntë vite rresht i paralizuar, dhe nëna ime atë e ka kqyrë, për te u përkujdesë me lamje e shpërlamje, higjien, po sikur ta kishte babë të vetin, duke e ushqyer po sikur ta kishte fëmijë të saj. Dhe e them lirisht se të rritur e edukuar në këtë frymë, duke parë shembullin e nënës po edhe familiarve tjerë unë u rrita i rrethuar me kujdes dhe plotë dashuri.

„Nënat tona, femrat shqiptare…mbajtën kombin gjallë, me moralin e fortë, me karakterin e qelikët për të mirë, me sakrificat për lirinë tonë, ato bërën të pamundshëm vetëm e vetëm të na drejtojnë rrugës së mbarë e të shenjtë, rrugës drejt idealeve tona, drejtë lirisë e pavarësisë, drejt jetës“

Marjan Sebaj SOPI: Nëna kishte shpirt e zemër të madhe humane, tipare këto të të gjithavë nënave tona shqiptare, cilat bërën e bëjnë gjithçka për edukimin tonë, besa edhe për Kombë?

Sali AVDULLAHU: Po, këtë e kemi edhe traditë nga familja, mirësinë, kujdesin ndaj të tjerëve, por shumicën e tipareve apo vlerave njerëzore, humane, i kemi nga Zoti dhe nëna, e kjo është më se e vërtetë. Nëna ime ishte një besimtare e mirë, grua e devotshme, e përshpirtëshme, e urtë, njeri që besonte e gjitha shpresat e punët ia kushtonte dhe i lënte në duar, nderë e lavd të Zotit. Shpeshëherë në ngushtica, po edhe bukë të mos paqshim pasur, ajo dinte të na qetësonte me fjalët; „Ajt djali jem se nesër na sjellë Zoti!“ kishte shpresë, besim dhe dashuri të madhe ndaj Zotit. Dhe vërtetë e them se ajo ishte një piramidë në familjen tonë, nuk na ka lënë kurr të devijojmë nga rruga e drejtë, nga e mira. Na kanë rritur me shumë mund e sakrifica, dhe unë gjithmonë kamë pas dhe kamë respekt të madh ndaj nënave, në përgjithësi ndaj femrës shqiptare, sepse vërtetë ato patën thuajse barrën më të rëndë jetësore, dy role në edukimin tonë dhe të kombit tonë njëkohësisht, ishin edhe nëna edhe si baballarë. Ato e mbajtën kombin gjallë, me moralin e fortë, me karakterin e qelikët për të mirë, me sakrificat për lirinë tonë, ato bërën të pamundshëm vetëm e vetëm të na drejtojnë rrugës së mbarë e të shenjtë, rrugës drejt idealeve tona, drejtë lirisë e pavarësisë, drejt jetës.

Marjan Sebaj SOPI: Z. Avdullahu, kur jemi te çështja humanitare, unë këtyre ditëve në mjete të informimit të komunës apo bashkisë tonë, pash e lexova se nuk ndaleni së ndihmuari të varfërit. Këtyre ditëve, për të satën herë ndihmuat Shoqatën Bëmirësi humanitare „Shën Nënë Tereza“ këtu në Viti? Nuk jeni ndalë e as që keni ndërmend të ndaleni së ndihmuari siç potenconi gjithnjë. Çka ju shtynë përveq asaj që cekët të ndihmoni pandërprerë?

Sali AVDULLAHU: Zotri Sopi, shihni, unë lexoj Bibël e Kur’an, veçmas lexoj shumë fjalët e urta, meqë ato i adhuroj dhe nga to mendoj se mësoj shumë. Ne faleminderit Zotit kemi shumë shembuj se çdo qënie njerëzore e kemi vëlla e motër, e ne Zoti na ka dhënë edhe shembuj konkret se si duhet ndihmuar njeriu e poasaqe ata që kanë nevoj. Zoti na ka dhënë ndoshta pasuri të na përvoj se si disponojmë me të mirat që i kemi nga Ai. Dhe nëse jemi egoist, nëse mendojmë vetëm për vetën tonë, atëherë ato të mira siç na i ka dhënë Zoti mundët lehtë edhe të na i merr, prandaj që të jemi në shërbim të Zotit dhe njeriut gjithësesi se duhet ndihmuar ata që kanë nevoj, ata që i ka braktisë familja, shoqëria, ata fëmijë bonjak që pa dëshirën e tyre ndoshta gjindën në situata të vështira jetësore. Pas luftës kemi raste të shumta sociale, këtë e ka bërë papunësia etj. Por, Zoti na don kur kafshatën tonë ndajmë me të tjerët. Kur i pranojmë dhe dojmë krijesat e tij. Për këtë fatmirësisht edhe kemi shembuj konkret se si duhet vepruar, pra ne si popull patëm fatin të kemi një grua shenjtërore (me të cilën krenohet mbarë bota), pra të Madhën Shën Nënë Tereze e cila qysh 18 vjeçare, pra si vajzë e re, la familjen, la vendlindjen e shkoi t’iu ndihmojë të varfërve ndër më të varfër ndoshta në botë, shkoi në Indinë (Kalkutë) e largët dhe ndihmoi, iu kushtoi tërë jetën varfënjakëve, fëmijëve jetimë (bonjak), të sëmuarëve, të braktisurëve…As ajo nuk shiqoj as moshë, as gjini, as përkatësi fetare apo partiake e kaste të ndryshme atje, por i ndihmoi krijesës së Zotit në nevoj, pra njeriut. Ajo gjithësesi që ka patur mundësi të ndalët në vendet e pasura e të shërbej aty, por jo, i kaloi gjithat e shkoi te të varfërit e saj siç thoshte; „Të engjujt e mi!“. Mos të harrojmë se edhe thirrja e dërgimi i saj, misioni i saj i shenjtë lidhet ngusht me pjesët apo trevat tona, me Karadakun legjendar, sepse pikërisht nga Kisha e Zonjës Mari pra nga fshati Letnicë ajo nisët në mision për të shërbyer të varfërin. Pra, edhe ne kemi pjesë në misionin e saj rrënjët e mirësisë, por edhe përgjegjësinë për dashuri dhe humanizëm nga porositë dhe shembulli i saj dhe që nga krijimi i ynë.

Pastaj, kemi shembullin tjetër të një humanisti, një njeriu të madh që na dhuroi Zoti, një njeriu të urtë të paqës dhe pajtimit e ky është presidenti i përjetshëm i republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, njeri i mbarë shqiptarisë apo siç e quajtën të gjithë edhe „Gandi i Ballkanit“. Ne shqiptarët me këta emëra duhet të jemi krenar e falenderues Zotit për këto dhurata që janë shembull e rrugërrëfyes edhe për sjelljet dhe jetët tona, e mbarë njerëzimit. Popujt tjerë këta personalitete i dëshirojnë por nuk i kanë.

Ta marrim shembull edhe vet Gjergj Kastriotin Skenderbeun, të cilin ne jemi mësuar ta shohim (Skenderbeun) vetëm si ushtarak që luftoi, por jo, mos të harrojmë se ai në rend të parë ishte njeri i urtë, njeri human, strateg në çdo pikpamje e jo vetëm ate ushtarake, e pastaj komandanët e udhëheqës i popullit të cilin dëshiroi ta shihte të lirë, në paqe e harmoni, të kishte mirëqenie e dashuri, dhe kuptohet afërsi me të gjithë popujt tjerë fqinjë.

Kështu që i kisha lutur të gjithë, mbarë popullin tonë të stërvuajtur që këto vlera që të tjerët nuk i kanë, pra vlera të pashtershme mirësie e dashurie, ti kultivojmë e ti ruajmë sikur syt e ballit dhe në shembullin e tyre, njerëzëve tanë të mëdhenjë që patëm (e kemi) të orientohemi e pas mësimeve e shembullit të tyre të shkojmë, sepse kjo botë ofron edhe të mira por edhe gjëra të kqija, kështu që dhashtë Zoti e shqiptarët kurrë mos të ngashnjehen e të marrin rrugën e keqe sepse ajo nuk sjellë asgjë të mirë, pos shkatërrimit e degradimit të rinisë, gjegjësisht të një populli, e populli shqiptarë si më i lashti ndoshta edhe në Evropë nuk e meriton humnerën, por e meriton të jetoj e dëshmoj lashtësinë, mirësinë e dashurinë e saj ndaj jetës në përgjithësi.

Në foto, nga e majta: Ahmet Ahmeti rapsod e veprimtar i LDK, Dr. Ibrahim Rugova president i Kosovës, Sali Avdullahu (duke i dhuruar shqiponjën presidentit) dhe ish kryetari i Vitisë.

Marjan Sebaj SOPI: Është më se e vërtet se duhet të luftojmë për të mirën, për mirëqenie duke mos e urrejt askend siç nuk kemi bërë asnjëherë. E shembuj siç potencuat kemi mjaftë dhe nga të marrim mësim. Po, vet historia e jonë, siç cekët më lartë edhe vet „historia e stërvuajtur e popullit tonë“, mendoj se na ka mësuar mjaftë?

Sali AVDULLAHU: Jemi popull që kemi vuajtur tepër shumë gjatë historisë, mos të harrojmë 500 vite ishim nën robërinë e Perandorisë Osmane, pastaj 100 o 200 vite nën Serbi, po edhe sot nuk jemi edhe aq të lirë meqë jemi nën mbikqyrje të të huajve, por dhashtë Zoti që të vetdijësohemi e të punojmë drejt e mirë për vetën tonë edhe atë në krye me mikun më të madh të popullit shqiptarë pra me Amerikën e Bashkimin Evropian që kanë demokraci të zhvilluar, të shkojmë krah për krah e përpara. Vërtetë ne kemi dhënë shumë për liri e pavarësi, kështu që mos të keqpërdorim lirinë tonë, të cilën e paguam me gjak të pafaj. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe ato bukuri, pasurinë që na ka dhënë Zoti duhet me fanatizëm t‘iu ruajmë gjeneratave të ardhshme, siç i ruan Gjermania, Zvicëra, kurse të afërmin që ka nevoj ta ndihmojë. Neve mërgimtarëve nga perendimi, që jetojmë në perëndim, nuk na kushton shumë që thuajse për çdo dy tre muaj ti ndajmë nga 100 euro për njerëzit në nevoj apo ndonjë aksion tjetër për vendlinjen, për vendin tonë. Shembull sa mirë për të ardhmën tonë nëse ndihmojmë ndonjë student të mirë që të shkollohet, sepse kjo është e ardhmja e jonë. Na nevojitën njerëz të dijshëm. Shembull, sa mirë që kemi kryetarin e ri, z. Sokol Haliti-n, një burrë në mosh të re dhe udhëheq me Komunën në mënyrën më të mirë të mundshme e suksesshëm, është ambicioz, plotë vullnet, e dashuri ndaj Komunës e popullit, është i arsimuar, i shkolluar dhe i përgaditur fortë për çdo sfidë e ballafaqim fardo qoftë ai, ja pra njerëzit e tillë na nevojitën, nëse dëshirojmë të shkojmë përpara. Këta duhet ti mbështesim e ti përgrahim që nga komuna e jonë të kemi njerëz në instanca më të larta shtetërore, në qeveri etj… Vetëm me dije na pranojnë dhe na dojnë të tjerët dhe ne dimë ti duam të tjerët.

„Familja e jonë pësoi dhe vuajti shumë nën sundimin e Jugosllavisë dhe të Serbisë …“

Marjan Sebaj SOPI: Z. Sali Avdullahu, në bisedë me ju me doemos nuk mund t’i shmangemi pyetjeve politike, sepse edhe kur jemi neve shoqëria e jonë të tubuar, ju e dini se gjithnjë themi; „e për politikë këtu e kemi z. Sali Avdullahun“.  Pasi e dimë se juve që nga rinia e hershme jeni marrë me aktivitete politike, keni qenë drejpërdrejt të kyqur në rrjedhat politika, pra, çka mund të na thoni lidhje me angazhimin tuaj? Në cilën parti keni qenë e jeni? Na tregoni pak aktivitetin tuaj politik që nga ditët e para?

Sali AVDULLAHU: Me ju tregua të vërtetën dhe të drejtën, unë me shtetin jugosllav kam qenë i helmuar, i dëshpruar gjithnjë, dhe askurrë nuk kam mundur ta pranoj që të jemi nën sundimin e tjetër kujt. Gjithë e dimë se atë far shteti e kanë udhëhequr shumica serbe. Pikërisht nga këta, pra nga serbët e kamë të vrarë mixhën e babës, pastaj nga partizanët cilët na i kanë marrë mixhën tim e kam të humbur e sot e asaj dite ende nuk ia dimë vorrin. Poashtu, na i kanë marrë edhe kusheririn tim Shaip Avdullahun, të cilin e kanë marrë me gjithë kusheririn e tij Shabiun dhe një bashkëfshatar tjetër d.m.th këto kanë ndodhur gjatë viteve 1945 e këndej, në Luftën e Dytë botërore. Axha im ishte i martuar por nuk ka lënë pasardhës, kurse Shabiu ka lënë një vajzë e cila është e martuar në Smirë, gjersa Rrahmani e ka lënë një djal me emërin Milaim.

Më kujtohen gjithnjë e përherë dhimbjet e vuajtjet e lokës sime (këtu gjatë këtij tregimi, z. Avdullahu i mallëngjyer i përmalluar tejet mase, disa herë ndërpreu intervistën shkaku i lotëve që i rrodhnin pandërpre. Ishte tepër i emocionuar gjatë këtij tregimi, thuajse ngulfatej nga lotët. Disa herë u dëtyrova ta ndërprej intervistën ku ai si një fëmijë apo qengj i pafaj na kërkoi falje, gjë që e kuptonim) e kishte marrë plisin e bardh si këtë që e barti unë tani në kokë, e kishte shti në krahrorë dhe erdhi te ara. E pyetëm; „me kë erdhe loke“? Na përgjigji; „erdha me Shaipin“! Ne të gjithë u shiquam mes veti të habitur, mirëpo, ajo nxorri nga krahrori plisin e bardh e tha; „me këtë e kujtoj Shaipin, të cilin Shkit (Serbët) na i patën marrë e kurr nuk na i kthyen e nuk na treguan gjë për te, as ku ja kanë bërë vorrin!“. Familja e jonë pësoi dhe vuajti shumë nën sundimin e Jugosllavisë dhe të Serbisë …

Marjan Sebaj SOPI: E di se nuk e keni lehtë t’i kujtoni gjitha këto ngjarje të dhimbshme të kaluara, ku edhe moti në këto momente sikur vajton me vetëtimë, bumbullim e shi të madh që na mori. Ju pranë gjithave nuk u dorëzuat por me krenari morët jetën dhe vazhduat të punoni për atdhe?

Sali AVDULLAHU: Pikërisht, gjitha këto e ndodhi tjera në familje e popull më bërën që mos ta duaj kurr atë shtet. Kështu që, mesi pritnim të organizohemi e t’ia fillojmë kundërshtinë, demostratat antijugosllave ndaj atij shteti okupues komunist. Pritej kjo ditë dhe kjo ndodhi në vitet në vijim pra gjegjësisht viteve të 80-ta që ishin shumë të nxehta kur populli, e rinia në veçanti u bashku sepse nuk mund duronte më zgjedhën e huaj mbi kokët e veta, por donte të ketë lirinë, vetqeverisjen…Unë që nga demostratë e para menjëherë iu bashkangjita demonstruesve, meqë ishin kërkesa të drejta dhe legjitime çka dëshironim ne, d.m.th asgjë më shumë e as më pak se popujtë tjerë në ish federatën Jugosllave apo asgjë më shumë e më pak sa që kishin edhe popujt tjerë të lirë të Evropës dhe botës demokratike. Kështu që, të gjithë e dimë se protestat e njëpasnjëshme, të pandërprera në mënyra e forma të ndryshme zgjatën deri vitin 1989. Këtë vit u vendos që të veprohet në formë e mënyrë tjetër e më të organizuar. Sepse, neve na shkonte rinia në ato demostrata, rraheshin, burgoseshin, maltretoheshin njerëzit e familjet e pafaj, vriteshin e na kthenin rininë për çdo ditë e më shumë në arkivole. Prandaj, u pa e udhës të ndryshojmë platformën dhe veprimtarinë dhe krerët e kombit të marrin siç themi bajrakun në dorë, të gjithë të bashkuar një zemre, mendje e dëshiri të ecim para nën një umbrellë. Kështu u bashkuan akademikët tanë si Dr. Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Mark Krasniqi, Anton Qeta, Jusuf Buxhovi e sa e sa intelektual e akademik tjerë ku u bashkua „truri“ i Kosovës ku edhe filloi dorëzimi i menjëherëshëm i atyre librezave „të famshme“ të kuqe e që na kishin kushtuar me breza nën gnjeshtrën e „vëllazrim bashkimit proletar“. Librezat, shqiptarët në përgjithësi kurrë nuk i pranuan, ata (serbët) që nga fillimi kishin ditë kujt ti japin librëz, kë ta kenë për shërbëtor kurse njerëzve të devotshëm, të përkushtuar, e atdhetarëve gjithnjë iu kishin shmangë, ikur, duke e ditë se ata nuk e kanë dashur e askurrë nuk do e dojnë një ideologji të rrejshme, të padrejtë, pra Komunizmin ateist (të pa Zot) që ishte kancer në popullin shqiptarë.

Pjesmarrja ime e parë në protest ishte për Nuredin Nuredinin kur ia shembën murin në Haraqinë dhe ku e mbytën Nuredinin me mur të vetin, dhe pushteti serb në çdo mënyrë dëshironte të kapët me shqiptarë, siç thonin ata ti gjërojnë hesapët njëherë e përgjithmonë me shqiptarë, pra dëshironin një Kosovë të nënshtruar e të mbushur me kolonist, kështu çdo „mur shqiptari“ atyre iu ishte shibël në sy, iu pengonte që shqiptarët të kenë diç të tyre e të rrethuar, ata dëshironin të shihnin, të dijnë gjithçka rreth nesh, kështu të jemi gjithnjë nën vëzhgim e tyten, shënjestër, nën mbikqyrje të tyre, pra të dinë për çdo lëvizje të çdo antari tonë të familjes, pra kush hyn e kush del në veçanti në familjet e caktuara patriotike, që tanimë thuajse gjithë ishim një. Atë ditë u zgjuam herët dhe u nisëm për Prishtinë. Unë isha i dyti në rend pikërisht me atë shqiptarin që deshi ti mshoj, ai plaku me shtagë, Rrahman Morinës. Ne u solidarizuam të gjithë me familjen e Nuredinit. Ishim mirë të organizuar, mirëpo forca e bëri të vetën. Por, falë prishtinasëve mirë të organizuar ne i shpëtuam më të keqës. Po, unë për këtë protestë (që egzistojnë dokumente e foto lajme të gazetave të kohës si Rilindja etj) pata ardhë nga Zvicëra. Që isha duke treguar për prishtinasit, ata ishin kanë të organizuar që çdo protestues ta pranojnë në banesë të tyre, kështu na pranuan edhe neve një grup ku u lamë dhe u pastruam, sepse policia na hudhte ujë me baltë për të na lënë shenjë në tesha e për të na kapur pastaj. Na i pastruan teshat e ne të nesërmën nga ora 09.00 një nga një dilnim nga banesa, ashtu bëra edhe unë vet i treti. Nga aty morrëm rrugën e shkuam te selia i presidentit Dr, Ibrahim Rugova që kishte selinë asokohe në Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës (nëse ju kujtohet një shtëpi sikur barakë). Unë kisha raporte të mira me Presidentin. Më kujtohet në zyrën e tij një tabëll e madhe duhani, sikur dikur sahana apo xhyvegja që iu thoshim, ishte i brengosur për fatin e popullit, por nga ai shëndrriste besimi, shpresa…Më kujtohet fëtyra e tij e dobët, me flokë të gjata më tepër kaqurrela, fëtyrë mërzitur por i freskët në shpirtë dhe gjithnjë me buzëqeshje, mikpritës e dashamirës. Unë i them; President neve kemi ardhë nga diaspora, mërgata, dhe po kemi dëshirë të na tregoni se çka mundim e si mundim ne në diasporë me veprua, si e çka të bëjmë? I treguam se dje ishim në protestë. Rugova më thot: „nuk guxoni më fizikisht me dalë, sepse ata mezi dëshirojnë këtë e me preteks do të ju vrasin. Kështu që ne do të përdorim e shfrytëzojmë format tjera organizative demostruese, si shembull për ta treguar mos dëgjesën ndaj pushtetit okupues, në shenjë proteste do fikim dritat, do rrahim teneqe e gjësende tjera në kohë të caktuar, e mënyra tjera të protestës por gjithësesi protesta të gjalla e të zhurmshme, por njëherë gjithësesi paqësore, pasi pushteti ka dëshirë të na shoh të heshtur, më mirë thënë të vdekur se sa të gjallë. Por, ne nuk do iu japim shkas sepse ata në bazë të ligjit, kinse për prishje të rendit kushtetues, mund të na dëmtojnë në njerëz, e ne nuk kemi rini për të dhënë siç dëshirojnë ata. Më pas i nxorri dy letra e mi dha. Tha; ”I lexoni dhe tani e tutje duhet ju në perëndim, të bëni organizime më ndryshe.” Me kaq ne u përshëndetëm me te, u ndamë nga ky takim mbresëlënës, dhe u kthyem në perëndim.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë dhe është truri i Republikës së Kosovës

Marjan Sebaj SOPI: Pastaj, vazhduat aktivitetet sipas urdhërave të Presidentit Dr. Ibrahim Rugovës?

Sali AVDULLAHU: Po, ne shkuam atje ku ishim duke jetuar e punuar por tanimë të mësuar nga presidenti menjëherë iu rrokëm punës. U bashkuam ne shqiptarët dhe mbledhjen e parë që e kishim ishin present Shaip Latifi, Ismet Krasniqi e shumë shokë tjerët që mos të përmendi emëra se mund të harroj ndoke e ti hi në hak. Këtu vendosëm me formua Alternativën Demokratike, kështu atëherë u quante e më vonë u bë Lëvizja Demokratike e Kosovës, LDK, e cila pastaj u bë parti. Pikërisht nga atëherë, d.m.th ishin vitet e 90-ta, ku u fillua me pajtimet e ngatërresave e gjaqevenë krye me Anton Çettën, rinia, pra populli filloi të bashkohet…Dhe që atëherë e deri sot, unë jam antarë e përkrahës i LDK-së, i vizionit të Dr. Ibrahim Rugovës. Kuptohet se gjatë kohës kemi patur batica e zbatica, kemi pas rreziqe, kemi pas mundime, jemi sakrifikuar, kemi ndihmuar në çdo mënyrë kush qysh ka ditë e ka mundur. Një e them me përgjegjësi të plotë, se ne kemi punuar jo për kapital, për gjëra materiale përsonale apo familiare, klanore etj, por ne kemi punuar dhe punojmë për vlera, për shtet, komb e atdhe. Sot unë çmoj çdo parti apo e them shpeshherë se partitë janë sikur kur një familje ka antarë të shumtë dhe disa punojnë në ara, disa në fusha etj, por për LDK-në e kam thënë dhe e them se ajo është truri i Republikës së Kosovës, parti institucionale. Parti kjo e cila nuk i del kujt ti pengojë në rrugë, por parti që udhëzon, që drejton e mëson të tjerët pa presion etj, por të rrugëtoj plotësisht e lirë e në mënyrë demokratike paqësore. Dhe falë Zotit që prej se jam antarë e idhtarë i LDK-së e me ju, d.m.th nga themelimi i saj e deri sot nuk u dënua asnjë antarë i yni as për korrupcion, as për hajni, as për ndonjë vrasje,as për ndonjë delikt tjetër, shkurt për asgjë të keqe, dhe kjo na gëzon. LDK nuk i ka bërë këto gjëra meqë ne na dhimset populli pasi kemi hjekun, kemi vuajtur shumë.

Marjan Sebaj SOPI: Përndryshe, gjatë kësaj kohe, që dua të them Ju qenkeni edhe para se të themelohet LDK në një mënyrë bashkëpuntor dhe në frymën demokratike e vizionare të Dr. Ibrahim Rugovës? A mund të na thoni më konkretisht se cilat ishin aktivitetet e para Tuajat, kuptohet të shoqërisë Tuaj e të popullit në diasporë?

Sali AVDULLAHU: Po siç kam cekur, që nga vitet e tetëdhjeta (80-ta) e deri vittin 1989 zakonisht bënim organizime për senzibilizimin e popullatës, për senzibilizimin ndërkombëtarë, për të njohur më mirë gjendjen momentale në Kosovë që ishte gjithnjë e më e rend dhe më e rrezikshme dita ditës. Popullin u deshte ta mbanim të bashkuar, pastaj me mbylljen e RTK-së, Radio Televizionin e Kosovës, të cilin e kishim të vetmin burim informimi dhe ndriqi të gjendjes filluam me tubimin e mjeteve financiare, pas këtij organizimi për ta ndihmuar televizionin respektivisht punëtorët që mbetën pa punë, bëmë organizimin tjetër në krye me Sali Çekun, Ali Aliun dhe Hafiz Gagica të cilëve iu bashkuam ne në akcion ku dhamë vlerat e pasurisë bile edhe nr e këpucëve, e kafshatën e bukës do e ndajmë dhe u betuam që edhe jetën do ta japim që vetëm e vetëm rinia e jonë ti gëzoj të drejtat që i gëzon rinia e mbarë botës demokratike. Në atë kohë, për një periudhë të shkurtët i patëm mbledh tetë milion e gjysmë franga, fjalën e kam vetëm për Zvicër, për ti mbajtur si shembull delegatët e kuvendit të republikës së Kosovës, të cilët vinin tek ne, disa ishin në Slloveni cilëve iu kemi dërguar mjete financiare për mirëmbajtjen e tyre etj. Pastaj, kemi pritur profesor të ndryshëm, kemi dërguar para për arsim e punëtorë që i largonin nga puna, veçanarisht jemi munduar sadopak ta mbajmë gjallë arsimin, të përkujdesemi për politikaj e ushtarak shqiptarë, të gjithë ne i kemi veshëmbathur dhe mbajtur, por gjithësesi më vonë i kemi financuar edhe për armë e luftë të armatosur e cila ishte e pashmangshme dhe u bë, u imponua në Kosovë e që ndodhi vitin 1998/99.

Marjan Sebaj SOPI: Populli a iu bashkua thirrjes për dhënien e mjeteve financiare, të themi kushtimisht për mbajtjen gjallë të institucioneve tona të formuara, shkurtë për Qeverinë që ishte në egzil?

Sali AVDULLAHU: Siç e dini, shqiptarët gradualisht e më vonë edhe kolektivisht u përjashtuan nga puna, u larguan, dëbuan nga godinat arsimore nga shkollat, ku fatkeqësisht pushtuesi serb dëshironte në një mënyrë të gjunjëzoj popullin e që ky ti nënshtrohet presionit e dhunës së tyre. Mirëpo, ne këtë nuk e lejuam, siç ceka u bashkuam dhe secili ndihmonte  aq sa kishte mundësi. Tani populli ishte i vetdijshëm se me armikun duhet luftuar në çdo mënyrë. Populli ynë, kuvendarët tanë me urtësi dijtën dhe me 2. Korrik 1992 shpallën Kosovën Republikë, gjegjësisht shtet sovran dhe të pamvarrur dhe dalngadal u formuan të gjitha resoret e shtetit (të cilat pushtuesi serb i quante institucione paralele) si presidenca, kryeministria e ministritë aduekuata dhe të gjitha këto kuptohet se u deshte populli ti mbajë meqë edhe ishin dal nga populli dhe dëshirë e vet popullit që të jetë i pamvarrur. Diaspora dmth mërgata në veçanti aq sa pati mundësi e thuajse pa te nuk pati të gjallë siç themi, mbajti shpirtin e shtetit, mbajti e përqoi dritën e qëndresës, të shpresës dhe të lirisë te populli, de facto ishte ajo që nuk la Kosovën në terr, nën okupim. Po, është më se e vërtetë që fillimisht mbajti gjallë refugjatë që na vinin, të cilët i sistemonim, mbajti ushtarët e ushtarakët - oficierët tanë që desertonin nga Armata Jugosllave apo ma mirë thënë Serbosllave, mbajti institucionet tona të posaformuara atëherë e të dala nga vet dëshira e popullit të saj, dhe nuk e di a kishte njeri që nuk iu bashkonte dhënies së ndihmave e më vonë siç ishte tre përqindshi për Republikën e Kosovës etj. Lirisht e them; kontribuan të gjithë shqiptarët pa dallim, dhe nuk duhet harruar edhe ndihmat e pakursyer të popujve miqë të popullit shqiptarë, në rend të pare Gjermanisë, Zvicrës, Francës, Austrisë, Kroacisë, Italisë e thuajse çdo shteti europian e më gjerë si SH.B.A etj…të cilat hapën dyert e zemrat e tyre në pranim të refugjatëve, gjegjësisht njerëzve e familjet e rrezikuara e të persekutuara nga Kosova për gjatë gati dy dekadave radhazi.

Pra, populli nuk kurseu asgjë për politikajt e saj që ishin bijtë dhe bijat e popullit tonë liridashës. Nuk kursyen as mundin as mjetet financiare, thënë shkurt as kafshatën e gojës duke ofruar atyre që më së shumti kishin nevoj si punëtorët e përjashtuar nga puna, mësimdhënësit, familjet e rrezikuara politikisht e ekonomikisht dhe në gjithë këtë na doli ndihmë edhe Shoqata Humanitare Nënë Tereza e cila thuajse i parapriu qeverisë së R. Kosovës me aktivistët e shumtë të saj anë a mbarë Kosovës e diasporës kudo. Përmes Shoqatës u formuan dhe u happen ambulanca të shumta ku u ndihmonte popullata falas, ndaheshin ndihma familjeve të shumta pa dallim, shkurtë bota shqiptare u mobilizua dhe vërtetë edhe pse nën okupim, ajo nuk u dërzua dhe falë gjithë veprimtarëve tanë, bijve e bijave tona nuk iu nënshtrua për asnjë moment armikut. Dhe në ball të gjithë këtyre aktiviteteve ishte “Gandi i Ballkanit”, njeriu i papërsëritshëm, njeriu i paqës dhe pajtimit, njeriu profet dhe vizionar i rrugës tonë drejtë idealeve tona mëvetësisë, lirisë dhe demokracisë pra, Dr. Ibrahim Rugova, kryetar.

“NJË KOMBË, NJË QENDRIM”!

Marjan Sebaj SOPI: Thoni se gjithë u mobilizuan për të ndihmuar?

Sali AVDULLAHU: Është më se e vërtetë. Nuk kishte njeri, shqiptarë, që rrinte pasiv. Çdo njëri u mundonte në mënyrën e vet të kontriboj, kështu që flas për rrethin tonë në veçanti si shembull aktiv ishin nga të gjitha fshatërat tanë për rreth, dmth të komunës së Vitisë, si nga Begunca, Smira, Stublla, Binça, Kabashi, Pozherani etj…Ndihmonim gjithë njerëzit që iknin nga Kosova, këtu filluam edhe mësimin në gjuhën shqipe, pra mësim plotësues etj. Më besoni se ndodhte që unë sapo arrija nga puna as bukë nuk kisha kohë të ha sepse më thrrasnin për ndonjë punë, kështu që vetëm ndrroja teshat e punës dhe shkoja, natë e ditë vetëm punë e punë, jo regjistrimi i refugjatëve, lajmërimi e strehimi i tyre…, atë kohë e mbajë mend që pata ra nën 60 kg peshë të trupit. Mirëpo, Zoti na pat dhënë aq vullnet, entuziazëm sa vërtetë nuk ndienim as lodhje. Ne gjithmonë u tuponim dhe pritnim lajmet nga atëherë radio Zagrebi se çka po lajmëron për shqiptarët e Kosovës. Falë Zotit dhe ndihmës ndërkombëtare, pastaj bashkimit tonë pa dallime që dua të them nga koha e Gjergj Kastriotit që unë se kam mbërri e as Ismail Qemailin, por Dr. Ibrahim Rugovën po, e deshti Zoti dhe çka porositi Rugova: “TË BASHKOHEMI”! Shkuam e vepruam sipas këtij binomi; “NJË KOMBË, NJË QENDRIM”! Dhe, falë këtij bashkimi neve ia dolëm.

Marjan Sebaj SOPI: Sa kam njjohuri, po pakëz edhe vet e potencuat dmth keni ndihmuar arsimin shumë?

Sali AVDULLAHU: Është e vërtetë dhe si sot më kujtohet se në fillim, gjegjësisht vitin 1991, i grumbulluam 27.000 franga zvicerane dhe me një rast unë ia pata sjellë shkollës “Kuvendi i Lezhës”, pastaj kemi tubuar dhe dërguar mjete edhe individve, studentve (dëshmitarë është Bujar Dugolli, Muhamet Mana, pastaj Driton Lajçi etj. që ishin bashkë organizator) e kështu shkoi deri në kohën e luftës. Kuptohet se ne kemi punuar në mënyrë institucionale dhe gjithçka është e evidentuar (këtu z. Sali Avdullahu, më tregon dëshmitë që posedon rreth ndihmave të ndryshme, dmth me shkrime e nënshkrime). Mbledhnin mjete, të holla për student e që na patën thënë të lartëcekurit se e gjitha shkon nën konton e njejtë të 3% -shit por me vrejtje “për studentët”. Gjithçka bënim ne, shkonte në mënyrë institucionale, nuk mbanim askush nga ne para në xhepa.

Po, neve kishim gjatë gjithë kohës edhe protesta për ta senzibilizuar opinjonin ndërkombëtarë rreth gjendjes në Kosovë. Protesta më e madhe në historinë tonë shqiptare në diasporë mendoj unë se ishte demostrata e vitit 1991 e organizuar në Bonn të Gjermanisë dhe në Bern të Zvicrës e cila u mbajtë vitin 1998., nga erdhën shumë shqiptarë nga gjitha anët e botës dhe u bashkuam dhe unë isha në mesin e organizatorëve në atë kohë. LDK-ja në një mënyrë ishte vet shteti, kështu që neve kishim një adresë të vetme se ku duhet të drejtohemi. Pastaj, më vonë dolën edhe shoqata e shoqëri tjera si shembull “Vendlindja thrret” etj, mirëpo ju e dini se LDK nën emërin apo umbrellën e shoqatës humanitare bemires “Nënë Tereza” mbajti spitalet, arsimin, në përgjithësi popullin. Kështu që ne kishim adresë të sakt dhe shumica nga ne, nuk po them të gjithë sepse nuk jemi të përsosur, por shumica ishin sikur një familje, apo pjesë e familjes në LDK.

Marjan Sebaj SOPI: Mirëpo, pasi u pa se në mënyrë paqësore siç kërkoi presidenti i jonë historik Dr. Ibrahim Rugova nuk ipte rezultatet e duhura për krijimin e shtetit dhe lirinë e popullit shqiptarë në Kosovë e nga situata gjithnjë bëhej më e padurueshme, rrahje, burgosje, dëbime, vrasje…ku u pa se pa luftë Kosova nuk mund të lirohet definitivisht e që këtë e pane dhe pranuan edhe shumë antarë të LDK-së? Çfarë ndërmori në këtë situate diaspora?

Sali AVDULLAHU: Është shumë interesant, se atëherë diaspora sipas mendimit tim, bërëm dy punë të mira, një; antarët e armatës, si oficier të karierës, ushtarak tjerë e ushtar që ishin në shërbimin e ushtrisë jugosllave dhe falë Perëndimit ne këta antarë, ish - pjestarë të armatës jugosllave i patëm strehuar, pastaj studentët cilët mësonin në shtëpi-shkolla e që vuanin në mënyra të veçanti ishin të përgaditur për fardo eventualiteti pasi më nuk mund duronin në pakufi padrejtësitë. Me një rast bile e pata pyetur edhe profesorin e ndjerë akademik Fehmi Aganin, se a do të çlirohemi, çka të bëjmë? Ai më pati përgjigjur decidivisht; “Pa luftë nuk do të mund të çlirohemi!” Ai vazhdoi; “Mirëpo, ne luftën do ta bëjmë kur të jetë Serbia më e dobtë dhe e papërgaditur, kurse tani e kemi mirë meqë jemi të lidhur me shtetet më të fuqishme të botës!”

Gjithë e dimë se Dr. Rugova ishte i lidhur miqësisht me Amerikën, Gjermanin e shtete tjera të forta në çdo pikpamje, presidenti ynë kishte pastaj miqësi të madhe me Selinë e Shenjtë (Papën Gjon Palin e II, një mik i madh i popullit shqiptarë) pra miqësi me shtetin e Vatikanit që ka autoritetin moral më të madhin në botë. Kështu që më nuk kishim kah shkojmë më tej përveq se me u mbajtë edhe me Zotin. Kështu që prof. Agani tha; “Tre shtylla e mbajnë familjen, poashtu shtetin dhe luftën në rast nevoje!”. Vazhdoi; “Juve ju kemi që na mbani me bukë, kemi rininë që shkolljmë mbranda e jashtë e kemi për luftë, dhe trurin që kemi akadamik, profesor, intelektual cilët udhëheqin!”

Mirëpo, dëgjoj shpeshherë që Amerika na ndihmoi, po është e vërtetë por asesi nuk duhet me nënçmuar ndihmën e europianëve, sepse prej tyre morëm bukën, mbajtpëm familjet, mbajtëm arsimin, mbajtëm shëndetin e popullatës po edhe luftën e fundit që ndodhi vitin 1998/99. Shembull, ku i kemi sot shqiptarët në Turqi, në Siri, në Ukrainë? Pra, shihni këto shtete na i asimiluan me qindra mija shqiptarë, kurse europa na përkrah, na ndihmon, aq sa kemi të gjitha të drejtat sikur me qenë në vendlinjen tonë, pra Gjermani, Zvicëra, Austria…nuk po na i prishë emër e mbiemër, nuk po na ndal apo kufizon gjuhën e mësimin në gjuhë amtare etj. Kështu që, shtetet europiane duhet falenderuar dhe me i ruajt si syt e ballit sepse në kohëra më të vështira na kanë ndihmuar. Së fundi, ne jemi europë, me kulturë, me traditë dhe pretendimi ynë është kyqja e jonë në integrimin europian, në bashkësinë europiane dhe fund, nuk kemi kah tia mbajmë tjetër kund e ndryshe.

Marjan Sebaj SOPI: Kështu pas shumë të kqijave, pas shumë maltretimeve, montimeve politike, rrahjeve, burgosjeve, keqtrajtimeve, vrasjeve gjithnjë e më shumë, përsekutimeve…neve së fundi na u imponua lufta nga ana e armikut shumë shekullor serbisë? Thuajse më nuk kishim kah t’ia mbanim siç thotë e thoshte populli?

Sali AVDULLAHU: Është më se e vërtetë se e gjitha ishte tepruar, durimit i kishte ardhur fundi, vrasjet, vjedhjet, djegëjet, rrënimet e dëbimet nga policia (atëherë milicia), palamilitarë e ushtarë të ardhur nga Serbia e të ndihmuar nga serbët lokal, ishin masive, ndodhën shumë masakra në popull si Reçak, Likoshan, Çerez, Prekaz…etj. Kështu që, nuk na mbeti gjë tjetër veçse të rrokim pushkën në mbrojtje të vendit, të atdheut, të pragut të shtëpisë, në mbrojtje të nderit e moralit. Pushkën rrokën djemtë e vajëzat, bijtë e bijat tona më të mira të popullit, dhe flijuan gjithçka edhe jetën për lirinë e Kosovës.

Pra, tani kur Serbia pak a shumë ia arriti qëllimit të zbrazjës së Kosovës me shqiptarë, kur shumë familje me dekada e veçmas nga viti 1981., braktisi Kosovën, serbët menduan ta realizojnë planin e Akademisë së shkencave të tyre, pra të zbatojnë elaboratet e famëshme famëkeqe të Ivo Andriqit, Qubrilloviqit etj për dëbimin dhe shfarosjen e shqiptarëve. Mirëpo, pa llogaritur mirë se bota këtë nuk do ta lejoj, dhe se shqiptarët kudo të janë do të bëhen tok-bashkë për një ideal shekullor që është mbrojtja e vendlindjes e Kosovës dhe pragut të shtëpisë. Kështu që, ata që ishin fizikisht të aftë e në krye të tyre dolën ish oficierët shqiptarë ku me djemë nga katër anët e botës ia mësyn t’i ndihmojnë Kosovës, për lirinë dhe çlirimin e saj nga zgjedha shumë shekullore serbe. Për çdo ditë me të madhe lajmroheshin vullnetar për të shkuar në luftë. Këtu duhet falenderuar në veçanti shtetin amë Shqipërinë e cila priti dhe përgaditi rininë për luftë nga oficierët e tyre profesionist. Aty u tubonin, stërvitnin e më pas hynin në Kosovë të gatshëm për ta dhënë edhe jetën. Shqipëria hapi dyert për vëllezërit e tyre nga Kosova, për refugjatë e luftës i pranoi dhe u ndihmoi në tejkalimin e gjendjës së rënd.

Për hirë të vërtetës po tregoi se edhe unë me gjithë djalë ishim të lajmëruar për tu kyqur në luftë në Kosovë, mirëpo mendimi i shumë njerëzëve, shokëve e miqëve të mij ishte që unë të qëndroj e të vazhdoj punën në grumbullimin e mjeteve financiare tanimë për luftën në Kosovë. Dhe miqët e mi më thanë si shembull, llogarit Sali se vetëm një mijë pashteta në mëngjes, drekë e darkë bëjnë 3.000 etj atëherë vendosa të vazhdoj grumbullimin e mjeteve. Kuptohet dhe i kuptojë përgjegjësit e mobilizimit të djemëve tanë se gjithë nuk mund të rrokin pushkën e të jenë ushtar, por secili në mënyrën dhe aftësit që ka të jap kuntriboutin e vet. Mua më thanë se nëse është nevoja që ti të kyqës atëherë do të të thrrasim. Problemi kryesor ishte i të zhvendosurëve, ata dikush u deshte ti mbante me veshmbathje e gjëra ushqimore, kështu neve një grup i mirë nga komuna e Vitisë patëm vendosur atëherë në një mbledhje urgjente të ndihmojmë sa më shumë që është e mundur popullin meqë tani ushtria ishte sado pak e konsoliduar. Vendosëm që çdo familje nga Komuna e jonë të jap minimumin nga 500 franka e më lartë, pastaj vendosëm që në rastë nevoje (meqë në pjesët tona nuk kishte luftë frontale të hapur) të formojmë edhe një batalon me 3.500 antarë apo ushtarë të UÇK që në rastin më të keq të hyjmë nga Maqedonia përmes Tanushës e Letnicës në Kosovë për ta mbrojë popullin, i cili kishim informata se qëndron fushave e maleve të drejtuar kah Maqedonia, vendosëm këtë për ta ruajtur popullin e që populli të mos na dëmtohej. Por, këtij qëllimi nuk ia arritëm, kështu që filluam që së paku ti gjindemi asaj popullate me mjete ushqimore e medikamente etj, që i blenim  Kështu i përgaditur erdha nga Zvicëra në Maqedoni ku në Shkup në aeroport më mbajtën katër orë në burg të aeroportit por që nuk më bënë probleme më të mëdha, dhe ne filluam punën tonë, në gjetjen e familjeve, duke iu ndihmuar atyre e duke shpërndarë miell etj të cilat i kemi que në Tanushë, Brest (fshatëra kufitar me Kosovën) me dajën Ahmet (Ahmet Ahmeti nga Lubizhda, rapsod e humanist). Këtu meritojnë një falenderim të madh vëllezërit tanë në Maqedoni për pritjen e kujdesin e tyre ndaj familjeve tona të zhvendosura nga Kosova në Maqedoni. Vërtetë këtu populli shqiptarë u tregua shumë solidar. Unë e di se ato ditë u grumbulluan tre thash me parat ë cilat u dërguan në Bankën Daredania në Tiranë dedikuar luftës, dmth njerëzëve që luftonin dhe familjeve të zhvendosura.

„Luftën dhe parapërgaditjen e përgaditjen, sa kam të drejtë ta them e këtë e them edhe para opinionin, e ka bërë LDK-ja. Dr. Ibrahim Rugova i tregoi Fatos Nanos, atij e tanë botës se për Kosovë vendos vet populli i Kosovës e askush tjetër“.

Marjan Sebaj SOPI: Shpeshherë dëgjohet se kinse antarët e LDK e cila ishte e përkrahur dhe krah për krah me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës që ishin të vetmet parti, pra është dëgjuar e ndoshta ende dëgjohet se antarët apo pjestarët e këtyre partive dmth LDK, kinse nuk kanë marrë pjesë në luftë?Sa qëndron kjo?

Sali AVDULLAHU: Jo, kjo nuk është aspak e vërtetë. Luftën dhe parapërgaditjen e përgaditjen, sa kam të drejtë tat hem e këtë e them edhe para opinionin, e ka bërë LDK-ja. Nëse e shiqojmë logjikisht atëherë çka të themi kur e dimë se 80% e popillit shqiptarë të Kosovës ishin antarë të LDK, e pra luftën kush e bëri, populli. Unë kam guxim të them meqë jam kanë gjithmonë antarë i LDK, lufta jonë ishte e pastër dhe me ideale të pastra kombëtare, por lirisht e them se imazhin e saj na prishën pikërisht disa njerëz cilët vrapuan pas përfitimeve përsonale, familiare, klanore etj duke ozurpuar gjithçka që kishin mundësi. Dhe që u pa se kanë luftuar për pozita të tyre e interese jo kombëtare por personale, për tu pasuruar, për të përfituar në çdo pore të jetës, kështu na i përdhosën gjakun e dëshmorëve të Kombit. Kjo mesiguri se do të del më vonë e gjitha se kush luftoi me qëllime të mira liridashëse e kush për gjërat që i ceka, por ia lëmë kohës, sepse luftën disa e ozurpuan. Kriminelët herdokurë do të dalin para drejtësisë. Mendojeni, po kush e vrau Ministrin e mbrojtjes së Republikës së Kosovës që ishte z. Ahmet Krasniqi, sot e atë ditë ai burr u vra e kush nuk doli fajtor meqë kinse nuk dihet se kush e vrau, po ai burr u vra në shtetin shqiptar! Pastaj Ilir Konushefci i cili erdhi nga Gjermania, edhe ai u vra e sot e kësaj dite nuk po dihet kush e vrau! U vra Sali Çeku e sa e sa veprimtar tjerë të UÇK apo siç quhej më parë FARK-u. Pra, a nuk ishin gjithë këta ushtarak në luftë e të LDK?! Pastaj edhe më e keqja që ndodhi, na i rrethuan Prekazin dhe familjen e madhe Jashari me gjithë ata antarë të familjes në krye me komandant Adem Jashari e për çudi disa kinse ish komandant të luftës që sot rrahin gjokës nuk dolën kush me mbrojtë, me i ndihmua! Mendojeni ju vetëm takimin e Fatos Nanos kryeministër atëkohë dhe takimin në Kretë të Greqisë me Sllobodan Millosheviqin, por ishte dr. Ibrahim Rugova i cili ia preu dhe i tregoi atij e botës se për Kosovë vendosin vetëm e vet populli i Kosovës e askush tjetër. Kurse Fatos Nano thoshte; „shqiptarët e Kosovës duhet mësuar se kryeqytet i tyre është Beogradi“ (këtë e deklaroi pas Kretës në Paris). Kështu që ne i dimë të gjitha këto, por janë punë të rënda, megjithëse unë vetëm shkurtazi i ceka për ta rikujtua opinjonin se kush ishte në ball të rrugës së drejtë e kush për përfitime personale, e them këtë sepse unë si aktivist e gjithë ne të LDK i ngonim e përcillnim akademikët, profesorët, e jo matrapazët e rrugëve. Kishte në Kosovë edhe njerëz që i bënin argat shkaut, kështu që neve nuk e patëm aspak lehtë, u sakrifikuam por e dimë që gjithë këtë e bërëm për popull.

Marjan Sebaj SOPI: Cekët, Shqiptarë, argat të shkjaut?

Sali AVDULLAHU: Ndoshta edhe gabova kur thash Shqiptar, por ma mirë me thënë e mbanin vetën si shqiptarë, apo thonin se ishin shqiptarë e flisnin shqip, sepse thënë të vërtetën unë ata njerëz nuk i kam pranuar dhe nuk i pranoj kurrë për shqiptarë. Pse? Sepse, shqiptari ndaj shqiptarin nuk ngre armë, shqiptari shqiptarin nuk e vran, shqiptari i vërtet nuk e dëshiron gjakun e vëllaut të vet shqiptarë. Ishin gjak e shpirtëshitur. Mua shembull po të ma jepnin tërë botën unë nuk mund ta vras  shqiptarin, vëllaun tim. Por, ja si në çdo popull tjetër edhe në mesin tonë u gjindën e gjindën të tillët fatkeqësisht.

Marjan Sebaj SOPI: Falë dëshmorëve tanë të lirisë, luftëtarëve tanë të vërtetë, bijë e bijave tona, falë bashkësisë ndërkombëtare dhe në rend të parë falë Zotit neve në Kosovës e dëbuam njëherë e përgjithmonë armikun, shkjaun. Por, shqiptarët pas përfundimit të luftës në Kosovë nuk i lanë rehat ende, fjalën e kam për vëllezërit tanë shqiptarë të Maqedonisë dhe të Kosovës Lindore (Preshevë, Medvegjë…) apo siç ceku unë (në librin monografik timin „Flijimi Ngadhënjyes) nuk i lanë të qetë shqiptarët në „Maqedonin Shqiptare“ bullgarët e grekët (që e quajnë vetën maqedon). Këtyre ditëve mu dha rasti dhe e pash se morët një mirënjohje „Falenderim“ nga UÇK-ja maqedone e UÇPMB-ja?Kontribouti i Juaj në shtetin tjetër shqiptarë siç them unë Maqedoninë Shqiptare?

Sali AVDULLAHU: Fortë i nderuari z. Sopi, të jemi të kjartë; Luftën e Kosovës nuk e kanë bërë vetëm shqiptarët e Kosovës. Në Luftën e Kosovës kanë marrë pjesë shqiptarë nga gjitha trevat apo trojet tona shqiptare, pra edhe shqiptari i Maqedonisë, edhe shqiptari i Luginës së Preshevës, edhe shqiptari i Malit të Zi e diaspora, si dhe shqiptarët nga shqipëria. Shihni ndoshta nga shqipëria nuk kishte edhe shumë pjestarë numerikisht (edhe pse kemi maftë dëshmorë edhe nga shqipëria) mirëpo, mos të harrojmë se thuajse gjithë djemtë e vajëzat tona (pra ushtarë) i stërvitën dhe përgaditën pikërisht oficierët profesionist të shqipërisë e ky kontribout nuk guxon asesi të mohohet apo të mos iu jemi falenderues atyre vëllezërëve për këtë. Mos ta harrojmë edhe këtë se kur është zgjedhë kryetar i LDK, Dr. Ibrahim Rugova, ai ishte kryetar i partisë dhe i të gjithë shqiptarëve të ish jugosllavisë, dhe pikërisht rrugës e vizionit të tij shkuam ne gjithë shqiptarët pa dallim përkatësisë rajonale apo nga cila republikë e jugosllavisë vinin ata. Qëllimi i ynë i përbashkët ishte të lirohemi nga zgjedha e serbisë e me këtë edhe e jugosllavisë, pra të jemi NJË KOMBË, NJË SHTET, pra ky ishte opsioni dhe ideali i Rugovës. Po edhe vet betimi i ushtarëve të UÇK ishte lirimi e bashkimi i gjitha trojeve shqiptare në flamurin e Dardanisë duke përfshi që nga Athina e deri në Beograd teritoret tona të dikurshme. I lus të gjithë e në veçanti të rinjët ti kthehen e të shkojnë pas vizionit të presidentit tonë historik Ibrahim Rugovës. Kështu që edhe me rastin e luftrave tjera nuk është çudi pse vëllau vëllaut i ndihmon pamvarësisht se ku gjindët ai. Atëherë është e kuptueshme se pas ndihmës që na dhanë vëllazërit tanë, doemos ishim të betuar që edhe ne tiu dalim në ndihmë në ditë të vështira atyre dhe iu ofruam me potencialin që kishim, me mundësitë e dituritë tona. Ne të gjithë e dimë se Maqedonia në historinë e afërt ishte e banuar me 80% të popullatës shqiptare, dhe deri në luftën e dytë botërore Shkupi kishte shumicën dërmuese shqiptare dhe ishte kryeqendër e shqiptarisë në këto hapësira. Por e gjitha ndryshoi pas luftës së dytë botërore e në të shumtën pas termetit të njohur vitin 1965 që ndodhi në Maqedoni e ku këto i shfrytëzuan serbët me politikën e tyre dhe e kolonizuan me të madhe me serb e bullgar etj Maqedonin e duke i dëbuar me dhunë e mashtrime shqiptarët për Turki. Mirëpo, e vërteta nuk mund të humbë, sepse për ditë e më shumë po deklarohen shqiptar e deri tani të deklaruar maqedon sllav, pra ka fillua vetdijësimi i përkatësisë dhe identitetit kombëtar në Maqedoni si si shembull „Reka e keqe“ në krye me shkrimtarin profesorin Manjullovski etj.cilët janë deklaruar shqiptar të përkatësisë fetare ortodokse. Ne nuk po dojmë as shqipri të madhe as të vogël, por e dojmë Shqiprinë natyrale që e kemi nga vet Zoti, as nuk ia kemi marr kujt por është e jona, pra duhet tiu kthehemi vetvetës. Ata që dogjën dikur flamurin e Dardanisë do i dënoj e gjykoj vet populli herdokur sepse që nga babë Mbreti Agroni e nëna mbretëreshë Teutë kemi qenë e jemi Iliro-Dardano-Shqiptar, dhe për këto troje Dardani kemi derdhun me shekuj shumë gjakë. Pra të jemi NJË! Dhe pikërisht kjo na ka shtyrë që të jemi edhe në luftën në trojet që i ceke bashkë. Edhe aty kam dhënë kontriboutin tim aq sa kam mundur e sa kam dijtë, dhe për këtë më janë mirënjohës e falenderues njerëzit edhe mua edhe sbashku me mua z. Ahmet Ahmetit me të cilin jemi nip e dajë dhe të pandashëm tani e dyzet vite e më tepër në aktivitete të ndryshme.

„Mos të harrojmë kurrë se s‘pari JEMI SHQIPTARË E PASTAJ BESIMTARË“.

Marjan Sebaj SOPI: Shpeshherë po e potenconi të jemi të bashkuar, të jemi NJË?

Sali AVDULLAHU: Gjithnjë e them sepse kjo është më se e vërtetë se ne gjithë jemi shqiptarë në rend të parë, besimet, fetë janë diç tjetër, diç përsonale dhe mund të ndodhë që edhe në familjen tënde e familjen time të jemi një familje e të kemi besime të ndryshme, por gjakun nuk mund ta ndërrojmë, kokën, e zemrën jo, pra jemi gjak shqiptari dhe kjo na bashkon ne familjen tonë të madhe, shqiptarinë. Ne shqiptarët nuk guxojmë të ndahemi e të përqahemi, nuk guxojmë të ndahemi në baza fetare, partiake (po parti të ndryshme, por një vizion, një qëllim pra e mira e popullit shqiptarë) apo përkatësi tjera ideologjike etj. Nuk ka jam shqiptar musliman, katolik, apo ortodoks etj, por vetëm një JAM SHQIPTAR dhe pikë. Zoti na ka krijuar njerëz dhe ka dashur që ne të jemi shqiptarë dhe na don si shqiptar, të mirë kuptohet. Pra, pikërisht si shqiptarë të japin më të mirën e mundshme për kombin tonë, dhe për botën mbarë.

Marjan Sebaj SOPI: z. Sali Avdullau, meqë e cekët këtu bashkimin, jo dallimin në baza fetare etj, mua po edhe lexuesit tanë mesiguri iu intereson marrëdhënia e fshatit Debellde me fshatërat për rreth që disa janë shqiptare të besim katolik. Çka mund të na thoni për marrëdhëniet mes këtyre banorëve? A mbani mend ndonjë ngatërresë o diç tjetër mes vete?

Sali AVDULLAHU: Fshatin Binçë e kemi fqinjë të parë, dhe përmes fshatit Binçë ku ka qenë më parë edhe zyra e ofiçarisë kalojmë e shkojmë në qendrën tonë të përbashkët qytetin Viti, me të cilën na lidhë çdo send, si shkollimi, si tregtia etj. Pastaj, kemi pas e kemi Shosharën edhe pse banorët e saj e mbanin vetën Kroat si shembull edhe Letnicën me banorët e saj Kroat e shqiptarë të besimit katolik e fshatin Stubëll etj. Qëndrimi ynë vëllazëror dhe përkatësia e jonë shqiptaro vëllazërore na ka bashkuar gjithmonë. Pra, kur të them vëlla atëherë dije se jemi një gjak. Ne asnjë gë nuk na ka ndarë asnjëherë e as nuk na ndanë. Unë nuk e di që shembull Naim Frashëri është vetëm i muslimanëve apo Gjergj Fishta vetëm i katolikëve dhe kur këta burra të mëdhenjë e të pavdekshëm e thane si Vasho Pasha se feja e shqiptarit është shqiptaria, e pra kush jemi ne të vegjëlit të themi ndryshe por që e dime tradicionalisht, kulturalisht, gjuhësisht etj se kemi qenë dhe jemi vëllezër të një gjaku. Ne nuk ka mund të na ndaj as romaku, as turku as bullgari as shkjau sepse nuk ndahet thoni nga mishi. Jemi një. Gjithmonë më kujtohet se kemi hyrë e dal mes veti, thënë të vërtetën pleqët tanë kanë pas hyrje e dalje më të shpeshta si ndër neja në oda, sin ë dasme e vdekje…, por sot rinia është pakës më neglizhente, më dembele. Ja, si mund të ndahemi ne, kur shembull ti je i fisit SOPI e z. Ahmeti nga Lubishta poashtu SOPI, pse a nuk keni qenë e nuk jeni një gjak e një familje?! Po, njëherë të një babe e një nane e barabartë me vëllazër, pastaj tu u zgjeruar rrethi, pra gjegjësisht familja krijohet mahalla, nga mahalla fshati e fshatëra e nga fshatëra vjen fisi, të një familje burimisht. Kështu familja duke u shumuar, duke u rritë që është e natyrshme edhe kemi ardhë deri tek fisi vetëm e vetëm që mos të harrojmë se jemi të një oxhaku, të një familje, të një gjaku vëllezër e motra.Mua më pëlqen kjo shumë te ti z. Sopi, që ju dëgjoj kur njerëz nga fshatëra të shumtë të komunës si Lubisht, Sllatinë, Debelldeh, Lapushnik (Drenicë) pamvarësisht përkatësisë tuaj fetare mbaheni e quheni mes veti kusheri, por edhe më e mirë është që keni vizita të ndërsjellëta mes veti, hyni e dilni sikur doherësh të parët tanë. Këtë duhet trashëguar rinia e jonë që të jetë më e afërt mes veti, më e bashkuar dhe NJË. Dhe ju them, se jeni shembull që duhet ndjekur, u lumtë. Mos të harrojmë kurrë se s’pari JEMI SHQIPTARË E PASTAJ BESIMTARË. Një e dimë dhe faleminderës Zotit, gjithmonë kemi qenë të vetdijshëm identitetit tonë nacional në rend të parë, kemi respektu dhe respektojmë mes veti përkatësitë fetare duke dijtë se kemi një Zot të përbashkët. Ai që nuk respekton besimin e vëllaut të vet, ai nuk është as besimtarë e as kombëtar. Z. Marjan ja unë e miqë të shumtë ishim mbrëm te ju ku na shtruat Iftar e më pas vazhduam ndejën me rastin e 80 vjetorit të bacës Nue babës Tuaj, dhe përbehem në Zot se unë (besoj të gjithë) e ndijsha vetën si te vëllau im, isha në familje si në familjen time personale (ndëry autori i kësaj interviste; Po si nipi te dajtë (me shaka) pasi z. Avdyli është nip i Sopëve të Lubishtës). Zoti është një dhe të gjithë fëmijtë e tij, Zoti është i të gjithëve dhe gjithçka krijoi Ai, krijoi për të mirën tonë, që ne së bashku këto të mira ti shfrytëzojmë. Besimtari i mirë i don të gjithë njerëzit e fillimisht familjen e tij. Por, kombin duhet punuar e atë duhet ruajtur për çdo çmim.

„Unë Debelldehun e dua pamasë…është vend i bukur dhe strategjik, Debelldeu ka potencial të madh turistik, si dimërorë poashtu edhe verorë.“

Marjan Sebaj SOPI: Më duket se pikërisht ky bashkim edhe bëri që Debelldeu mos të dëmtohet edhe më tej territorialisht?

Sali AVDULLAHU: Pikërisht kjo që thuani është më se e vërtetë dhe e sakt. Sepse, po të mos ishim në rend të parë Debelldeasit të bashkuar, më besoni ndoshta sot Debelldehu territorialisht do shkonte apo i takonte Maqedonisë. Me këtë rast unë edhe i falenderoj të gjithë bashkfshatarët e mi po edhe gjithë ata që nuk janë Debelldeas e që na përkrahën, që qëndruan afër nesh natë e ditë në mbrojtje të shtëpive, tokave tona. Ka pasur raste që ndonjë familje ndoshta as bukë nuk ka pasur për të ngrën, por prapë tokën e shtëpinë nuk e ka shitur. Sepse, mos të harrojmë fatkeqësisht ka pas santazhe, njerëzve iu kanë ofruar para apo ndrrim toke, por jo, askush nuk ka pranuar oferta të tilla. Por kemi qenë të bashkuar, të vendosur dhe ja sot jemi aty ku ishin edhe qyshërit e strëgjyshrit tanë. Më vie keq që e them, por fatkeqësisht të dy grupet politike shqiptare më të mëdha që ishin atëherë dmth edhe të Arbër Xhaverit edhe të Ahmetit i njohën vendimet e kuvendit të Serbisë lidhje me marrëveshjen e kufirit Serbi – Maqedoni që u vendosë pa prezencën dhe vullnetin tonë pak pas përfundimit të luftës, e shfrytëzuan këtë serbët mesiguri me qëllim që ta ndezin prapë luftën. Por, neve të vetdijshëm për qëllimet e tyre famëkeqe u përmbajtëm edhe pse pësuam e humbëm pak teritor. Sepse edhe vet kryetari Ibrahim Rugova tek i cili ishim me Samet Dalipin, atëherë kryetar komune, Dr. Ibrahim Rugova, tha; „Kufiri është në Stankovac, përgjatë lumit të Brezës e në Kumanovë“, vazhdoi; „edhe kur u kanë Vilajeti turk në atë kohë e kur Sanxhaku u kanë Vilajet e ka pas deri aty kufirin!“ Unë nuk e di pse u bë kjo marrëveshje, (lidhje me kufi) por asesi e kurrë nuk mund e as që do e pranoj.

Marjan Sebaj SOPI: Por, me rëndësi është se Shqiptarë janë andej e shqiptarë jemi ne këndej kufirit? Më sa duket jeni shumë të lidhur me Debellde?

Sali AVDULLAHU: Po, po, por unë ju bëjë thirrje edhe sot shqiptarëve të vërtetë andej kufirit, vëllezërve tanë që herdokur ta rishqyrtojnë atë marrëveshje të kufirit që u bë pa vullnetin e në dëmë tonë. Kjo është më sa duket marrëveshje joreale por politike. Mos të harrojmë se andej mbetën shumë fshatëra që gjithmonë lidhjet i kanë pasur me ne, me komunën tonë, si shembull fshati Malinë, Bresti, Gushica, Tanusha që janë ngjitur me Debellde, ja shembull neve me Tanushën kemi vetëm dy km e na duhet të shkojmë në Han të Elezit, me shkue në Shkup e me u kthy në Tanushë. Dhe gjithë premtimet që na u dhanë se do e hapin kufirin vetëm të kryejmë problemin e caktimit të kufirit ranë, nuk u mbajtën dhe besoni që askush më as që vjen të na vizitoj. Kjo gjendje është e dhimbëshme, sepse neve të gjithë andej kemi vëllezër, motra, nipa e mbesa, të afërm, familje jemi e që kemi problem me hy e dal njëri me tjetrin, për pa shkuar e kaluar rrugën që ceka rreth e rrotëll.

Kurse sa i përket pyetjës së dytë, po a ka njeri e veçmas shqiptarë që nuk e don vendlindjen e vet. Është e vërtetë se jam shumë i lidhur me fshatin tim të lindjes, pasi aty kam kaluar fëmijërinë ( vr. ime; i mbushën syt me lot) edhe pse pata fëmijëri jo edhe të lehtë, por kujtimet e malli për të kaluarën gjithë e më tepër shtohet në mua, por me këtë edhe dashuria ndaj vendlindjes, ndaj fshatit tim të bukur. Unë Debelldeun e dua pamasë, është vend i bukur dhe strategjik, edhe pse familja e jonë kemi shtëpitë këtu në Viti që moti kohë, prapë atje unë kam ndërtua shtëpi dhe me kënaqësi shkoi e qëndroi atje, veçmas ditëve të verës.

Debelldeu ka potencial të madh turistik, si dimërorë poashtu edhe verorë, shumë njerëz kohëve të fundit kanë blerë tokë dhe ndërtojnë vikendica (shtëpiza) ku dëshirojnë dhe kalojnë vikendet aty në ajër të pastër e të shëndosh, pasi Debelldeu ka një lartësi mbidetare afër 1000 m. Edhe turizmi dimërorë është në hovë, në rritje, mirëpo duhet investim i mirë për tia arritë qëllimit e Debelldeu të bëhet një pikë apo qendër e suksesshme strategjike turistike. Them se vullneti edhe i kuvendarëve e politikajve që nga kryetari ynë i dashur z. Sokol Haliti ekziston, por duhet punuar e të sigurojmë mjete financiare. Sot ne jemi më të lirë dhe mund në këtë drejtim të angazhohemi.

 Kryetari ynë z. Sokol Haliti, nuk njeh e nuk bënë dallime o përjashtime, është i drejtë, punëtor, njeri i fjalës, i dashur, shkurt është i të gjithëve dhe për të gjithë.

Marjan Sebaj SOPI: Ju z. Avdullahu tani nëse nuk gaboj, jeni pensioner? Ku jetoni tani më shumë, këtu apo në Zvicër?

Sali AVDULLAHU: Po, e vërtetë. Unë sivjet me 18. Janar i kam mbushur 65 vjet dhe kam dal në penzion, jam penzioner Zvicëran. Unë me bashkëshortën time jetoj më tepër këtu në Kosovë edhe pse djemtë po kundërshtojnë duke dëshiruar që të jemi me ta, por duhet edhe mua me më kuptuar, sepse unë qysh i ri kam dal jashtë vendlindjes e nuk kam patur mundësi me shijua vendim tim sa duhet, kështu që tanimë po kënaqëm kur jam në Kosovë e shtëpinë time. Unë iu kam thënë edhe djemëve, nipat e mbesat i dua shumë, por ata le të mësojnë e le të shkojnë me kohën, ju punoni e edukoni fëmijtë mirë, në frymë të shqiptarisë e të jenë të ndershëm, ta dojnë jetën e punën. Dëshira ime është të jam në mesin e popullit tim, jam i palodhur për çështjen kombëtare dhe i gatshëm çco moment nëse është nevoja edhe jetën ta jap për këtë, por këto janë punë të Zotit dhe pa thënë ai askush nuk vdes. Nuk i përtoj punës kurrë çka i përket kontriboutit për çështje kombëtare. Kur më pati pyet njëherë historiani e gazetari Bajram Kurti nga Prizreni, më pati thënë; „Ti ke bë protesta me ata burra të mëdhenjë si z. Shemshiun, vëllazërit Gërvalla, z. Zeka etj…, po tash“? I thash; Po kur na këndojke një këngë Remzije Osmani, këngë të cilën e çmojshmi shumë; „Çka na vyn buka dhe ujë, kur venin na sundon i huaj!“ Kështu që atëherë me mish e shpirtë u përpjeknim me bë vendin, tani jetën e kemi bë, vendin e kemi, jemi të lirë në vendin tonë!“ Kurse tani, i thash; Sabri Fejzullahu po e këndon një këngë; „Ec me kohën!“

Në turnirin tradicional memorial „Kenan Halimi“ Gjylekar 2018

Marjan Sebaj SOPI: A jemi ne duke hecur me kohën, dhe si e sheh punën e politikajve tanë e në veçanti punën e kryetarit tonë z. Sokol Haliti dhe bashkëpunëtorëve të tij, në Komunën tonë? Me partinë LDK e cila është në pushtet në krye ma kryetarin, edhe pse mendoj se gjithmonë ka hapësirë për më shumë punë?

Sali AVDULLAHU: Për mos me i hy në hak, ai nuk është këtu e mund të themi çka to dojmë, por fillimisht po e them se ai është nga një familje shembullore. Z. Sokol Haliti është një burr i madh, kryetar i mrekullueshëm, lider i lindur, dhe sinçerisht po tregoi se ka pas përkrahjen time të jashtzakonshme, të fuqishme, dhe e kam përkrah shumë në zgjedhje që ishin më parë (mandati i dytë i tij), e nuk kam lëshuar pe për asnjë sekond, pse? Sepse, imazhin e mirë si banorë të Komunës së Vitisë na i ka kthy Sokoli Haliti. Sepse, e dimë se si e ku ka qenë komuna e jonë. Vërtetë ka punuar e po punon shumë e pa ndalë, pamvarësisht pengesave në të cilat hasë, se a e saboton ndokush a jo, ai nuk ndalët natë e ditë për të mirën tonë, për të mirën e Komunës tonë. Në mes shumë të mirave, një të mirë të madhe që e ka dua ta ceku patjetër e ky është kujdesi i madh për diasporën tonë (të cilën komuna e jonë e ka shumë të madhe, mos të them gjysmën e popullatës e ka jashtë në Perëndim) për mërgimtarët, kujdesët jashtëzakonisht shumë për ne, që kryetarët tjerë nuk e kanë këtë. Bashkëbisedon me ne, organizon trueza, debate, dëgjon hallet e dertet tona, ngon e realizon projektet që dëgjon e propozohen nga ne dhe që i sheh si gjë të mirë e të dobishme, kështu që them lirisht se ky njeri i ka hy në zemër çdo banori të komunës tonë. Takohet me ne, na viziton dhe e them se është i vetmi kryetar ndoshta që ka kohë gjithmonë për çdo banorë të Komunës, për të madh e të vogël, pleq e të rinjë, mashkull e femër, për të shëndosh e të sëmuar pa dallime gjinishë, raca e nacionaliteti…Çdo kund na prezenton denjësisht, ku tregon kulturën tonë të lashtë e të mirë, si mikëpritjen, bujarinë, humanizmin etj.

Kryetari ynë z. Sokol Haliti, nuk njeh e nuk bënë dallime o përjashtime, është politikan i profileve evropiane, i aftë, vizionar por mbi të gjitha është i drejtë, punëtor, njeri i fjalës, i dashur, shkurt është i të gjithëve dhe për të gjithë.

Thënë të vërtetën edhe banorët e Vitisë i ka të civilizuar, njerëz të dashur e të mirë…

Marjan Sebaj SOPI: Këtu pak po më dukeni lokalist?

Sali AVDULLAHU: Po, është e vërtetë. Jam lokalist. Shumë e dua Vitinë, komunën e Vitisë. Shumë e dua këtë popull të mirë e bujar, të afërt e të kulturuar. Si mos ta dua një rini far ka Vitia. Ishit edhe ju vet dëshmitar i organizimit të turnirit memorial „Kenan Halimi“ në fudboll të vogël, në Gjylekar, nën patronatin e komunës e organizim të fshatit gjegjësishtë rinisë, por duke iu falenderuar në veçanti në krye të tyre Avdirrahman Sadiku - Duli, një mbështetësi të madh të kryetarit, një veprimtari të madh të LDK, djalë me aftësi të mëdha organizative por mbi të gjitha djalë i afërt e shumë i dashur për të gjithë banorët e komunës tonë. Pastaj organizimin e turnirit në fudboll të vogël me rastin e 2. Korrikut…që të dy këto turnire tani e shumë vite tradicionale dhe shumë të suksesshme. Kush i bënë këto punë, kryetari me rininë, me drejtorinë për rini, kulturë e sport…Pra, e dua Vitinë e dua vendlindjen time dhe këtë nuk e fshehu, jam lokalist, sepse nëse nuk i dua së pari fëmijtë e mi, familjen time, si mund ti dua ata që i kam më largë?! Nëse nuk ke dashuri në vete, atëherë nuk mund ti ofrosh dashuri askujt në botë. „Dashuria fillon në familje“, thoshte shën Nëna Tereza e jonë, dhe shtonte; „Nëse don me ndyshuar botën për të mirë, atëherë shko në shtëpi e duaje familjen tënde!“

Unë edhe kryetarit Sokolit duke e parë se sa punon i kam thënë; Gjithmonë më ke në shërbim për aq sa di e mundëm.

Marjan Sebaj SOPI: Z. Avdullahu, ju jeni njeri komunikativ, i shoqërueshëm dhe me të gjithë shkoni mirë, njerëzit kanë dëshirë të ju kenë në shoqëri. Por e veçoj këtu një mik tuajin me të cilin thuajse çdo ditë ju shohin banorët e Vitisë që dilni e pini kafe dhe bëni ndejë? Duket se jeni shumë i lidhur me te, ju ka lidhë puna, veprimtaria?

Sali AVDULLAHU: Po. Është ky rapsodi ynë i njohur, veprimtar i madh i çështjes kombëtare, një njeri shumë human e ky është z. Ahmet Ahmeti nga Lubishta. Si njeri më pëlqen shumë sepse njeriun e vet e njeh dhe dallon kudo të jetë. Z. Ahmeti e don vendlindjen shumë dhe për te ka dhënë kontribut të madh gjatë gjithë kohës, është njeri familiar e don shumë fshatin e tij Lubishtën. Ai këtë fshat e hijeshon me prezencën e tij si burr i odave dhe pajtimeve, si rapsod e shakagji i madh, din momentin kur çka e si duhet të veprohet. E them se mburrëm me z. Ahmetin dhe punën e tij, veprimtarinë e tij. Dy gjëra që i ka bërë Ahmeti dhe unë me te nuk duhet harruar. Ne para se ka fillua lufta në Kosovë kemi dërgua para, mjete, në Lubishtë për luftë. Në Preshevë gjatë luftës kemi dërguar jeleka antiplum e mjete tjera, poashtu edhe gjatë luftës në Maqedoni kemi ndihmuar me para aq sa kemi patur mundësi. Pas luftës në Kosovë, kemi sjellë (ndoshta të ka treguar Ahmeti) dy vagona ndihma në Komunën e Vitisë dhe kemi paguar s’bashku 7.500 kg miell, të cilat i ka shpërnda TMK-ja dhe disa antarë të familjeve të dëshmorëve, bile një gazetë pati shkruar; „Në komunën e Vitisë më nuk ka uri“. Jo, këtë nuk po e them për ta lavdue vetën e Ahmetin sepse gjithçka kemi Zoti na i ka dhënë, e ndoshta ndokush tjetër në vendin tonë kishte bërë edhe më shumë se ne, por po e them që të dinë të tjerët dhe edhe ata të veprojnë njëjt me mundësitë që i kanë. Nuk e kam lehtë të flas për veti, por meqë inzistuat gjatë tërë kohës shumë, edhe i tregova këto gjëra. Kështu që me Ahmetin kam punuar shumë, ai ka vlerë të madhe. Ai për 100 viktimat e vitit 1912/13 në Lubishtë, e ka ngritë një lapidar momunemtal dhe me një fjalë ai ka lënë histori, ai ka ngritë edhe lapidar për heronjët, dëshmorët e luftës së fundit në Kosovë, kështu që Ahmeti vërtetë ka punuar shumë. Është njeri humanist, njeri solidar, bukëdhënës, është mikëpritës, është bujar dhe nga unë çmohet jashtzakonnisht shumë edhe si rapsod. Ndoshta e keni vërejtë se ne bëjmë shumë shaka njëri në llogari të tjetrit, por ne bëjmë këtë me ju treguar të tjerëve se kështu duhet patur dashuri njëri ndaj tjetrit, edhe atë pa hidhërim e pa hile sepse njeriu që hidhërohet leht, që nuk përmbanë vetvetën edhe nuk mund të arrij shumë në jetë.

Nga e djathta i dyti Sali Avdullahu, unë, Duli, Ahmet Ahmeti dhe bashkëfshatarë të z. Avdullahut. Viti 2018.

Marjan Sebaj SOPI: Z. Avdullahu, është kënaqësi kur dëgjojmë kësa fjalë të mira nga goja e juaj për njerëz të komunës tonë, për rininë tonë. Nuk do të më mbetni borxh edhe në një pyetje, të cilën e di se nuk keni dëshirë t’ju pyes pasi shpeshherë më keni thënë; ne nuk kemi vuajt e nuk kemi bërë asgjë në krahasim me jetën e dëshmorëve dhe familjet e tyre. Por, për gjithë veprimtarinë tuaj, ju keni qenë cak dhe në sy të okupuesit, sidomos nga vitet 1990, dhe keni përjetuar edhe maltretime, rrahje e burgosje nga pushteti okupues serb?

Sali AVDULLAHU: Në rregull. Prapë, po e them dhe po e përsërisë, në krahasim me heronjët tanë, dëshmorët tanë, familjet e shumta që humbën shumë e gjithçka në luftë, unë nuk kam bërë thuajse as gjë, mirëpo jam munduar të jap at çka di e mundëm, atë që është kërkua nga unë lidhje me çështjen kombëtare, dhe gjithmonë kam qenë dhe jam në shërbim të kombit tim, edhe jetën ta jap pa mëdyshje.

Si familje shkaku i veprimtarisë time, ishim në sy e shënjestër të serbëve dhe kishim provokime e gjëra tjera. Shembull, vitin 1992 më vdiç djali i migjës, djali i Halilit. Ne erdhëm nga Zvicëra dhe atëherë të ndjerët nuk i varrosnim këtu në Viti por i qojshim në fshat, në Debellde. Dhe tu shkue ne funerali për fshat, na ndalën policia serbe, ne i themi te prroni i Shushicës dhe na kontrolluan të gjithëve me rend, por më e rënda ishte kur filluan ta kontrollojnë edhe kufomën dmth të vdekurin, meqense është e ndaluar sipas rregullave fetare (po edhe me kushtetutë të atëhershme e ndaluar të veprohej asi soji) por këtë ata e bërën me qëllim provokimi por ndoshta edhe kishin frikë nga ne mos po bartim armë e po përgaditemi për luftë, vërtet edhe kishin frikë nga ne. Unë e kam patur këtu kojshi të parë njëfar Sllavko Dajiqin familje famëkeqe serbe në pushtet gjithnjë në Viti. Pikërisht ky na i pati mbyllë shkollat tona atë kohë, kur ishte kryetar komune. Ai jetonte andej e unë këndej telit dhe kurrë asnjë përshëndetje nuk kemi pas mes veti, m’kanë urrejtë shumë. Dhe pas vorrimit të djalit migjës, pra të nesërmën erdhën policia herët në mëngjes e më arrestuan (shkaku i veprimtarisë sime). Në burg në Gjilan më mbajtën dy javë, ku përjetova gjithçka, maltretime, rrahje në mënyra të ndryshme të cilat vetëm atij dijnë ti bëjnë ato. Dhe vërtetë aq më rrahnin e drejt po tregoj se nganjëherë thojsha vet me veti eh po të kisha vetëm një pikë ujë ti lagu buzët pasi që mu terte goja e nuk dua tjetër më shumë. Unë nuk mund as të flisja, e kurse atyre iu interesonte organizimi i jonë rreth mbrojtjes sepse sipas tyre ata kishin marrë informata që unë jam i angazhuar për mbrojtjen e Republikës së Kosovës sado më rrahën, prapë nuk mund nxorrën asnjë fjalë nga goja ime, dhe pas dy jave më lëshuan me porosi se ne dimë se çka do bëjmë me ty tani e tutje. Pastaj edhe vitin 1996 më arrestuan një herë, dhe nga ky vit unë nuk kam ardhë më legalisht në Kosovë, por kur kam ardhur kam ardhë një natë, e që e ka dijtë vetëm familja, dhe kam ikur menjëherë e jam kthy për Zvicër. Dmth njëherë erdha një natë, dhe duket morën vesh pushteti serb, unë qysh herët pata shkuar për Zvicër, e bashkëshortja ime ka thënë se Saliu nuk është në shtëpi, por në Zvicër. Ata kanë pyetur a mos je ti gruaja e Saliut, por për fat nëna iu ka thënë; jo nuk është kjo gruaja e Saliut, edhe ajo ka shku në Zvicër e kështu më ka shpëtue bashkëshortja pa u arrestue sepse edhe shoqën kanë dashtë me ma arrestu. Ishte rëndë për mua, kur me një rast më arrestuan herët në mëngjes e kur ma maltretonin familjen, kështu që kur më arrestuan djali i vogël atëherë ende fëmijë ma ngjiti për këmbe dhe tha; ku po ma qoni babën? Unë i thash; O djali i babës, vetëm kanë me më pyet diçka se nuk kanë se çka më bëjnë! Mirëpo, kur arritëm në stacion të policisë në Viti ka qenë njëfar Radovani polic i cili më preku keq, më shajti nënën shqiptare e më tha; „ka me u ba gjaku deri në gjunjë e ti kurrë republikë nuk ke me marrë!“ Unë pasi i fshira ndjersët pasi më erdhi shumë mundim, i thash; „Edhe pa mua do të ket këtu shqiptarë!” Vetëm i thash edhe këtë; „Mos harro se uji shkon, por zalli (rëra) jetë!“ Kështu që ata shqiptarë që do të mbesin, ku do të mbesim ata do ta vazhdojmë. Ma ktheu; Ti po dëshiron të na frikësosh? I thash; jo, shqiptarët kurrë nuk kanë dashur askend ta frikësojnë o ta dëmtojnë.

Ne z. Sopi e kemi pas një të mirë se guximin gjithmonë e kemi pas aleat dhe atë që kemi mendue dhe ajo që na takon e kemi thënë pa frikë. Dhe ja dha Zoti e u plotësuan ato që i dëshiruam, neve tani rrijmë këtu e bëjmë muhabet, pra qëndrojmë në trojet e gjyshërve e stërgjyshërve tanë e ata thyen qafën e shkuan ka kanë ardhë.

Marjan Sebaj SOPI: Mua më la shumë përshtypje urtësia, urtia, mikëpritja, bujaria dhe burrëria e bashkëshortës Tuaj. Sepse, duke u bazuar dhe njohur veprimtarinë tuaj, nuk e ka pas edhe lehtë bashkëshortja e juaj? Më erdhi shumë mirë kur bashkëshortja e juaj këtu prezente, tha; „I qoftë falë krejt, sepse e dimë gjithë çka ka punue, pse ka punu e vepru, për të mirën tonë, të mirën e vendlindjes, për të mirën e fëmijëve tanë, për të mirën e të gjithëve!“

Ne, e dimë se nënat tona (femra shqiptare) gjithmonë janë sakrifiku dhe kanë qenë të shenjta e bekim i kombit tonë?

Sali AVDULLAHU: Meqë e rroke këtë temë. Sinçerishtë e them, dhe i kërkoj falje edhe me këtë rast bashkëshortës time Sanijes, e cila ka qenë gjithmonë e mirëkuptueshme dhe të gjithat i kaloi së bashku me mua. Më ishte krah i djathtë në gjithçka. Mbështetje e siguri, forcë e dashuri, harmoni e mirëkuptim mbi 40 vite e më tepër të jetës së përbashkët bashkëshortore … Është më se e vërtetë se gjithnjë ka qenë thuajse vet dhe përgjegjëse për rritjen e edukimin e fëmijëve, i qofshim falë Zotit dhe mirësisë së bashkëshortës së cilës nuk mund ti dal haku askurrë në jetë. Unë kurrë nuk kam mundur të marrë fëmijtë tanë e të shkoj në ndonjë pushim apo vikend, në bazen, shëtitje etj. Gjitha këto i ka bërë nëna e tyre, bashkëshortja ime Sanija. Kjo ka qenë e gatshme të jetë edhe me mua kur e ka kërkue nevoja, është malësore e vërtet dhe nuk i trembët syri as nga lufta e nuk dinë për frikë kur është në pyetje kombi. Eshtë tipike nënë shqiptare. Asnjëherë nuk u ankua, asnjëherë nuk kundërshtoi, por më përkrahu pa rezervë, më mbështeti në momente të vështira jetësore, më përcolli me lutje e bekime. Dhe falenderoj Zotin që kam pas fatin ta kam bashkëshorte e nënë të fëmijëve të mi. Zoti i dhashtë kësaj shëndet e gjitha të mirat në jetë. Falenderoj familjen dhe miqët e shumtë që më kanë përkrahë, që më kanë mbështetë dhe kanë pasur besim në mua.

Marjan Sebaj SOPI: Sa mirë është të dëgjosh këso fjalë mirënjohëse dhe falenderuese për bashkëshortën, për nënat tona, për femrën shqiptare.

Zotëri Sali Avdullahu,, kështu dalngadal erdhëm në fund të kësaj interviste e cila ndoshta në shiqim të parë duket e gjatë, por jo. Sepse, për jetën tuaj të frytshme, aq të bujshme, për sakrificat tuaja, për mirësinë e bujarinë tuaj, për veprimtarinë tuaj kombëtare po të bisedonim dinë e natë, prapë do të kishim se çka të themi. Por, kushtet nuk lejojnë më tepër, këtë herë kështu që duke të falenderuar përzemërsisht në emër tim e të lexuesëve tanë, me kaq do e përmbyllim kësaj radhe.

Ju faleminderit shumë që ishit aq të hapur, aq të afërt me ne e lexuesit tanë. Ju faleminderit për mikëpritje Juve e bashkëshortën Tuaj Sanijen, Zoti ju dhashtë shëndet e të mira në familje. Dhe një porosi të shkurtë për fund të kësaj interviste bashkëatdhetarëve tanë, të Komunës së Vitisë, e më gjerë?

Sali AVDULLAHU: Ju faleminderit shumë për këto fjalë, për kurajon e bekimet tuaja. Sa i përket komunës së Vitisë ka shumë se çka të thuhet e çka të shkruhet. Ju kisha lutë fillimisht juve që jeni të penës, të shkrimit e leximit, që të shkruani e të punoni sa më shumë, që mos të harrojmë historinë tonë të lashtë. Komuna e jonë, Karadaku legjendar, gjithmonë ka pas dhe ka njerëz për të cilët duhet shkruar e rrugën e të cilëve duhet ndjekur veçmas rinia e jonë e mrekullueshme. Nuk është e rastësishme që Nëna e jonë Tereza vinte në Letnicë e ndalonte në Viti, nuk është i rastësishëm Idriz Seferi, as Hasan Remniku, as Hysen Tërpeza, shkollat e para shqipe si në Stubëll e Pozheran, pastaj luftëtarët e fundit të lirisë si Agim Ramadani, komandant Mjekrra etj etj të mos iu hy në hak të tjerëve që nuk po i përmendi…, cilët dhanë jetën për ta gëzuar ne lirinë.

Porosia e ime është: ne shembuj kemi, prandaj duhet të punojmë shumë që ti bindim ata shumë miqë që na kanë ndihmua me u çliru, e kështu tiu dëshmojmë se neve me të vërtetë e kemi meritu lirinë, shtetin të cilin dimë ta ngrisim, të formojmë dhe ta mbajmë shtet me demokraci të lartë europiane.

Vlera e njeriut është në kokë, zemër, kulturë…Duhet të përdorim logjikën që përdorë bota përparimtare. Shembuj të mirë kemi, sepse po e lidhi me një shembull për fund. Kur e patën zë një shqiptar dhe e patën dënue me varrje, duke ia vu litarinë e pyesin. A e ke ndie vetën tënde ndonjë herë më ngusht e më keq? Shqiptari thot; Po! Po, kur? e pyesin. Thot; atëherë kur më vinte musafiri e nuk kisha as bukë e as ujë me i ofrue! Kështu pra, ne duhet ti kthemi kulturës, traditës tonë dhe vlerave tona.

Të jemi të bashkuar në gjithçka, e mos ta kursejmë vetën për të mirën e përbashkët.

Kurse, juve z. Sopi ju falenderoj përzemërsisht dhe ishte kënaqësi biseda dhe shpalosja e disa gjërave që ndoshta edhe vet i kisha harru.

Marjan Sebaj SOPI: Në emër tim, në emër të lexuesëve tanë, ju faleminderit për intervistën dhe pritjen edhe atë me plis në kokë.

Uroj të keni shëndet dhe Zoti na bekoftë e na ruajt të gjithëve.

Intervistoi:

Marjan S. SOPI

Viti’ 2018




(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora