E marte, 06.05.2025, 01:29 PM (GMT+1)

Kulturë

Rovena Vata: Trashëgimia kulturore jomateriale

E diele, 12.08.2018, 12:32 PM


Tema: “Trashëgimia kulturore jomateriale shpirtërore e Luginës së Preshevës dhe viseve shqiptare”

Nga Dr. Rovena VATA

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë, në datat 6 dhe 7 korrik 2018, organizoi Konferencën Shkencore Mbarëshqiptare me temë bosht: “Trashëgimia kulturore jomateriale shpirtërore e Luginës së Preshevës dhe viseve shqiptare”. Kjo shoqatë drejtohet nga profesori dhe studiuesi i nderuar Xhemaledin Salihu, i cili hapi konferencën dhe fjalën përshëndetëse për të gjithë të pranishmit, duke ju uruar konferencës suksese dhe pjesëmarrësve të saj mirëseardhjen.

Profesor Xhemaledin Salihu përshëndeti kryesinë e punës të cilët u kujdesën dhe punuan me përkushtim, që kjo konferencë të merrte natyrë serioze dhe akademike. Fjala përshendetëse e profesor Xhemaledinit vijon edhe për pjesëmarrjen e kryetarit të shoqatës: “Bytyçi Tiranë-Prizren” z. Agron Isa Gjedia, që ka përkrahur dhe ka marr pjesë në çdo aktivitet, që Lugina e Preshevës ka organizuar, duke i uruar për punën dhe nismën për tu shpallur festë mbarëkombëtare: “Festa e Plisit të Bardhë”, si dhe për t’i dhënë vendin e caktuar në trashëgiminë kulturore, këtij simboli kombëtar.

Fjala përshendetse e zotit të shtëpisë vijoi edhe për ligjëruesit si: Prof. dr. Nebi Ismali, Dr. Rovena Vata.

Pjesëmarrës në fjalën e hapjes ishin edhe Shukri Ymeri, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, deputeti popullor Fatmir Hasani, delegacionet nga Tirana, Struga, Tetova, Shkupi, Mitrovica, Gjilani, Bujanoci, si dhe donatorët e konferencës: Qenan Haxhi Vlora Hamdiu, anëtarët e kryesisë së Fondit Humanitar nga Zvicra e shumë sponsorë të tjerë nga Presheva e rajoni, ardhures të kulturës shpirtërore shqiptare.

Në fjalën e tij profesor Xhemaledini theksoi se kjo shoqatë që nga themeli i saj prej tetë vitesh dhe deri në ditët e sotme ka pasur për qëllim: hulumtimin, gjurimin, evidentimin, regjistrimin, ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe asaj natyrore, zhvillimin dhe  kultivimin e krijimtarisë kulturore si dhe mbrojtjen e identitetit kombëtar shqiptar të Luginës së Preshevës.

“Misioni i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krjimtari Kulturore, që ka në focus të saj mbrojtjen, ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë kulturore shqiptare. Në kuadër të ruajtjen dhe zhvillimit të kulturës dhe trashëgimisë kombëtare shqiptare kjo shoqatë ka zhvilluar përgjatë këtyre tetë viteve 8 konferenca shkencore, ka botuar 8 libra shkencorë, si dhe ka realizuar dy projekte të rëndësishme si dhe studime apo publikime në revista letrare apo mjete të tjera të medias së shkruar dhe asaj elektronike”, thekson në fjalën e tij kryetari i kësaj shoqate.

Ndaj edhe qëllimi i kësaj konference ishte hulumtimi, trajtimi dhe shqyrtimi i trashëgimisë kulturore jomateriale shpirtërore të Luginës së Preshevës dhe viseve shqiptare të identifikohet dhe pasqyrohet përmes metodave shkencore dhe akademike, e më pas kontributi i secilit të pranishëm në këtë konferencë të përmblidhet në një libër shkencor, për ta pasur të gjithë. Kuptohet se “plaga” e shqiptarëve që jetojnë në Luginë është pasqyrimi në forma të ndryshme i kësaj trashëgimie dhe sidomos mbajtja e saj gjallë ndër breza.

Trashëgimia kulturore jomateriale shpirtërore, e cila nënkupton si fillim, gjuhën, njohuritë dhe krijimtarinë popullore, por edhe veglat, objektet, artizanatin dhe hapësirat kulturore, që bashkëshoqërojnë bashkësitë, ku ato jetojnë dhe veprojnë në Luginën e Preshevës ishte fokusi i sjelljes së referimeve shkencore.

Ndër kumtesat e lexuara dhe të diskutimet që kjo konferencë kishte ishin sjellja e këtyre temave, si:

Përdorimi i gjuhës shqipe në veprat letrare;

Studimi i mitologjisë, religjioneve dhe kulturës fetare;

Folklori gojori ruajtur në kujtesë, i shkruar ose i regjistruar;

Folklori vokal, koreografik dhe instrumental;

Zakone dhe doke tradicionale;

Besime dhe bestytni të traditës;

Zejet e ndryshme tradicionale.

Duke qenë se qëllimi i konferencës ishte shqyrtimi dhe trajtimi shkencor i trashëgimisë kulturore jomateriale e shpirtërore të Luginës së Preshevës si dhe duke ditur se Lugina e Preshëves dhe viset e tjera shqiptare, kanë një pasuri të bollshme të trashëgimisë kulturore jomateriale shpirtërore, e cila nuk është hulumtuar, studiuar, trajtuar e shqyrtuar shkencerisht sa duhet, me kumtesat e referuara u zgjerua horizonti i pritjes.

Më konkretisht në këtë hapësirë shqiptare u paraqiten me punimet e tyre, studiues dhe përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare si nga: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva dhe diaspora.

Në ditën e parë të kësaj konference drejtuan seancën shkencore: Prof. Dr. Nebi Islami, Dr. Rovena Vata, Xhemaledin Salihu, kjo seancë filloj me një minutë heshtje në nder të heronjëve të kulturës shpirtërore si: Mehmet Latifit, Zeqirja Fazliu dhe Demir Beluli, të cilët me veprat e tyre të jetës i dhanë frymë kombëtare Luginës së Preshevës së bashkë me rrethinat e saj.

Dr. Rovena Vata, me kumtesën me titull: “Zakone dhe doke tradicionale në romanin “Bardha e Temalit” te Pashko Vases.

2. Prof. dr. Hamit Xhaferi, me kumtesën me titull: “Koncepti popullor i së bukurës në lirikën e dashurisë në trevën e Luginës së Preshevës”.

3. Prof. dr. Nebi Islami, me kumtesen me titull: “Tematika letrare e religjionit si mundësi për manipulime dhe destruksione”.

4. Agron Isa Gjedia, me kumtesen me titull: “Disa karakteristika të raditës në Tropojë”.

5. Driton Junçaj, me kumtesen me titull: “Buzmi dhe ritet e tij”

Në fund të seancën kishte debate dhe dsikutime.

Seanca e dytë u drejtua nga: Prof.dr. Nebi Dervishi, Prof.dr. Hamit Xhaferi, Dr. Qazim Namani

1. Prof.dr.Nebi Islami, me kumtesen me titull: “Ritet e motmotit në trevën e Ohrit”.

2. Dr. Qazim Namani, me kumtesen me titull: “Veshja e Grave shqiptare në Rajonin e medvegjës”.

3. Dr. sc. Shefki Selami-Poti, me kumtesen me titull: “Ritet dhe besimet në Tetovë dhe rrethin e saj si pjesë e trashegimisë shpirtërore”.

4. Driton Junçaj, prof., me kumtesen me titull: “Buzmi dhe ritet e tij”.

5. Dr. Hamdi Mediu, me kumtesen me titull: “Zanatet/Zejtaria”.

6. Mr.Sabit Muçaj, Kastriot Veselaj, me kumtesen me titull: “Veshja tradicionale e Hasit, rëndësia historike”.

7. Ismet Tafili, me kumtesen me titull: “Punimi i nallaneve, zeje e preferuar e fshatrave të Malësisë së Bujanocit”.

8. Fatbardha Demi, me kumtesen me titull: “Kombi-origjina e organizimit të bashkësive fisnore dhe i ligjeve të Kanuneve të Arbërve”.

9. Dr.sc. Ilmi Veliu, me kumtesen me titull: “Besimi në gjarpërin e themelimit të shtëpisë”.

10. Gureta Bajrami_Breznica, me kumtesen me titull: “Veçori karakteristike të veshjes së nuses dhe të nusërimit në Rajonin e Kumanovës”.

11. Xhemaledin Salihu, me kumtesen me titull: “Presheva dhe plisi i bardhë nëpër shekuj”.

12. Bilall Maliqi, me kumtesen me titull: “Poetika e krijuesve të Luginës së Preshevës”.

Bordi organizativ dhe drejtues i kësaj konference ishin:

1. Prof. dr. Nebi Islami, filolog, dramaturg,

2. Dr. Rovena Vata, albanologe, studiuese-kritike,

3. Xhemaledin Salihu, profesor, studiues.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx