E marte, 06.05.2025, 12:55 PM (GMT+1)

Kulturë

Hajdarmataj: Intervistë me Profesor Halil Ahmetin

E diele, 12.08.2018, 12:07 PM


PROFESORI, PIKTORI, VEPRIMTARI I SHQUAR HALIL AHMETI

(INTERVISTE ME PROFESOR HALIL AHMETIN NE GJAKOVE )

NGA IBRAHIM HAJDARMATAJ

Halil Ahmeti ka lindur ne Ponoshec te Gjakoves me 24/06/1956. Arsimin e detyrueshem e ka mbaruar ne vendlindje, ndersa ate te mesem, te artit, me drejtim Arkitekture e ka mbaruar ne Peje.

Akademine e Artit dhe studimet posdiplomatike i ka perfunduar me sukses ne Prishtine, para 10 vjeteve.

Zoti Halil : Sot aktualisht me se merreni ?

Keto vitet e fundit jam mesues i Edukimit Figurativ (Pikture) ne gjimnazin “Hajdar Dushi” te Gjakoves.

… Ne bisede e siper nderhyn Migena Arllati :  Me Profesor Halilin jemi kolege ne gjimnazin “Hajdar Dushi”, por jemi edhe shoke. Profesor Halili  eshte shume puntor, i thjeshte, fjalepake e puneshume, bujar e fisnik.

Krahas mesimdhenies, ku ben nje pergatitje shkencore-metodike, qe eshte per t’iu marre lakmi, ka vazhdimisht suksese me nxenesit dhe eshte shume i komunikueshem me koleget dhe komunitetin, ne trekendeshin mesues, nxenes dhe prinder.

Zoti Halil : A mund te na tregoni dicka per punen tuaj ? Migena ju ngriti ne qiell...

Ai u skuq dhe sikur u zu ngushte, ndoshta nga hutimi, e ktheu kafen me shpejtesi dhe filloi te djersitej.

Puna me nxenesit eshte art me vete, thote Profesor Halili. Krahas mesimdhenies dhe mesimnxenies kam organizuar edhe ekspozita ne pikture me nxenesit e mi, sidomos cdo 1 Qershor eshte bere tradite per celje ekspozitash me nxenesit e gjimnazit “Hajdar Dushi”. Nga kujtesa nuk me hiqen pjesemarrja e disa shkollave te Gjakoves me 300 punime ( ne pikture) te ekzpozuara ne ambientet e Muzeut Historik ne Shkoder. Nxenesit rrisin deshiren per tu marre me art, duke shkembyer pervojen mes dy qyteteve Gjakove dhe Shkoder, duke krijuar rrjetin shoqeror te tyre, per nje te ardhme te perbashket jo vetem kulturor por edhe politik dhe gjeografik.

Zoti Halil : Po ju vete a jeni marre me pikture si krijues ?

Po kam hapur disa ekspozita ne pikture, vetiake dhe me kolege.

Me shume jehone jane pritur nga artdashesit ekspozita me kolegun tim nga Shkodra, piktorin Muhamet Ganjolla hapur ne Galerine e Arteve “Vizioni i Ri 2000” dhe ne Pallatin e Kultures “Asmi Vokshi” po ne Gjakove. Ekspozita “Bota Shqiptare nder shekuj” ne Tirane, me pjesemarrje shoqaten “Drini, Gjakove-Shkoder” dhe “Adriatik Alpe”, ku nepermjet kesaj ekspozite shumedomethenese del ne pah krenaria dhe dhimbja jone ne breza…  Ekspozita ne pikture ishte e suksesshme.

Edhe ekspozita treshe, une, piktori nga Tropoja, Abdullah Gjongecaj dhe ai nga Shkodra, Muhamet Ganjolla, ku u prezantuan punimet me karakter kombetar te periudhes se Pavaresise se Shqiperise 1912 deri ne luften e fundit ne Kosove.

Zoti Halil : Po me shoqerite civile a merreni ?

Po. Jam kryetar i shoqates “Drini, Gjakove-Shkoder”.

Kjo shoqate ka zhvilluar shume aktivitete ne Shkoder dhe Gjakove. Kemi organizuar edhe disa sesione shkencore ne Shkoder dhe Gjakove, te cilat i kemi mbledhur ne nje almanak dhe i’a kemi shperndare shoqates, ambasadoreve dhe qeverive te te dy vendeve, si dhe intelektualeve te ndryshem.

Aktiviteti me i rendesishem i yni, eshte korridori “Adriatik Alpe”, rruga e re Gjakove-Shkoder, sipas projektit 172 kilometer shtrirje, cka do te thote qe nga Gjakova ne Shkoder arrihet per 90 minuta, ku na bashkojne traditat kulturore, tregtare, vellazerore, na bashkon edhe lumi Drin qe kalon neper keto dy qytete. Pikerisht emri i lumit u be edhe shkak per emerimin e shoqates tone “Drini, Gjakove-Shkoder”.

Kjo rruge ka mision fisnik, e cila do te shtoje vlerat e pergjithshme te Kosoves dhe Shqiperise. Sipas projektit, rruga do te integroje 800.000 mije banore nga te dy anet. Levizja e pasurive nentokesore dhe ato mbitokesore, do te ndihmonte, si ne aspektin ekonomik ashtu edhe ne ate kulturor. Kjo rruge do te sjelle integrim jo vetem te zones, kombit, por edhe te mbare rajonit, duke shtuar vlerat e pergjithshme nderkufitare, duke i bashkuar projektet ne nje menyre qe ne Europen e bashkuar te jemi unike. Qellimi kryesor eshte integrimi mbarekombetar ne kulture dhe ekonomi.

Ky korridor do te jete Gjakove, Ponoshec, Qafe-Morine, Shengjin, ku pershkon Tropojen, Puken, Lezhen dhe Shkodren. Ky korridor i ploteson te gjitha kushtet gjeografike, klimaterike, teknike ne kuotat e uleta te Drinit.

Ky korridor, “Adriatik-Alpe”, qe eshte pagezuar me kete emer, eshte i gjate 172 km. deri tani nga qeveria e Kosoves dhe ajo e Shqiperise, jane investuar (perfunduar) 122 km dhe mbeten pa perfunduar edhe 51 km dhe kam besim tek te dy qeverite se do te behet realitet ky projekt madhor.

Zoti Halil : Kur jeni ndier me i suksesshem ne karrieren tuaj ?

Per shume vite kam qene ne udheheqje te LDK-se per Reken e Keqe dhe rrafshin e Ponoshecit dhe ne Gjakove.

Por me i lumtur kam qene kur isha deputet ne Kuvendin e Kosoves, ne zgjedhjet e para presidenciale te Kosoves.

Halil Ahmetit si profesor, si piktor, si kryetar shoqate, si politikan dhe si baba, qe ka rritur dhe edukuar pese femije, i urojme qe te kete ne jeten e tij aktive vetem gezime.

IBRAHIM  HAJDARMATAJ

Kryetar i OJF-se “MESUESI”

TEL : 0692469145

E-Mail : ibrahimhajdarmataj@yahoo.com



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx