E hene, 29.04.2024, 09:45 AM (GMT+1)

Kulturë

Mevlud Buci: Çidhnak arbërori

E hene, 06.08.2018, 02:36 PM


Mevlud Buci

 

ÇIDHNAK ARBËRORI

 

Shkrimtarit, studiuesit, filozofit dibran e kombëtar,

autorit të 40 veprave letrare, veçanërisht

“Kanunit të Dibrës” e romanit “Fshati Mosqofsh”,

njeriut me shpirt e prova për demokracinë e vërtetë,

kulturën e brezave, të shquarit Xhaferr Martini.

 

Ti burrë i urtë, ti valë Drini

çidhnak urtësie, Xhaferr Martini

ti pendëshpatë, ti pendë lisnajë

ti uragan, vetëtimë, lutájë*.

 

Ti sinonim me lisin e madh,

cinikë e mjeranë të quajnë mendjemadh,

pleqëri e jetë o mik m’i gëzofsh,

na dhurove kryeveprën “Fshati Mosqofsh”.

 

Ti studiues i dritës së diturisë,

me botimet “Korab” në fushën e letërsisë,

në jetë e në punë e lufton unin,

na dhurove dritë me vepër “Kanunin”.

 

Me shpirtin e blertë si vargëzim kurore,

na rrezaton vepra “Filozofia popullore”,

ti veprat i ke si blerimi i Runjës,

ti shpirtbehar, skifter i furtunës!

 

Penda jote pikon bardhësi në altar,

për brezat e kohërat je ballëkrenar,

për Dibrën e kombin Agoll e Kadare,

Martin çidhnaku i kohës së re.

 

Ti poet, studiues, shkrimtar kushtrimi,

çidhnak arbërore, Xhaferr Martini.

 

*stuhi e fortë shiu



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora