Kulturë
Jusuf Zenunaj: Për para bëhen 'fetarë'
E premte, 03.08.2018, 07:19 PM
Jusuf Zenunaj
PËR PARA BËHEN "FETARË"
Për para bëhen" fetarë",
arabisht s'dinë asnjë fjalë;
shkojnë në xhami për t'u falë !
Kinse bien shahadet,
në shpirt ndihen sikur dreq.
Dëgjojnë hoxhën n' ligjërim
sikur furra kur nxjerr tym !
Në shqiptari ai rrëzon gurë,
shan Qemal e shan flamur.
Mjekërgjatët si lypsarë,
gratë ferexhet ngrehin zvarrë.
Shumë xhami s'janë si dikur,
që s'i jepnin t'keqes udhë.
Në duart e kujt ka rënë BIKU ?
Kombin na e fiku
sikur dje e sot armiku !!!
J.Z. 3 GUSHT 2018
SULLTANI YNË
Sulltani ynë,
në heshtje i vetëshpallur,
me pazare të fshehta
nuk ka të ndalur !
Kosovën e do si dy sytë e ballit,
veçse bjeshkë e male,
bashkë me sejmentë e tij
Malit të Zi ia fali.!
"Kufijtë s'i luan askush,
do t'ketë korrigjime",
këtë e thotë pa drojë
si ta kishte arë të veten,
ku u lind, në Brojë !?
Në këto ditë vere
bëri hata,
meritë e pa meritë
dekorata ka shpërnda.
J.Z. 3 gusht 2018
PRAPË KËRKOJNË RE
Nën hijen e huaj
kaluam vite e shekuj,
ag e terr me vdekjen
kudo përpjekur.
Ditës së ëndrruar,
mbas lumejve të gjakut,
iu gëzua fëmija,
lot i fshiu plaku.
Dielli i lirisë nisi të nxeh,
të verbërit në mendje
prapë kërkojë re..!
J.Z. 2 gusht 2018
POLITIKA
Politika është mashtrim i shkathët;
të thotë se është ditë
edhe kur bën natë.
Me dinakëri
tërheq në valle
pleq e të rinj.
Si lumë nëntoksor
vrapon mbas pushtetit,
popullit ia ruan halat
peshqit ndal për vete..
J.Z. 1 gusht 2018
MOS SHANI SULLTANI
Shët ! Kujdes, mos shani !
Mos shani Sulltanin
se e bëni namin ,
ia "turpëroni vatanin"!
Dikush e ka të gjakut,
vëlla përtej pragut.
Po mori vesh Erdogani,
hidhërohet Turqia.
Pasha musafin,
në trojet shqiptare
s'nderton më xhamia !!!
J.Z. 31 korrik 2018
O NJERI I VENDIT TIM !
Nuk janë treshi përsheshi,
por është treshi që na ngjeshi,
atdheun tonë e pret rrebeshi,
si vetëtimë i vjen stuhia,
si t'mos gjallonte shqiptaria !
Egjër e thekër kanë mbjellë n'arë
bashkë me shka dy shqiptarë !
O njeri i vendit tim,
çeli sytë e mos hesht !
Mos të mallkojë
fushë, lumë , as bjeshkë !
J.Z. 31 korrik 2018