E shtune, 27.04.2024, 07:07 PM (GMT+1)

Kulturë

Atdhe Geci: Jam pellazg

E hene, 30.07.2018, 06:26 PM


J A M  P E L L A Z G

 

Prej mija  vjetësh  toka  e  deti  flasin

pellzgjisht, ilirisht, epirote dhe shqip

me  këtë  gjuhë  hyjnore     shqipes

u krijuan  vepra  madhështore të artit

 

Të flasësh  pellazgjisht,  është  njëjtë

sikur të flasësh shqip, të  flasësh 

ilirisht, është poashtu  njëjtë sikurse

të flasësh shqip, pra Perëndia Thoti,

veprat   i  shkruante    pellazgjisht

 

Pellazgji, kush ta bëri  gjëmën nëpër

kohëra, mos  Roma  me  Athinë, apo

Evropë e Turqi, apo, tëra  së bashku!

Folë çështje e heshtur, e vërteta s´fle;

 

Ajo  e gjen udhën e del në sipërfaqe

sado ta mbulosh, e  vërteta  ngrihet,

është e saktë, shqiptarët origjinën e

kemi prej pellazgëve, jemi pellazgo-

shqiptar, jemi  trashëgimtarët e tyre.

2

Pellazgji,  stërgjyshja  jonë   e  nderuar

historia të groposi me shpatë dhe moh

grekët ta përvetësuan gjuhën e teritorin

tënd, morën  çka  s´ merret, krijimet  e

pellazgëve, - një  Shqipëri  të tërë tokë!

 

Zoti im, perëndia Thoti është zemëruar

e ndien në shpirt  vrasjen  me  pushtim

plojën mbi territorit, duke e poshtëruar

moralisht e historikisht  atdheun  tonë!

 

Të thuash kam origjinën pellazge, ilire

epirote, ose të Çamërisë,  është  njëjtë,

sikur    thuash  se  unë  jam  shqiptar

prandaj, pse s´e  themi  këtë  botërisht,

jam pellazg,  jam ilir dhe, jam shqiptar!...

 

Heshtja e Tiranës, Prishtinës e Shkupit

për origjinën tonë pellazge: me dashje,

apo pa dashje, Akademitë  tona  i bënë

pjesë të krimit  të rëndë ndaj origjinës!

 

Pellazgji,  stërgjyshe   e  shqiptarëve,

gjak hyjnor i disa perëndive; i Thotit,

i Bindit! Shqipja gjuhë e gjuhëve, dhe

gjuhë e simboleve, studiusit e thonë;

shqipja, gjuhë nënë  e  qytetërimeve!

 

Pellazgjia  s´është  vend pa tokë dhe

hapësirë. As tokë  pa diell ujëra e det

Veprat e saj janë gjithëbotërore, dhe

Ajo kurrë s´mund të quhet abstrakte!

 

Pellazgjia  s´ është  largësi historike

Ajo sot shtrihet anë e mbanë  Epirit,

Në teritorin  e  Çamërisë    sotme,

tej Moresë, Mesdheut dhe Ballkanit!...

 

Atdhe,  merr   përsipër   vullnetin  e

popullit, prijë  Bashkimit Kombëtar

me  frymën  e  ideve    relativitetit

Merr në dorë  fatin  e  atdheut  tënd!...

 

Atdhe Geci – Dortmund, 29.07. 2018



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora