E shtune, 27.04.2024, 11:40 PM (GMT+1)

Kulturë

Rrahman Hyseni: Pena që shkruan me nostalgji

E hene, 30.07.2018, 06:17 PM


PENA QË SHKRUAN ME NOSTALGJI PËR VENDLINDJE

Shkruan: Rrahman Hyseni

Ardhja ime nga Medvegja në këtë përurim librash, këtu në Preshevë, të shkrimtarit tashmë të njohur Jashar Esati, tregon se vlerat e artit dimë dhe duam t’i vlerësojmë.Ato e qëndisin letërsinë tonë kombëtare dhe i tregojmë botës se shqiptaria punon shumë në këtë fushë, në fushën e fjalës së bukur.

Ndjehem paksa i emocionuar kur gjendem para njerëzve të artit e sidomos para atyre që me mall shkruajnë jashtë atdheut.

Autorin e njohim edhe më mirë përmes veprave të tij letrare:

1.”Netëve pa gjumë”, (poezi);

2.”Vrapojmë drejt jetës” (poezi );

Dhe librat të cilat po përurohen sot:

1.”Dallgët e mallit”, (poezi për të rritur);

2. “Brengat e jetës sime” (rrëfime autobiografike);

3. “Gjurmëve të jetës dhe veprës së Hamzë Bellanocës”;

4. “Ura e oqeanit”, (roman).

Prezenca ime këtu është për dy urime:

E përgëzoj autorin dhe suksese për kryetarin e shoqatës “FENIKS” z.Bilall Maliqi që me shumë vullnet e në kushte pa asnjë përkrahje materiale, punoi shumë dhe akoma po vepron që arti në Preshevë,Bujanoc e Medvegjë të ngritet e të kultivohet sa më shumë.

Është për t’u admiruar se si poetët mërgimtarë me aq dashuri i shkruajnë vendlindjes, kombit dhe gjuhës shqipe. Kjo ndodh pothuajse

te të gjithë poetët mërgimtarë që fati i jetës na shpërndau dhe ëndrra, nostlagjia dhe dashuria, dhe malli i dërgon vetëm në vendlindje, ndaj them:

“Edhe ferra me gjemba në vendlindjen time, rishfaq kujtimet më të bukura rinore”.

Jashari është i dashur bujar, human i qetë e punëtor.

Biografia e tij është paksa e ndjerë, sikur edhe e shumë të tjerë krijuesve të cilëve fati i jetës ua imponoi që ta braktisin vendlindjen dhe ta marrin rrugën e mërgimit.

Ky mllef u shndërrohet në gëzim vetëm në vendlindjen e tyre. Jashari në gjithë librat e tij rishfaq mallin e pashuar për atdheun, vendlindjen, lirinë, dinjitetin trimërinë, besën, punën dhe qëndrimin ndaj saj, e për të mos i numëruar të gjitha, thjesht prek në çdo pore të aktualitetit jetësor.

Krejt në fund shpreh mendimin tim që librat të cilat botohen, t’i nënshtrohen një lektorimi e redaktimi të mirëfilltë, si në Preshevë, Prishtinë e Tiranë. Mendoj se këtu ka çalim, ndaj edhe lexuesi me të drejtë e humb durimin e të lexuarit.

Dhe për fund, nuk më mbetet asgjë, përveçse ta përgëzoj autorin, mikun tim të çmuar, Jashar Esatin nga fshati Miratoc, komuna e Preshevës, i cili jeton dhe vepron përkohësisht në SHBA. Autorit i uroj muzë të pashtershme edhe për shumë libra tjerë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora