E shtune, 27.04.2024, 07:48 PM (GMT+1)

Kulturë

Ryzhdi Baloku: Si u njoha në burgun e Nishit me Adem Demaçin

E premte, 27.07.2018, 08:21 PM


SI U NJOHA NË BURGUN E NISHIT ME ADEM DEMAÇIN

Nga Ryzhdi Baloku

Në qershor të vitit 1964 zbulohet veprimtaria ilegale e dy organizatave (Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve në krye me Adem Demaçin dhe Organizata për Bashkimin e Trojeve Shqiptare në krye me Remzi Balokun) që në atë kohë vepronin në Kosovë. UDB-a burgos veprimtarët e tyre, të cilët kishin ngritur flamujt kombëtarë shqiptarë nëpër shumë qytete të Kosovës dhe kishin shpërndarë afishe kundër regjimit të atëhershëm. Ata ishin përgatitur edhe për aktivitete militare për shkëputje nga Jugosllavia. Kah fundi i muajit gusht të atij viti përfunduan proceset gjyqësore me shpalljen e dënimeve drakonike kundra tyre. Pas një kohe i larguan nga Kosova dhe i transferuan nëpër burgje të ndryshme të Jugosllavisë së asaj kohe.

Pas këtij procesi, me prindër shkova për ta vizituar  vëllain Remziun në burgun e Nishit. Aty edhe të tjerët kishin ardhur për t’i vizituar të vetët. Në momentin dhe vend kontaktin kur u takova me vëllain, kishte dalë për ta pritur motrën edhe Adem Demaçi. Isha ende fëmijë. Gjatë asaj vizite meqë ishte shumë afër, mu drejtua me fjalët: a po mërzitësh për vëllain, iu përgjigja me fjalën "po" të njëjtën kohë edhe me tundje koke në shenjë pohimi. Ma ktheu: po gabohesh, për këtë duhesh vetëm të mburresh. Iu përgjigja "e di", por mërzia nuk po më hiqet, pastaj ai vazhdoi bisedën me të motrën, ndërsa unë me vëllain tim.

(Fragment i shkëputur nga libri "Udhëtim nëpër vitet dramatike shqiptare" i autorit Ryzhdi Baloku)



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora