E hene, 29.04.2024, 01:30 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhemile Aliu: Fatmir Halimi - Dy vdekjet e një jete

E premte, 17.08.2018, 07:17 PM


RRETH ROMANIT “DY VDEKJET E NJË JETE” TË SHKRIMTARIT FATMIR HALIMI

NGA XHEMILE ALIU

Romanin „DY VDEKJET E NJË JETE „ të shkrimtarit tani të mirënjohur Fatmir Halimit, e lexova me endje dhe kurreshtje të madhe. Këte e bëra pasi që vetë titulli i romanit është shumë sfidues dhe intrigues, se jeta vertet i ka dy vdekje, apo ajo është një si “shpikje “ e autorit që të tërheq drejt të papriturave të ngjarjeve në roman dhe nuk të leshon derisa ta përfundosh. Është një roman që të bën për vete nga vetë tematika, koha në të cilen shkruhet dhe koha për të cilën shkruhet, e cila kohë është ende e fresket në memorien e kombit tonë,,.

Shkrimtari Fatmir Halimi, përmes dashurisë, e cila si fenomen është arsyeja dhe qellimi i vet jetës dhe personazheve te ndertuara bukur ia ka arritur qellimit me sublim siç ishte lufta për liri me te gjitha katrahurat e saja .Astriti dhe Valbera, dy të dashuruar ne në kohë vlimesh ne Kosovë kur ishte e ndaluar nga krimineli serb e terë jeta insitucionale, ku shkollat ishin mishnuar neper shtepi private vetëm për të mbajtur gjallë një demon që e kishte tronditur vetë armikun, ku në Kosovë i ishin tundur tashme themelet e pushtetit dhe s‘kishin të ndalur akcionet legale e ilegale në këto kushte lind edhe dashuria e Astritit dhe Valberës e tronditur nga epshet e luftës për liri. Në këto rrethana edhe Astrit ndahet me Valberën. Ai në perëndim duke zhvilluar aktivitetin e tij rrethë luftës për liri deri në luftën konkrete, kur Astriti kthehet si komandant lufte duke shembur me këmbën e tij  gurin kufirit shqiptaro-shqiptar, I cili ishte vënë me dhunë nga jugosllavët, ai  bie për vdekje. Dokumentacioni i mbetet në front të luftës dhe ai pa identitet verifikohet i gjall për të vazhduar shërimin në spitalet e Italisë, por si i panjohur. Derisa në Kosovë përmes gjymtyrëve të gjetura dhe të djegura shpallet hero i luftës.Astritin e qajnë të gjithë shokët e idealit dhe sidomos Valbera, e cila kurrësesi nuk mund të pajtohet me vdekjen e tij, por mbi të gjtiha jeta vazhdon përmbi vuajtjet e saj larg familjes e ndarë në mënyrën më mostruoze nga të dasshurit e saj. Ajo merr forcë dhe një familje që i delë në ndihëm gjatë gjithë kohës fillon një jetë të re, por kurr pa e harruar Astritin.

Si në legjenda, Astriri tani i shëruar kthehet në atdhe. Krejt rrethi shoqëror, pasi familja i kishte vdekur në masakrën që ishte bërë në shtëpinë e tij ishin të tronditur. Ata nuk besonin se një i vdekur mund të kthehet i gjallë dhe të sillet në mes të të gjallëve, kur ai tash kishte hyrë në të gjitha librat e heronjeve të kombit.Mbi gjithë këtë ngjarje tronditjen më të madhe e merr Valbera, e cila megjithëse kishte krijuar familje është e tronditur se dashuria ndaj Astritit kurrë nuk ishte shuar. Pas gjithë kësaj, në momentin kur Astriti pajtohet me rrethanat e reja dhe don që në mënyrën më njerëzore të njihej me familjen e re të Valberës, ai pëson aksidentin e radhës, aksident që do ta qoj drejt vdekjes së dytë, drejt vdekjes së vërtetë. Prandaj edhe mund të themi se Astriti vërtet tani përjetoi dy vdekje të një jete. Në momentin kur para mbylljes së syve takohet me Burimin burrin e Valberës, i thotë se ti do ta ruash në këtë jetë Valberën, ndërsa në jetën tjetër do të jetë e imja.

Kjo është përmbajtja në vija të trasha i romanit “Dy vdekjet e një jete” të shkrimtarit Fatmir Halimi, i cili ai arrin qëllimit që te lexuesi të bartë ndjenjat më të fuqishme të idealit për liri dhe të iealit për një dashuri të amshueshme ndaj femrës përgjithësisht. Përmes Astritit dhe Valberës shkrimtari vënë në pah të gjitha katrahurat e një lufte frontaale e psikologjike që kishte tronditur qenien shqiptare duke vënë në pah pasojat e luftës siç ishin të pagjeturit dhe gjithë të tjerët që edhe sot nuk u dihet se ku janë, apo ku t’i qajnë familjet e tyre. Me ndërtimin e këtyre personazheve pozitive dhe gjtihë personazheve të tjera, shkrimtari Halimi vë në spikamë gjithë luftën e shqiptarëve për liri, duke filluar nga ilegalja e deri tek frontalja.

Prandaj edhe mund të them se është rast i rrallë që sot të shkruhen romane kaq të fuqishme e me vlera të larta letrare, siç është romani “DY VDEKJET E NJË JETE”, i cili tashmë gjendet në dorë të lexuesve…

Nuk më mbetet tjetër vetëm mikut tim e shkrimtarit të letërsisë shqipe Fatmir Halimit t’i uroj suksese në krijimtari, kurse romanit “Dy vdekjet e një jete” rrugëtim të mbarë.

11-08-2018

Shëngjin



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora