E premte, 26.04.2024, 05:44 AM (GMT+1)

Kulturë

Muharrem Kurti: Albert Shala - Bukuri e trishtë

E shtune, 04.11.2017, 10:17 AM


Simbolikja e mistikja dhe fantastja e tregimeve të Albert Shalës

“Bukuri e trishtë” , libër me tregime e autorit Albert Shala , Gjakovë 2017.

Nga Muharrem Kurti, Shkrimtar

Një libër i sapobotuar dhe i veçantë!

Në të trembdhjetë tregimet  e librit  “Bukuri e Trishtë” , është prezente vdekja, një vdekje e viktimave  që ndëshkon viktimizuesit, por jo si në gjygjet  ligjore apo njerëzore, por si në ato mistike e hyjnore.

Në ndëshkimin e viktimizueseve merr pjesë  qielli i parajesës, pamja horrorike, akuzojnë macet –shtrigat e zeza mitologjike. Madje, ato përcaktojnë ndëshkimin  si tek simbolisti  Edgar Alen Poe. Ndëshkon i vdekuri të gjallët, që e ngacmojnë  apo ua prish rahatinë shekullore. Shiton uji i të vdekurit që merret gjatë pastrimit në tabut. Paralajmron kërruta atë që do të ndodh .

I vdekuri në tregimet e Albert Shalës , flet, gjykon, akuzon dhe vendos  kurse i gjalli i përkohshmerisë ështrë fajtor dhe pësues.

Atmosfera në tregimet e prozatorit A.Shala, është herë –herë simboliste që dominohet nga mistikja  përcaktuese , apo nga fantastja dhe horrori. Vetëm ndonjë  tregim , të autorit Shala ka elemente të realizmit magjikë , sidomos te tregimi “Unë dhe Shkronjat” , ku autori , brenda një tregimi tejet të shkurtër , përfshinë qindra vjeçar të historisë sonë kombëtare ; Krujën e Gergj Kastriot Skëndërbeut, Prizeren e Abdyl Frashërit, Kaçanikun e Idriz Seferit, të tashmen  dhe aktualen .

Në këtë tregim ka zhvendosje nga konkretja , trampulueshëm  thellë në historinë  luftëmadhe dhe armiqshumtë , gjurmët e së cilës janë të thella edhe në vetkohën që shkruan autori.

Në prozën e shkurtër të Albert Shalës , ka hije tmerruese, ka panik shastises, ka rrëmuja të llahtarshme, si në letërsinë  e horrorit. Ka pula të ngordhura  si ndëshkim mistik. Ka mjegulla të trasha shtresë paderpertuese . Ka dashuri që këputet nga njerëz bestnyt. Ka zëra mijraveçar, që ua kujtojnë të gjallëve të përkohshëm mosvetkënaqësinë. Ka kërrutë që paralajmron  vdekjen . Ka të gjallë në mes të tmerrit  njërëzor që paralajmrohet nga zërat hyjnor  ditjepsejetohet. Ka kaproj që po synove ti vrasësh  , shitohesh me konflikte deri në vrasje të njeri tjetrit. Ka mjekerrbardhë treqindvjeçarë , që nuk lejojnë të ndertohet sipër varrit të tij , ose shuhesh si shurra e pules . Ka edhe inspektor serb, që ka vrarë në luftën e fundit në Kosovë  njerëz të pafajshëm , vetëm pse ishin tjetër gjak dhe tjetër komb . Pra, pse ishin shqiptar dhe që krimi i vet i çon deri në vetvrasje . Pra, ka vetëtima që e zbulon krimin  duke e detyruar kriminelin të vetpranoj  krimin.

Ky libër, është një prozë e përzier me simbole dhe bestytni  e misticizëm, me atmosfere fantaste, në të cilën realja veç nënkuptohet apo është jashtë librit. Pra, e verteta që e njohim dhe përjetojmë  në çdo ditë të jetës mund veç  të paramendohet , natyrisht  nga një lexues i ditur që e njeh mistikën, simboliken, horrorin dhe fantastikën .

Në të kundërtën duke e lexuar librin  përjeton frikë , vdekje , vdekje , kudo ndëshkim edhe nga objektet, edhe nga “të vdekurit e gjallë” , siç na paraqet autori në prozën e vet me  disa përsonazh protagonist.

Në fakt, kjo është edhe e veçanta e krijmtarisë së krijuesit Albert Shala, një qasje fantastike ndaj prozës  dhe krijimtarisë në përgjithësi, e cila kërkon vetëm një kuptim të tillë, sidomos në përmbajtje dhe tematikë.

Ndërsa forma mbetet pika më delikate e prozës tek ne në Kosovë,  dhe të autori në veçanti.

Shikuar në tërësi , krijmtatria e autorit Albert Shala , premton qasje autoriale  dhe sukses të premtuar deri në synim të tij.

Përgëzime Albert për këtë libër të veçantë të prozës së shkurtër!

Suksese në të ardhmen që e presim me besim!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora