| E shtune, 04.11.2017, 10:17 AM |
Simbolikja e mistikja dhe fantastja e tregimeve të Albert Shalës
“Bukuri e trishtë” , libër me tregime e autorit Albert Shala , Gjakovë 2017.
Nga Muharrem Kurti, Shkrimtar
Një libër i sapobotuar dhe i veçantë!
Në të trembdhjetë tregimet e librit “Bukuri e Trishtë” , është prezente vdekja, një vdekje e viktimave që ndëshkon viktimizuesit, por jo si në gjygjet ligjore apo njerëzore, por si në ato mistike e hyjnore.
Në ndëshkimin e viktimizueseve merr pjesë qielli i parajesës, pamja horrorike, akuzojnë macet –shtrigat e zeza mitologjike. Madje, ato përcaktojnë ndëshkimin si tek simbolisti Edgar Alen Poe. Ndëshkon i vdekuri të gjallët, që e ngacmojnë apo ua prish rahatinë shekullore. Shiton uji i të vdekurit që merret gjatë pastrimit në tabut. Paralajmron kërruta atë që do të ndodh .
I vdekuri në tregimet e Albert Shalës , flet, gjykon, akuzon dhe vendos kurse i gjalli i përkohshmerisë ështrë fajtor dhe pësues.
Atmosfera në tregimet e prozatorit A.Shala, është herë –herë simboliste që dominohet nga mistikja përcaktuese , apo nga fantastja dhe horrori. Vetëm ndonjë tregim , të autorit Shala ka elemente të realizmit magjikë , sidomos te tregimi “Unë dhe Shkronjat” , ku autori , brenda një tregimi tejet të shkurtër , përfshinë qindra vjeçar të historisë sonë kombëtare ; Krujën e Gergj Kastriot Skëndërbeut, Prizeren e Abdyl Frashërit, Kaçanikun e Idriz Seferit, të tashmen dhe aktualen .
Në këtë tregim ka zhvendosje nga konkretja , trampulueshëm thellë në historinë luftëmadhe dhe armiqshumtë , gjurmët e së cilës janë të thella edhe në vetkohën që shkruan autori.
Në prozën e shkurtër të Albert Shalës , ka hije tmerruese, ka panik shastises, ka rrëmuja të llahtarshme, si në letërsinë e horrorit. Ka pula të ngordhura si ndëshkim mistik. Ka mjegulla të trasha shtresë paderpertuese . Ka dashuri që këputet nga njerëz bestnyt. Ka zëra mijraveçar, që ua kujtojnë të gjallëve të përkohshëm mosvetkënaqësinë. Ka kërrutë që paralajmron vdekjen . Ka të gjallë në mes të tmerrit njërëzor që paralajmrohet nga zërat hyjnor ditjepsejetohet. Ka kaproj që po synove ti vrasësh , shitohesh me konflikte deri në vrasje të njeri tjetrit. Ka mjekerrbardhë treqindvjeçarë , që nuk lejojnë të ndertohet sipër varrit të tij , ose shuhesh si shurra e pules . Ka edhe inspektor serb, që ka vrarë në luftën e fundit në Kosovë njerëz të pafajshëm , vetëm pse ishin tjetër gjak dhe tjetër komb . Pra, pse ishin shqiptar dhe që krimi i vet i çon deri në vetvrasje . Pra, ka vetëtima që e zbulon krimin duke e detyruar kriminelin të vetpranoj krimin.
Ky libër, është një prozë e përzier me simbole dhe bestytni e misticizëm, me atmosfere fantaste, në të cilën realja veç nënkuptohet apo është jashtë librit. Pra, e verteta që e njohim dhe përjetojmë në çdo ditë të jetës mund veç të paramendohet , natyrisht nga një lexues i ditur që e njeh mistikën, simboliken, horrorin dhe fantastikën .
Në të kundërtën duke e lexuar librin përjeton frikë , vdekje , vdekje , kudo ndëshkim edhe nga objektet, edhe nga “të vdekurit e gjallë” , siç na paraqet autori në prozën e vet me disa përsonazh protagonist.
Në fakt, kjo është edhe e veçanta e krijmtarisë së krijuesit Albert Shala, një qasje fantastike ndaj prozës dhe krijimtarisë në përgjithësi, e cila kërkon vetëm një kuptim të tillë, sidomos në përmbajtje dhe tematikë.
Ndërsa forma mbetet pika më delikate e prozës tek ne në Kosovë, dhe të autori në veçanti.
Shikuar në tërësi , krijmtatria e autorit Albert Shala , premton qasje autoriale dhe sukses të premtuar deri në synim të tij.
Përgëzime Albert për këtë libër të veçantë të prozës së shkurtër!
Suksese në të ardhmen që e presim me besim!