Kulturë
Vangjush Saro: ' Gomar apo Kaproll?'
E shtune, 12.08.2017, 05:36 PM
Dilema dhe alegori në librin e ri me fabula
“Gomar apo Kaproll?”
Shkrimtari Vangjush Saro vjen këto ditë te lexuesit me një përmbledhje të re me fabula, të titulluar “Gomar apo kaproll?” Libri është botuar dhe vënë në qarkullim nga Shtëpia Botuese ERIK.
Autori është një ndër lëvruesit e njohur në këtë zhanër; për krijimet e tij, janë shprehur me konsideratë shkrimtarë, kritikë letrarë e pedagogë me zë në fushën e letrave; (P. Koçi, F. Terziu, V. Ziko, Xh. Bushati, etj.) Siç vënë në dukje edhe personalitetet e përmendur më sipër, autori është duke krijuar individualitetin e tij artistik, posaçërisht përmes fabulave, ku kërkimi estetik është i vazhdueshëm dhe ku dilemat përzihen me gjetje interesante, që trajtohen jo vetëm me alegori fine, por edhe me lirizëm.
Përveç fabulave, Vangjush Saro ka shkruar edhe tregime dhe novela për të rritur e për fëmijë, si dhe publicistikë. Ai është gjithashtu autor i skenarëve të disa filmave dokumentarë e të animuar, si dhe i kinokomedisë “Shkëlqim i përkohshëm”.
Saro mban “Urdhërin Naim Frashëri” të Klasit III dhe ka fituar dy çmime kombëtare. Prej disa kohësh, ai jeton midis Tiranës dhe Vankuverit (BC Kanada).