E enjte, 31.10.2024, 11:35 PM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Manastiri - qytet i alfabetit

E shtune, 24.06.2017, 03:01 PM


MANASTIRI – QYTET I ALFABETIT

 

36 shkronja na i dha Manastiri –

36 këngë do t’ ia këndoj  ma s’ miri !

O, për Manastirin , qytet    Kongresit –

Do t’ këndoj  nga zemra , këngët e progresit !

 

O, për Manastirin , qytet të “Bashkimit” –

Do t’ këndoj nga zemra , këngët e gëzimit !

O, për Manastirin , qytet t’ Alfabetit –

Do t’ këndoj  nga zemra , këngë të  muhabetit !

 

O, për Manastirin , qytet të  Shtypshkronjës –

Do t’ këndoj  nga zemra , këngët e shqiponjës !

O, për Manastirin ,    shenjtin  qytet –

Kurrë ma nuk do t’ ketë  njerëz analfabet !

 

O, për Manastirin , qytet t’ Ilirisë –

Do t’ këndoj  nga zemra , këngë të  dashurisë !

O, për Manastirin , qytet festivali –

Nga zemra dhe shpirti , këngët do t’ia fali !

 

Do t’ ia marri krahët bylbylit t’ ahishtës –

Të fluturoj larg  e  t’i  këndoj Gjergj Fishtës !

Do t’ ia marri krahët bylbylit  të Sharit 

Të fluturoj larg  e  t’i  këndoj Mithat Frashrit !

 

Do t’ ia marri krahët bylbylit të mjedrrës –

Të fluturoj larg  e  t’i këndoj Ndre Mjedës !

Do t’ ia marri krahët bylbylit t’ kafazit –

  fluturoj  larg  e  t’i  këndoj Parashqevi Qiriazit !

 

Do t’ ia marri krahët bylbylit të Kikës –

Të fluturoj larg  e  t’i  këndoj Grigori Cilkës !

Do t’ ia marri krahët bylbylit të  Bruçit 

  fluturoj larg  e  t’ i këndoj Luigj Gurakuqit !

 

Do t’ ia marri krahët bylbylit të Kocit –

Të fluturoj larg  e  t’i këndoj Hilë Mosit !

Do t’ ia marri krahët bylbylit t’ mekamit 

Të fluturoj larg  e  t’ i  këndoj Thoma Avramit !

 

Do t’ ia  marri krahët bylbylit t’ Gjilanit –

  fluturoj larg  e  t’ i këndoj Fehim Zavalanit !

Do t’ ia marri krahët bylbylit të kronit –

Të fluturoj larg  e  t’i  këndoj Nyzhet Vrionit !

 

Do t’ ia marri krahët bylbylit të Dedit –

  fluturoj larg  e  t’i  këndoj Fineas Kenedit !

Do t’ ia marri krahët bylbylit t’ Dropullit –

  fluturoj larg  e  t’i  këndoj Bajo Topullit !

 

Do t’ ia marri krahët bylbylit të Lecit –

Të fluturoj larg  e  t’i  këndoj Sotir Pecit !

Do t’ia  marri krahët bylbylit t’ Prekazit –

  fluturoj larg  e  t’i  këndoj Gjergj Qiriazit !

 

Do t’ ia marri krahët bylbylit t’ Tropojës –

  fluturoj larg  e  t’i  këndoj Shahin Kolonjës !

Do t’ ia marri krahët bylbylit të Grudës –

  fluturoj larg  e  t’ i këndoj Dhimitër Budës !

 

Do t’ ia marri krahët bylbylit t’ Maqastenos –

  fluturoj larg  e  t’i  këndoj Mihal Gramenos !

Do t’ ia marri krahët bylbylit t’ Pashtrikit –

Të fluturoj larg  e  t’ i  këndoj Gligor Cilkit !

 

Do t’ ia marri krahët bylbylit t’ Opojanit –

  fluturoj larg  e  t’i  këndoj Sami Pojanit !

Do t’ ia marri krahët bylbylit t’ Çabratit –

  fluturoj  larg e  t’i këndoj Fillomena Bonatit !

 

Do t’ ia  marri krahët bylbylit t’ Malësisë 

T’ua këndoj këngët trimave  t’ Shqipërisë !

Do t’ ia  marri krahët bylbylit  të dheut –

T’ua këndoj këngët trimave t’ Atdheut !

 

Gjilan, më 15.06.2017.   Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora