E shtune, 19.06.2021, 04:20 PM (GMT+1)

Kulturë

Vladimir Shyti: Fantazma e kriminelit

E diele, 18.06.2017, 09:07 AM


Vladimir Shyti, Durrёs

 

Fantazma  e  kriminelit

 

Unё jam fantazma e kriminelit,

Dёnuar tё bares ca kohё natёn,

Dhe mbyllur ditёn nё burg ferri,

Derisa tё shuhen krimet,

Qё bёra nё tё gjallё,unё do shfaq,

Sekretet e tmerruar te ferrit,

Qё tё ngjeth shpirtin,tё ngrin gjakun,

Vend nuk zё nga tmerri.

 

Eh,ҁ’nuk kam bёrё nё tё gjallё!

Grabita,vrava,preva,mashtrova,

Sa dhe zhduka njё mёhallё,

Me disa dhurata tё pabesa,

Fitova dashuri tё turpshme,

“Sa na gёnjen magjia dhe dhurata”!

Nga ky raport i rremё u gёnjyen,

Dhe unё mendoja se kisha virtyte.

 

Mё vranё nё lulёzim tё mёkatit,

Pa mirёsi,pa pendim,pa kungatё,

Me fajet e zeza pёrmbi kokё,

Pa gjyqe,pa larё as njё hesap,

Litarin jashtё kam lёnё mbi varrё,

Mbi ju do hedh sёrisht shigjeta zjarri,

Krimin do e lё midis jush,

Dhe gjёmba brenda krahёrorit.

 

Ju mund tё bёni shumё marveshje,

Me Zotin me djallin apo me krimin,

Ne vdesim dhe ringjallemi nё formёqiell,

Kemi simpatin, e turmёs mёndjelehtё,

Zbatojmё kanun tё rreptё.-Afroi mёngjezi!

Pra,mirёmbetshi,o tё mjerё!Lamtumirё!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora