E marte, 15.06.2021, 12:54 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Pilotja e parë shqiptaro-amerikane

E diele, 18.06.2017, 09:33 AM


PILOTJA E PARË SHQIPTARO – AMERIKANE

 

Krenari për  nënën  ,

Krenari për babën ,

Që kanë lindur vajzën –

Faruza Kallabën !

Krenare janë fushat ,

Malet nga këto ana –

Për djemtë edhe çupat ,

Që ka rritë Rogana !

 

Krenare janë trungjet ,

Mbarë trojet shqiptare –

Që kanë rritë Faruzën ,

Këtë vajzë shpëtimtare !

Faruza Kallaba ,

Lulja jonë krenare –

Është pilotja e parë ,

Nga trojet shqiptare !

 

Faruza Kallaba ,

Shqipja  fluturake 

Është pilotja e parë ,

Në forcat ushtarake !

Faruza Kallaba –

Shqiptaro – amerikane ;

Lum  bëjnë nëna e baba ,

Shqipet e kësaj ane !

 

N’ aleancë të NATO-s ,

Është femra e parë –

Pilote ushtarake

Nga trungu shqiptarë !

Kur NATO-ja n’ Kosovë ,

Bëri intervenime –

78 ditë sulmoi ,

Serbinë me bombardime !

 

Faruza Kallaba ,

Syrin plot shkëlqim –

Me aeroplan t’ NATO-s ,

Ishte n’ fluturim !

Nëpër horizonte –

N’ mision fluturues ;

Ajo furnizonte ,

Aeroplanët bombardues !

Faruza  krenare ,

Kreu  mision t’ vështirë –

Populli i babës , trojet shqiptare ,

T’ jenë gjithmonë të lirë !

Faruza Kallaba

Me ëndje tregon –

Sa domethënës ishte

Ky operacion !

 

“Ishte i rëndësishëm

Misioni im –

Për çlirim të popullit

Dhe vendit t’ babait tim !...

Nga forcat e NATO-s ,

Bëhej intervenimi –

Isha shumë krenare ,

Si pjesë e këtij veprimi !...

 

Emocionet e mia ,

Ishin shumë  normale –

Sa profesionale ,

Aq edhe personale !...

Ndjenjat për të lirë

M’ dhanë  shumë përkushtim –

Për rezultat t’ mirë ,

Për vendin e babait tim !...

 

Ndihem shumë krenare

Me karrierën time !

Me mua është krenare –

Mbarë familja ime !

Shpeshherë familjet ,

Bisedojnë për  mua !

Ata duan që  fëmijët –

T’ mësojnë më shumë për mua !...

 

Mendoj  krizën mirë –

N’ kohën e kaluar !

Është shumë e vështirë –

Vet për të besuar !...

Me punë të papritur ,

Në luftë ditë e natë –

Unë e kam arritur ,

Gjithë këtë rezultat !...

 

 

Ishte punë e tmerrit ,

Ia vlente t’ djersitesh !

N’ piedestal t’ nderit –

Si femër të  ngjitesh !...

Nëpër sitë e n’ shoshë –

I  bëra  ballë sprovës  !

Me mendje të shëndoshë –

T’i ndihmoj  Kosovës !”

 

Mbi bjeshkë legjendare ,

Kah fluturon shkaba 

Do t’ jetojë krenare ,

Faruza Kallaba !

Mbi  globin e bukës ,

Gjithë ku ka shqiptarë –

Me vepra t’ Faruzës ,

Do t’ jetojnë krenarë !


Gjilan, më 02.06.2017.       Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora