E premte, 26.04.2024, 03:25 AM (GMT+1)

Mendime

Skender Korça: Bisedimet e UNMIK-ut me Serbinë

E hene, 25.08.2008, 07:26 PM


Skender Korça

Bisedimet e UNMIK-ut me Serbinë

Shkruan: Skender KORÇA – Gjilan

“Magjia dhe falli” politik në Kosovë nuk përfundojnë kurrë. Sa herë të ngritesh zërin se nuk do bëhet diçka kështu në Kosovë, ajo veç ndodhë për të u ngritë edhe një shqetësim në Kosovë dhe për Kosovën.  Kosova me një politikë si kjo, me një dëgjueshmëri politike të pa shembullt në botë, me një konfuzitet kopmeptencash, me një logjikë pa pardon, me një përfaqësim më shumë se privat e jo ende zyrtarë, po i jep rastin ende UNMIK-ut të vazhdojë me avazin e vjetër, bisedimet me Serbinë. UNMIK-u një mekanizëm tash më i “përfunduar dhe shumë i lodhur në Kosovë” ende nuk është dorëzuar sepse po sillet sikur në “ditët e para të instalimit të tij” në Kosovë,sepse kështu e ka ende terenin e veprimit.
Një përrallë që shpjegon forcën e veprimit lidhet edhe me përrallën e bretkocë” bretkoca bënte gagaga” sepse donte të shpëtonte një pre të rrezikuar. Ky është modeli për t’u deklaruar në politikën e Kosovës, sikur kryeministri që thotë se “ Askush nuk bënë të marrëveshje që bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës”
Ndalemi këtu cila është më e fuqishme?
A janë deklarimet më të fuqishme, apo janë proceset që po ndodhin? Besojmë se secili duhet të mësojë se më Kosova e ka një synim të të vepruarit, ajo që të zbatojë Kushtetutën se sa të shpejgohet se diçka ka rënë në kundërshti me kushtetutën e saj.Kush do që na rikujton këtë gjë dhe rri në vend, na kujtohet përralla nga “dëshirat e forcës gagaga”.
Është UNMIK-u që kishte lëshuar në shfrytëzim pronën e Kosovës, kishte bërë marreveshje me EULEX-in që të trashigohet ndërtesa e tyre, të shiten makinat që operuan më mbishkrimin UNMIK-ut, e shumë e shumë gjëra të tjera, që flasin se Kosova është ende duke “dëgjuar” në frikë dhe në ankth vendimet e çoroditura të UNMIK-ut. Nëse makinat që shiten Kosovë nga UNMIK-u dhe blihen nga EULEX-i, si dy misione ndërkombëtare, madje ky i fundit në fuqizim ligji dhe mbisundim të tij, a mendohet se është e natyrshme të ndodhë kjo? A mendohet se objektet që i duhen Qeverisë së Kosovës edhe më shumë, se sa  këto që janë dhe që i ka në dispozicion, me këtë adminsitratë të kësaj natyre që ka instaluar Kosova, do i duhet ende kësaj Qeverie të paguaj qiranë në tokën e vet, afër objekteve të saja. Këtu na kujtohet një thënje ndryshe” Borgjëliu në derë dhe njeriu jep sadaka për dritare”. Kjo është Kosova.
Ta harrojmë këtë gjë, kur para vetës kemi nje ndërhyrje të fundit të çuditshme të këtij mekanizmi në bisedimet me serbët , duke mos u prononcuar asnjeherë për media, se për çfarë “marrëveshje” bëhet fjalë.
Ne do jemi njerzit të këtij rruzulli toksor ndër shtetet e “(pa)varura” që kurrë nuk do e dijmë se kush do veprojë në Kosovë dhe si do jetë epilogu i fundit.
Për Kushtetutën e Republikës së Kosovës nuk duhet rënë daullës duke thënë se ajo shkilet nëse bëhet kështu apo ashtu, por duhet vepruar në bazë të saj në mënyrë emergjente sepse ajo nuk le të hysh në gjynah, sepse më këtë kushtetutë janë përcaktuar të drejtat e shtetit dhe minoriteteve që nuk duhet lejuar as UNMIK-un dhe as EULEX-in të ndërhyhet me ato dhe në ato, sepse nëse ka ndërhyrje vërtetë shkelet rendi dhe ligji, për të cilat duhet të mendojë dhe veprojë shteti që ka nxerrë këtë kushtetutë, për t’i ndaluar këtij UNMIK-u ndërhyrjet e tij. Nuk dmth se vetëm vendorët e shkelin ligjin dhe kushtetutën, por kjo në Kosovë po ndodhë edhe nga ndërkombëtarët që mund të punojnë për “endin dhe sundimin e ligjit”.
Qeveri këndellu kur të shkilet rendi i shtëpisë, sepse je qelula e parë për të cilën do sigurohet ligj dhe zbatim i tij. Madje kur je ekzekutivi dihet se duhet të aplikosh këtë rend respekti filluar nga ju ,sepse qytetari është një servis më i mirë kur sheh se veprohet me kushtetutë dhe nuk i bihet daullës për te.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora