E premte, 26.04.2024, 03:48 PM (GMT+1)

Mendime

Ramadani: Dëshirojmë lirinë ashtu si Zoti na e dha

E shtune, 03.10.2015, 07:33 PM


Dëshirojmë lirinë ashtu si Zoti na dha lirinë

Nga Nexhmedin Ramadani

Ngjarjet e fundit në Republikën e Maqedonisë që tronditën këtë pjesë të Evropës Juglindore, e sidomos këto ngjarje të cilat kanë të bëjnë me krizën e thellë politike, por mund ta quajmë edhe ekonomike e multidimensionale e që coi drejtë destabilizimit të vendit, hapi dhe polarizoi shumë grupe të ndryshme, shtresa dhe shoqëri të privilegjuara dhe jo të privilegjuara falë politikës monstruoze dhe kakistokratike vendore..

Kjo politikë “ non-sense” ndikoi edhe në shoqërinë e të cilëve liria iu është privuar dhe vuajnë dënimet në burgjet e ndryshme të shtetit.

Por ama shtrohet pyetja se në cfarë burgje dhe a është e garantuar risocializimi i këti grupi shoqëorë?

-Përgjigjen e keni shumë korrekte dhe shumë parimore, e kjo është “JO”.

E them kështu, sepse cdo njeri e kap “taksirati” sic është një fjalë e urtë popullore,e ky “taksirat” më kapi dhe mua ku u privova nga liria dhe iu nënshtrova një shtegu të ri të jetës e qëndrova më se 10 muaj në këtë burg.

Si një student i rregullt në USHT-TETOVë, kërkova të drejtën time njerëzore, parimore e juridike që ti nënshtrohem afateve të provimeve, por kjo ishte e pamundur sepse sanksionet dhe ligjet e sjellura partiake në burg, ndikuan që të stagnoj e të mbetem mbrapa në drejtimin tim të cilin iu isha përkushtuar shumë dhe punoja me gjithë vullnet dhe përpikshmëri.

Risocializimi ishte i pamundur, kushtet në burg ishin tejet të mjerueshme, erë e pakëndshme nga kanalet fekale kundërmonte kudo, ushqimi jo i përkatitur mirë dhe përplot bakterie të ndryshme që sikur më dukeshte se jetonim në “periudhën mesjetare” ndikoi që shumë të burgosur të sëmureshin e të fitonin sëmundje të ndryshme, mosndarja parimore e trajtimeve në mes të burgosurve krijonte rrëmujë, uji i papijshëm dhe atë të cilin e perdornim nga pamundësia e ujit të filtruar mungonte në verë më se 2-3 muaj, mos angazhimi adekuat i administratorëve në burgë.., e shumë shumë faktorë të tjerë të cilët ndikuan që sot të burgosurit të cohen në këmbë me grevë urie dhe të kërkojnë amnestinë e tyre, të cilin me ligjet shtetërore amnestia në shtetet evropiane jepet cdo 10 vite, ku dhe vetë Maqedonia e garanton këtë ligj...

Andaj unë tashmë si një qytetar i Republikës së Maqedonisë, si një student në USHT-Tetovë, e që dikur me “profesion” isha si një ish- i burgosur, mbështes tejmase këtë grevë urie për amnesti, sepse vetëm një gjë duhet ta dijnë të lirët të cilët jetojnë në lirinë virtuele se: “ ata të cilët kanë hyrë në ata dyer, të cilat janë të hekurta ndërsa dritaret janë me përplot grila, janë në kushte të mjerueshme dhe tejet jonjerëzore e jorisocializuese..

Një gjë duhet ta dijmë se: “ Shyqyr Zotit që janë ligjet dhe sanksionet e ndryshme të cilat i sanksionojnë dhe i privojnë nga liria njerëzit të cilët në dritën e ciltërt të lirisë krijojnë trubullësira dhe prishin rendin, por ama pasi të i privohet nga liria nuk duhet të keqtrajtohet porsi kafshë e të mos bëhet risocializimi i tij. Duhet që të i përkushtohet shumë punë e angazhim që të bëhet përmirësimi dhe risocializimi i tij që vuajtja e dënimit të jetë sa më e lehtë e mos të jetë tejet e rëndë dhe kompleksuese..”. Prandaj e përfundoj këtë “mini-artikull” tim informues e tejet të shkurtë duke i sugjeruar që portalet, revistat, gazetat e televizionet e vendit ti përkushtojnë pak më shumë vëmendje gjendjes aktuale në burgjet e Maqedonisë, se me të vërtetë janë në gjendje të mjerueshme të dënuarit. Por dhe mos të harrojmë një gjë se “ Zoti na dha jetën në liri dhe ne duhet ta shfrytëzojmë e veprojmë si të lirë, ndërsa sanksionet dhe ligjet të ashpra le të vijnë cdoherë e gjithnjëherë prej Tij”.

Nexhmedin Ramadani – student pranë fakultetit filozofik dega Histori dhe student pranë fakultetit filologjik dega Gjuhë dhe Letërsi Gjermane



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora