E diele, 28.04.2024, 09:32 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Tifozeria e klasës së dështuar politike!

E marte, 29.09.2015, 08:55 PM


Tifozeria e klasës së dështuar politike!

Shkruan: Florim Zeqa

Situata paradoksale e viteve të fundit në Kosovë, e pasurimit të skajshëm të klasës politike dhe e varfërimit të skajshëm të popullatës, kur kjo e fundit akoma vazhdon verbërisht tifozerinë e saj ndaj klasës së dështuar (shëmtuar) politke, jo vetëm që është e papranueshme për një shoqëri të civilizuar njerëzore, është shqetësuese për të ardhmën e saj.

Jo pa qëllim, elektoratin e partive politike e krahasova me tifozerinë e klubeve sportive, të cilat gjithmonë përfitojnë dhe nuk dhurojnë asgjë për tifozët e tyre, përveqse ndonjë shpërblimi "kortezual" për ndonjë tifoz të "përgjedhuar" nga udhëheqësia e klubit.

Përderisa udhëheqësit e klubeve u gjasojnë liderëve partiak, tifozët ngjajnë në militant partiak, spektatorët në stadium u ngjajnë elektoratit në votime,...përmes të cilëve lartësohen klubet (partitë) dhe pasurohen pronarët e klubeve (liderët). Ajo që u mbetët spektatorëve pas përfundimit të ndeshjes (zgjedhjeve) është  debati rreth (mos)suksesit të arritur dhe loja e treguar në fushë nga të preferuarit e tyre,...e cila shpeshëherë përfundon me debate të nxehta në mes tyre, pa pasur asnjë lloj përfitimi nga skuadrat (partitë) që i kanë për zemër.

Për dallim nga debatet e tifozerive sportive, ato të partive politike janë dukshëm më të "avancuara", më të nxehta, më agresive,...të përcjellura me një fjalor të ulët dhe denigrues, ashtu siq është edhe gjuha e vet liderëve të sotëm partiak!

Për dallim nga drejtuesit e klubeve sportive që ju premtojnë tifozëve ndeshje të bukura dhe cilësore, liderët partiak tifozët e tyre i joshin përmes spektakleve televizive, me premtime mashtruese,...me prezantimin e skandaleve, të aferave korruptive dhe shantazheve të rivalëve politik.

Për dallim nga tifozeria e klubeve sportive, tifozeria e partive politike, e klaneve, grupeve të interesit keqpërdoren dhe mashtrohen në vazhdimësi nga liderët partiak,...ndahen dhe përqahen pamëshirshëm fushatave zgjedhore, duke u përdorur si skllëvër duke i joshur për pak lëmoshë në këmbim të votës për marrjen apo mbajtjen e pushtetit.

Kjo tifozeri e kësaj klase të dështuar politike, me ose pa vetëdijen e tyre janë shëndrruar në varrmihës të së ardhmës së fëmijëve të tyre.

Tifozeria partiake, me ushqimin dhe mbajtjen gjallë të një klase të korruptuar dhe shantazhuar politike, dita-ditës janë duke e bërë akoma më të pasigurtë dhe më të paqartë të ardhmen e shtetit të Kosovës.

Pse kjo tifozeri politike, që ushqen dhe mbanë gjallë këtë klasë të shëmtuar kusarësh politik, nuk e si marrin shembull udhëheqjen e skuadrave sportive (ekipeve të futbollit, baskektbollit, hendbollit, etj), kur timonierët e tyre nuk e drejtojnë mirë ekipin, ata ndërrohen edhe nga tri-katër herë mbrenda një viti, ripërtërihet skuadra me lojtar të rinjë,...ndërsa në politikë po lejojmë të ndodhë e kundërta; për 16 vite rresht po i mbajmë të njejtit njerëz pa e treguar asnjë rezultat pozitiv për vendin dhe për të mirën e qytetarëve,...

Vendi nuk ka nevoj për tifozeri partiake, as për antarësi pasive politike, por për një energji të re kreative, me ide dhe koncepte te reja politike për zhvillim ekonomik, rimëkëmbje të sistemit të drejtësisë, arsimit, shëndetësisë dhe hallkave tjera të sistemit shtetëror.

Ndryshimi nuk vjenë me "koka" të infektuara nga sistemi korruptiv i një qeverie vrastare, as nga një kastë servilesh dhe sahanlëpirës të sistemeve të kaluara, as nga një garnitur analfabetësh politik me diploma të falsifikuara, dhe as nga një struktur plagjiatorësh me tituj "akademik", pa asnjë të vetmin publikim shkencor në jetën e tyre.

Kështu shteti i Kosovës, në mungesë të vlerave të mirëfillta politike, në mungesë të prosperitetit, zhvillimit ekonomik dhe mirëqenjes qytetare, është duke shëndruar, jo në një stadium futbolli me pak spektator, por në një koleseum gladiatorësh mes "BOSAVE" të pseudopolitikës që bëjnë luftën për marrjen, respektivisht mbajtjen e pushtetit me forcën e muskujve.

Edhe pse interesimi për garën politike është në rënje e sipër, megjithatë gara mes tiozerisë partiake akoma po vazhdon !

Në këtë moment krejt spontanisht përpara më dolën vargjet e këngës: "Amaneti i Clownit", te Rock grupit TROJA, po citoj; "Kush janë këta njerëz që s'janë shkollue, nuk kan mësue që njeriu nuk ban shpinë e vet me vjedhë,...janë këta njerëz që diellin ma kan nal,...janë këto vjet që kurr nuk muj me i fal", e deri të vargu "Janë këta njerëz që vet nuk muj me i nal", që thërrasin si kushtrim për nevojën e unifikimit e të gjitha forcave progresive për largimin përfundimtar nga pushteti dhe skena politike e vendit, të kësaj klase të shëmtuar politike.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora