E marte, 08.10.2024, 11:29 PM (GMT+1)

Mendime » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Çpo ndodh në Maqedoni

E premte, 25.09.2015, 07:28 PM


Çpo ndodh në Maqedoni

Prokurores speciale, do t i këndojë qyqja, si punë e kadiut

Nga Reshat Nexhipi

Hyrje

Ky është mendimi i një shakaxhiut nga Korça, i thënë gjatë   bisedës me ca bashkëvendas të tij në një kafene, karshi objektit të Alfabetit, në Manastir. Pranë tyre, rastësisht, u ndodha edhe unë, me një mikun im. Nuk njiheshim, prandaj, ata, duke menduar se jemi maqedonas dhe nuk njohim gjuhën e tyre, bisedonin lirisht dhe  me zë pak si të lartër, sepse, kishin hequr edhe nga dy-tre kupa raki. Derisa bisedonin për çështje të tjera, nuk ua vinim veshin, por kur njëri nga ata, tha atë që qendron në titull, na interesoj të dimë opinionin e tij, sepse bëhej fjalë për kryeministrin dhe kryetarin e opozitës në Maqedoni, të cilit muaje të tëra fajësojnë njëri tjetrin për korupcion dhe skandale të pa imagjinueshme nga ana e të parit, të dëgjuara përmes të ashtuquajturave ,,bomba,, të lëshuara nga  i dyti.

Ngjarja, që dëgjuam nga shakaxhiu:

,,Dy fshatarë ishin duke lëruar tokën. Në ndërkohë këndoi qyqja, e cila, sipas thash e thëneve të asaj kohe, paralajmë-

ronte vdekjen e atij që e dëgjonte i pari. Filluan të grinden rreth kësaj çështje, aqë tepër, saqë lojti edhe osteni midis tyre. Puna shkoi te kadiu, i cili, kur e pa se me çfarë budallenj ka punë, u tha të shkojnë te ai pas 10 ditëve, për t i u treguar kujt i këndoi qyqja. Meqënëse vdekjen nuk e do njeri, dy fshatarët shitën qetë, tokën etj, dhe ja mbushën xhepat kadiut, prandaj ky, në takimin e rradhës, u tha: ,,Shikoni, evlatët e mij, ju jeni të rinj, jetën e keni përpara, kurse unë jam plak, edhe të vdes, nuk prishet dynjaja, prandaj qyqja më këndoi mua, e jo juve. Fshatarët, iu falenderuan kadiut dhe të kënaquar, dollën  nga salla, e njëjta do  ndodhë edhe me kryeministrin, kryetarin e opozitës dhe prokuroren,, tha korçari shakaxhi dhe, kur e pyetën se çdo fitojnë shqiptarët nga e tërë kjo,  tregoi gishtin e gjatë të dorës, duke e justifikuar këtë gest banal  me pajtimin e dy liderëve tanë që prokurore të jetë zonja në fjalë, e cila, sipas shakaxhiut, edhe me këta të dy mund të lozë rolin e kadiut,si me dy  të parët!

Në vend të përfundimit

Në fillim, opinioni i korçarit, m u duk si absurd dhe shaka pa kripë, por, kur shkova në shtëpi dhe vura re në ekranin televiziv fëtyrën e prokurores që i llapsite dhe shëndrite nga gëzimi, sikur ta kishin shpallur për mbretëreshë, e jo për të zgjedhur çështje  serioze, me plot shqetsime dhe të panjohura, fillova të analizoj mendimin  e korçarit, duke u kujtuar në proverbën e popullit, se, në çdo shaka, mund të ketë edhe ndonjë të vërtetë, prandaj dhe, nuk ishte gjë e rastit që korçari në fjalë, në fund, u bë serioz dhe porositi shqiptarët e kësaj ane të hapin sytë, përndryshe, sipas tij, e tërë kjo me të ashtuquajturat ,,bomba,, dhe puçin, do jenë një fasadë e shëmtuar dhe ndoshta e qëlluar dhe si e tillë mund të keqsojë edhe më tepër pozitën e shqiptarëve në Maqedoni ? (pikëpyetja është e imja).



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora