Mendime
Dedë Preqi: Ç'thotë halla nga Sangalla
E merkure, 16.09.2015, 06:15 PM
Ç’FARË THOTË HALLA NGA SANGALLA
(Cikël tregimi nga mërgimi)
Nga Dedë Preqi
Rastësisht,
edhe halla e muar rrugën e mërgimit, jo
për të ikur nga atdheu i vet për ndonjë telashe, por për të jetuar më mirë me
familjen e saj të ngushtë, e cila kishte mbetë e vetme në shtëpi.
Pas vdekjes së burrit, jeta e hallës dukej ndryshe dhe ndodhej para një enigme që e mundonte shumë dhe zgjedhja e saj do t’ia merrte kohën. Vendosi të thërret djemtë e saj në Zvicërr, që ta marrin atje, e cila në këtë mënyrë, ndoshta do të mund të jetojë edhe ndonjë ditë. Mendja e saj ishte akoma e kthjelltë dhe i kujtohet fare mirë kur flisnin djemtë e saj, se në Zvicërr punohet shumë. Dhe në ditët në vijim, halla u largua pa pritmas nga vendlindja e saj dhe e muar rrugën e mërgimit, pakëz e befasuar kur arriti në qytetin Sangallen të Zvicrres, sepse tani, kur për herë të parë ishte në një ambient tjetër, për të cilin as që kishte menduar ndonjëherë më parë.
Halla, i kaloi afër 20 vjet në Zvicërr, në qytetin e bukur të Sangallenit, ajo nuk punoj, por nuk e kaloj kohën kot, për derisa ishte e fortë, ajo i rriti disa nipa dhe mbesa. Disa herë kisha rastin ta vizitoja dhe me kureshtje i dëgjoja këshillat e saj dhe herë pas herë fjalët e saj i rrokollisësha nëpër kokë, sidomos fjalët e urta të saj, të cilat më ndezëshin për ti studiuar, lidhur me domëthënjën e tyre. Kur erdhi në Zvicërr, në fillim nuk e zinte gjumi, çdo gjë i luante para syve, i kujtohet vendi i vet, të cilin e kishte lënë të boshatisur, gjitha ato ndërtesa dhe mallëra, pa asnjeri brenda, duke e ndjerë vetën fajtore, sepse mendote, gjithë ajo boshatisje kanë lidhje më të, duke e mos ditur përse…? Mëzi priste të agonte dita, e bindur se ajo do ta qetësonte dhe shëronte dhembjet e saja.
Të gjitha
ngjarjeve halla u jepte peshë , duke kaluar nëpër gjitha ndërrimet e kohëve,
duke ndikuar edhe në fatin e saj. Ajo
shpesh më thoshte, çfarë janë këta zvicërranët, që nuk ndalen duke
punuar dhe një ditë nuk e bëjnë pushim, por vetëm punë, punë pa pushue fare!...
Sa herë që zgjohen djemtë e saj herët në mëngjes me shkue në punë edhe hallës i
Sa herë që vie fundi i muajit, halla i vërenë djemtë e saj me një llogaritje në dorë, të cilët i bëjnë llogaritë e shpenzimëve të muajit dhe ajo befasohej me ato shuma marramendëse që duhet ti paguanin, e cila shpesh u thoshte djemve të vet, djemtë e lokës, mos hargjoni pa nevojë edhe për mue mos bleni asgjë që kushton, sepse kjo „rroga“ e juaj po shkon dhe po hargjohet shumë shpejt. Dhe nuk ishte e çuditshme, pse hallës nuk i pëlqenin disa shpenzime të pa nevojshme, sidomos disa ahengje që bëheshein në fund të javës, duke pritur e përcjellur musafir të shumtë. Halla shpesh herë e përsëriste, mos harroni djemtë e lokës, mos bëni shpenzime të panevojshme, edhe pse është djersa e juaj, por kujtoni edhe ata njerëz, që gëzimi i jonë i tepruar, i përbuz fytyrat dhe lotët e atyre që nuk e kanë kafshatën e gojës…
Halla ishte edhe këshilltare e mirë, sa herë u shpjegonte nipave dhe mbesave të veta, se martesat mos i bëni për letra, por duhet të jeni të vëmendshëm, sepse martesa është e çmueshme, nëse atë e bëni me vullnet të mirë dhe me dashuri të sinqertë. Mua nuk po më pëlqejnë disa „muhalife“ të sotme, kur dëgjoj se, shumë të rinjë po martohen vetëm për letra, me shkue në Zvicërr, Gjermani, Austri, apo dikund tjetër dhe pastaj po ndahen pas një kohe të shkurtë. Çfarë martese i thojnë kësaj, kur ndahesh prej kurorës tënde pa i mbushë as tre muaj, apo tre vjet, pa e llogaritur jetën dhe dashurinë martesore, si dhe ato shpenzime që janë marramendëse. Jo, pasha hallën, në kohën time nuk kemi pasë shumë pasuni dhe jemi martuar me pak hargjime, mirëpo dashuria ka qenë ndryshe, ka qenë më jetë gjatë, apo deri në vdekje. Ndërsa sot, nuk mundesh me i kuptue këta të rinj, ndahen për asgjë…
Dhe çka
ju thotë halla, traditat tona shqiptare nuk duhet të nëçmohen, ato duhet ti
ruajmë dhe ju që jeni këtu, mirë është ta ndihmoni ndonjërin nga atdheu për
rregullimin e letrave dhe ta nxjerrni nga situata, por jo të bani martesa vetëm
për letra, të bëni një martesë pa
dashuri.