E merkure, 30.04.2025, 07:05 PM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka?: Qeveri halabakësh

E diele, 27.09.2015, 03:00 PM


QEVERI BREKËGRISURISH, PUTHADORËSH DHE HALABAKËSH

Nga Afrim Caka?

Shtetin po e gërryen një sëmundje e rendë e tradhtisë.

Ç’mesazh mund të përcillte vrasja e kufirit tek populli? Kemë të drejtë të dim. Ç’ishte pra kombi? Flamuri me shkabën dhe gjakun dy brirësh!

Fjalë të rënda janë këto që Ju them unë o kryeministër Isa dhe ministëri im Hashim, por, e thamë në fillim, do të flasim me letra të hapura. Nëna Kosovë është mësuar gjatë shekujsh që shumë bij të saj t’ia kthejnë shpinën. Nuk jeni Ju të parët, ndoshta e dhashtë Zoti do të jeni të fundit! Nëna Kosovë mundet edhe pa një kryeministër si ju Isa dhe pa një ministër si ju Hashim, edhe pa një Isa dhe Hashim siç jeni Ju të dy. Do të mundet sigurisht, ndonëse me zemër të plagosur, por megjithë këtë ajo do të ecë rrugës së ndritur, por e coptuar, rrugës së demokracisë për një shqipëri Etnike. Por, unë ju pyes juve Hashim e Mustafa: vallë, do të mundeni Ju të dy pa Nënën Kosovë?

Kjo na qenka gënjeshtër! – që shteti na qenka populli. Shteti nuk është popull. Shteti është vetëm shërbetor i popullit dhe ai duhet të veprojë si shërbëtor i popullit. Në të gjitha baladat, lajmin e zi e jep shemri i kësaj qeverie të "keqe", në kushtëzimin e përsosur të një fantazme, do të niste endjen e saj nëpër gjitha trojet shqiptare në Kosovë... Sa turp e për faqe të zezë. Si, dhe ku, e katandisën, këtë shtetë dhe këtë milet pa gjak e pa ndjenja kombetare…

Nga njëherë mbyllja sytë për ta humbur realitetin.

Populli nuk është dakortë për shumë gjëra me këta dy… Që i rriti, i veshi, i mbathi dhe i shkolloj. Morrën nga populli lekë pa hesap. Populli nuk ju don, sepse nuk ngjanë si Ju të dy. Këto dy fytyra janë më të paskrupullta që i kamë njohur deri më sot, pas Esat pashë Toptanit, Sinan Hasanit e Ali Shukrisë... Të cilën na lidhë vetëm përbuzja… Ju dy jeni kutërbimi i djallit! Duke e mbajtur një maskë. Maskën në fundë e hoqën! Do të donim apo jo, ne do të gjendeshim kështu përballë tradhtisë dhe servilizmit më të urryer! Për ta rregulluar vetit jetën vodhën e stërvodhën duke e shitur edhe shtetin…

U desh të kalonin disa muaj, që populli t’i merrte vesh mirë ato që ndërkohë nuk i dinin të gjithë. Po zbulohen për dite fakte të reja tronditëse. Mos shkoni në atë rrugë se është e rëndë dhe vështirë. E pastaj është tëpër vonë për ta kuptuar se çfarë tradhëtie keni bërë… Si qenka kjo punë e këtyre dy hudherinave, sikur s’më besohet! Përpara shkjaut rrini urtë dhe nga frika shndërrohen në servilë dhe nuk bëjnë as gëk as mëk, zotri kryeministra e ministra…!

Çfarë tradhtie!

Më falni, po nga kanë dalë këto dy mbeturia të tilla? Me siguri nga përvoja e tyre. Zhgënjimi është i plotë te populli.

Oh, ç’na gjeti moj nënëloke e madhe! Kosova zinte nga fjalët, nga lajmet, nga murmurimat e kalimtarëve… Çfarë thanë? Tradhti, tradhti! Është një muzikë që sapo ka dalë… Një tradhti e re, siç i themi tani… Është një gjendje e rëndë për t’u shpjeguar, një krusmë e vërtetë që lidhej, mesa dukej, me raportet kundërthënëse të mercenarëve të serbisë me historinë, kulturën dhe kombin e vetë.

Këtë tradhti s’mund ta dimë ne, e di vetëm ata, dy sulltanatë e Drenicës dhe të Prapashticës. Mundohen për ti bërë shqiptarët si shkijet e sotit!

Tani, edhe Mërgata duhet ta ndie ndryshimin edhe mbi kurrizin e saj! Kjo pra na qënka ajo parajsa e kësaj rruspie qeveritare, derisa u bënë mizor, pushtetar e tradhëtar që sunduan 16 vite në Kosovë. Ndërsa deputetët në parlament janë të shpërndarë e të përçarë si zogjtë e korbit. Debati i çmitizuesve për mitet e tyre po zhvillohet në parlament, pas rënies së kufirit, ka qenë një ndër më të padenjët për nga çoroditja e tyre.

Në sytë tanë po shpaloset cinizmi, përulja, servilizmi dhe shpërfillja kombëtare e kastrës politike, mosmarrja seriozisht e shtetit dhe e kombit, çka do të çonte te shkelja e çdo morali, te lidhja me Serbinë e Malin e Zi, përshkallëzimi ka një kulm të ri kombtar dhe shkallëzimi i së keqës të arrinte, përqeshjen me shqiptarët e Kosovës!

Ky është një regjim mjeranësh!

Nuk kaloi shumë kohë dhe u muar vesh që Prapashtica firmosi ndarjen e Kosovës. Para tij kishte firmosur Hashimi i Brojës. Nuk kaloi shumë kohë Mustafa i Prapashticës e trogoi më në fund fytyrën e tij, duke thënë, se:

? “Mitrovica u nda!”. Çfarë sarkazme hajdutësh…!

Këta, bënë thyerjen morale të popullit shqiptar, bëtë gjymtimin e kufirit dhe të brezave të tërë shqiptarë. Për të kryer këtë thyerje, zerzopët e kanë zakon përuljen, dhe përpara popullit, gënjeshtën e radhës. JU deshiruat të shkulni, kështu, gurin themeltar të krejt ngrehës morale e shpirtërore të këtij populli: nderin dhe dinjitetin.

Çdo tradhti është mbeturinë, por veçanarisht të mjerë janë ata shqiptarë që kanë votuar për ta. Me fjalë të tjera, mbeturina e atyre që quheshin shërbetor të djeshëm e që kujtuan se u gëdhinë zotrinj duke e përdorur cilësimin aziatik markësistë e leninistë për shqiptarët. Sa turp e për faqe të zezë!

Rruga për serbët dhe malazeztë u hapë, erdhën dhe u shndërruan në zot të trojeve tona dhe ne u bëmë sikur harruam dhunën e ushtruar ndaj nesh dhe ankthin që na krijuan jo fortë largë lufta e tyre e ndezur plumbë e flakë.

O ju halabakë e zerzopë rrugësh të Prapashticës e të Brojës, lërini dinakritë. Ju jeni mbeturinatë e këtij kombi! Ky është vetëm një rrëng për të fituar kohë në zgjedhjet e ardhëshme! O ju që ndani poste e karrige nëpër kafiteri. Ju vetëm një emër keni… Tradhtar!

Serbia ka pushtet të plotë mbi këtë qytet edhe mbi Isën e Hashimin e Brojës, mbi smundjet, edhe mbi bishat, mbi krejt çka shihet e çka nuk shihet, mbi krejt çka preket e çka nuk preket, prandaj edhe Mërgata shqiptare duhet ti pastrojë mbeturinat e shtetit nga injorantët e nga ferrat e tradhëtisë në gjirin e saj.

Vendi i ynë është një vendë i shenjtë dhe vendet e shenjta duhet nderuar. Që fuqitë tona thjesht kombëtare, pa përkrahjen, të paktën në fushën politikës ndërkombëtare nga fuqitë e huaja nuk mjaftojnë për të shpëtuar atdheun nga rreziku ku e futi tradhtia e politikës sonë.

Ndërsa për realizimin e këtij qëllimi të përbashkët të qështjes së bashkimit të shqiptarëve sot është edhe raporti ndërmjet vetëdijes kombëtare dhe bashkimit të shqiptarëve. Madje vetëdija e Mërgatës konsiderohet përbërësi më i sigurt i kombit në diasporë. Këtë e dëshmojnë edhe pohimet se pa vetëdije kombëtare nuk ka kombë, “nuk ka kuptim të flitet për kombin dhe për indentitetin e tij, nëse nuk gjurmohet identiteti i personave që e formojnë kombin dhe indentitetin që e formuan këtë politikë shterpe”. Zakonisht çështja kombëtare, sikurse ajo sociale e politike, është çështje e përgjithshme kombëtare, që kapërcen interesat e ngushta partikulariste e partiake, cilado qoftë dhe sado qoftë e madhe është ajo parti “kombëtare”...

Do të duhej një vetëdije më e lartë e mërgatës, pikërisht Ju duhet të dilni përpara manipulimeve partiake për këtë çështje për qëllime pushtetore ne diasporë. Sa kundërthanëse janë këto ndjenja të mia; në njërën anë jamë krenar për punën dhe qëndrimin e “palëkundshëm” të politakanëve tanë, në anën tjetër, nuk dua që ata të vdesin për të qenë heronjtë e të gjithëve. Mëkatin e paguam me jetën njerëzve dhe dhashtë zoti e përfundon me kaq.

Mërgata shqiptare duhet të bëhet një subjekt i rëndësishëm i botës shqiptare, sot kur mbi gjysma e kombit ndodhet jashtë Atdheut. Gjithësesi, mërgata shqiptare duhet të bashkohet rreth programit kombëtar: bashkimit shqiptar dhe integrimit në qytetërimin perëndimor Insitutcionalizmi i mërgatës bëhet me program dhe statut të veçantë. I kemi sa e sa parti politike e asociacione të tjera, por ende s'kemi udhëheqje kombëtare! Programi shpreh qëllimet kryesore të angazhimit dhe të rolit të mërgatës në jetën kombëtare, siç janë ruajatja he zhvillimi i identitetit etnokulturor, afirmimi i kulutrës shqiptare, solidarizmi kombëtar dhe miqësia me popujt e vendeve mikpritëse.

Kështu, Lidhja e mërgatave Shqiptare do të ishtë një lloj lobi shqiptar në botë, që do të luante rol të rëndësishëm në mbrojtjen e interesave kombëtare dhe në forcimin e miqësisë me popujt e tjerë. Po ashtu, ajo do të mbronte mërgatën shqiptare nga procesi i asimilimit dhe dukuritë e ndryshme të kriminalizimit. Lidhja e mërgatave Shqiptare do bëhej urë ë Atdheut me botën, do ta përfaqësonte denjësisht atë dhe do të kontribonte shumë për rilindjen kombëtare dhe qytetërimin modern shqiptar.

Degët partiake në mërgatë PDK, LDK dhe AAK duhet të shuhen fare, sepse janë kërpurdha, që janë bërë përçuese të ndarjeve e përçarjeve ideologjike e krahinore, madje janë shndërruar edhe në mafia të aferave skandaloze.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx