E merkure, 11.12.2024, 09:13 AM (GMT)

Mendime

Hilmi Saraçi: Asociacioni dhe realizimi i tij (?)

E shtune, 26.09.2015, 04:36 PM


Asociacioni dhe realizimi i tij (?)

Nga Hilmi Saraçi

Tani  gjatë zhvillimit dhe të ndërtimit të shtetit të Kosovës pas pavarësisë, jemi dëshmitarë të shumë lëvizjeve   “demokratike “, të cilat pa pushuar po reflektojnë problem për të ardhmen e Republikës së Kosovës.Sikur jemi bërë “bajat” dhe mjaft nervoz për të gjitha këto lëvizje pa ndonjë zgjidhje të duhur, respektivisht  duke debatuar dhe kundërshtuar asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe grupin negociator në krye me  Isa Mustafën, kryeministër. Asociacioni herët ka filluar “ ta ngritë kokën” (2013) me Pakon e Ahtisarit . Kjo dihet ishte në dëm të Kosovës dhe në dobi të komunitetit serb.Edhe opozita ishte pajtuar atëherë, por jo edhe VV. Serbët megjithatë nuk ishin për pranimin e Pakos së Ahtisarit. Ata (serbët)  u angazhuan për kompetenca sa më të mëdha, respektivisht për ndarjen e Veriut të Kosovës   ose për një  autonomi me elemente të një shteti përbrenda shtetit të Kosovës si Bosna me “Serpska Republika”. Kjo ishte edhe e pranishme me veprime të ngjajshme gjatë 15 viteve të çlirimit të vendit ..Prandaj sikur nuk kemi qenë mjaft të angazhuar dhe të vetëdijshëm  për të intervenuar me kohë për të ndalur pushtetin paralel të sebëve në veri të vendit të udhëhequr nga Serbia . Kështu vetë e kemi lejuar “minin të kolojë nëpër mustak” dhe të mësojë rrugën pa pengesa për të lëvizur dhe vepruar pa u tremb deri këtu ku kemi ardhur. Gjatë kësaj periudhe 16 vjeçare serbët jo vetëm që nuk ishin të dëgjueshem ndaj Qeverisë së Kosovës, por pa nderprerë plaçkiten, përzunë shqiptarët nga veriu, uzurpuan shtepitë dhe banesat e tyre, shkatruan  pasurinë e tyre dhe më në fund vranë shumë shqiptarë.Pastaj mbyllen (barikaduan) Urën e Ibrit dhe përkundër përpjekjeve , bisedimeve edhe në nivelin e BE-së ,kjo (Ura e Ibrit) është si deri me tash e barikaduar…

Kjo marrëveshje ka shumë të këqija për Kosovën

Kriminelët serbë lëvizin lirisht dhe sikur nuk ka forcë në kapjen dhe denimin e tyre. Qeveria e Kosovës dhe  Bashkësia Ndërkombëtare (EULEX) nuk arriten të ndërmarrin masa të duhura ligjore ndaj kriminelëve, krimit të organizuar, kontrabantës dhe përmirësimin e gjendjes egzistuese në veri të vendit.Oliver Ivanoviqi, Delibashiqi e të tjerë u liruan për t’u mbrojtur në liri (arrest shtëpiak).Kjo nuk ndodh me shqiptarët.Bashkësia Ndërkombëtare (EULEX) nuk mund  të arsyetohet dhe të heq përgjegjesinë, por edhe Qeveria e Kosovës. Në këtë drejtim ka shumë për të debatuar, por tani kemi problemin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin është nënshkruar marrëvshja në mes dy shteteve, në nivel të dy kryeministrave, Isa Mustafës dhe Alaksandër Vuqiçit . Mirëpo Serbia gjatë dialogut nuk ka pranuar marrëveshjen si dy shtete, prandaj Ekipi dialogues i Kosovës është dashur të insistojë dhe të kërkojë se kjo marrëveshje është ne mes të dy shteteve- Kosovës dhe Serbisë dhe si e tillë edhe të nënshkruhet…

Kjo marrëveshje ka shumë të këqija për shtetin e Kosovës.Ekipi dialogues përkundër angazhimit për të qetësuar situatën e ndërlikuar me komunitetin serb  në veriu të vendit dhe për të ruajtur  tërësinë teritoriale të pacenueshmemë e cila që 16 është e cenueshme me Veriun e ndarë .Ekipi dialogues nuk ka qenë i kujdesshme dhe këmbëngulës që të pakten ,disa pika të marrëveshtjes t’i vlerësojë më më kujdes dhe më mirë, sepse  ka shumë fjalë (shprehje) të paqarta në disa pika të marrëveshjes që janë mjaft të dëmshme për Kosovën..Pasuria më madhe e Kosovës është në veriu të vendit si Ujmani , pasurit nëntokësore me Trepçën. Këto pasuri duhet të ruhen dhe kursesi të menagjohen nga asociacioni i komunave me shumicë serbe Mirëpo duke shikuar këtë marrëveshje del se kjo ka të bëjë me kompetenca egzekutive, mini shtet brenda shtetit të Kosovës.Ekipi dialogues përpjeket që të shpiegojë se është arritur që më në fund tërsia e shtetit të Kosovës të mbetët e pacenueshme  dhe komuniteti serb , sidomos veriu të integrohet nës institucionet legale të Republikës së Kosovës ,në përputhje me kushtetutën e Kosovës”. Mendoj edhe unë si shumë të tjerë se kjo marrëveshje ka disa anë të  mira për Kosovën , sepse në këtë mënyrë do të arrihet integrimi i serbëve në institucionet legale të Kosovës dhe se e vetmja  formë e mundësi për këto integrime është asociacioni ku “serbët nuk janë të diskriminuar dhe të lënë pas dore, por vetë do të kujdesen për ardhmërinë e tyre”…

Kahje antidemokratike në Parlamentin e Kosovës

Kurkush nuk është kundër asocicionit por  asociacion që do të këtë mbikqyrje të plotë nga Qeveria.e Kosovës dhe me përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.Për këto lëshime nga kjo marrëveshje ka mjaft reagime nga opozita ,por me sjellje mjaft radikale dhe të papranueshme.Kjo u vërejt si në seancën parë të parlamentit (17 shtator 2015), ashtu edhe në seancën e dytë ( 22 shtator 2015), por  në këtë seancë (të dytën) çdo gje mori kahje antidemokratike duke hudhur ve ndaj kryeministrit Mustafa dhe duke pamundësuar mbajtjen e séances parlamentare. Në këtë rast kryeparlamentari,Kadri Veseli nuk ishte i kujdesshem, sa duhet gjatë përpjekjes për ta qetësuar situaten. Opozita (VV,AAK, Nisma)  përkundër vlerësimeve të arsyeshme që kanë kundër asociacionit të komunave me shumicë serbe, me veprimet që janë duke  i bërë , sidomos VV ,nuk përkojnë me demokracinë e mirëfilltë, sepse me sjellje të dhunshme, fyrje e etiketime,gjuajtje me ve e të tjera  ndaj Isa Mustafës, nuk arrihet realizimi i mendimeve të mira . Pastaj paralajmërimi me protesta në rrugë (të pakontrolluara), siq paralamërojnë opozitarët, vetem sa do t’i sjellin dëm vetë opozitës në krye me VV , por edhe  shtetndërtimit të Kosovës. Në parlament duhet të debatohet dhe të vendoset për propozimet ,sygjerimet dhe vendimet, prandaj sjellja e opozitës sidomos e  VV në dy Seancat e Parlamentit të Kosovës  ka irituar shumicën e qytetarëve dhe dashamirët e demokracisë. Duhet për të gjitha vendimet madhore siq është asociacini i komunave me shumicë serbe  dhe demorkracioni i kufirit me Malin e Zi -të  jemi të bashkuar dhe bashkarisht pa veprime të dhunshme, pa etiketime dhe fyrje të zgjidhet ky problem.Jam i vetdijshem se kjo marrëveshje nuk është e mirë për Kosovën, por siq është e njohur pleqnarët  në të shumtën e rastëve i kanë dhënë krahun më të fortit , për t’u zgjidhur problemi. Në këtë rast Bashkësia Ndërkombëtare (BE-ja) i ka dhënë krahun Serbisë për ta qetësuar  situatën e pazgjidhur që 16 vite në mes të shqiptarëve dhe serbëve në veriu të vendit dhe për të pamundësuar ndikimin e  Rusisë e cila është për acarimin e situatave në mes të shqiptarëve dhe serbëve. Kjo, megjithatë nuk e arsyeton sa duhet,veprimin dhe nënshkrimin e marrëveshtjes, prandaj grupi negociator shqiptarë është dashur që të kundërshtojë dhe mos ta nënshkruaj marrëveshjen pa plotësime dhe menjanime të disa pikave ligjore të marrëveshjes. ..

Përpjekje për rrëximin e Qeverisë dhe për zgjedhjet e jashtzakonshme

Opozita është duke kundërshtuar me arsye edhe për lëshime të tjera.  siq janë krimi i organizuar, korrupsioni ,kontrabanda, privatizimi , ku me mija punëtor kanë mbetur pa punë si rrjedhorë e privatizimit të paligjshëm…Ramush Haradinaj ka mjaft merita si luftetar, por ai duhet ta ruaj gjakftohësinë dhe autoritetin që ka pasur dhe ka si luftëtar dhe kursesi nuk është dashur  të bije në këto nivele të veprimit me fyerje ndaj Murat Mehës. Kjo situatë për zgidhjen e problemeve jetike për shtetin e Kosovës është mjaft e domosdoshme, prandaj opozita duke parë se Qeveria nuk është duke i zgjidhur problemet e grumbulluara angazhohet për rrëximin e qeverisë në krye me Isa Mustafën dhe për zgjedhje  të reja të jashtzakonshme , gjë që do të ishte e arsyeshme nëse do të përmirësohet situata dhe gjendja e krijuar, sidomos me asociacionin e komunave me shumicë serbe. Mendoj se edhe në zgjedhjet e reja të jashtzakonshme (nese kishin për t’u pranuar dhe mbajtur ) nuk besoj se opozita  ka shancë që të fitojë zgjedhjet, sepse sjelljet e pakontrolluara të opozitës ,sidomos e VV e cila përkundër mendimeve të mira dhe mjaft të arsyeshme nuk do të fitojë, përkundrazi AAK-ja do të zvogëlojë elektoratin , ndërsa Nisma nuk do ta tejkalojë pragun zgjedhor…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora