Mendime
Bardh Nëngurra: Na iku kolosi i kombit
E diele, 27.09.2015, 03:20 PM
Poezi nga Bradh Nengurra
KRIMI
QË DON VAJTIM
( Kushtue qiftit të turistve çek qe i vrau mizorishtë e në pabesi në Prekallë të Shkodrës njo dorë mizore. )
Shqiptar ku je ti....
Shqipfolsit të njollosin
Emen dhe traditë
Vrasin n`pabesi
Per pak lek
Që n`fyt u mbetshin
Vran pas shpine
Mikun,
Por krushqi bajn me shkja
Turkun e grekun
Me anmikun.
Sa më vjen vështirë
Fryma më ngulfatët
Në grykë
Si ta pastrojmë turpin
Pas këti akti barbar
Me çka të mburremi
Me çka
Të jemi krenar?
Posi ore ngrite dorë
O i ligu katil
Zemër bishë
Shpirt katran
Tru debil?
A nuk i kishe syt në ball
Që të shohish
Se po vret
Dy njerëz të pafajshem
Dy bukurosh
Njerëz bujar.
Të lutem o Zot
Ki mëshirë
Jepi forcë popullit qek
T `na mundësojnë
Ne shqiptarve
Forcen per durim
Qe ta bartim
Barr mbi supe
Këtë krim.
Shengjin: 05.07.2015
NA
IKU KOLOSI I KOMBIT
(Kushtue Akademik Mark Krasniqit)
Profesor ike Ti
Ike , por këtu do jesh
Sa të jetë kjo Tokë
Sa të flitet Shqip
Bukës ti thuhet bukë
E ujit ti thuhet ujë
Në zemrat tona
Do jesh gjithmonë.
Athue ike pse u lodhe?!
Jo Ti lodhjen se njofte kurr
As friken s`ja pate
Anmikut as askujt
Të të themi BABË
Ndoshta asht pak
Kolos, Legjendë
Atdhetar, Prijetar
Ideolog, Pajtimtar
Sa shumë bane Ti
Per popullin
Tand shqiptar.
E deshte Atdheun
Ju përkushtove si askush
Fyt per fyt me bisha
Anmiq të mshehun
Dhe me të tjerë
Që delnin per fushë.
Çka të numrojë në varganin
Kolosal të veprave Tua
" Posta e porositun"
" Lugu i Baranit "
" Rugova-monografi"
"Kujtime e perjetime"
E mbi të gjitha
Gjergjin tonë Kryehero
Që e solle në Dardani.
Profesor i dashtun
Na dhurove shumë
Madhështija e veprave tua
Rrodhi si lum
Ti ike, por këtu je
Këtu do jesh gjithmonë
Sepse je KOLOS
I kombit tonë.
28.08.2015