E premte, 26.04.2024, 09:14 AM (GMT+1)

Mendime

Gëzim Llojdia: ''Xhepi'' dhe ''Qorri''

E merkure, 30.09.2015, 11:07 PM


RIKTHIM SI DIKUR -FRAKSIONI :”XHEPI” DHE “QORRI”

Në vend të një eseje

Nga Gëzim Llojdia

1.

Letra e sotme e shfaqur në mediumet e sotme shqiptare ,ka shumë ngjasim me ngjarjet e vitit 1943 .Ai me syze është i kuptueshëm që është :Qorri”,pra njeriu i regjistrimit të videove .“Qorri” funksionar i rëndësishëm. Ka një inat të vjetër me ish-kryetarin e partisë. Jam gati të tregojë videot, thotë fraksionisti Qorri. Ai tjetri me syze dielli. Sigurisht është :”Xhepi”.Xhepin e bënë hasha nga partia. Shënojë këto pika nga ditari i kësaj lufte  te heshtur, por të mara nga rendi i ditës.

a-Enveri nuk është më. As mbledhja nuk u bë te shtëpia me qerpiç,( herë u ndreq e herë u prish).As shtëpia nuk është më. Përpara se të shuhej,për të shkuar në harresën e madhe ,kishte  qëndruar,sipas fatit në majë të hierarkisë së ndërtesave shqiptare partiake. Rrugicat  e ngushta nuk janë  më ato të vjetra.

b-Thonë se Xhepi i  kësaj radhe nuk është jugor,dhe as Qorri nga veriu . Në një mënyrë ose tjetër,fraksionistët  mund të vlerësohen për aftësitë e tyre ,sikurse edhe jeta e tyre. Historia fraksionistëve të sotëm a ngjason me atë të djeshmen?Besoj se jo, por dicka të përafërte ka .Fraksioni Xhepi dhe Qorri, c’gënjeshtër  e madhe sot. Me kë je me Xhepin e Qorrin apo me Tarasin?Unë vëlla s’jam nga kjo lagje.

2.

Ngjarjet nuk përsëriten. Pothuajse kurrë nuk do të shkonte mendja se gjërat ndodhin,pas një copë kohe, tepër të gjatë. E kuptueshme :ngjarjet përsëriten në vendin e shqiponjave. Por lamtumira e një fraksioni,që  ngjau rreth’ 80 vite më parë ishte si  shpirti,që këputej nën dihatje të një nate të trazuar.I kishim harruar fraksionistët sëbashku me atmosferën e tyre dhe  të luftës.  Duke vazhduar kjo komentohej se kjo pakicë njerëzore nuk e ndërtonte dot raportin e të jetuarit,përveçse në tokë,por çfarë ishte për ata kjo e fundit,shqiptohet:shporruni Vendbanimi i atyre ku dërgoheshin si vdekatarë të zakonshëm. Por  dekret-bërësit e këqij  nuk e kuptuan se kjo ishte shuarje e shërbimeve partiake ,por  edhe një ndërprerje e përhershme e jetës,dhuratë nga Zoti. Gjitha jeta e si një dritare ku do te ndiqte lëvizjen yjore, gremisjen e tyre

3.

-Vëlla i dashur .Mos keni parë gjë Dushan Mugoshën andej nga Vlora ?Nga ditari mi kohëve të shkruara. Arkivi personal.

Shok i dashur Dushan Mugosha.Tash jam ma i forte atë ditë që u ndamë,por malli është kurdoherë i madh. Aliu qenkësh më i fortë nga ne sido që sigurisht e marr me mend ay e dinte se sa preku ndamja.Jo ne por të gjithë ishin prekur.Dr Nushani zuri te qajë duke thënë kujtojë poshtërësit që ka thënë armiku për Dushanë e Alinë,për këto dy shokë që të mirë,të vendosur,që kanë lënën familjet vendin e tyre, dhe erdhën te na ndihmojnë,te luftojnë tok me ne..Por te flasim për punë pak. Këtu kanë ardhur gati të gjithë Tuku,Besniku,Hulo,Daliju,Beqir Balluku,NexhipiPllumbi etj Naku me Shulen s’kanë ardhë edhe. Me ta kemi fillue me ba konferenca. Filloj Tuku me Besnikun disa konferenca publike për mbi aksionet e Brigadës,qëndrimin e partizanëve etj.Do të fillojmë dhe një kurs të vogël në biçim konferencash me këto tema:Lufta imperialiste e para dhe de dyta-luftë-e drejtë dhe pa drejtë. Partija në ushtri. Organizmi i pushtetit. Lufta nac.clirimtare

Tuku nuk është  shumë i kënaqur me Mehmetin.(Mos e merr se të shkruaj postafat këtë gjë dhe me tendencë).Por Tuku referon dhe thotë se që kur ka ikur Salo,Mehmeti nuk çmon njerëzit,përpara mbledhjes së brigadës ka nënvlerësuar aksionin kundër Haki Blloshmit dhe atë të Porgradecit.Urdhëra të çuditshëm dhe jo shoqëror i ka dhënë Tuku e mjaftë të tjerë.Të gjitha këto mos ki frikë se do të shohin me gjakftohtësi,pa paragjykim dhe do të veprojmë ashtu si vendosëm. Zgjedhjet për kongres po bëhen me sukses në zonat  elira ,por kemi frikë se do na vijnë shumë pak nga zonat e okupuara. Do të lajmërojmë për zhvillimin e gjërave .Vetëm na shkruaj dhe ti kurdo herë. Të përqafojë me shumë mall Taras

Pjesa tjetër:

:”I dashur shok Dushan,muarëm vesh nga shoku Taras se së shpejti do të largoheni për në terrene të largëta,prej nga do të jetë i pamundur takimi. Ky lajm qe befasi e hidhët për ne,siç mund të jetë për gjithë shokët që të njohin së afërti. Me një herë kur muarëm lajmin,na doli përpara syve Sala:mësuesi ynë.Ndenjëm disa minuta duke kujtuar përpjekjet e sakrificat e tua për Partinë tonë(ato që dimë ne)sigurisht që është nevoja e Partisë sonë Internacionale që të detyron të largohesh nga ne,në këtë fazë madhështore të lëvizjes sonë e të mos mundësh të shohësh së afërmi,me sytë e tu,frytet  e punës sate në një volum më të gjerë se deri tash.Kemi kaluar bashkë kaq kohë,kemi qarë hallet tona komuniste,kemi punuar bashkë,na ke udhëzuar,na ke korrigjuar,na ke mësuar.Pengesa të mëdha kemi kaluar,kemi luftuar armikun bashkë kaq kohë,jashtë brigadës  dhe brenda në brigadë.Ditë kritike kanë qenë ato që kemi kaluar bashkë(Mehmeti) në Vlorë e Mallakastër,ditë kur fraksioni  tradhtar i Xhepit na pat minuar organizatën dhe na e pat katandisur për ditë të hallit,e nuk mund të harrohet kurrë.Jeta jonë në brigadë e cila më ndihmën tënde serioze dhe me drejtimin e Partisë sonë e me sakrificat e partizaneve është bërë tmerr i reaksionit nuk mund të harrohet.Për më tepër puna konkretet që ti ke bërë për partinë tonë në përgjithësi është e paharrueshme,për ne,si për gjithë komunistat shqiptarë,sharrohen kurrë sakrificat personale që ti ke bërë për partinë tonë,duke mos lënën mal,fushë e lum pa kapërcyer duke vënë në në jetën kaq herë në rrezikNuk kishim parti,por ishim komunistë bashibozukë ishim një turli me zarzavate të hidhura e me udhëzimet e Miladinit dhe të tuat me ndihmat tuaja,mundëm të seleksionohemi,të formojnë partinë tonë Komuniste,ta forcojmë. Na dhatë dorën na mësuat,na ngritët si foshnja nënën e na bëtë të jemi në gjnedje te ecim me këmbët tona.me një Komitete Qendror tonin,me një organizatë tonën me një vijë tonën,të njohur e të aprovuar ngas Internacionalja komuniste.Dhe kemi besim të plotë si neve komunistët ashtu dhe populli mbarë se Partia jonë Komuniste është në gjendje që të drejtojë popullin drejt objektivit final....

..........22/IV/44 Fiqeret Snaxhaktari Mehmet Shehu

Rrahman Perllaku: Gjeneral Lejtnant , Nderi i Kombit,marrë nga shtypi I ditës.

Nuk më kujtohet data por në të njëjtën ditë dhe në kohë të ndryshme më vinin dy njoftime. I pari më vinte nga Liri Gega anëtare e deleguar e KQ të Partisë, dhe tjetri një Hysni Kapo sekretar i Komitetit të Partisë për Qarkun e Vlorës. Njoftimin e dytë ma solli Veiz Pipa dhe në të shkruhej: “Atletit (pseudonimi i Mihal Priftit) e Kralit (pseudonimi im). Vjen aty Byjku (pseudonimi i Veiz Pipës) që ishtë i porositur nga ne t’ju njoftojë për një problem tepër të rëndësishëm. Dëgjojeni më vëmendje dhe zbatojini porositë që iu kemi dhënë, pasi këto janë porosi të KQ të PKSH. Çdo vonesë ose mosveprim iu ngarkon me përgjegjësi të rëndë”. Poshtë kishin vënë firmat Muzhiku e Besniku. Porositë nuk i kishin shkruar në letër se mos i ndodhte gjë Veizit gjatë rrugës dhe letra binte në dorë të fraksionistëve.

Si e kujtoni ngjarjen e prillit 1943 kur dolën në skenë “Fraksionistët”?
Në fund të prillit na plasi ngjarja që mori emrin “Fraksioni i Xhepit”,e cila na gjeti të papërgatitur. Pjesa më e madhe e anëtarëve të partisë, sidomos ata të grupeve edukative e guerile nuk i njihnin dhe nuk dinin se çfarë ishin grupet komuniste, e aq më pak të dinin se cilat ishin pikëpamjet e veprimtaria e tyre, pas krijimit të partisë.Unë vet vija në lëvizje si antifashist, më vonë u bëra komunist. Kështu ndodhi edhe me shumë shokë të tjerë të mitë dhe të pakët, ishin ata që kishin ardhur nga grupet, pra ata njihnin aktivitetin e grupit të tyre. Në organizatat e partisë përciptazi ishte folur për grupet. Dihej që Partia Komuniste u krijua nga tri grupe komuniste dhe se grupi që kishte pasur pikëpamje më të drejta ishte ai i Korçës, por se ç’aktivitiet kishte grupi i të rinjve pas krijimit të partisë nuk dihej. Aq më pak dinin pjesëtarët e grupeve edukative e guerilasit. Duhet shtuar se konspiracioni në parti e pengonte diskutimin e problemeve organizative jashtë organizatës së partisë, pra që mund të mësoje nga shokët që dinin gjë rreth tyre. Unë isha anëtar i Komitetit të Partisë dhe nuk dija se çfarë ishte thënë e ç’masa ishin marrë për Anastas Lulën dhe Xhepin (Sadik Premten) e shokëve të tyre në aktivin e konsultën e partisë. Në këtë gjendje ishim kur plasi fraksioni.

A u njoftuat nga lart për të quajturin “Fraksion i Xhepit”?

Nuk më kujtohet data por në të njëjtën ditë dhe në kohë të ndryshme më vinin dy njoftime. I pari më vinte nga Liri Gega anëtare e deleguar e KQ të Partisë, dhe tjetri një Hysni Kapo sekretar i Komitetit të Partisë për Qarkun e Vlorës. Njoftimin e dytë ma solli Veiz Pipa dhe në të shkruhej: “Atletit (pseudonimi i Mihal Priftit) e Kralit (pseudonimi im). Vjen aty Byjku (pseudonimi i Veiz Pipës) që ishtë i porositur nga ne t’ju njoftojë për një problem tepër të rëndësishëm. Dëgjojeni më vëmendje dhe zbatojini porositë që iu kemi dhënë, pasi këto janë porosi të KQ të PKSH. Çdo vonesë ose mosveprim iu ngarkon me përgjegjësi të rëndë”. Poshtë kishin vënë firmat Muzhiku e Besniku. Porositë nuk i kishin shkruar në letër se mos i ndodhte gjë Veizit gjatë rrugës dhe letra binte në dorë të fraksionistëve.
Mihalin nuk mundëm ta gjenim, ndaj dhe porositë i mora unë. Dolëm nga lokali, që të ishim vetëm për vetëm me Veizin, dhe nëpërmjet një rrugice dolëm në qafën e Topit. Aty Veizi më foli me hollësi për “fraksionin”, se kush ishte përfshirë në të dhe qëllimet që kishin fraksionistët. M’u përgjigj për të gjitha pyetjet që i bëra.

A e njihnit Sadik Premten?

Unë “Xhepin” nuk e njihja, por njihja dhe i doja si shpirtin Pal Tërrovën, Vehbi Hoxhën, Neki Ymerin e të tjerë. Dilemë shumë e madhe ishte. Nuk dija se nga t’ia mbaja. Megjithatë disiplina e partisë ishte ligj, kështu qemë edukuar dhe për më tepër kur porositë vinin nga Komiteti Qendror i PKSH.
Përcolla Veizin dhe u ktheva në lokal. Selimi më dha një letër, të cilën më tha se e kisha nga Pali (Tërrova) dhe se shoku që e kishte sjellë i kishte thënë që letra kishte karakter urgjent. M’u prenë krahët, aq sa nuk po e hapja dot letrën. Selimi sapo më pa më pyeti nëse ndihesha mirë. Hapa veças letrën e Palit dhe lexova të thoshte se duhet të shkoja urgjentisht në Tragjas se kishte një punë serioze e shumë ugjente, që donte ta bisedonim bashkë. Në fund të letrës ishte shënimi që thoshte se po të mos e gjeja atë, mund të bisedoja me Zeqon (Vehbi Hoxhën) dhe se më priste sa më parë atje. Mbylla letrën dhe m’u mbushën sytë me lot. Dola nga dyqani se doja të takoja patjetër Mihalin. Nisa të mendoja se nga këtej e tutje siç dukej, Palin nuk do ta takoja më për mirë. Më vonë Mihalin e gjeta me Mitin, duke përgatitur një thirrje për anëtarët e grupeve edukative të rinisë dhe për guerilasit. Kjo thirrje bëhej për të dalë partizanë. Po krijoheshin formacione të reja të luftës dhe kërkoheshin djem dhe vajza nga qyteti, pasi ishin më të shkolluar dhe më të përgatitur në format e edukimit. Do të dërgoheshin edhe komunistë në këto formacione që po krijoheshin, pasi duheshin kuadro. U them të dyve se duhet ta lënë thirrjen, pasi na kishim dalë telashe të tjera. I vura në dijeni për porositë e Komiteti Qarkor që kisha marrë nëpërmjet Veizit. Edhe ata mbetën të habitur se nuk e prisnin atë që iu thashë. Vendosëm që të mblidhnin njëherë Komitetin e Partisë së qytetit, pasi edhe porosia ishte që të mbanim organizatat e partisë të paprekura nga “fraksioni”. Çdo fraksionist që vinte në qytet për të bërë njerëz për vete të paralajmërohej që të largohej menjëherë nga qyteti, përndryshe duhet të merrnim masa shumë ekstreme. Duhet të lajmëronim komunistët, të rinjtë e guerilët të ishin vigjilentë e të na informonin për çdo gjë.

Çfarë ndodhi me fraksionistët më pas?

Kur u ktheva në lokal gjeta aty Koço Kllapin, që ishte përgjegjës i një njësiti dhe më tha se edhe atë e kishte thirrur Pali, se e kishte shok. Kur vinte Pali në Vlorë, Koçon i jepja ta shoqëronte. E pashë shumë të shqetësuar dhe e pyeta se ç’kishte. Ai m´u përgjigj duke më thënë se kishte qenë në Tragjas. Ai ishte takuar me Palin dhe ky i fundit e kishte pyetur se përse nuk kisha shkuar unë atje, kur më kishte njoftuar. Më pas ai vazhdoi: “Nuk e di ti Rrahman se ç’po ndodh në parti. Palin e kishin arrestuar në Tragjas, por kishte ndërhyrë populli i asaj zone dhe të detyruar e kishin lënë të lirë. Ka tradhëti në parti. Komiteti Qarkor i Partisë është një klikë. Pali qante për rrezikun që i kanosej partisë dhe luftës”. Pasi e dëgjova i thashë se Pali dhe shokët e tij nuk ishin në rregull. Se ata po përgatisnin fraksion në radhët e partisë. I thashë se kisha marrë edhe porositë e KQ të PKSH që m´i dërgonte Hysniu dhe Liria, ku dënohej veprimtaria e Xhepit dhe e grupit që është bashkuar me ta, ku bëjnë pjesë Pali, Vehbiu e të tjerë. E porosita ta mbyllte gojën dhe të mosbisedonte me askënd se do të përgjigjej me kokë,por ai m’u përgjigj me të njëjtën gjuhë në mbrojtje të Palit e shokëve të tij. Madje u ngrit e iku pa më dhënë as dorën. Pa bërë as 200 metra u arrestojnë dhe në burg ai u sqarua sipas porosive të partisë.
Të nesërmen bëmë mbledhjen e Komitetit të Partisë dhe pas saj menjëherë u shpërndamë nëpër organizata dhe i vumë në dijeni për gjendjen e detyrat që duhet të zbatonin. I porositëm që këto gjëra t’u bëheshin të qarta edhe grupeve edukative, grupeve guerile e organizatave të rinisë. Me masat që morëm, fraksioni nuk mund të depërtonte në organizatat e partisë së qytetit. E them këtë se nuk patëm problem me asnjë komunist. A nuk u munduan “fraksionistët” të të kthenin në anën e tyre?

Të jem i sinqertë që më pas mora një letër nga Neki Ymeri, që kishte qenë komadant i Çetës Plakë, ku më thoshte se donte të më takonte, por unë nuk i ktheva përgjigje.
Një herë kishte ardhur në qytet Haki Xhelo, më çoi fjalë të takoheshim në shtëpinë e Nënokes dhe shkova e takova. Sapo ai nisi të më flasë kështu e ashtu, i thashë se ishim shokë por në të tilla çështje ndaheshim. Po ashtu i tregova se kisha urdhër të prerë se kushdo nga “fraksionistët” që vjen në qytet me një mision të tillë, t’i ndalohej rreptësishtë kontakti me njerëzit e partisë dhe të mos lejohej që të qëndrojë në qytet. Prandaj i thashë të dilte që atë kohë nga qyteti, dhe se po të donte i jepja edhe ndonjë shok që ta shoqëronte, por se po të merrja vesh se takohej me njeri, isha i detyruar të merrja masa. E këshillova si shok që të hiqte dorë nga rruga që kishte nisur. Për ç’ka më tha në lidhje me fraksionin, nuk isha dakord dhe se ishim shokë dhe ishte mirë të ndaheshim po si shokë. Hakiu u largua nga qyteti, por siç dihet më vonë ai u pushkatua nga Brigada e Parë Sulmuese. E të jem i siqertë, ky qe rezultat i qëndrimit ekstremist që na udhëhiqte ne në Vlorë dhe që shkoi më vonë në krime, deri në vrasjen e shokëve pas shpine, siç ishte vrasja e Mynyr Xhindit, ish-anëtar i Komitetit të Partisë për Vlorën që në krijimin e tij. U vranë Xhemil Çakërri e Hydai Mëhilli (Dysheku) dhe versioni i dhënë për vdekjen e tyre është pak i besueshëm. Edhe vrasje të tjera kanë lënë hije dyshimi.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora