E premte, 26.04.2024, 09:24 AM (GMT+1)

Mendime

Bardh Nëngurra: Publicistët, servilë të anmiqve tanë

E premte, 14.08.2015, 09:00 PM


DISA PUBLICISTË SHQIPTAR SI PO DUKET JO VETEM SE JAN SERVIL TE PARTIVE POLITIKE, POR EDHE TE ANMIQVE TE ATDHEUT TONË

Nga Bardh Nengurra

Se gazetat, gazetarët dhe redaksitë e ndryshme te mjeteve mediatike jan dorë e zgjatun, jan autoparlant, jan servil te partive politike kjo ska asnji dyshim dhe me vite asht pa dhe deshmue. Mirpo se ka edhe gazetar dhe te ashtuqujtun analist e edhe publicistë qe ju sherbejnë partive e veç kesaj edhe sherbimeve antishtetnore dhe antikombëtare nuk ka tashma asnji dyshim.

Nji gazetar me nji pedigre bukur te mirë para disa ditve u antarsue në nji parti politike. Mbaj mend se po ky gazetar disa here ka shpreh opinione kritike per atë parti dhe lidershipin e sajë. Tash u ba pjesë e sajë. Me hater a me kerrcnime vetem ai dhe partia e ti e dinë.

Nji gazetare dhe bile edhe Kryeredaktore e nji ditoreje te Kosoves u ba e njoftun me shkrimet e saja kritike per pushtetin dhe pushtetaret e Kosoves dhe edhe per opinionin e sajë per rrezikimin e Atdheut nga ekstremi fetar , me fokus ate islam te sektit vahabi qe eskaloj sot atje në boten arabe në nji forcë ushtarake e cila po pretendon me formue shtet islam në territoret e Sirisë dhe Irakut dhe e cila forcë po terrorizon e tmerron boten e civilizueme. Për këte guxim te shprehje se mendimit kunder shqipfolsve qe aderuen në ketë sekt dhe perfunduen si luftëtar te ISISIT kjo gazetare u shperblye edhe me nji shperblim nderkombëtar nga SHBA-të per guximin intelektual dhe gazetaresk. Mirpo kjo gazetare në vend qe ta merr ndamjen e mirnjohjes dhe shperblimit si stimul per ta vazhdue punën edhe ma shumë kjo pas disa ditve del me videopostime në FACEBOOK me pompozitetin e nji " darsme" ( sikur e quen ajo vet ) per premjen e dy lucave te djemve te sajë. Pas kesaj videoje pasuen shumë reagime dhe komente dhe te gjitha ishin me arsye sepse kjo vetë i nxiti . I nxiti ose me naivitetin dhe budallakun e sajë ose sipas porosisë se dikujt. Unë dyshojë në këte te dyten. Qofsha i gabuem unë.

Tashma i ndjeri Kadri Osmani - Mani publikisht dhe gjithndej ku ka pas rastin ka perfolë me emna e mbiemna shumicën e ish bashkveprimtarve te vetë te idealit dhe me te cilet edhe ka nda dhomat e qelitë e kazamateve jugosllave e serbe. E kam ndegjue me vesht e mi se si i shante deri edhe i quente shpiuna dhe tradhëtar shumicen e njerzve qe ishin dhe jan edhe tash në hierarkinë e pushteteve lokale dhe shtetnore te Kosovës.

Qellimisht nuk po permend emna te perveqem këtu. Ata e din vet se cili ishte mendimi i te ndjerit dhe te Madhit Atdhetar Kadri Osmani - Mani per ta.

Ish i burgosuni politik qe bani 12 vite burg në kazamatet e Jugosllavisë, historiani dhe shkrimtari Ramadan Haziri ka nji liber me titullin : " IMAZHI I VËLLAIT NË SYTË E MOTRËS " ku trajton personalitetin e Hilmi Rakovicës dhe në at liber shkruen edhe se si Adem Demaqi ka shpiunue te Madhin Atdhetar tashma te ndjerin Metush Krasniqi. Po ta botonte z. Ramadan librin në ditet e para te daljes se Adem Demaqit nga burgu populli shqiptar do e mbyste ate pa medyshje. Mirpo per fat gjithmonë gacat e mbulueme me hi vet fillojnë te nxjerrin tym, edhe Adem Demaqi filloj me tymos e pas pak e deri në diten e sotshme po nxjerr flakë nga goja per " atdhetarizmin " e ti per BALLKANINË si shtet ku nuk do kishte shtet shqiptar fare, nuk po pushon pa sulmue figurat ma te devotshme dhe ma te shejta kombëtare shqiptare figura per te cilat ka respekt e gjithë bota europrendimore, por per Adem Demaqin ai dhe ata jan tradhëtar te kombit. Viktimë e perjargëjeve te pista te Ademit panderpre po asht Ibrahim Rugova dhe bashkveprimtarët e ti.

Edhe ish i burgosuni tjeter per shkak të mendesisë se ti enverostaliniste i vetreklamuemi dhe i imponuemi si gazetar dhe publicist e qak edhe si shkrimtar shoku Halil Matoshi posa doli nga burgu u prit me respekt nga populli i Kosovës, mirpo ky far " TARZANI " herë me mustaqe e herë pa to, menjihere ja filloj me imponimin e mendësisë se vetë per te gjithë shqiptarët e Kosoves dhe ju mbante ligjerata atyne në studio te TV-vë te ndryshme si dhe shkruente se nuk ka shqiptar në Kosovë por ka kosovar,pra ky far " patrioti " doli me idenë e kombit te ri ashtu sikur pat dal TITO dikur me iden se pasi jetojnë në hapsinen gjeografike qe quhet nga lashtesistë Maqedoni edhe sllavet qe jetojnë atje do quhen maqedon dhe kjo i parapriu ma vonë edhe krijimit te shtetit antishqiptar Maqedonisë te cilen me at emen se pranon fqiu i sajë i parë Greqia e as shteti am per shumicen e tyne Bulgaria.

Ky far " tarzani " liliput me shtat dhe me tru, panderpre trumpeton se asht kosovar dhe se nuk pranon se ka shqiptar në Kosovë.

Sa herë e kap frika se e ka teprue me atë reklamim antishqiptar ai menjihere ndrron pllaken dhe del me diçka pompoze te madhe dhe e ban mjegullë per mos me u marr kush direkt me te per popullin KOSOVAR te ti. Kur filluen te paraqiten mjekrroshet dhe shamijat në rruget e Kosovës Halil Matoshi doli disa here me kundershtimin e vetë ndaj te tillëve. Personalisht me pat ardh mirë sepse besova se Lila i vockël e paska pernjimend shpirtin atdhetar dhe e lexoja me andje secilin shkrim te ti. Nuk vonojë dhe Lilës së " mjer " keta mjekrrosh i ban edhe atentat dhe ate e shpetoj aftësia e ti fizike ( bobo çfar tarzani ky Lila ) dhe qanta me libra me te cilen u mbrojtë nga thikat e mjekrroshve.

Mirpo edhe Lila i vockël nuk ka se si i ik dukunisë se gacës së mbulueme dhe ja filloj jo vetem me tymue por tash po qet flakë per goje dhe per b.... tu ngrit në piedestalin si djem te Atdheut dy nga personalitetet ma te kobshme , ma te liga ma kontraverze, ma antishqiptare qe i pat Kosova ndonjihere kryemyftiun e Kosovës Naim Ternava dhe Shefqet Krasniqin.Qe te dy këta importuesit dhe kryefajtoret per indoktrinimin e ekstremit silam në Kosovë, si dhe per shkumjen e djemve tanë në luftë në Siri e Irak si luftëtar te xhihadit islamik.

Dhe po ky Halil Matoshi pasi bani këtë shkrim per keta dy tradhëtar ( mendimi im dhe i shumicës se shqiptarve gjithandej ku jan ata ) dhe pasuen shumë komente kunder shkrimit , doli nga takti, dhetashi inati pse u dekonspirue vetë nuk e len te flej si duhet dhe parplaset me komente e kunderkomente në medija dhe kryesishtë edhe në facebook me çrast paturpsishtë perdor fjalor banal, vullgar, shpreh shpirtngushtësi qytetare tue deshmue shpirtin e ti te paaftë dhe mendjen e ti te gjymtë. Nuk denjon me e quejt veten shkrimtar ndersa në nji koment disa javë ma parë i thotë Gazetarit Rexhep Kastrati , citoj Halilin : ... ma rrofsh k.... o Rexhë.

Halili pas reagimeve te publicistve Fahri Xharra, Bajram Kabashi, deputetës Alma Lama etj kunder postimit te ti se Naim Tërrnava dhe Shefqet Krasniqi qenkan djem te Atdheut del fare nga kontrolli dhe qet per fushe Halilin e vockël at katunarin e Marevcit qe i ngjan cjapit te atyne anve me pamjen e vet fizike dhe ju versulet secilit me radhë, ky far " kolosi " i letrave zbulon ideologji FAHRIXHARRISTE ( sikur i quen ky mendimet e kunderta me te per Terrnaven dhe Krasniqin ) sulmon Bajram Kabashin dhe revisten e ti REVISTADRINI.COM , dhe me fjalor rrugaqi denigron e ofendon deputeten Alma Lama.

Personalisht nuk kam asgja me Halil Matoshin, bile asnjihere se kam takue dhe as qe deshrojë ta shof me sy, por po ja them haptas se ky asht shembulli ma i ri qe deshmon mendimet e disave qe thonë se kush ka kalue nëper burgjet serbosllave nese nuk ka pranue te bashkpunojë me ta ju ka këthye familjes në arkivol e kush ka dal i gjallë ka dalë si sherbëtor i UDB-së dhe pushtetit serbosllav.

Edhe Halili tashma po me bind se paska dal si i tillë ashtu si dolen para ti shumica qe dihet tashma cilet janë ata e mes tyne vet lideri i tyne Adem Demaqi.

Halili ja paska pas dhan fjalën mesuesve te Akademisë serbe te FRANCUSKA 7 në Beograd se do ban cmos qe mos te ketë Kosovë te shqiptarve me mbi 95 %, por te ketë Kosovë te kosovarve , shtet multietnik i barabart me shkijet, romet, turqit e boshnjaket. Këtë punë Halili po e ban me perpikni dhe ate në at rrugtim po e perkrah edhe " publicisti " dhe " shkrimtari " tjeter nga Mitrovica Nexhmedin Spahiu.

Halil Matoshi skam çka te them tjeter pos se te falemnderojë se u vetdekonspirove dhe po më mbetet te pergëzoj edhe per kurdisjen aktoreske te " atentatit " ndaj teje te mjekrroshve te ISISIT.

U mor vesh tashma se cili qenka Halil Matoshi.

Bardh Nengurra

Borgenhaugen

Norvegji



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora