Mendime
Gëzim Hoxha: Ku po vete njerëzimi?
E hene, 10.08.2015, 07:06 PM
Ku po vete njerëzimi?
Nga Gëzim HOXHA
Tek po shikoja faqen time të Twitter – it disa shifra lidhur me ca parashikime për rritjen e popullsisë botërore të bëra nga OKB dhe të publikuara nga THE ECONOMIST më tërhoqën vëmendjen dhe me të vërtetë më futën në mendime. Shifra më kryesore tregon se numri i njerëzve do të rritet nga 7,3 në 9,7 mld në vitin 2050, dhe kjo e kalon me 100 mln më shumë vlerësimin e bërë në raportin e fundit të OKB-së dy vjet më parë.
Dhe jo më shumë se dy dekada e gjysëm njerëzimit do t’i duhet të përballet me probleme nga më të ndryshmet. Kryesori ose nga më të parët e kësaj liste do të jetë ushqimi. E them këtë sepse sipërfaqja e tokës është aq sa është dhe nuk ka për tu rritur, në mos do të zvogëlohet për shkak të erozionit, por dhe për shkaqe të tjera. Njëri prej tyre do të ishte ktihimi i tokës bujqësore në troje ndërtimi. Do të duhet të prodhohet më shumë për arsye se do të konsumohet më tepër. Ndoshta do të shpiket ndonjë makineri me qëllim rritjen e rendimentit, ose ndonjë mënyrë më efikase për shfrytëzimin e tokës. Ose do të duhet t’i themi mirupafshim produkteve bio dhe do të n’a duhet të konsumojmë produkte gjenetikisht të manipuluara, ose do të n’a duhet të ndryshojmë mënyrën e të ushqyerit.
Dhe meqë konsumi i ushqimit do të rritet prodhimi dhe tregtimi i tyre do të rritet. Kjo do të thoshte më shumë të ardhura për prodhuesit por dhe më shumë vende të reja pune në këtë degë të industrisë. Kjo është ana e mirë e kësaj gjëje, por nga ana tjetër konsumatorët do të përballen me rritje çmimesh dhe zvogëlim të fuqisë blerëse. Në një kohë që pjesa më e madhe e buxheteve do të shkojë për sigurimin e ushqimit të përditshëm, do të ngelet gjithmonë e më pak për plotësimin e nevojave të tjera si psh shëndeti, arsimimi, argëtimi etj. Rritja e çmimeve do të vijë për shkak të importit sepse jo të gjitha vendet do të jenë në gjendje të plotësojnë këto nevoja.
Një
tjetër shifër që më tmerroi ishte ajo në lidhje me rritjen që vjen nga Afrika, ku popullsia do të jetë dyfishuar në 2.5 miliardë. Popullsia
e Nigerisë do të arrijë 413 milion, duke parakaluar Amerikën si vendi i tretë
më-të populluar të botës. Kongo dhe Etiopia do të bymehet në më shumë se 195
dhe 188 milion respektivisht, më shumë se dy herë numrin e tyre aktuale. Këto
vende janë nga më të varfërat e Afrikës.
Shifrat
tregojnë rritjen alarmante të moshës mesatare të popullsisë së botës. Mosha
mesatare tani është diku tek të 30 – tat,
moshë që do të rritet në 36 në 2050 dhe deri 42 në 2100, e cila është
mosha mesatare e evropianëve sot. Plakja e popullsisë do të shfaqi në horizont probleme me sigurimet, të cilat
në shumë vënde do të hapin gropa të mëdha financiare që vështirë se do të
mbushen. Ka dhe një problem tjetër që lidhet me këtë fenomen. Ç’ekuilibrimi i
tregjeve të punës. Ndonjëri mund të thotë se këtë problem mund ta zgjidhë fare
mirë teknologjia me anën e robotëve inteligjentë. Kjo edhe mundet të ndodhë në
disa sektorë të ekonomisë, ku robotika ka hyrë thellësisht në prodhim.
Por vështirësitë më të mëdha do të shfaqen në Indi dhe Kinë, të cilat do të arrijnë pikun respektivisht me 1,75 dhe 1,4 mld. Dhe përveç problemeve që sapo përmenda do ti shtohen strehimi, transporti, ndotja etj. Edhe pse e dimë se ky planet ka të populluar vetëm një pjesë të tij të banuar le të themi se sikur të mblidheshin të gjitha qytetet do të tejmbushnin ndoshta një vend të madh gati sa Kina, ne nuk e dimë sa mund të mbajnë ende këto vende.
Shekulli i 22 – të do ta gjejë botën me më tepër se 11,2 mld banorë. Nuk e dimë ende se sa njerëz mund të mbajë toka. Mbase me këtë rritje eksponenciale një ditë bota jonë do ti përngajë Hong Kongut, një vend krejtësisht të betonizuar ku këmba nuk të shkel dhe.
OKB-ja
paralajmëron se vetëm emigrimi do të parandalojë plakjen e mëtejshme të
popullsisë. Shtete si SHBA dhe Kanada e kanë kuptuar me kohë këtë gjë, po
Evropa kur do t’a kuptojë? Kjo zgjidhje shmang njërin prej problemeve atë të
punësimit.