Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Psikopati
E merkure, 05.08.2015, 07:01 PM
PSIKOPATI
NGA KALOSH ÇELIKU
Psikopati
me çallmë
Mëkot i përplas fletët, oj pulë qyteti që këndon si gjel! Nëna ime po të ishte gjallë, moti do të ta priste kokën mbi cung në mes të Bit-Pazarit, në Shkup. Zemëroheshte: Shtëpisë tonë nuk i duhet pula që këndon si gjel. Bir, asaj duhet prerë kokën për “kurban”, në vend të dashit për kaçakët e maleve. Arsye, se: ndjell kob. Lëmën tonë me shekuj e ka zgjuar gjeli nga gjumi në gardh, dhe jo pula qafërejpur majë plehu.
Përfundimi mendimit: Kokën e ke të pajetë. Syrret bostani në mes të fushës. Ose, mos them haptas, përpiqen të ta qepin te bytha si arnë brekësh kanapi. Qëllimi, që trupi i pulës pa pupëla, pas disa kërcimeve akrobatike nëpër lëmë, të përfundojë në tepsi rreth oxhakut, në Katund. Maxhatorja e shtroi sofrën shqiptare për “Bajram”. Edhe, ty si Hoxhë i Allahut ta dha “jadecin” të rrokesh kotnasikoti pulagjelash me mua si shkrimtar.
Moti e ke humbur luftën e Xhihadit. Që nga dita e parë, kur m’u ndërseve pas shpine si një bub i zgjebosur Bit - Pazari nga strofulla e një partie politike me një këmbë në varr, vetëm e vetëm për një asht të cilin ta hudhi për dritare “vojvoda” shqiptar. “Jadeci” të mbeti në dorë. Sot, në fyt. Ende mendon se, shqiptarët do të themelojnë parti të reja politike, ta fusësh kokën si struci në zall. Jo, moti palareja të ka dalë për mejdani përkarshi Diellit me rreze në “Vodno”. Çallmës tënde të turkut më nuk i shkon njeri përmbrapa, kur delë në mes të ditës me trumbeta nëpër Bit-Pazar.
Piskat,
çirru sa të duash në kupë të qiellit! Rrufjani nuk ka punë tjetër përveçse të
shpif dhe etiketojë shqiptarët me
“zbulime polico - fetare” në rolin e hoxhës për mua si “armik” i Shtetit,
Kuranit dhe shqiptarisë. Përveshi duart deri në bërryla, edhe këmbët mbi gjunj,
që të hipësh në minare në ndonjë xhami turko-arabe. Vend nuk të mbeti më, në
asnjë Xhami shqiptare, Parti politike shiptare. Trurin, ende e ke në legen.
Trurin e halldupit. E sa di unë, vetëm truri kaçakut hipë në minare të Xhamisë
shqiptare. Minare në të cilën valon flamuri kuqezi kombëtar shqiptar. Mal i
perëndive, ku ti nuk ke as këmbë e as tru që të ngjtesh në atë majë me kokën në
qiell Verë e dimër. E ku, me fletë të fluturosh si Azreti Isai nga minarja e
xhamisë. Ose, ndodhë edhe ti do të fluturosh kokëteposhtë në livadh, mu si ai
hoxha i Xha Derallës që e vizitonte shpesh tinëz katundarëve një vejushkë në Katund.
Përderisa, djali i saj nuk ia ngriti këmbët në hava nga minarja e xhamisë,
bythekrye në tokë. Veprim patriotik, për të cilin djali kur erdhi në shtëpi,
nëna i tha: A të thashë bre bir se, hoxha do ta gjej belanë nga Allahu?!
Hi-hii-hiii, sa keq më vjen për këtë dudum “shqiptar”! Hoxha i Allahut, që nuk di shkrim lexim në gjuhën shqipe. Mësimet e para i ka ndjek te hoxha i mëhallës, në Bit - Pazar. Përgaditje misionare ”fetare” për ta përcjellur “haxhi” në Shtetet arabe. Përcjellje me trumbetat e Dexhallit asaj kohe, përmes Çarshisë. Që, nesër, me shpresë të na kthehet si “çlirimtar” i Shkupit me grada policore halldupi. Gjuhën shqipe e ka përzi lëmsh me atë arabe. Pavetëdije, harron se, rrugës nga kemi ecur me vite, gjurmët i kemi lënë aq të thella, saqë nuk i fshin dot asnjë stuhi. Dëborë e madhe.
“Vëllezërit”, ende mund të të besojnë si hoxhë halldupi. Shtegtojnë në Shqipëri, Kosovë, Londër e nëpër botë në dëm të zgjidhjes së Çështjes shqiptare. Ndërsejnë pas meje me të katra si këlysh me zgjebe nga kontejnierët e bërllokut para Vetëshërbimit në Bit - Pazar, sa herë që të kenë nevojë, po unë nuk kam kohë më të merrem me një bub të zgjebosur Bit – Pazari. Kokën ta kthej prapa ndaj lehjeve të tij në Iriq kopshti, te Sheshi “Skënderbeu”. Bub sokaku, që sa herë pi çaj rusi në Çarshi, vetja i duket “luan antik” para këmbëve të Aleksandrit Madh. Nateditë, përpiqet të vjellë gjiriz të kanalizimeve të Shkupit, e kur e sheh ujkun e lëshon në brekë.
Mëkot merakosesh se ta kam “zaptuar” Shkupin. Nuk ka nevojë. Përderisa ti endeshe viseve arabe si misionar “fetar me Din e Iman”, unë ndiqesha fshatrve të malësisë së Shkupit si “armik” i Shtetit (1980 - 1995). Gjoja, se: jam i dërguar nga Kosova të veproj në këto anë. Dhe, Çështjen shqiptare dua ta zgjidh me luftë. Përmëtepër, edhe unë kisha qenë ai kryesori?! Aktakuza ime “armiqsore” në polici, edhe sot e kësaj dite i ruan njëzetë nënshkrime të sojit tënd “patriot” me emër e mbiemër.
Megjithatë, mos u mërzitë shumë për Kryeqytetin shqiptar! Shkupi, historikisht ka qenë, është dhe do të jetë i shqiptarëve. Herët të është kujtuar si “patriot” Bit – Pazari për “vendlindjen”. Faj, unë nuk të kam si shkrimtar, e kanë të parët e mi kaçakë, që krah për krahu me Dervish Carën hynë në Shkup si çlirimtarë. Kohë qorre, kur të parët e tu ikën si “turq ehamdurila” nga Kosova, erdhën në Shkup ta presin trenin për në Turqi. Komandantët e UÇK –ës, që përsëri nga Londra të kthyen në Shkup, përbaltësh nëpër dasma familjare flamurin kombëtar shqiptar rrugëve të Bit –Pazarit. Gjatë zgjedhjeve vendore e parlamentare, edhe ta harrosh të kalbet nëpër bandere. Flamur kombëtar shqiptar, për të cilin shumë veta në kohën e komunizmit, vetëm pse e kanë pasur në jakën të setres, fletore, shtëpi, biçikletë… I kanë hëngër nga soji yt “patriot”, pesë deri dhjetë vjet burg në Idrizovë. Armët e mbetura nga Lufta e 2001 - shit, sot t’i shkrepni nëpër dasma e ahengje familjare, kur deri dje keni pasur frikë të mbani në shtëpi edhe një thikë buke. Në emër të Ali Ahmetit dhe BDI –së, sot ju askushët e partive politike “demokratike”, na e rrezikoni haptas edhe qetësinë familjare shtëpiake. Jetën si shqiptarë. Përditë i maltertoni qytetarët e Shkupit me të shtëna nga armët e të gjitha llojeve para syve të policisë të Shtetit të “përbashkët”. Shpeshëherë nga plumbat qorr duke lënë edhe viktima të pafajshme në mes të Ditës Madhe.
E di, Marrëveshjet mes Jugosllavisë Mbretërore dhe Turqisë (1938), pak më vonë edhe asaj të Jugosllavisë Titiste (1953), janë fajtori kryesor: Që, soji yt i bërrllokut shqiptar mbeti në Shkup si “turq musliman” edhe sot e kësaj dite. Proces i turqizimit masovik të shqiptarëve, që fatkeqësisht zgjatë aty - këtu heshturazi edhe në Ditën e sotshme përmes misionarëve fetar “musliman” - psikopatë antishqiptar, që nateditë rrinë në YoTube dhe Facebook duke “vajtuar” e derdhur lotë përmallimi për popullin “vëlla” turko-arab. Faji i atyre dy marrëveshjeve politike, shqiptarët e fshatrave të Karshiakës së Shkupit deri në regjistrimin e vitit 1981, ishin të regjistruar si turqë “ehamdurila”.
Dëshmi kemi me thasë. Pishtari i arsimit shqiptar Mahmut Dumani, në kohën e Ministrit të Arsimit të Shqipërisë “Madhe” Ernest Koliqi, i cili ka derdh mund dhe djersë në këto vise për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe, e ka thënë një të vërtetë historike: Herët, a vonë me këtë popullatë do të kemi probleme si shqiptarë. Edhe, erdhi ajo kohë, soji yt “musliman”, kur Atdheu është në rrezik, çon krye si “patriot shqiptar” për “revolucione e pranvera arabe”, në Shkup.
Dhe, sa herë që kanë nevojë për dudumë të sojit tënd “vëllezërit” e Njerkës, na ndërsehesh me shokë pas shpine si “patriot musliman shqiptar”. Qesharake, ë?!
Hi-hii-hiii… Moti të kam vrarë si dududum me penë. Përçudi, ende je gjallë me pak shpirt në Bit – Pazar. Përkarshi meje, pi çaj rusi me truproje. Gruevski, kur hanë qebapë me famailje pa asnjë komit në Çarshi. Mos u tremb, nuk të vras me armë!
Hë për hë, unë vras me penë…