Politikanët satanë
Nga Prof. Fehmi Kelmendi
Të veshur
me lëkurë ujku, që përngjajnë në dhelpër,
pa vlerë fare, kurkusha, surrat harpije, demona, trup cerbera, krijesë
monstrumi, bastard e qullash, ganeca, kentaurë, bushiqë, zhurmaxhi, mizorë,
kriminelë, të korruptuar, demagogë,
kërcënues, uzurpatorë, zullumqarë
permanent, xhajgadurë, hipokritë,
anarkistë, servilë, puthadorës, kokëulur, matrapazë, dinakë,
intrigantë, shpifsa, egoistë, vazalë, pushtetlakmues, xhambazë,
diletantë, karagjozë, kuazidemokratë, pseudopatriotë, paradosksalë,
natyrëprishur, qepaze, burokratë,
pa skrupuj e pa kurriz, me
defekte morale, e karakter të
atrofizuar, hajna, të pasuruar me djersën e popullit, defetistë dhe frikacakë servilë e spiunë nuk lanë gjë pa bërë duke hedhur gurë e dru mbi luftën
çlirimtare të popullatës shqiptare të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare nën
okupimin serbomalazezomaqedonas. Deisa servilët e shërbimi sekret serb kishin
shitur atdheun për pak para, trimat e motit iu përgjigjen zerit të kushtrimit
dhe shkuan në luftën çlirimtare të imponuar prej pushtuesve, agresorëve dhe
kolonëve serbosllavë. Ndër ta bën
pjesë edhe Agim Ramadani. Të gjithë ata
që hynë në luftë ishin vullnetarë. Nuk
mund të besohet se sakrifikohej jeta për
hirë të kësaj apo të asaj partije politike, po vetëm për popull dhe për
atdhe. Këtu në pyetje ishte ideali
kombëtar për çlirimin e atdheut të okupuar. Të marim disa shembuj eklatantë.
Agim
Ramadani u lind më 3 maj 1963 në fshatin
Zhegër të komunës së Gjilanit. Në radhët
e UCK-së u inkuadrua në vitin 1998, me
emrin konspirativ : Katana – emër
mitologjik me prejardheje shqiptare që
dmth i pathyeshëm. Shkollën fillore e
kreu në vendlindje, të mesmen ekonomike në Gjilan, ndërsa
Akademinë Ushtarake - drejtimi i
komunikacionit në Zagreb të Kroacisë. Që nga shollimi i
mesëm është marrë me poezi dhe me pikturë. Kur filloi lufta në Kroaci , Agimi nga
Caplina e Hercegovinës ku shërbeu si oficer i lartë -kolonel dezertoi nga Armata Jugosllave dhe
kah fundi i dhjetorit 1990 shkoi
në Zvicër. Agimit në Zürich të Zvicrës
ia solli pasaportën Isref Klinaku. Ndonëse iu ishte njohur statusi i
azilantit politik Agimi iu përgjigj
zërit të kushtrimit duke lënë jetën luksoze në Zvicër. Mori me vete disa djelmosha të LKCK-së dhe si
udhëheqës i atij grupi vërsulej drejt për në Shqipëri. Kur mori vesh për tragjedinë e
familjes së Jasharajve humbi durimin
dhe deklaroi se mëtej nuk dëgjon
as Rusgovë e as kënd tjetër. Bie vendim
të prerë për të shkuar në luftë. Kjo ndodhi në muajin mars të vitit 1998. La familjen : prindërit, gruan Shukrije, tre fëmijtë,
dy djemtë Jetonin dhe Edonin si dhe vajzën Lorinën. Agimi
më 1998 inkuadrohej në radhët e
ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Pas
qëndrimit të tij me shokë prej tre muajsh në Tiranë hynë në Kosovë. Bashkë me ta ishte Xhafer Gashi dhe Hafir
Hoxha. Po atë vit ishte pranuar anëtar
nderi në Akademinë Evropiane të
Arteve. Agim Ramadani i njohur si strateg luftarak qe i pari që shkuli gurin kufitar shqiptaro –
shqiptar. Agimi ishte shef i
Shtabit të brigadës 131 dhe
134, por me ramjen e tij më 11 prill 1999 te » Rrasa e Zogut » në betejën e Koshares
,dy brigadat e cekura janë bashkuar në një dhe
është quajtur brigada 138 «
Agim Ramadani « . Agimi paraprakisht ishte komandant i njësitit gueril «
Korba « të LKCK-së, zaten para se të shkonte në luftë ai ishte
anëtar i LKCK-së. Asokohe në Zvicër
shokë më të afertë kishte : Isref
Klinakun, vëllajn e Avni Klinakut, udheheqës i LKCK-së, Xhafer Gashin të LDK-së, Rifat Kafexhollin dhe Gani Vlanin të dy të
LPRK-së, si dhe Hafir Hoxhën . Agim
Ramadani kur bie në fushën e nderit
kishte 33 vjet. I ati i Agimit quhet Hysni , ndërsa e ëma Fetije. Të dy prindërit janë gjallë. Bashkshortja e Agimit quhet Shukrije
Ranmadani, mbiemri i vajzërisë Dema. Kjo
grua fisnike u kujdesua për rritjen e tre fëmijëve bonjakë . Vetëm lëkura e saj
e di se sa kishte vuajtur deri sa i ka rritur.
Agimi me disa shokë të LKCK-së ka
tentuar të lironte nga burgu i Dubravës patriotin e shquar Ukshin Hotin më
1998 por aksioni për shkaqe të njohura
dështon. Cili ishte qëllimi i lirimit nga burgu të Ukshin Hotit, që ai të merrte komandën e përgjithshme të
UCK-së dhe të drejtonte politikën
kosovare. Agimi kishte synim çlirimin e
të gjitha trevave të okupuara shqiptare
nga pushtimi i sllavëve të Jugut dhe grekëve megalomanë. Kontributi patriotik i tij dhe i luftëtarëve
të tjerë të UCK-së për çlirimin e atdheut të okupuar është i
jashtëzakonshëm. Ky është kontribut
patriotik e jo partiak. Faktikisht lufta e UCK-së bëri të mundur që të intervenonte
NATO-ja. Shtrohet pyetja se përse
faktori ndërkombëtar demokratik perëndimor
dërgoi Ricard Holbrukun në Junik
për të biseduar dhe lidhur aleancë me UCK-në,
e jo gjetkë ? Intervenimin i NATO-s
me në krye SHBA-në ishte gjest
human sepse shpëtoi një popull nga rreziku i shfarosjes. Prandaj ne shqiptarët jemi mirënjohës dhe se
kurrë nuk do ta harrojmë këtë miqësi.
Meqë politika paqësore nuk jepte rezultate, roli i rezistencës së armatosur u
bë i domosdoshëm. Thënë realitetin, parakushtet që shërbyen si mbështetje të
luftës dhe mundësuan atë ishin : demonstratat masovike të shqiptarëve
të viteve 1968, 1981 dhe
1989 , shpallja e Deklaratës së
Kushtetuese për Republikën e Kosovës më 2 korrik 1990 në Prishtinë nga Kuvendi i Kosovës dhe nga i
njejti organ legjislativ i Kosovës
u shpall në Kaçanik më 7 shtator 1990 Kosova Republikë, pastaj hyrja
e minatorëve në zgafellën e minerës
Staritërg në gusht të vitit 1989 etj.
Nuk duhet minimizuar as kontributin e LDK-së në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Vlenë të
theksohet se matrapazët politikë nuk zgjedhnin mjete, mënyra, as metoda për ta njollosur luftën e drejtë të UCK-së.
Thuaj se nuk kishin punë tjetër më të mirë. Po të njejtit sot shesin patriotizëm
duke u krekosur ndonëse nuk kanë asnjë gramë merite kombëtare. Vërtetë
politika paqësore defetiste nuk i përgjigjej sa duhet dhe si duhet
situatave të imponuara. Si duhej qasur problemit me mjete paqësore apo me luftë
të armatosur tregoi epilogu i saj. Koncepti politik me orientim pacifik e
defetist pësoi dësfatë. Doli shterpë. As
mis, as peshk. Kuptohet se ishte një situatë tejet e ndërlikuar. Megjithatë nuk
është fer të mos pranohet fare roli pozitiv i Rugovës në afirmimin e kombit shqiptar para botës demokratike. Simpatia e tij ndaj
SHBA-së dhe Vatikanit nuk duhet nënçmuar. Cdo respekt ndaj tij. Asgjëmangut, u vërtetua se lufta e armatosur
nuk kishte alternativë. Të mos
ngatërrohen opsionet e dy rrymave me orientim të kundërt , as pozicionet e
pacifistëve dhe të pjesëmarrësve direkt në luftën e armatosur. Ani se hidhet
baltë mbi UCK-në , ajo nuk i shkeli asnjëherë rregullat e luftës. Agim Ramadani
nuk i përkiste asnjë partie politike
gjatë luftës . Tani secila prej tyre orvatet ta përvetësonte, ngase
figurat pozitive për të gjithë janë joshëse. Cdo kush në luftë ka hyrë vetëm si kombëtar. Për ta
ndriçuar veprimtarinë politike në mënyrë reale të Agim Ramadanit lypset qëndrim
i sinqertë kështu që të mos i mveshet
kurfarë konotacioni politik. Marrëveshja e Deytonit e vitit 1995 që ndërpreu luftën në BeH dhe vendosi paqen
në këtë ish Republikë Jugosllave, çështjen shqiptare as që e zuri në gojë. Shqiptarëve të zhgënjyer nuk u mbeti tjetër
pos të përgaditeshin për luftë. Deklaratat bombastike dhe diskutimet
maratonike e demagogjike të disa deputetëve të LDK-së se kinse luftën e kishte organizuar partia e tyre
ta çojnë tugën. Agim
Ramadani, Sali Ceku, Rrustem Berisha etj. lanë jetën e siguruar dhe familjet e tyre dhe vendosën
vullnetarisht pa mëdyshje të shkonin në luftë për çlirimin e atdhet nga
pushtuesit barbarë serbosllavë.
Pra, të shtyrë nga ideali kombëtar
këta trima flijuan edhe jetën. Agimi me
arsim të lartë dhe me përgaditje ushtarake si oficer – kolonel dhe i pajisur me
ideal kombëtar ishte i vetëdijshëm se pa luftë të armatosur nuk mund të
çlirohet asnjë vend i pushtuar. Si njeri
trim, besnik, me pasion,
i talentuar dhe i paluhatur me
bindje hudhej në beteja si luan duke qenë i sigurt se lufta e UCK-së
ishte e drejtë, e pastër dhe me karakter
çlirimtar. Duke luftuar heroikisht, si
dhe bashkëluftëtarët e tij, Agim
Ramadani ra në fushën e nderit duke lënë tre fëmijtë e tij bonjakë. Agim Ramadani, Sali Ceku, Ismet Jashari –
Kumanova etj. nuk luftuan për pushtet ,
as për pasuri, as si lakmues të karrikës e të parasë, po luftuan për liri dhe pavarësinë kobëtare.
Me pamjen e tyre ia kallnin datën armikut. Prej këtyre kollosëve
ushtarëve serbë u kishte hyrë lepuri në bark.
Agimi u jepte zemër shokëve kurse vetë qëndronte në ballë të tyre. Trimat
e motit në çastet më të vështira kur u fluturonin plumbat breshë mbi kokë ia
krisnin këngës. Kujdesi i luftëtarëve
ndaj të plagusurve ishte shembullor.
Gazetarët bastardë që merren me thash
e thëna bëjnë përpjekje për të
njollosur figurat më të devotshme e me të dëshmuara të kombit. Turp i madh.
Ata mundohen që ta shtrembërojnë,
diskreditojnë dhe denigrojnë
rolin e UCK-në. Me rrena, insinuata dhe shpifje nuk arrihet asgjë. Lufta e UCK-së nuk mund të mohohet,
denigrohet, nënçmohet, kontestohet, të shtrembërohet, të diskretitohet e të
poshtrohet. Propaganda e kuazipatriotëve kundër UCK-së para, gjatë dhe pas luftës ishte më e rrezikshme se armatimi i sofistikuar
i ushtrisë serbe. Duhet bërë dallim midis agresorit dhe viktimës. Palët ndërluftuese
nuk qenë të barabarta në asnjë aspekt. Pushtuesi ishte shumëfish më i fuqishëm
si nga numri i ushtarëve, ashtu edhe nga armatimi. Vetë fakti se Serbia bëri luftë tre muaj me forcën më
të madhe ushtarake në botë NATO-n dëshmon se pa luftë nuk mund të arrihej deri
tek liria dhe pavarësia. Andaj propagimi
se liria mund të fitohet me mjete paqësore ishte një farsë, sepse orientimi i tillë i botëkuptimit
stereotip ishte total i gabuar idhe i
përket periudhës pagane. Agim Ramadani
bën pjesë në plejadën e patriotëve të dëshmuar në historinë e popullit
tonë. Agimi duke kryer obligimin
kombëtar arriti famën me gjakun e tij.
Mjerë ata shqiptarë që luftën e UCK-së
e mohojnë, e kontestojnë, e kritikojmë,
e neglizhojnë, madje edhe e
poshtrojnë duke mos zgjedhur mjete, metoda,
as mënyra. Lufta çlirimtare
filloi, u zhvillua dhe përfundoi me shumë sakrifica, gjakderdhje,
të të rinjve e të rejave
shqiptare, të dëshmorëve dhe të heronjve. UCK-ja në bashkëveprim me aleatin e saj NATO-n
shpëtuan popullin shqiptar nga shfarosja totale. Pushtuesi ishte shumëfishë më i fuqishëm si
me njerëz, ashtu dhe me armë të sofistikuara. Por ndër armët më të përsosura
kishte diplomacinë djallëzore. As ajo
nuk i bëri para sepse tradita shqiptare nuk e
duron robërinë dhe nuk e toleron tradhtinë dot. Shqiptari nga natyra është revoluconar, luftëtar,
liridashës dhe paqëdashës. Si çdo vend tjetër shqiptar, ashtu edhe Kosova kreshnike gjithmonë ka pasë
djemë e vajza luanë e luanesha. Luftëtarët e UCK-së ku bënte pjesë edhe Agim
Ramadani si udhëheqës ushtarak, të
organizuar tok dhe të armatosur me moralin patriotik i rezistuan me sukses
forcave pushtues dhe agresive ushtarake,
policore dhe paramilitare të serbëve barbarë. Mjerisht Interesimi për pushtet shkaktoi
përçarje midis FARK-ut dhe UCK-së.
Konflikti ndërpartiak dhe i dy rrymave kryesore kundërshtare me
orientime të ndryshme, të ashtuqajtur e
djathta dhe e majta dëmtoi tej mase unitetin luftarak. Format e organizimit të dy ushtrive rivale
dalloheshin njëra prej tjetrës. Sot një pjesë e pushtetarëve në saj të gjakut
të derdhur rrëke të luftëtarëve patriotë shfrytëzojnë rastin dhe jetojnë si
sulltanët osmanë. Pos krimeve politike këta mistrecë merren edhe me krime
ekonomike. Grabitjet, plaçkitjet dhe korrupsioni janë për ta dukuri të
rëndomta. Nga ana tjetër defetistët pa asnjë gram merite kombëtare jetojnë në
kurriz të luftëtarëve të lirisë dhe
mburren me trimërinë e tjetërkujt. Kur
ishte koha për rekjen e armëve këta frikacakë fsheheshin nëpër kotece të
pulave. Dihet fare mirë se liria nuk ka çmin dhe se ajo nuk fitohet pa luftë të armatosur. Vetë fakti
se forca më e madhe botërore NATO-ja tre muaj bombardoi nga ajri
pozicionet ushtrake serbe dhe mezi që u arrit paqja. Atëherë si është e mundur që të dëbohej
pushtuesi nga Kosova përmes lutjeve
–metodës paqësore. Agimi ishte edhe
shenjtar i mirë, gjuante drejt në cak
dhe e qëllonte, armikut i kallte
tmerrin, kurse atij nuk i bënte syri
pët. Ata që nuk çanin kokën për
zgjidhjen e çështjes kombëtare ua zëri rrota bishtin dhe mbetën të koritur për
jetë. Agimi korrte siksese pas suksesesh
në të gjitha betejat. Përleshjet e
armatosura mes sulmuesve dhe mbrojtësve zhvilloheshin varg e vi. Me
të gjitha varacionet u dëshmua
qartas se shqiptarët prore u përmbahen regullave dhe normave luftarake. Nuk
vrasin si serbët civilë : pleq, plaka,
fëmijë, nuk djegin e nuk
plaçkisin, as nuk i dhunojnë femrat. Serbët janë të prirur për
të ushtruar krime monstuoze, gjenocid
, dëbime masive dhe spastrime etnike.
Inkuzicioni – inquisitio ( hetuesi)
pastaj dënimet e ashpra, në
mesjetë ndaj heretikëve), është zbatuar edhe ndaj shqiptarëve nga pushtuesit
serbosllavë në Jugosllavinë e Titos.
Beogradi insistonte që me forcë e me dhunë të mbante me çdo kusht Kosovën si koloni nën sundimin e
Serbisë. Për të ruajtur privilegjet me
levërdi ekonomike pushtetarët serbë,
kisha ortodokse serbe dhe pseudohistorinët serbë trilluan mite rreth Kosovës shqiptare. Qenia
shqiptare ishte prej tyre e rrezikuar. Shqiptarët e robëruar dashur padashur
u detyruan të rrekin armët
për të mbrojtur identitetin e
tyre me
vlerat kombëtare e kulturore. Qëndresa shqiptare u bë akt i
domosdoshëm. Në fund pas shumë përpjekjeve duke përdorur metoda të ndryshme
Serbia ua imponoi luftën shqiptarëve. Meqë politika paqësore nuk jepte
fryte, lufta e armatosur për mbrojtjeje
u bë e pashmangshme . Pushtuesit dhe kolonizatorët serbomdhenj bënin përpjekje
maksimale si ta zhduknin nga faqja e dheut popullin liridashës shqiptar. Mallku
qofshin ata që fshiheshin si dhelprat në strofkat e veta. Të habitur e
të frikësuar nga lufta kishin
humbur toruan. Mençuria, trimëria, vendosmëria, maturia, aftësia,
atdhedashuria që posedonte Agim Ramadani ishin dhunëti natyrore. Në
qëndrimet e tija ai ishte i paluhatur. Dhe si i
tillë lindi, u rrit dhe vdiq.
Porsi një lujan sulmonte lukuninë
e ujqërve grabitarë e zullumqarë. Cdo
shqiptar i devotshëm duhet të ia ketë gajretin. Për shokët interesohej më tepër
se për veten. Situatat i çmonte dhe i
vlerësonte vëmendshëm. Prore shihej në ballë të luftëtarëve. Në beteja shokëve
u prnte. Mësynte drejt në flakë , i
shpejt si shigjetë dhe asnjë plumb nuk i shkonte huq. I
lodhur, i uritur, i etur, pa gjumë nëpër acar, shi e dëborë Agimi qëndronte kala. Fushës,
arave, livadhave, faqeve të
malit, nëpër ferra e gërxhe vraponte tigër drejt në front . Nuk përtonte të
kacafytej me armikun .Opsioni pacifist u tregua shterpë. Fitorja e lirisë përmes mjeteve peqësore
ishte një farsë . Ata që i pushtoi frika nga lufta nuk i breu as ndërgjegja.
Nga LDK-ja në luftë kanë shkuar disa si individë në mënyrë vullnetare. Agimi ishte jashtëpartiak, kuadër ushtarak dhe figurë e shquar kombëtare.
Mjerë ata që ngelën pa nam e pa nishan.
Ja se ç`ndodhi kohëve të fundit,
PDK-ja dhe LDK-ja bënë kompromis, formuan qeveri koalicioni me synim që
ta marrin pushtetin. Të lumtë ata që nuk vdesin kurrë. Agim Ramadani me përkushtim, me dinjitet, e
vullnet, e trimëri dhe me vendosmëri i përballoi me sukse të gjitha
sfidat e paraqitura. Agimi rrezikonte
veten për të shpëtuar shokët. Në Gjilan
para Teatrit Kombëtar i është
ngritur shtatorja. Agim Ramadani
është shpallur hero nga Dr. Ibrahim Rugova.
Agim Ramadani ra në fushën e nderit për të mos vdekur kurrë. Kujtimi i tij gjithmonë qoftë i pa harruar.
Të dhënat e sakta
autori i këtij punimi i ka
marrë prej zonjës
Shukrije Ramadani.
